• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rexhep Qosja: Pse masmediat e Prishtinës përhapin urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
20,676
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
“As Pashiqi, as Rankoviqi, as Millosheviqi nuk kanë propaganduar sa Masmedia e Prishtinës”
on: November 23, 2021


Ja statusi kuptimplotë nga Rexhep QOSJA:

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!”
///
Kuptimi i fjalës dokument ( shtojcë nga botuesi )
dokumént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. shkresë zyrtare që dëshmon ose që vërteton diçka; akt i shkruar me ato që janë thënë e që janë vendosur në një mbledhje, në një gjyq etj.; shënim i mbajtur sipas rregullave të caktuara; diçka e shkruar a e vizatuar, që ka vlerë si dëshmi historike: dokument i rëndësishëm (sekret); dokumente arkivore.
2. librezë ose fletë e posaçme që i jepet dikujt nga organet shtetërore a nga një organizatë për të vërtetuar anëtarësinë ose kush është ai: i pajisur me dokument.

shtojcë imja: ndaj gjejnë një kom të shpifur kosovar ( vetëm për të mos qenë shqiptarë si ata të Shqipërisë )... tamam sic thoshin shkjetë dikur: oni su albanci a vi ste shiptari!
- shajnë flamurin kombëtar...
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,162
Pikët
113
Te perjetosh diten kur ngordhe ky qenef dhe perfundon ne pluhurin e harreses mu sikur ai tjetri; terrte, verrte, verrte merrte dhe nuk e pshurri njeri qe ta kujtonte.

Se thane ai Çeçua ka biçakun na, te varur siper qibarit ``fumato`` jo, po qe ta dish.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
15,121
Pikët
113
“As Pashiqi, as Rankoviqi, as Millosheviqi nuk kanë propaganduar sa Masmedia e Prishtinës”
on: November 23, 2021


Ja statusi kuptimplotë nga Rexhep QOSJA:

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!”
///
Kuptimi i fjalës dokument ( shtojcë nga botuesi )
dokumént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. shkresë zyrtare që dëshmon ose që vërteton diçka; akt i shkruar me ato që janë thënë e që janë vendosur në një mbledhje, në një gjyq etj.; shënim i mbajtur sipas rregullave të caktuara; diçka e shkruar a e vizatuar, që ka vlerë si dëshmi historike: dokument i rëndësishëm (sekret); dokumente arkivore.
2. librezë ose fletë e posaçme që i jepet dikujt nga organet shtetërore a nga një organizatë për të vërtetuar anëtarësinë ose kush është ai: i pajisur me dokument.

shtojcë imja: ndaj gjejnë një kom të shpifur kosovar ( vetëm për të mos qenë shqiptarë si ata të Shqipërisë )... tamam sic thoshin shkjetë dikur: oni su albanci a vi ste shiptari!
- shajnë flamurin kombëtar...
Ky sikur të lexon mendjen, e ka aftësinë të shprehë bukur me fjalë atë ç'farë mendon....
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
7,630
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Besoj thote disa te verteta ne kete shkrim. Kjo urrejtje brenda llojit ushqehet vazhdimisht. Para pak ditesh qarkullonte nje shkrim ku gjija flitej se si Skenderbeu paska shkaterruar e plackitur te gjitha qytetet e Kosoves dhe paska vrare kosovaret deri ne permasa gjenocidale. Pastaj te lexoje komentet ishte tmerr me vete. I hidhet zjarrit beznine vazhdimisht ler te krijuar tensione toske gege veri jug mysliman te krishtere kosovare e koqevare lesh dhe presh. Ppr jeni te tane shqiptsre i te mjere do thoshte dikur Pashko Vasa
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
18,125
Pikët
113
Une nuk ndonje simpati per Qosen. Por kete radhe ka te drejte. Mjaftoni pershembull qe te vizitoni llogarine ne Twitter te @Fshatari dhe do te shikoni se si ai dhe te tjere persona nga Kosova postimet e te cileve ai i riposton ne llogarine e vete, perdorin ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve te njejtat terma fyes qe serbet kane perdorur ndaj Shqiptareve ne pergjithesi por kuptohet ndaj atyre te Kosoves dhe me gjere ne vecanti. Aty ju do te lexoni se si keta individe na therresim shiptar, shiftar dhe shipni vendin tone. Ja ku e keni linkun perkates dhe kush eshte i interesuar le te kerkoje ne te.
 
Last edited:
Top