• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

RIM lanson rivalin e iPhone, modelin BlackBerry Torch

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania Research In Motion e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit BlackBerry, i cili është krijuar me qëllim të konkurrimit me iPhone dhe rivalët e tjerë që janë aktualisht në treg, mirëpo analistët thonë se kjo pajisje nuk do t’i bëjë ballë konkurrencës në tregun e telefonave të zgjuar mobil.
Edhe pse funksionet kryesore të modelit të ri të RIM, BlackBerry Torch, janë mjaft mbresëlënëse me ekran të ndjeshëm në prekje dhe tastiera rrëshqitëse, nuk pritet që telefoni i ri të ngrit kompaninë më lartë me pjesëmarrje në treg. Kohëve të fundit, RIM ka zbritur me 4 për qind në pjesëmarrje në tregun e telefonave të zgjuar.

BlackBerry Torch do të fillojë të shitet në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 12 gushtit, ndërsa çmimi i telefonit me një kontratë dy-vjeçare me operatorin AT&T është 199.99 dollarë. Ky çmim është i ngjashëm me atë të iPhone.



Përveç tjerash, modeli i ri - BlackBerry Torch vjen me sistemin më të ri operativ të zhvilluar nga kompania, ndërsa në të është integruar edhe shfletuesi i internetit, i cili thuhet se është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë gjatë përdorimit
 
Top