• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Receta gatimi Greke

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Skordhopsomo (Buke me hudhra)

Skordhopsoma eshte ne greqisht buke me hudhra,,per pergatitjen ,,marim nje buke,e presim ne mes per se gjati,shtypim hudhra mire edhe i perziejme me margarine e lyejme buken te gjithe pjesen e brendeshme,dmth i e kemi prere,,nga siper i hedhim djath kackavall e fusim ne furre deri sa te shkrije djathi edhe duke te kuqe pak


Patate ograden Greke

Perbersit:1 1/2kg patate,1 filxh.Caji kackavall i grire,500ml qumesht,250ml krem qumeshti(pana)2 luge gjalpe,2 kokrra hudhra,kripe,piper,moskokaridho(sipas deshires)

1:qerojme dhe lajme patatet mire dhe i presim ne feta ne holla rumbullake sic jane patatet

2:bejme tepsine me gjalpe dhe me pak hudher te grire dhe vendosim nje shtres patate ,mbi to djathe te grire mbi to patate perseri nje shtres dhe perseri pjesen tjeter te djathit

3:ne nje bol bashkojme qumeshtin me panen ,krip,piper dhe moskokaridho dhe i perzjejme mire

4:e hedhim kte perberje mbi patatet ne tepsi dhe gjalpin

5:e veme tepsine ne furre te nxehur me pare ne 200grade per 1 ore dersa te behen patatet dhe te skuqet siperfaqja

6:nqs deshirojme qe te kemi nje gjelle sa me te shijshme per miqte tane shtojme sipas deshires dhe zambon ose beikon te prere ne copka te vogla

Serviret e nxehte e prere ne copa katrore .


Kallamare te mbushura te Parosit

Perberesit:

2 kg kallamare te fresket
2 preshe
nje tufe selino
nje tufe qepe te njoma
oriz te verdhe
1 shishe te vogel(150 ml) uzo
250 gr vaj ulliri
koper
kripe dhe piper te zi te bluar

Pergatitja:

1. Pastroni dhe lani mire kallamaret.Koken dhe mustaqet e tyre prijini ne cope te vogla.
2. Kaurdisim qepet e njoma dhe preshet.
3. Shtojme koket dhe mustaqet e kallamareve, kopren, orizin dhe i leme te pine ujin.
4. E heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojme te mbushim kallamaret.
5. I mbyllim me ane te kruajteseve te dhembeve qe te mos dali mbushja.
6. I vendosim ne nje tenxhere tjeter, me te madhe dhe te ceket, shtojme vaj ulliri dhe i kaurdisim lehte.
7. Shuajme me uzo dhe shtojme dhe pak uje nese eshte e nevojshme.
8.Mbulojme me kapak, shtojme kripe dhe piper dhe i leme te ziejne ne zjarr te ulet.
9. Servirim me feta limoni.


Palltexhane ne furre me beshamel

Perberesit:
Patllixhana 1 kg
Mish i grire 250 gr
Qepe 2 kokrra
Kackavall i grire 200 gr
Beshamel 1 kuti(standarte)
Kripe(sipas shijes)
Ereza si:majdanoz,piper i zi,rigon.

Pergatija:

Se pari patllixhanat i pastrojme mire dhe i presim ne forme katrore te vogla dhe i vendosim ne furre ne 200°C per tu pjekur afersisht 15 min.
Se dyti bejme nje pete byreku te holle(me mill dhe uje) dhe e shtrojme peten e bere ne nje tepsi katrore(mesatare).
Se treti pergatisim ne nje tigan kimen me mish te grire,qepen e grire holle dhe me erezat e ndryshme.
-Atehere tek peta e byrekut vendosim se pari kimen e cila eshte gatuar mire ne tigan,me pas patllixhanat e pjekur dhe shrojme siper tyre djathin kackavall dhe beshameli e cila e mbulon te gjithe masen tone.Kjo piqet ne 250 °C per 15 min ose dhe pak me shume,mund te shikohet me sy derisa beshameli te mari nje lloj ngjyre te hapur(psh si ngjyre mjalti)


Domate te mbushura me mishe te grire

Perberesit:

200g mish i grire
qep 2 kokrra
domate
krip
piper
rigon

Pergatitja:

1-marim domatet dhe i presim kokat dhe ia lem menjeane kokat pasi duhen me von nuk duhet te flaken,me nje lug gerryejm tulin e domates dhe e
vendosim ne nje ene,keto tule i presim ne forma te vogla.

