• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Roli i Islamit në trojet Shqiptare

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113



Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.

Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar. Mund të bëhen gjithfarë hamendësimesh se cila do të ishte rruga jetësore dhe fati historik i shqiptarëve si kolektivitet, po të mbeteshin jashtë rrezes së mesazhit Hyjnor Islam, në darat e hekurta të ordodoksisë bizantino-greke e serbe, të cilat aq sa është parë në disa shekuj pushtimi, synonin asimilimin dhe zhdukjen e plotë kulturore dhe etnike të shqiptarëve. Pra, po qe se mirret si pikënisje e vlerësimit të perspektivës së shqiptarëve në sfondin bizantino-grek e sllav gjendja në të cilën ishin ata kur erdhi më trojet e tyre mesazhi islam, është krejt e qartë se ajo gjendje do të çonte më tutje zvogëlimin numerik dhe asimilimin e vazhdueshëm gjuhësor e kulturor të shqiptarëve. Mungesa e plotë e dëshmive të shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmëve kulturore në shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotë i toponimeve në trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve të vetë shqiptarëve, zbulojnë qartë atë katandisje etnike, që vazhdonte përgjatë shekujve të sundimeve bizantine e sllave, e të cilat vetëm sa e thellonin asimilimin që kishte përhapur romanizimi nga pushtimi i gjatë romak që nga shekulli II para Isait, a.s. e deri në shekullin e V pas Isait a.s. Prandaj, po të vazhdonte ajo tkurrje dhe ai shfytyrim kulturor nën presionin e sundimit bizantin e sllav, më afërmendësh është se asimilimi do të intensifikohej.



Shenjë e mëshirës së Krijuesit

Por, pranimi i mesazhit hyjnor të Islamit nga ana e një pjese të madhe të shqiptarëve, që kur ranë në kontakt direkt me të, dhe veçmas pas Betejës së Kosovës të vititi 1389, e ndali trendin negativ të tkurrjes e të asimilimit të shqiptarëve dhe i dha një drejtim të ri zhvillimit të tyre. Pranimi i Islamit nga shqiptarët, që pa dyshim është shenjë e mëshirës së Krijuesit ndaj këtij populli, e ndërpreu procesin tragjik të shfarosjes e të asimilimit dhe solli ndriçimin e ri moral dhe shpirtëror, solli një hov të ri në zhvillimin e tij demografik e kulturor.

Islami u ofroi shqiptarëve të Mesjetës së errët europiane një vision të ri për për misionin e njeriut në këtë botë, para së gjithash duke ua fiksuar në ndërgjejen e tyre të vërtetën për njëshmërinë e Krijuesit të Botërave. Të ndërgjegjësuar nga kjo aksiomë për njëshmërinë e Krijuesit, shqiptarët muslimanë u larguan nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin u dha një kompaktësim në ndërgjegje, i bëri më të durueshëm e më të qëndrueshëm në furtunat jetësore e historike, që do të përplaseshin mbi fatet e tyre si sprovë e re e aftësisë së mbijetesës fizike dhe kombëtare, pas daljes me përdhunë nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur në botën e amshueshme, në Ahiret, si vazhdimësi e jetës në nivel dhe në përmbajtje më të lartë për besimtarët që e gjejnë mëshirën e Krijuesit të Botërave, u ndihmoi që të dilnin nga vorbullat e nihilizmit të të ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim të fuqishëm në ndërgjegjen e të krishterëve. Ndërsa, namazi dhe agjërimi i ramazanit, u sollën atyre shqiptarëve që përqafuan Islamin, një botëkuptim të ri për adhurimin ndaj Krijuesit të tyre, duke u edukuar me disiplinë, durim dhe sakrificë. Edhe praktika e zekatit u dha besimtarëve muslimanë një vizion të ri të solidaritetit me njëri –tjetrin, duke e hequr bamirësinë nga niveli i përkatësisë fisnore, e duke e bërë atë obligim për hir të Allahut, ndaj të gjithë nevojtarëve. Ky horizont i ri i bamirësisë dhe solidaritetit, ka pasur ndikime pozitive në zgjerimin e njohjeve dhe të komunikimeve brendashqiptare, të cilat me shekuj kanë qenë të konservuara në korniza të ngushta fisnore.



