• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

RIM lanson modelin BlackBerry Curve 3G

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Research in Motion sot ka prezantuar telefonin e saj më të ri, modelin BlackBerry Curve 3G, si një shtesë interesante për serinë e telefonave të zgjuar, BlackBerry Curve.
BlackBerry Curve mbështet lidhjen e internetit 3G, e cila sigurisht vjen me shpejtësi të lartë (HSDPA) funksionale në të gjithë botën, e cila i jep përdoruesit karakteristika të veçanta komunikimi.

Shumica e njerëzve në tregun e telefonisë mobile në botë kanë ende për të blerë telefonin e tyre të zgjuar për herë të parë dhe BlackBerry Curve 3G është i dizajnuar për të ofruar një zgjedhje jashtëzakonisht tërheqëse dhe të qasshme, që do të ndihmojë shumë prej njerëzve të cilët kanë dyshuar në këtë linjë të telefonave," tha Mike Lazaridis, President dhe Drejtor i Përgjithshëm në Research In Motion.

BlackBerry Curve 3G vjen me versionin e parafundit të sistemit operativ, BlackBerry 5, mirëpo i njëjti është i gatshëm për BlackBerry 6 . BlackBerry 6 është sistem i ri operativ për telefonat BlackBerry, të cilin RIM e ka lansuar javën e kaluar.
 
Top