• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Restoranti modern në formë tualeti

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Restoranti kinez “Modern Toilet” përjetoi vërshim nga rezervimet e kureshtarëve të cilët dëshirojnë të provojnë ushqimin dhe të ndjejnë atmosferën e këtij objekti hotelier, brendësia e të cilit është e rregulluar në formë tualeti.
Myshterinjtë e restorantit “Modern Toilet” i cili gjendet në Kunming të provincës Yunnan, ulen nëpër karrige të cilat janë në formë të guaskës së WC-së ndërsa si tavolinë u shërben lavamani.

Guaskat e WC-së nëpër mure janë të vendsoura vetëm si dekor, ndërsa në menu gjenden edhe të ashtuquajturat “akulloret-jashtëqitëse”, “jashtëqitje e nxehtë e shërbyer në guaskën e WC-së” dhe “shkopinjtë e pjekur me jashtëqitje”.

Pronari i restorantit Xu Liang tha se restoranti i tij është bërë shumë i popullarizuar sidomos në mesin e studentëve të cilët janë të gatshëm të provojnë gjithçka të re. Myshteri e rregullt e këtij restoranti është edhe studentja Yang Siwen. “Kam hyrë në restorant rastësisht pasi vërtetë kam menduar se është tualet. Pasi kuptove se është restorant, vendosa të provoj edhe ushqimin”, tha Siwen.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Restoranti modern në formë tualeti

o zot o zot ca nuk bejn njerizt sote vetme per te fituar lek
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Restoranti modern në formë tualeti

lol kto kinezt 24 ore online ne teknologji :)
 

No Way

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
44
Pikët
0
Vendndodhja
Larg
Përgjigje e: Restoranti modern në formë tualeti

Ai lloj restoranti me prish oreksin.....nuk di pse...:p

Nuk do ta frekuentoja kurre....me pelqen me shume stili klasik...karrige te rehatshme dhe mundesisht qirinj....;)
 
Top