Transformimi esencial: nga piratë në diplomatë

Kësisoj, njohja e shtyllave të Islamit dhe organizimi për shekuj të tërë i jetës në bazë të udhëzimeve kur’anore, pati ndikim të fuqishëm në formësimin e individit shqiptar, në strukturën e familjes shqiptare dhe pjesërisht të shoqërisë shqiptare. Ndjenja e përkushtimit të individit për familjen dhe farefisin, respektimi i prindërve dhe i më të vjetërve, lehtësia e emigrimit gjithandej nëpër botën islame, afirmimi i premtimit të dhënë si vlerë sublime, durimi në vështirësi, janë disa tipare që kanë vulosur karakterin e individit shqiptar, e që pavarësisht se janë përzier edhe me shtresa të tjera të vlerave etike dhe kulturore, në esencë kanë prejardhje nga mësimet islame. Shkalla e pamjaftueshme e injektimit të këtyre vlerave në individin shqiptar, ka bërë që disa prej tyre të mos jenë tipike për këtë individ, por vetëm tendenca të karakterit të tij. Por, pa ndikimin e fuqishëm të Islamit nëpër shekuj, vetëm mund të supozohet se me çfarë cenesh negative do të zhvillohej individualiteti i njeriut shqiptar, i konservuar në strukturat fisnore, dhe çfarë drejtimesh do të merrte historia shqiptare, pa durimin dhe pa maturinë me burim islam.

Në burimet e shkruara nga autorë të huaj antikë, të cilët kanë pasur kontakte me shqiptarët, më të shumtën dominon një vlerësim negativ për karakterin dhe për organizimin e tyre. Sado që në këto vlerësime ka pasur keqdashje të autorëve, nuk mund të përjashtohet plotësisht objektiviteti i tyre, meqë organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirëve-albanëve/shqiptarëve në këto periudha historike ka qenë shumë inferior në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët grekë e sllavë më vonë. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor të ndjeshëm, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, në fakt kanë qenë koloni helene e romake dhe në to nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara me prejardhje ilire. Fakti që këto qytete kanë ekzistuar si enklava në trojet e ilirëve antikë dhe të shqiptarvëe të sotëm, nuk prodhon vetvetiu argumente për kulturë ilire në to. Ka shembuj të shumtë të ekzistimit të kulturave të tjera në një territor të një populli tjetër, madje pa ndikuar realisht në ngritjen kulturore të popullsisë vendëse. Që nga kultura antike helene e romake në qytetet e shumta përgjatë pellgut të Mesdheut e deri te kultura perëndimore në truallin e indianëve të Amerikës.

Si një kundërpërgjigje e inferioritetit kulturor të ilirëve ndaj pushtuesve dhe fqinjve, mentaliteti pirat dhe plaçkitës dhe prirja për rebelime e për konflikte ndërfisnore, mbetën si shenja të identifikueshme të individit dhe bashkësisë ilire/shqiptare nëpër histori. Ndërsa, kjo ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të formësimit të një identiteti të qartë, dhe që do të lente gjurma konkrete në histori dhe në kulturë. Fakti që bashkëjeteta e gjatë me grekët dhe me romakët nuk ka rezultuar me një organizim më të qartë shtetëror dhe me një manifetim të zhvillimit të identitetit gjuhësor e kulturor, është dëshmi e inferioritetit dhe e dezorganizimit. Shkaqet që numëron historiografia romantike shqiptare për këtë ngecje, janë pjesë e këtij inferioriteti dhe këtij dezorganizimi. E vërteta mbetet që individi ilir/shqiptar ishte i konvertueshëm në romak, grek e sllav, duke përvehtësuar edhe gjuhën e kulturën e tjetrit. Ndërsa në planin e bashkësisë, duke mbetur të shtrëguar për lidhjet e ngushta fisnore, ilirët dhe shqiptartë për një kohë tepër të gjatë nuk e arritën organizimin, që do të rezultonte me krijimin e një entiteti shtetëror dhe një identitet kulturor të diferencuar nga fqinjët.

