• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rekomando libra te letersise se huaj !

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,274
Pikët
113
Vendndodhja
Te dashur antare,
jeni te gjithe te ftuar te postoni ketu librat me te preferuar tuaj nder vite.Krahas titullit dhe autori, tregoni me pak fjale (pa thene fundin e tij ,se pastaj humb kurjoziteti )se per cfar ben fjale libri dhe se pse duhet ta lexojme patjeter.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Unë do t'i sugjeroja lexuesve të këtij forumi disa libra me autor Orhan Pamuk.

Titujt e librave dhe komentet mbi librin:

"Bora"

Mbi librin

Poeti i njohur turk, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Atje merr përsipër të vëzhgojë dhe analizojë zgjedhjet lokale dhe vetëvrasjet mes vajzave të reja myslimane. Në kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës.

Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t’ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin. Ka bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpallas”, që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.

“orhan pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave.”

"Unë jam e kuqja"

Mbi Librin

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t’ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.

Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe forcën e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është diskrete, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së asaj kohe, ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja të panjohura dhe t’u përqaset elementeve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja kahet janë perfekte. Çfarë do të zgjedhin palët? Presioni, edhe fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Fillon saga e kundërshtisë së heshtur, miniaturistët vriten njëri pas tjetrin dhe të tjerët pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën gjer në fund, bashkë me një linjë dashurie të Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, që mban peshën e saj në bartjen e këtyre simbloleve.

Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe dovotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundërzërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk.

Për ata që nuk e njohin Orhan Pamuk, është fitues i çmimit Nobel në vitin 2006 për Letërsin.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Rekomando librat te letersise se huaj !

disa libra qe mund tju japin sadopak kenaqesi te gjith shkrimtaret sme kujtohen po ju jap ato qe me vin nder mend tani
disa jan romane disa jan tregime

Brezi i Humbur (Remark)
Boset e Dollarit
Bisha e Terbuar(Jack London)
20.000 lega net det(Jack London)
Rasputin
Beretat e gjelbera(Thomas Man)
Zemer(Edmono De Amicis)
Shtepia e shpirtrave(Isabel Aljende)
Dashuri Ne Kohe Te Koleres(Gabriel Garsia Marquez)
Amok(Stefan Cvajg)
Nils Holgersoni (Andersen)
 

Ana

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
155
Pikët
0
Vendndodhja
Somewhere far from home
Re: Rekomando librat te letersise se huaj !

Lord Of The Rings (Libri jo filmi) J.R.R Tolkien.
Of Mice And Men- John Steinbeck
The Scarlet Letter- Nathaniel Hawthorne
David Copperfield -Charles Dickens
Moby Dick -Herman Melville
Great Expectations- Charles Dickens
History of the Peloponesian War- Thucydides
Republic - Plato
Iliad - Homer
Odyssey- Homer
Histories- Herodotus
Gesta Fancorum- autor i panjohur shkruar nga vitet 1095-1105 Flet per Kryqezaten e pare.
The Prince -Nicolo Machiavelli
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Nuk rekomandoj,por nji nga librat qe une e rilexoj me kenaqesi eshte
''Tolle Männer,, nga Olivia Goldsmith.
Behet fjale per nje shoqeri midis dy personazheve kryesore Tracie Higgins dhe Jon Delano.
E para nje femer e vetejdishme dhe pak egoiste.
I dyti nje djale i suksekshem ne profesion,por deshtak ne dashuri.
Derisa Tracie i jep leksion Jon si mashtrohen femrat!!!
Pa kuptuar ajo bie ne dashuri vete me shokun me te ngushte Jon por.....
Autorja eshte dhe libretisja e filmit: Klubi i shtrigave.
Me humor,shperthim edhe fantasi autorja tregon per sekretet dhe enderrat e cdo femre dhe mashkulli(relative kjo).
Eshte bestseller.
Nuk zhgenjeheni ta lexoni,FIKS.
klm
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Michel Birbaek
...........................................................
Was mich fertig macht
ist nicht das leben
sondern die Tage
dazwichen.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Do te thote:
-----------------------
C'far me vdes
nuk eshte jeta,
por ditet e merzitshme
ne mes te jetes!
Pak a shume!!!!
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Michel Birbaek
...........................................................
Was mich fertig macht
ist nicht das leben
sondern die Tage
dazwichen.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Do te thote:
-----------------------
C'far me vdes
nuk eshte jeta,
por ditet e merzitshme
ne mes te jetes!
Pak a shume!!!!
ate "e merzitshme" e nenkuptove ti.........
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

