• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Receta te Provuara ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
RECETA ( te provuara)
Keto recetat e gatimit qe do sjell tek kjo tema, jane receta qe i kam provuar dhe me kane pelqyer. Jeni te lutur te sillni edhe ju ketu, receta qe i keni provuar ( jo te marra direkt nga librat apo interneti).

Makarona me mish pule e kepurdha

Per 4 Persona:

Gjysem pako makarona dredheza
500 gr gjoks pule
500 gr kepurdha
2 kungulleshka mesatare
2 speca te kuq
gjalpe 1/2 pako

Te gjithe perberesit ( me perjashtim te makaronave) pastrohen dhe priten ne copa te vogla kubike. Makaronat zjehen ne nje tenxhere me uje dhe kripe kullohen dhe lihen menjane.
Pastaj ne nje tigan hidhet gjalpi dhe skuqen te parat kepurdhat ne nxehtesi mesatare. Pasi skuqen, hidhen mbi makaronat e ziera.
Pastaj skuqen dhe hidhen mbi makaronat me rradhe, mishi i pules, kungulleshkat, dhe specat e kuq.
Perziehen,rregullohet me kripe piper dhe rigon dhe eshte gati per tu ngrene.

Tortija Spanjolle

Per 3 persona.

3 patate
3 veze
1 luge gjelle vaj ulliri
1 qepe (sipas deshires)
kripe
piper i zi (sipas deshires)

-qerojme patate i lajme , i presim ne feta shume te holla dhe i vendosim ne nje ene plot me uje te kripur.
-nxehim vajin ne nje tigan
-shtojme qepen (nese e duam me qepe) dhe e skuqim sa te zbutet jo te skuqet.
-shtojme patatet, i trazojme shpesh here qe te mos ngjiten dhe te mos skuqen por te zbuten ne nje zjarr te lehte. Ju hedhim kripe dhe piper.
-rrahim vezet ne nje ene pak te thelle, ju shtojme kripe dhe piper.
-shtojme patatet e skuqura tek vezet dhe i trazojme te gjitha mire.
-vendosim tiganin prape ne zjarr dhe kur te jete nxehur mire shtojme perzierjen.
-i vendosim kapak dhe e leme ne zjarr jo shume te forte per rreth 2 minuta.
-pastaj e kthejme nga ana tjeter e lejem ne zjarr dhe 2 minuta te tjera dhe pastaj e servirim
(-nese kur jeni duke e skuqur tortijen e shihni qe tigani eshte pak i thate mund ti shtoni dhe pak vaj
-tortijen mund ta ktheni nga ana tjeter me nje pjate te madhe ose me kapakun e nje tenxhereje ose te tiganit)
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Receta te Provuara ...

AKULLORE ME DARDHA
(recete verore )

Per 4 persona
-3 dardha te mesme
-1 gote me qumesht
-5 luge akulloreje me vanilie
-4 luge gjelle sheqer
-nje luge gjelle me rrush te thate.
-kanelle
Qerojme dardhat, ju heqim farat dhe i grijme ne kubik te vegjel. Ziejme qumshtin me pak kanelle dhe me sheqerin. Kur eshte duke zier qumshti shtojme dhe rrushin e thate.E lejme qumshtin te ftohet, e hedhim ne nje kupe. Me pas shtojme dardhat dhe akulloren.
I trazojme te gjitha mire dhe e hedhim perzierjen ne kupa te zbukuruara me kanelle.
__________________
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Receta te Provuara ...