Prova të identitetit të tillë do të jipeshin më vonë, pas disa shekujsh të jetës nën sundimin osman, ku ndodhi një transformim real i jetës sociale, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve. Këta shembuj do të vijnë pasi të ketë kaluar gati pesë shekuj të sundimit osman, në të cilin shqiptarët njohën një rikonsolidim të brendshëm demografik dhe kulturor, pas shpërbërjes së gjatë nën sundimet romake, bizantine e serbe. Janë themeluesit e Lidhjes së Prizrenit identifikim i një profili të ri të individit shqiptar, që kërkon realizimin e vet dhe të fateve të kolektivitetit, me anën e një angazhimi të disiplinuar dhe të menduar mirë në sfondin e komplikuar të zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake të kohës. Pa një profilizim të tillë ka qenë e paimagjinueshme që të krijohet një lëvizje indipendentiste që synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam të shqiptarëve, në rrethimin armiqësor ballkanik, në moskuptimet tragjike të qeveritarëve osmanë dhe të gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame të shekullit XIX dhe të shekullit XX në Europë. Kur analizohen me kujdes biografitë dhe bëmat e personaliteteve të kësaj lëvizjeje, është e qartë se ato dëshmojnë për një emancipim të individit shqiptar në Islam, ku kishte përfituar vlera të larta organizative nga përvoja shtetërore, politike dhe fetare në Perandorinë Osmane. Falë këtij transformimi dhe kësaj vetëdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancë e brendshme mundësoi integrimin e shqiptarëve, të cilët edhe pse u përkisnin feve të ndryshme, realizuan një projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kërkesave politike dhe nacionale në vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar në 1912. Nga faktet historike është krejt e qartë se barrën kryesore të këtij projekti kombformues e shtetformues, përfshirë edhe pasojat në formën e gjenocidit serb në viset veriore pas Kongresit të Berlinit dhe ndëshkimin e pushtetit turk, që erdhi si reaksion i detyrueshëm, për shkak të imponimit të diktatit të Fuqive të Mëdha të kohës, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalë prej saj.

Me këto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar. Kur mirret si pikënisje gjendja në të cilën ishin shqiptarët kur hynë në Perandorinë Osmane dhe një shumicë e tyre e përqafuna Islamin, dhe gjendja kur dolën prej asaj Perandorie, është e qartë se në ata pesë ndodhi një konsolidim i dukshëm social, kulturor e politik dhe me këtë një konfirmim i identitetit kombëtar në sfondin ballkanik. Bash në atë sfond të mbushur përplot atavizma dhe konflikte, këto objektiva do të ishin të paarritshme pa ndikimin e fuqishëm të Islamit në individin dhe në bashkësinë shqiptare.

Fatkeqësisht, pas pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe mbetjes së shumicës së trojeve shqiptare nën sundimet e huaja sllave e greke, filloi “vesternizimi” artificial i karakterit të shqiptarëve, gjë që solli ndryshimin e dhimbshëm të individualitetit dhe të sistemit të vlerave me të cilat matet e mira dhe e keqja, e drejta dhe e shtrembëta, hallalli dhe harami. Ky deformim mund të shihet më së qarti në elitat politike shqiptare ‘të vesternizuara”, të cilat u shquan dhe shquhen edhe sot për qeverisje të padrejta, për shpërdorim të pushtetit, për korrupsion, për servilizim ndaj të huajve dhe për një varg dukurish, secila më e keqe se tjetra. Gjendja në të cilën është sot profili moral i individit politik shqiptar, posaçërisht të atij që është jashtë besimit fetar dhe veçmas jashtë besimit islam, është e njohur. Qeveritarët e sotëm të Shqipërisë llogariten si nga më të korruptuarit në rruzullin tokësor, e edhe tendencat në Kosovë e në Maqedoni nuk janë inkurajuese.