2-marim qepen e grijme ne forma kubike dhe e kaferdisim ne nje tenxhere me pas i shtojme mishin e grire kripen,piperin,rigonin dhe i kaferdisim per pak min pastaj shtojme tulet e domates dhe i lem te ziejne duke i shtuar dhe pak uje per 20 min derisa te behet nje mase e trashe.

3-pastaj marim dhe mbushim domatet me salcen qe pergatitem duke i vendosur ne nje tepsi dhe pastaj i vendosim te gjithave kokat qe ju patem hequr me pare,i fusim ne furre dhe i lem te piqen per rreth 1 ore ne 180grade.


Pactico Greke

Per te pergatitur pasticon greke do te na duhet midh i grire panna ose 1 kg qumesht 5 luge miell 5 kokrra vez te vecuar te bardhen dhe te verdhen do ta perziejme me qumeshtin.
Ne do te naduheshin makarona tubo mish i grir qepe 2 kokrra salce pelte . Do te pergatitet panna me te verdhen e vezeve miell dhe qumesht deri sa te behet si brum petulle do ti zjejme pak makaronat pergatitet qepa me salcen dhe mishin e grire do tiskuqim tu dal yndyra dhe ne fund do te grim holle majdanoz .
Do lyejme nje tepsi me vaj por te jete e thelle ,shtrojme krem pak ne tepsi hedhim nje shtrese makarona pastaj hedhim mishin e skuqur me qepe e salce (te tera keto duhen te pergatiten me kripe) mbi mishin e skuqur hedhim makarona nje shtrese dhe siper tyre hedhim kremin. Do te perzjejme ose te rrahim nje kokerr veze dhe me furce te vogel lyejme holle pasticon persiper qe te marr pak shkelqim , e pjekim ne furre.


Karbunara Greke

Perbersit:

500g makarona misko
1 spec jeshil
i kuti me kerpurdha
i pako bejkon(proshut derri)
500g krema galaktos(pana)
200g djath kackavall
piper
krip

Pergatitja:

Ne nje tenxhere vendosim makaronat te ziejn pasi te zihen makaronat i kullojme dhe i leme menjeane.
Pastaj ne nje tenxhere te vogel hedhim vaj ulliri i hedhim specin e grire ne forme kubi e skuqim pak.pastaj hedhim proshuten e derrit e kaferdisim shum pak i hedhim kerpurdhat i skuqim shum pak pastaj hedhim panen pastaj hedhim piperin,kripen dhe ne fund hedhim djathin kackavall dhe e lem rreth 1 min ne zjarr pastaj e heqim dhe e hedhim tek tenxherja e makaronave dhe i perziejm mire mire,ju premtoj qe jane shum te shijshme.




Makarona Greke

Perberesit:

2 domate, te prera ne kube
250 gr djath te bardhe, te prere ne kube
majdanoz, i grire imet
rigon i thate
kripe
piper i zi i bluar
vaj ulliri
leng i 1 limoni
1 pako penne ose rigatoni (apo cdo lloj makaronash te shkurtra)
150 gr ullinj te zinj, pa berthame

1. zjejme makaronat ne uje me kripe dhe pak vaj ulliri, derisa te jene ” al dente”. I kullojme dhe i leme menjane.

2. Nderkohe, ne nje ene tjeter perziejme domatet, djathin, rigonin, majdanozin, kripen, piperin, ullinjte, lengun e limonit dhe vajin e ullirit.

3. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i perziejme bashke me makaronat.

