• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rinas : Kanë nisur arrestimet

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
4,741
Pikët
113
Kanë nisur arrestimet’/ Kontrollori i Rinasit përplaset me Baton Haxhiun: Kam 23 vjet që mbaj b…. tënde të sigurt në ajër



Një prej kontrollorëve në kullën ajrore pranë kompanisë Albcontrol në Rinas, tha se kanë nisur arrestimet e kolegëve të tij dhe se pret që të arrestohet edhe ai.

I ftuar në “Opinion”, ai tha se kishte 23 vite që punonte si kontrollor, ndërsa shton se janë kërcënuar me heqjen e gjysmës së kontrollorëve nga puna.
Ai u përfshi në debate me gazetarin Baton Haxhiu.

Andel Trebicka: Dua t’i them koleges time që do të arrestohet nga policia. Po arrestohen kolegët një e nga një. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, ‘grusht shteti’ që po na kërcënon Erdogani.

Albcontrol ka të drejtë të mbyllë hapësirën ajrore. Dje janë pushuar 5 vetë nga puna. Na keni mbledhur dhe na keni thënë se do të pushojmë gjysmën nga puna. Mos hapni gojën. Kur keni parë se ne nuk tërhiqemi, na keni thënë përralla.

Zt. Baton Haxhiu tha përpara kush janë këta? Unë i them kush është ky?! Unë kam 23 vjet këtu. Kam pasur emergjenca. Në 23 vjet kam mbajtur b*thën tate në ajër të sigurt dhe ti del e më thua kush je ti.

Haxhiu: E para, nuk merrem me nervozizmin tënd. Në diskutim publik nuk përdoret një fjalor i tillë. Fikja e dritave është shantazh. Grevën ta vazhdoni, por të mos ndërprisni punën.

Ndreca: Ndodhemi përpara arrestimit!

Trebicka: E para nuk është grevë. 80% e kontrollorëve e kanë kaluar covidin aty në këmbë. Nuk ka marrë masë asnjë njeri.

Ndreca: Kam një fëmijë të vogël në shtëpi dhe kam të njëjtat rroba që prej mëngjesit të djeshëm dhe ndodhem përpara arrestimit.
 
Last edited:

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,477
Pikët
113
Fantastik statusi i Ilir Demaliajt 😁😁

"Në Perëndim në botën demokratike, vazhdimisht ka pasur greva të aeroporteve, janë bllokuar ato me ditë, po kurrë qeverite përkatëse nuk kanë the se ka grusht shteti.
Injorantët shtetare e kanë të qarte kush e bën dhe çdo të thotë grusht shteti?!
Në historine shqiptare nuk ka pas kurrë
Grusht Shteti . Grushti shtetit do burra me bole jo koqka. Atë e bëjnë gjeneralët jo ushtria e Peleshit si puna e leshit".
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
13,652
Pikët
113
Duhet te thone shyqyr dhe ti japin leket sa te dojne, po nuk ja nisi ky talebani i futojes nga kontroll-fluturimit Lasgushin ti aterroje Tumanes mbi kulm shtepie e ta beje mut me çfare ka.
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 27, 2010
Postime
4,079
Pikët
113
Ah te keqen mir i tha kam mbajt bythen tende ne ajer , po se din keta sa e veshtir esht si pune kontrolli ajror , te kesh ne dor jeten e qindra njerezve. Ju duket sikur rrin para ekranit kot tu pi kafe 😩
E thoshte dje ajo rrospia qe te jeni te kenaqur qe merrni dhe kaq se ka njerez te tjere me keq ,
po me plas mua sa e ka rrogen dikush tjeter .
Zonja e shume te tjere jan formuar per ate pune dhe esht e drejta tyre rrogen ta marrin per aq sa kan kontraten .
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,103
Pikët
113
Minoritari serb, haxhiu, ia ben avokatin edi dr
Imagjino te kthehesh ne Shqiperi per hall...
Perfundoi e izoluar Shqiperia ne mes te Demokracis.
Para 30 vitesh - Pas 30 vitesh