Individi shqiptar i shkëputur nga ai sistem vlerash morale dhe fetare islame, që e mbrujtën karakterin e shqiptarit në shekujt e parë të përqafimit të Islamit, është bërë moskokëqarës ndaj ndershmërisë, ndaj korrektësisë, ndaj mbajtjes së premtimeve. Por, është e qartë se politikanët dhe qeveritarët nuk janë një kategori më vete e këtij çmoralizimi, sepse në sistemet demoratike të votimit të lirë, sado që nuk përjashtohet manipulimi i llojllojshëm, ata janë produkt direkt i shijes, i kërkesave dhe i vlerësimeve të bashkësisë përkatësisht të qytetarëve.



Një projekt gjysmak

Islami pati ndikim të fuqishëm edhe në strukturën e familjes shqiptare muslimane dhe në vlerat që funksionalizohen brenda saj, edhe pse ky ndikim më të shumtën nuk ka qenë i plotë as në periudhat më të ndritshme të Islamit ndër shqiptarë. Kjo ka ndodhur për shkak se mbi strukturën dhe mbi vlerat e familjes shqiptare kanë ushtruar ndikim gjendja sociale, e drejta zakonore dhe administratat e pushteteve të ndryshme joislame dhe antiislame dhe sistemet e tjera fetare. Sidoqoftë, raportet ndërmjet bashkëshortëve, ndërmjet fëmijëve dhe prindërve të tyre, qëndrimi ndaj lindjes dhe ndaj vdekjes, deri në ditët tona kanë ruajtur disa elemente të ndikimit të Islamit.

Megjithëse, jeta mbi gjysmë shekulli nën regjimin komunist në Shqipëri, po edhe në viset e tjera shqiptare, ka rrënuar ndjeshëm stabilitetin dhe sistemin e vlerave të familjes shqiptare. Ndërsa, në Kosovë, tragjedia e viteve 1998-1999, kur ndodhi dëbimi i mbi një milionë shqiptarëve nga Kosova, i shoqëruar me gjenocid, me dhunime dhe me poshtërime të tmerrshme, ka sjellë një krizë të re në familjen shqiptare. Rritja e numrit të shkurorëzimeve, rritja e dhunës në familje, zgjerimi i prostitucionit, janë dukuri të reja që po e atakojnë stabilietin dhe strukturën e famijes shqiptare në Kosovë. Këtë e ndihmon edhe prezenca enorme e administratorëve civilë dhe e ushtarëve të huaj në Kosovë, që kanë imponuar një gjendje tipike koloniale. Rritja e varfërisë së popullsisë vendase përkrah pasurimit enorm të administratorëve të huaj dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, kushtëzimi i punësimit të femrave me shërbime seksuale për punëdhënësit e huaj, kanë provokuar një “zgjim” abnormal të femrës shqiptare, i cili po bëhet kërcënues për familjen.



Fisi - simboli i ngecjes shqiptare

Ndërsa, në strukturat e fisit dhe të shoqërisë shqiptare, përgjatë tërë kësaj historie, më shumë ka dominuar koncepti zakonor se sa ai islam. Për këtë shkak edhe ka pasur më shumë sherre ndërmjet fiseve, më shumë gjakmarrje dhe krime. Pra, ky element negativ i shoqërisë shqiptare nëpër kohë, aspak nuk ka prejardhje islame, sepse në Islam gjakmarrja ka qenëë e ndaluar me shpalljet kur’anore dhe me ligjëratën lamtumirëse të Muhamedit a.s.