4. Servirini te ngrohta.Sperkatini me pak vaj ulliri.

P.S Kjo eshte nje pjate e cila mund te serviret dhe e ftohte si sallate makaronash.
Nese deshironi mund te shtoni dhe pak hudher te shtypur per nje shije me pikante.
Gjithashtu dhe vajin e ullirin mund ta beni pikant duke e perziere me pak spec te kuq, piper te zi dhe ereza te pelqimit tuaj.



Lepur i eger lemonato

Perberesit:

1 lepur i eger (1,5 kg)
1 gote vaj ulliri
12 thelpinj hudher
1 flete dafine
1 dege rozmarine
leng prej 2 limonave
2 gota vere te bardhe
kripe & piper
uje
uthull per marinaden

Pergatitja:

1. E presim lepurin ne copa dhe e marinojme per 3,5 ore ne uthull. Uthulla duhet te mbuloje mishin deri ne gjysme. Pas 1,5 ore i kthejme copet e mishit te lepurit ne anen tjeter. Pas 3 oresh e nxjerrim lepurin nga uthulla dhe e skuqim mire ne vaj ulliri.

2.Ne tiganin ku skuqim lepurin shtojme dhe thelpinjte e hudhres te prere holle dhe per se gjati. Shuajme me vere te bardhe.

3. Me pas i kalojme ne nje tenxhere dhe i vendosim mbi zjarr mesatar. shtojme kripen, piperin, dafinen dhe degen e rosmarines dhe pak nga pak ujin.

4. E leme te zieje ne zjarr te ngadalte per rreth 1 ore. 10 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojme lengun e dy limonave.
Kjo eshte nje recete tradicionale greke. Shoqerohet me pure ose me pilaf.



Dollma me laker

Lakër 1kg, mish i grirë 200 gram ose një filxhan çaji, qepë 2 kokrra, oriz 2 filxhanë kafeje, krypë, piper.
Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe krypë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë.
Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz.
Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.



Musaka me patate

Për 4-5 persona duhen:

Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje,
domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, krypë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen:

Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr,
kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë.
Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet krypë, piper flete dafine.
Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh.
Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet krypë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë.
Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall.
Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.



Byrek me spinaq (recetë greke)

* 1 kg spinaq
* 1/2 gotë çaji majdanoz i grirë
* 1/2 gotë çaji kopër e grirë
* 1 1/2 lugë çaji kripë
* 50-60 ml vaj ulliri
* 3 gota çaji qepë të grira
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* 190- 200 g margarinë
* 250 g djathë feta i thërrmuar
* 12 ose 14 fije petë të parapërgatitura


1 - Lani mirë spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lëreni të kullojë. Grijini gjethet me thikë.

2 - Përzieni spinaqin, majdanozin, koprën, qepët e njoma dhe kripën në një tas.
Lërini të qëndrojnë për 15 minuta dhe më pas shtrydheni gjithë masën që të kullojë lëngu që ka.

3 - Nxehni vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisni qepët derisa të zbuten e të bëhen transparente.
Shtoni masën e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta në fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.

4 - Vendosni 6 ose 7 fije petë në një tavë, të cilën e keni lyer më parë me margarinë. Shtoni masën me spinaq në formën e një shtrese dhe mbi të vendosni petat e tjera.
Lyejeni petën e sipërme me margarinë të shkrirë dhe priteni në copa përpara se ta vendosni në furrë për pjekje në 170°C për 30-40 minuta derisa
të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe.



Qofte me gjizë në salcë domatesh

* 350gr gjize dele (në pamundësi të saj mund të përdorim gjizë lope)
* 140gr tul buke
* 2 vezë
* 1 thelb hudhër
* 100gr kaçkavall të grirë
* 1 lugë të vogël majdanoz
* piper
* kripë

Për salcën: 750ml salcë domatesh ▪ 5 lugë vaj ulliri ▪ 1 thelb hudhër ▪ kripë.