Gjunjezim total.
serbia, franca dhe turqia e izoluen Shqipninë fal servilit te tyne, edver kristaq rama.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,103
Pikët
113
Ah te keqen mir i tha kam mbajt bythen tende ne ajer , po se din keta sa e veshtir esht si pune kontrolli ajror , te kesh ne dor jeten e qindra njerezve. Ju duket sikur rrin para ekranit kot tu pi kafe 😩
E thoshte dje ajo rrospia qe te jeni te kenaqur qe merrni dhe kaq se ka njerez te tjere me keq ,
po me plas mua sa e ka rrogen dikush tjeter .
Zonja e shume te tjere jan formuar per ate pune dhe esht e drejta tyre rrogen ta marrin per aq sa kan kontraten .
By... e atij bastardit minoritar serb qe ia ben avokatin edver rames.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
8,031
Pikët
113
Gjynah, punon e studion tjetri dhe i heqin si qente... Ju duket avioni si urbani i Laprakes? Nje futbollist idiot merr 10 fishin e ketyre dhe s'thote njeri gjysem llafi, kurse keta kane ne dore jete njerezish. Ne Shqiperi godasin gjithnje ata qe punojne me ndershmeri. 2 punojne e 10 spiunojne. Shtet i degjeneruar.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,310
Pikët
113
Fantastik statusi i Ilir Demaliajt 😁😁

"Në Perëndim në botën demokratike, vazhdimisht ka pasur greva të aeroporteve, janë bllokuar ato me ditë, po kurrë qeverite përkatëse nuk kanë the se ka grusht shteti.
Injorantët shtetare e kanë të qarte kush e bën dhe çdo të thotë grusht shteti?!
Në historine shqiptare nuk ka pas kurrë
Grusht Shteti . Grushti shtetit do burra me bole jo koqka. Atë e bëjnë gjeneralët jo ushtria e Peleshit si puna e leshit".
Ka bër vaki edhe në Amerikë kjo dhe brënda ditës ka pushuar dhe ndjekur penalisht 13-14 mijë kontrollor ajror Regan.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,236
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
S´e kuptoj pse e kemi zakon te gjejm fajtorin perhere tek bota.

Shqiperia eshte shtet me vete qe prej 1912 :) s´jemi me Turqi.

Tashme jemi ne 2021, mesa shohim kemi ngelur Turqi.

Fajin e kemi vet se ke zgjedhim dhe si i administrojm institucionet.

S´ka faj asnje shtet per kete ndodhi !
Sepse niveli politik dhe ndjenja kombetare nuk u ngriten dor kurre mbi interesin e vogel vetjak. Nuk u beme dot shtet i qyteteruar,por mbetem nje shoqeri klanore. Sot klanet kane emra si PD PS LSI. Shqiptari nuk sheh pertej gardhit te vet.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,236
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Kanë nisur arrestimet’/ Kontrollori i Rinasit përplaset me Baton Haxhiun: Kam 23 vjet që mbaj b…. tënde të sigurt në ajër



Një prej kontrollorëve në kullën ajrore pranë kompanisë Albcontrol në Rinas, tha se kanë nisur arrestimet e kolegëve të tij dhe se pret që të arrestohet edhe ai.

I ftuar në “Opinion”, ai tha se kishte 23 vite që punonte si kontrollor, ndërsa shton se janë kërcënuar me heqjen e gjysmës së kontrollorëve nga puna.
Ai u përfshi në debate me gazetarin Baton Haxhiu.

Andel Trebicka: Dua t’i them koleges time që do të arrestohet nga policia. Po arrestohen kolegët një e nga një. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, ‘grusht shteti’ që po na kërcënon Erdogani.

Albcontrol ka të drejtë të mbyllë hapësirën ajrore. Dje janë pushuar 5 vetë nga puna. Na keni mbledhur dhe na keni thënë se do të pushojmë gjysmën nga puna. Mos hapni gojën. Kur keni parë se ne nuk tërhiqemi, na keni thënë përralla.