Gjakmarrja, kamata, martesa e femrave me mblesëri, mercenarizmi dhe dukuri negative si këto, janë me prejardhje nga injoranca, dhe si të tilla e kanë penguar edhe forcimin e Islamit në bashkësinë shqiptare. Fatkeqësisht, organizimi i fuqishëm fisnor paraislam ka mbetur edhe pas pranimit nga një shumicë e shqiptarëve të Islamit, edhe për arsye se Perandoria Osmane ka respektuar format e organizimit lokal dhe ia ka përshtatur ato sundimit të vet në territoret e mëdha të saj. Pra, mund të thuhet se në fushën e organizimeve fisnore nuk ka arritur ndikimin e duhur ndriçimi i mesazhit islam, gjë që ka rezultuar me krijimin e strukturave që do të luftonin sistemin e vlerave islame edhe në individët e edhe në familjet shqiptare muslimane. Madje edhe kryengritjet e shekullit të XV të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, në fakt janë organizime fisnore, që u shndërruan në struktura të fuqishme antiislame falë edhe rolit vasal, që morën ndaj disa shteteve europiane të asaj kohe, veçmas të Napolit, të Venedikut e të Vatikanit.

Tradita e fuqishme fisnore e cimentuar për shekuj të tërë, edhe gjatë sundimit osman, e bashkuar me fragmentimin fetar dhe mercenarizimin e motivuar nga interesata parciale, u shndërrua në problem kritik edhe për shtetin shqiptar pas formimit të tij më 1912 e edhe sot ka ndikime negative në trojet shqiptare në përgjithësi. Por, si e tillë, me prirje përçarëse dhe diversive, ajo traditë ka prejardhje dhe motivim antishqiptar dhe antiislam. Edhe kriza e Shqipërisë e vitit 1997, e cila pati si pretekst skemat piramidale kurse si shkak strukturat antishqiptare greke dhe të lobeve të ndryshme mafioze ndërkombëtare, në kulmet e saj kërcënonte edhe me ndarjen e Shqipërinë në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, me kërcënimin e bandave ndaj “malokëve veriorë” dhe madje ndaj “çeçenëve”. Pra, në këtë kërcënim përfshihen ndarjet rajonale, fisnore dhe fetare përnjëherësh, gjë që flert për fragjilitetin e shtetit dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.



Efektet praktike nga pranimi i Islamit

Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, përveç si ikje nga feja e zullumqarëve të tyre, serbëve dhe grekëve dhe si ikje nga kujtesa e llahtarshme e dhunimeve që kishin lënë prapa vetes në trojt shqiptare kryqëzatat, fillimisht pati edhe qëllime praktike. Perandoria Osmane u dha mundësi atyre që përqafonin Islamin që të ruanin pronat, ose t’i fitonin ato me lojalitetin e treguar ndaj saj, e ku pika themelore e lojalitetit kishte të bënte me pranimin e Islamit. Me lojalitetin e shprehur me këtë rrugë, shqiptarët me shpejtësi rimorën veten dhe filluan të tregojnë epërsi ndaj fqinjve të tjerë ballkanikë, serbëve, grekëve, bulgarëve, rumunëve, të cilët rezistuan më shumë ndaj pranimit të Islamit, për shkak se kishat e tyre ortodokse ishin të konsoliduara dhe për arsye se Perandroia Osmane, veçmas në kohën e sulltan Mehmet Fatihut, tregoi një tolerancë të pashoqe ndaj ortodoksisë.

