• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Richie: Nuk dëshiroj që fëmijët e mi të bëjnë tatuazhe

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Nicole Richie nuk dëshiron që fëmijët e saj të bëjnë tatuazhe kur të rriten, edhe pse ajo vet ka disa tatuazhe. Ish ylli i reality show, e cila është duke rritur dy fëmijë me të fejuarin Joel Madden, pranon që do të pikëllohej shumë nëse fëmijët e saj do të vendosnin të bëjnë tatuazh kur të rriten. “E di që tingëlloj hipokrite, por kjo gjë do të më pikëllonte. Joel ka duart të bëra me tatuazhe, ndërsa vëllai i tij binjak, Benji, fytin dhe fytyrën. Shpresoj që fëmijët tanë do të turpërohen aq shumë prej tyre dhe nuk do të duan të bëjnë tatuazhe”, tha ajo.
Richi para pak kohe ka bërë të ditur që për shkak të amësisë është bërë më e organizuar në jetë: “Në horoskop jam virgjëreshë dhe jam shumë mirë e organizuar. Dhe, në të vërtetë çdo gjë më shkon për dore. Çdo ditë zgjohem në ora gjashtë e gjysmë, para se të zgjohen fëmijët, që të kem pak kohë vetëm për vete. Ajo kohë është e domosdoshme që pastaj të mund t’i kushtohem plotësisht familjes sime”.
 
Top