Përgatitja:
Thërrmojmë 140gr bukë me duar ose me ndihmën e një mikseri, e vendosim në një tas të thellë bashkë me gjizën e deles, vezët, thelbin e hudhrës së shtypur, djathin kaçkavall të grirë, majdanozin dhe pak piper.

I përziejmë të gjithë këta përbërës bashkë derisa të formohet një masë e butë, por e lidhur, më pas e provojmë për kripë dhe i shtojmë aq sa nevojitet.

Gjithashtu kjo recetë mund të shërbej edhe si një salcë e shijshme për të shoqëruar makaronat.


Sallatë greke

Perberesit per 2 persona

2 domate te vogla per sallate
2 kastraveca te vegjel
1 qepe e kuqe e embel

1 spec jeshil

200gr djath Feta
8 ullinj te zinj
4 luge vaj ulliri
rigon
kripe
uthull (sipas deshires)

Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.


Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj.
Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.

*Keshille: Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe,
gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.




Suzukaqe

perberesit per 5 persona:
mish i grire 300 gr
2 vez
qep 4 kokrra
friganja trimeni(buke e thekur e bluar ne mikse)
majdanoz i fresket
salc 1 kuti
nje tas te vogel me miell
oriz 1 pako
krip
piper
rigon

Pergatitja:

Ne nje tas te madh hedhim mishin e grire 2 vezet e rrahura i ngjeshim, pastaj hedhim 2 kokrrat e qepes, pasi i kemi grire ne mikse ose ne mungese te saj i grijme ne
rende i hedhim ne tas dhe i ngjeshim me dor, pastaj hedhim majdanozin edhe ky duhet te jet i grire ne rende,me pas hedhim krip piper dhe pak rigon dhe ne fund hedhim friganja trimeni ose buk e thekur e grire ne mikse dhe i ngjeshim mire e mire me dore derisa
te behet ne formen e brumit,pasta marim pak nga brumi dhe duke ber me dor ne formen e qoftes e lem ne nje pjate nga e gjith brumi dalin rreth 15 qofte te cilat pasi i kemi vendos ne nje pjate i fusim per pak min ne frigorifer derisa te mpiksen.
Marim nje tenxhere ku hedhim 2 kokrrat e qepes te grira ne rende i skuqim pak me vaj ulliri me pas i hedhim kutin e salces i hedhim dhe uj po jo shum ama dhe i lem te
vlojn ne tem shum te ulet.
Nxjerrim suzukaqet nga frigoriferi dhe i lyejme te gjitha me miell ku me pas i skuqim ne nje fertere thjesht duan shum pak skuqje dhe pastaj i hedhim ne tenxheren ku esht salca dhe i lejme te zien mire e mire derisa te krijohet nje salce e trashe bashk me suzukaqet.
Ndersa ne nje tenxhere tjeter ziejme orizin ne forme pilafi.
Me pas e servirim ne pjate ku hedhim nje garuzhde oriz dhe siper saj hedhim salcen bashke me suzukaqet.
 

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Receta gatimi Greke

Vezë alla greke


Perberesit per 4 persona

4 veze
100gr djath Feta
4 fileto açuge
1 spec te kuq te pjekur
3 luge vaj ulliri
2 luge majdanoz te grire
kripe
piper te bardhe (fakultative)

Veme te ziejne 4 veze per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin Feta ne kubik te vegjel dhe te njejten gje bejme edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e açuges.

I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe shtojme vajin e ullirit, piperin e bardhe dhe pak kripe (kini parasysh qe perberja eshte vete e kripur).

Mbushim zgavrat e vezeve te ziera me perberjen e perftuar dhe i vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj.

*Keshille: Nqs nuk keni gjetur speca te kuq te pjekur mund te perdorni edhe ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorni specat nen vaj, kini kujdes t’i hidhni me pak vaj ulliri!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Receta gatimi Greke

Gjithmone me ka pelqyer shume guzhina greke, sidomos musaka.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Receta gatimi Greke

Pace vici se derrin nuk e fus ne goje
 
Top