Përmbysja administrative dhe sociale që solli rënia e Mbretërisë Serbe pas vdekjes së car Dushanit dhe veçmas pas Betejës së Kosovës të vitit 1389, dhe kalimi në defansivë i Perandorsië së Bizantit në raport me Perandorisë Osmane, e cila lëshoi shtat në fqinjësi të saj, u mundësoi shqiptarëve që të dyndeshin nëpër qytete dhe ta bënin gjuhën shqipe gjuhë dominuese të komunikimit, pas dobësimit të serbishtes dhe të greqishtes. Nga ana tjetër, gjuha turqishte po depërtonte me ngadalësi, sepse ende po vazhdonte ekspansioni ushtarak i Perandorisë Osmane (1683) gjë që kishte mundësuar një pushtet mjaft të decentralizuar në territoret ku ishte stabilizuar gjendja e sundimit osman. Osmanishtja ishte gjuhë e administratës së re, por nuk ishte gjuha e fesë së re, nuk ishte gjuhë e Shpalljes Hyjnore. Pra, ndikimi i saj ishte më i kufizuar se ai i serbishtes dhe i greqishtes, të cilat në të njëjtën kohë kishin qenë gjuhë të administratës dhe gjuhë të detyrueshme të fesë. Rrjedhimisht, kultivimi i gjuhës shqipe në komunikimin e përditshëm, bashkë me forcimin e strukturave të reja sociale që e shprehnin realitetin e ri politik dhe fetar islam, u shndërruan në faktor kompaktësimi nacional të shqiptarëve kundruall serbëve e grekëve dhe fqinjve të tjerë.

Nuk mund të jetë rastësi as fakti që librat e parë në gjuhën shqipe u shkruan në shekullin e XVI, sepse shqipja kishte arritur një shkallë zhvillimi që ia mundësonte të bëhej edhe gjuhë e shkrimeve liturgjike. Sa për krahasim mund të shërbejë ky fakt: një shekull para Gjon Buzukut, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, në administratën e vet gjatë tërë kohës ka përdorur vetëm sllavishten dhe latinishten e në asnjë rast nuk e ka përdorur shqipen. Nga ana tjetër, vetë autori i librit të parë në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku, ka shkruar se më parë nuk kishte libra në gjuhën shqipe. Edhe pse Gjon Buzuku është një prift katolik dhe librin e shkroi dhe e botoi nën nxitjen e Kundërreformës së Vatikanit, për të parandaluar përhapjen e Reformës protestane të Martin Luterit dhe të Islamit ndër shqiptarë, kjo vepër është dëshmi se gjuha shqipe në shekujt XV e XVI të sundimit osman kishte njohur zhvillim dhe kishte mbërritur aftësinë që të bëhej gjuhë e shkrimit. E dyta, Perandoria Osmane kishte tolerancë fetare, sepse lejonte përhapjen e librave fetare katolike në territoret, të cilat prej shekujsh i qeveriste me sovranitet të plotë. Vetëm më vonë, kur filloi dobësimi i Perandorisë Osmane, ajo do të pranonte me presion Kultusprotektoratin austriak mbi katolikët e Shqipërisë, si koncesion e që do të shndërrohej në një lëvizje fetare katolike e në një aktivitet evident gjuhësor e kulturor ndër shqiptarë dhe mbikqëryrjen ruse mbi ortodoksinë në Ballkan dhe në Shqipëri.

Krahas krijimit të ambientit për kultivimin e gjuhës shqipe në komunikimin e përditshëm dhe në shkrim, në shekujt XVI-XVIII u ndërtua një rrjet i madh i medreseve dhe i shkollave të tjera të mësimit islam, nga të cilat dolën një numër i madh i intelektualëve islamë. Shkrimtarët alamiadistë shqiptarë si Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami-Kyçyku, pastaj rilindasit Naim e Sami Frashëri, formimin e parë e morën në shkollat vendëse islame. Gjeneratat e shqiptarëve të formuar në këto shkolla islame, mandej u bënë ideator dhe ideolog të krijimit të kombit shqiptar, si reaksion ndaj projektit nacionalist turkomadh për asimilimin e shqiptarëve. Projekti nacionalist turkomadh që u shfaq në Perandorinë Osmane me reformat e Tanzimatit të vitit 1830 ishte nën ndikimin dhe nën presionin e shteteve të mëdha europiane, të cilat kishin formuar konceptin e kombit-shtet. Reformat e bazuara në këtë koncept të kombit-shtet, u bënë katalizator i konflikteve brenda muslimanëve që jetonin në Perandorinë Osmane, dhe mandej i shpërbërjes së saj.