per ke di te lexoje italisht jane dy libra te margaret mazzantinit qe me pelqejne shume dhe ja vlen te lexohen
Non ti muovere
dhe
Venuto al mondo..
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

une ne 2010 kam lexuar dy romane te nje shkrimtari spanjoll qe quhet ildefonso falcones.
dy romane te mrekullueshme. njeri me i bukur se tjetri.
jane pak te gjate, por ia vlene vertete te lexohen...
mendoj se nuk jane perkthyer akoma ne shqip.

- "katedralja e detit" dale ne vitin 2007 ka 642 faqe.
- "dora e fatimas" dale ne vitin 2010 ka 911 faqe.
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Shkrimtari eshte Umberto Eco edhe libri qe po lexoj quhet
Il pendolo di Foucault me duket se ne anglisht eshte Foucault's Pendulum
deri tani po me duket nje liber me nje shkrim te veshtire po njekohesish shume terheqes.....


libri i tij i pare qe kam lexuaj ka qene ai me titullin EMERI I TRENDAFILIT


paraqet misterin e nje vrasjeje te ndodhur ne nje manastir ne itali
eshte nje liber i madh 666 faqe deri sa te lexosh 100 faqet e para te duket pak i ngatruar me pas nuk do te ndalosh ta lexosh
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

Viktor Ygo - "Les Miserables"

Ngjarja zhvillohet ne shekullin e 19-te fill pas revolucionit francez dhe flet per jeten e nje ish krimineli i kerkuar nga organet e shtetit per arrasitje nga burgu qe kthehet ne njeri te shenjte dhe per perpjekjet qe ben ai per te ndihmuar njerezit e varfer dhe per te shpetuar shpirtin e tij nga mekatet e mepareshme. "Les Miserables" eshte nje nga kryeveprat boterore e shkruar nga Viktor Ygo (26 shkurt 1802 – 22 maj 1885). Autorit iu deshen plot 17 vjet qe te shkruante vepren e tij me te madhe te cilen e perfundoi ne vitin 1862.

Personalisht i keshilloj cdo antari qe eshte lexues i librave qe ta pasuroj bagazhin e tij me kte veper e cila ndikon thelle ne kalitjen e shpirtit dhe te perceptimit te se mires dhe te keqes.

Ps: Mundohuni qe te gjeni nje perkthim sa me te mire sepse vepra ka shume perkthime ne te gjitha gjuhet e botes, por qe shpesh here e perkthyer formalisht per shkak te permbajtjes se saj shume te pasur me fjale dhe shprehje artistike.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,740
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Rekomando librat te letersise se huaj !

nga librat ma te mira qe i kam lexuar prej shkrimtarve te huaj jan nga shkrimtari Gjerman Hermann Hesse , Siddhartha ( Sidarta ) dhe Der Steppenwolf ( Ujku i Stepeve )
po ashtu edhe nga shkrimtari Amerikan Irving Stone - Lust for Life ( Etje per jetë ) ; ky liber asht edhe ne gjuhen Shqipe
 

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Nje nga librat e autoreve te huaj qe do u rekomandoja eshte

Zhyl Vern - DY VJET PUSHIME

Mbi librin
Kategoria : Roman
pershkrimi
Djemtë e një kolegji neozelandez që gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi -përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!Një libër aventurash, me personazhe të spikatura.

Une e kam lexuar shume vjet me pare rreth 6 a 7 vite me pare dhe me ka bere me te vertet pershtypje :)
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Rekomando libra të letërsisë së huaj !

Autori që më pëlqen më shumë nga të gjithë dhe që ua rekomandoj këtu atyre që pëlqejnë letërsinë e vërtetë, ku klasikja ka brenda modernen dhe gjuhën e përrallave, ka brenda gjithë rrymat letrare (që mbarojnë me -izma), e që do të dilnin më vonë po nga ky burim (autor) është:
NKOLAJ GOGOL

Libri i tij me tregime e novela si: Manteli; Hunda; Portreti; Shënimet e një të çmenduri; Nevski Prospekt; (novela, me shqipërimin mjeshtëror e sipëror të Mitrush Kutelit).
tregim: Kukudhi; Taras Bulba; Panairi i Soroçinit; etj. (Shqipëruar po mjeshtërisht nga Bujar Doko).