QERSHI NE FURRE
(recete verore)

Per 4 persona
700 gr qershi
200 gr gjalp
1 gote uje me miell
1/2 gote uji me sheqer
pak kripe
pak maja
4 veze
2 te verdha vezesh
1/2 gote uji qumesht
sheqer pluhur
gjethe mente

Lyejme nje tave me gjalp dhe e sperkasim me miell siper.
Reston e gjalpit e hedhim ne nje kupe dhe e rrahim (me rrahese elektrike). Shtojme sheqerin dhe vazhdojme ta rrahim.Shtojme vezet(4 te plota dhe dy te verdhat) nje nga nje duke vazhduar ti rrahim. Shtojme qumshtin, miellin e perzier me pare me majen dhe kripen , i trazojme me nje luge druri dhe i hedhim ne tave.
Ju heqim farat qershive dhe i vendosim siper perzierjes ne tave.E godasim taven ne nje mbeshtetese te forte ne menyre qe qershite te futen ne brum.
E fusim taven ne furre (te nxehur me pare) ne 200ºC per 30-40 min.
E nxjerrim nga tava dhe e sperkasim me sheqer pluhur. E zbukurojme me disa qershi dhe disa gjethe mente.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Receta te Provuara ...

KOFSHE QENGJI ME AROME HUDHRE
(recete qe gatuhet gjithe vitin)

2 kofshe qengji (siç jane ne figure)
1 qepe
3 patate
16 thelpinj hudher
miell misri (i holle)
uje
vaj ulliri
uthull
kripe
sallate jeshile

Thelpinjte e hudhres i qerojme dhe i shtypim me nje goditje me thike(goditja behet duke vendosur anen e thikes mbi hudher dhe e godasim sa te çahet pak hudhra jo ta beni si rul qe shtron asfaltet ). I bejme disa prerje vertikalisht mishit dhe ne to fusim thelpinjte e hudhres. E sperkasim mishin me pak vaj dhe e fusim ne furre te ngrohur me pare ne 180ºC gjate 30 minutave.
Perziejme gjysem gote uji me uje me gjysem me uthull dhe sperkasim mishin dhe e lejme dhe 20 minuta te tjera ne furre.
Lengun qe nxjerr mishi e hedhim ne nje tenxhere, shtojme pak miell misri te tretur me pare ne uje dhe e perziejme mire derisa lengu te filloj te trashet.
Qerojme patatet , i presim ne gjysma hene dhe i skuqim bashke me 6 thelpinj hudhre te pa qeruar, ne nje tigan me vaj te bollshem.
Pastrojme sallaten jeshile , e grijme dhe e hedhim ne nje ene. Grijme qepen ne feta te holla dhe e shtojme tek sallata.I sperkasim me uthull, vaj dhe kripe.
Vendosim mishin ne nje pjate , e sperkasim me lengun me miell misri qe pregatitem.Ne ane te pjates vendosim patatet dhe sallaten.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Receta te Provuara ...

Pule me cokollate - recete meksikane
Duhen:

1 pule e zier e prere copa-copa
vaj ulliri
1 qepe
3 thelpi hudhra
2 luge spec te kuq (djeges ose jo, si ta preferoni)
1 luge fara nga erza "cumino", qe sipas Google Translator perkthehet "qimnon????". Po spati nga ky, futini fara finoku. Po spates as nga keto lejeni fare
1 maje luge kanelle
nja 4 domate te medha te grira ne rende
1 spec jeshil (fakultativ)
1 filxhan e gjysem nga lengu i pules se zier
1 grusht me kiririke te therrmuar
50 gr dmth nje gjysem kutie cokollate fondente (jo me qumesht)
fara kungull te pjekura per tja hedhur siper ne fund
per shoqerim: pilaf i shkrifet

Pergatitja:

Skuqet qepa dhe hudhrat ne vaj ulliri. Hidhen gjithe erzat dhe kaverdisen. Hidhen domatet e grira, speci, lengu i pules, kikiriket, dhe cokollata. Zihen te gjitha bashke me zjarr mesatar per nja 10 minuta. Ftohen pak dhe pastaj behen pure ne frulator.

Ne nje tave xhami vendosen copat e pules, u hidhet persiper salca e pergatitur, dhe futen ne furre nja 45 min (max 1 ore) me 180 grade. Ne fund hidhen persiper farat e kungullit te pjekura e te qeruara.

Tava sherbehet me pilaf: hidhet nje qepshe pilaf ne pjate dhe i hidhet persiper pula me salce. Pilafi behet me uje pasi ose me lengun qe ka mbetur nga zierja e pules.
 
Top