• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rekomando libra te letersise se huaj !

E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
6,112
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
I HUAJI / Alber Kamy

Libri fillon me marrjen e nje telegrami per vdekjen e nenes nga personazhi kryesor, vazhdon me perfshirjen e tij ne nie vrasje aksidentale dhe me pas denimin me vdekje te tij. Libri eshte shkruar ne veten e pare dhe e vecanta e ketij libri qendron ke menyra si e shikon ky njeri veten e tij dhe realiteit qe e rrethon, edhe ne castet e fundit te jetes.

Pjese te preferuara nga une:

…Nga qelia e tanishme, kur jam shtrirë, Shoh qiellin, qiellin dhe vetëm atë. Të gjitha ditët kalojnë duke vështruar në fytyrën e tij thyerjen e ngjyrave, kur dita ia lë vendin natës. Shtrihem, vë kokën mbi duart dhe pres. Kushedi sa herë kam vrarë Mendjen për të gjetur shembuj kur të dënuarit me vdekje i kanë shpëtuar mekanizmit të pamëshirshëm, janë zhdukur para ekzekutimit, duke çarë kordonin e policëve. Dhe qortoja veten që nuk i kisha kushtuar vëmendje tregimeve për ekzekutimin e të dënuarve me vlekje. Njeriu duhet të interesohet gjithmonë për këto çështje. Nuk dihet kurrë se ç’mund të ndodhë…

…Iu përgjigja se nuk besoja te Zoti. Ai donte të dinte në isha i sigurtë për këtë dhe unë thashë se nuk e kisha pyetur ndonjëherë veten për këtë: më dukej një pyetje e kotë….

….Ai donte të më fliste përsëri për Zotin, por unë eca drejt tij die u përpoqa t’i shpjegoj se më kistte mbetur shumë pak kohë. Nuk doja ta humbisja me Zotin…

Qetësia m’u kthye, me t’u larguar prifti. Isha i rraskapitur dhe u hodha në shtrat. Më duket se fjeta sepse u zgjova me yjet mbi veten time. Zhurmat e fshatit erdhën tek unë. Aromat e natës, tokës dhe kripës freskuan tempthat e mi. Prehja e magjishme e asaj nate të përgjumur vere hyri brenda meje si valët e baticës. Atë çast, diku larg, në errësirë, ushtuan sirenat e anijeve. Ato lajmëronin nisjet drejt një bote, për të cilën, tash e tutje, nuk doja t’ia dija…

tempImagePeQEPx.jpg
 
Top