Me një fjalë, ndikimi i Islamit në formësimin praktik të identitetit gjuhësor, kulturor, shtetëror dhe nacional dhe madje në faktorizimin e tyre demografik, është evident dhe në disa raste ka qenë vendimtar. Pra, nga ana e perspektivës historike, Islami ka rrënjë të thella në trojet shqiptare dhe ato rrënjë nuk mund të shkulen.

Meqë ky është një identitet islam i formësuar në rrjedhë të shekujve dhe të fateve dramatike, është e sigurt se është mundësuar vetëm me vullnetin e Krijuesit të Botërave. Prandaj, askush të mos ketë iluzione se mund të ndryshohen ligjet e Allahut, për të formësuar perspektivën e një individi, të një populli a një kombi. Allahu ka shpallur qartë: "Ai është që dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu dëshmitar” (Suretu el Fet-h: 28)

Triumfi i fesë së vërtetë Islame edhe ndër shqiptarë, është i garantuar nga vetë Allahu, ndërsa ne duhet të marrim pjesë në formësimin e këtij triumfi në komunitetin tonë, për të fituar mëshirën dhe mbrojtjen e Tij.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Mund te shtoje ndikimin kryesor Candy i cili eshte:
Regres total pernga injoranca erresira dhe poshterimi femres ne veçanti
nxitja e urrejtjes ndaj atyre qe sjane musliman ,mohimi identitetit kombetar sepse para se te jesh shqiptar ne islam je musliman dmth ti ske atdhe ske komb je nji cop arabi qe i falesh zotit ne gjuhen e gabelve
here tjeter mos i haro keto te "mira te islamit"
 

God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Roli i islamit ishte se cdo mesim behej ne gjuhen arabe dhe ne gjuhen perse dhe shqipja mallkohej si gjuhe.Roli islamit ishte qe ti te mos flisje me shqip sot por arabishte.
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

^^ Islami, as nuk mohon kombin shqiptar e as nuk mallkon shqipen si gjuhe ... !


"O Mankind, We created you from a single pair of a male and a female and made you into nations and tribes, so that you may know each other." (Quran
49:13).



Ketu eshte nje fjalim interesant i Eduart Thartorit (Imam i xhamise shqiptare ne Bremen, Gjermani ) per Islamin dhe kombin tone. Ju lutem ta shikojme:

http://www.youtube.com/watch?v=k0PODiP993c
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Historianet qe kane pershkruar Shqiperine e çliruar nga sulltanet turq tregojne se ne 1920 ishte e vitit nje mije , e mesjetes , jashtezakonisht e prapambetur , pa qytete , me veshje aziatike , turke dhe pak veshje folklorike. Ne fakt e gjithe Shqiperia ishte nje fshat ne te cilen koha kishte ndaluar . Bote turke qe jetonte jashte kohe . Minuta e 15 deri ne minuten e 17 te dokumentarit mbi Shqiperine.

https://www.youtube.com/watch?v=G3o5ztQDEkw

Popullsi e masakruar ne çdo kerkese per liri , me djem nizam , me taksen e xhizjen per fryme , me varferi ekstreme dhe e poshteruar dhe e lene te mbijetonte veç me zakone te huaja e shperfytyruar .
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Dje dhe Sot ...

Richard Catton Woodville: 'Roje Kufitare Shqiptare'




Foto: Luftetare te UCK -se

 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare




Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.

...

Triumfi i fesë së vërtetë Islame edhe ndër shqiptarë, është i garantuar nga vetë Allahu, ndërsa ne duhet të marrim pjesë në formësimin e këtij triumfi në komunitetin tonë, për të fituar mëshirën dhe mbrojtjen e Tij.


Islami do te thote total regres, zhytur ne injorance te plote dhe c'eshte me e rendesishme POSHTERIMI i FEMRES, nxitja e urrejtjes ndaj feve te tjera...etj
Nuk e di se per cfare identiteti e ke fjalen moj Pufetine, kur gjeja e pare qe ben cdo fe, cdo okupator eshte ndalimi i gjuhes shqipe,traditave shqiptare, tentimi ose me mire te them detyrimi me dhune per t'u arabizuar.