Pastaj mund të përmend shumë:

Don Kishoti i Mances i Servantesit (shqiperoi mrekullisht librin I, Fan Noli)
Shvejku i Jorosllav Hashekut
Tre shoket i Remarkut
Njeqind vjet vetmi; Kolonelit s'ka kush t'i shkruaj; Gjethurinat; Dashuri ne koherat e koleres; Kujtim kurvash te trishta; Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar; Histori ne paskuinte; te G.G.Markezit (si dhe tregime)
Zhozef Fushe i Cvajkut
Luixhi Pirandelo - tregime
Leonardo Shasha.
Takesi Kaiko - Mbreti Lakuriq
Hajnrih Bel - Ku ishe ti Adam; Kthimi ne shtepi; Me syrin e nje kllouni;
Henrik Ibsen - Per Gynt dhe Hijet (drama)
Shekspiri - Jul Qesari (Shqiperim i magjishem i Nolit)
El Morgan - Ylli i gjeneralit
Kostas Varnalis - Ditari i Penelopes
Paulo Koelho - Mali i Peste
Kafka - Procesi (roman)
Tregime novela te Gorkit.
Novela te Dostojevskit (+romane)
tregime te O'Henrit
Tregime te O'Hares
Tregime te Buxatit.
Tregime te Kafkes.
Lulet e molles te Golsuorthit
Tregime e novela te Cehovit.
Lufta dhe Paqja te Tolstoit.
Dekameroni te Bokacios.
Iliada, Odisea te Homerit


E shume te tjera, po keto m'u kujtuan tashi...
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,848
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Pershendetje Andi!Edhe Per Gyntin e paske lexuar :) drame e bukur.

Une do ju keshilloja "Vuajtjet e djaloshit Verter (Gete)

Vilet e zemerimit (Stainbek)

Mefisto (Man i biri)

Novelat e Cvajgut,Bukinisti Mendel,Amoku,Leter nga nje e panjohur,Novela e shahut.

Lolita(Nabokov)

Pianistja(Jelinek)

Sinuhe Egjiptiani (Valtari)
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337
Pikët
113
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Novelat e Cvajgut,Bukinisti Mendel,Amoku,Leter nga nje e panjohur,Novela e shahut.
Sa inat me vjen qe i kam lexuar kur isha akoma e papjekur per t'i kuptuar.

Nga ata qe s'jane permendur: Portreti i Dorian Gray (Wilde), '93 (Hygo), Shenime nga shtepia e te vdekurve ( Dostojevski).
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,848
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Po ku je me cupe se u bere per tu puthur..te jap fjalen se do ta lexoj portretin e Dorian Gray,gjithashtu te keshilloj dhe ty ti rikthehesh edhe nje here Cvajgut tani qe ke fituar pjekurine :)

Me behet qefi qe pata mundesine te te shoh serish!
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337
Pikët
113
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Ne fakt duhet t'i rishfletoj edhe njehere novelat e Cvajgut. Do e bej kur te iki ne shtepine time. Portretin e kam dhuruar te pakten kater here. Jane ato romane qe, lexuar ne momentin e duhur, bejne revolucion te brendshem.

Shoku tanku, kenaqesi edhe per mua te te rishoh. :)
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,476
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Përgjigje e: Rekomando libra te letersise se huaj !

Për ata që adhurojnë letërsinë franceze, ju rekomandoj; "Samarkande" nga autori Amin Maluf...."Samarkanda, faqja më e bukur që ndonjëherë toka e ktheu kah dielli..."...
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337
Pikët
113
Përgjigje e: Re: Rekomando librat te letersise se huaj !

History of the Peloponesian War- Thucydides
Per ata qe jane te apasionuar me historine, e keshilloj edhe une Luften e Peloponezit. Eshte e veshtire te shpetojne analogjite me Luften e Ftohte.
 
Top