Zt. Baton Haxhiu tha përpara kush janë këta? Unë i them kush është ky?! Unë kam 23 vjet këtu. Kam pasur emergjenca. Në 23 vjet kam mbajtur b*thën tate në ajër të sigurt dhe ti del e më thua kush je ti.

Haxhiu: E para, nuk merrem me nervozizmin tënd. Në diskutim publik nuk përdoret një fjalor i tillë. Fikja e dritave është shantazh. Grevën ta vazhdoni, por të mos ndërprisni punën.

Ndreca: Ndodhemi përpara arrestimit!

Trebicka: E para nuk është grevë. 80% e kontrollorëve e kanë kaluar covidin aty në këmbë. Nuk ka marrë masë asnjë njeri.

Ndreca: Kam një fëmijë të vogël në shtëpi dhe kam të njëjtat rroba që prej mëngjesit të djeshëm dhe ndodhem përpara arrestimit.
Baton Haxhiu ky qen jugosllav e shqipfoles.
 

shoku_tanku

Patronazhist
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
29,105
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Ah te keqen mir i tha kam mbajt bythen tende ne ajer , po se din keta sa e veshtir esht si pune kontrolli ajror , te kesh ne dor jeten e qindra njerezve. Ju duket sikur rrin para ekranit kot tu pi kafe 😩
E thoshte dje ajo rrospia qe te jeni te kenaqur qe merrni dhe kaq se ka njerez te tjere me keq ,
po me plas mua sa e ka rrogen dikush tjeter .
Zonja e shume te tjere jan formuar per ate pune dhe esht e drejta tyre rrogen ta marrin per aq sa kan kontraten .
Mire e ke ti po ec e mbushi mendjen akrepit.Ai e di se jemi akoma ne komunizem edhe te hame te gjithe bar se ashtu do partia.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,310
Pikët
113
Mire e ke ti po ec e mbushi mendjen akrepit.Ai e di se jemi akoma ne komunizem edhe te hame te gjithe bar se ashtu do partia.
E di @WALCHIRIA që ato rrogat e majme në aeroportet e Europës janë për kontrollorë që menaxhojnë qindra fluturime në ditë në ulje dhe ngritje?
Këta të Rinasit bëjnë 8-10 fluturime dhe tallin trapin në plotë kuptimin e fjalës dhe kanë edhe pordhë pastaj.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
45,504
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ka bër vaki edhe në Amerikë kjo dhe brënda ditës ka pushuar dhe ndjekur penalisht 13-14 mijë kontrollor ajror Regan.
Sot k’to gjera fare mire mund ti fusesh edhe tek aktet/taktet terroriste ... dhe burgun duhet ta hajne se s’ben k’to.

Imagjino se c’fare psikopatesh paska aty . 😳
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,310
Pikët
113
“Mbylle kullën”, zbardhen bisedat mes tre kontrollorëve të arrestuar: Ato letra i djeg me çakmak…
April 8, 2021 12:43




Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve ajrorë të “AlbControl”, të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën duke bërë që në aeroportin e Rinasit të mos ketë asnjë fluturim prej dy ditësh.
Armando Fezga është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit What App me shtetasin Eldi Dervishi te cilit ne datë 06.04.2021,ora 11:34 i shkruan:
“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.
Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:
“Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:
“Mbylle kullën”.
Shtetasi Hajredin i përgjigjet:
“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.
Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel.
Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohëshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në insitucionin e rëndësisë së veçantë.
Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit “What’s App” me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular “069****”, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:
“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”
Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “What App” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur
“Në 12 jam aty”
Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular “069*****” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:
“E mira është të shkruash me shkurt”.
Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

j.l./ dita
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
4,741
Pikët
113
E di @WALCHIRIA që ato rrogat e majme në aeroportet e Europës janë për kontrollorë që menaxhojnë qindra fluturime në ditë në ulje dhe ngritje?
Këta të Rinasit bëjnë 8-10 fluturime dhe tallin trapin në plotë kuptimin e fjalës dhe kanë edhe pordhë pastaj.
Ke fidhuar te me pelqesh serisht
krahasim me vend ky qe bere 👍
 
Top