Mos e zgjas dhe te kaloj ne detaje dhe fare pa te kundershtuar por dua te them qe mbyllja e ketij artikulli eshte bere ne menyre solemne, pikerisht per te demaskuar fytyren e vertete te islamit:
"për të fituar mëshirën dhe mbrojtjen e Tij"

-hihi- Ironike por e vertete se vetem nje MONSTER, nje DIKTATORI, nje DJALLI duhet t'i ruhesh dhe t'ja kesh friken, ose kerkon MESHIRE prej tij.

Nje gje tjeter me ra ne sy ne foton: cne Flamuri Shqiptar i varur ne xhami?! Flamuri na qenka misherimi i atdhedashurise dhe i fese?! :O

Ah po, harrova qe FASADAT, MASKAT dhe VITRINAT e kane nje rol shume esencial: To Fool You!

Heren tjeter shkruaj me shkurt se artikujt e gjate kane dy gjera negative:
-1) Humbet durimi dhe si rrjedhoje humbet vlera e gjithe artikullit - se asnje nuk eshte ne gjendje te lexoje kaq shume gjera - Make those words short and straight to the point!
-2) Kur shkruhet gjate, tentimi per te bere gabime eshte shume me i madh. Jo per gje, por j'u jepni kundershtarit me shume volum per t'ju kundervene.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Islami do te thote total regres, zhytur ne injorance te plote dhe c'eshte me e rendesishme POSHTERIMI i FEMRES, nxitja e urrejtjes ndaj feve te tjera...etj
Nuk e di se per cfare identiteti e ke fjalen moj Pufetine, kur gjeja e pare qe ben cdo fe, cdo okupator eshte ndalimi i gjuhes shqipe,traditave shqiptare, tentimi ose me mire te them detyrimi me dhune per t'u arabizuar.

Mos e zgjas dhe te kaloj ne detaje dhe fare pa te kundershtuar por dua te them qe mbyllja e ketij artikulli eshte bere ne menyre solemne, pikerisht per te demaskuar fytyren e vertete te islamit:
"për të fituar mëshirën dhe mbrojtjen e Tij"

-hihi- Ironike por e vertete se vetem nje MONSTER, nje DIKTATORI, nje DJALI duhet t'i ruhesh dhe t'ja kesh friken, ose kerkon MESHIRE prej tij.

Nje gje tjeter me ra ne sy ne foton: cne Flamuri Shqiptar i varur ne xhami?! Flamuri na qenka misherimi i atdhedashurise dhe i fese?! :O

Ah po, harrova qe FASADAT, MASKAT dhe VITRINAT e kane nje rol shume esencial: To Fool You!

Heren tjeter shkruaj me shkurt se artikujt e gjate kane dy gjera negative:
-1) Humbet durimi dhe si rrjedhoje humbet vlera e gjithe artikullit - se asnje nuk eshte ne gjendje te lexoje kaq shume gjera - Make those words short and straight to the point!
-2) Kur shkruhet gjate, tentimi per te bere gabime eshte shume me i madh. Jo per gje, por j'u jepni kundershtarit me shume volum per t'ju kundervene.
Islamizmi eshte feja kurse intepretimi i fes eshte dicka shum subjektive. Te gjitha fet kur praktikohen ose interpretohen sipas pikpamjeve personale POSHTEROJN GRUAN? Sekti ortodoks eshte me fanatik se te gjitha sektet e katolicizmit. Ne qoftese ke ven re shtetet ortodokse qe na rrethojn na luftojn ne emer te fes me prifterinjt ortodoks ne krye. Biles kan ber nga krimet me makabre qemund te imagjinohen. Dua te ve ne dukje edhe nje fakt tjeter. Shtetet ortodokse jane me te prapambeturit ne europe. Sigurisht kjo ka te bej edhe me mentalitetin ballkanik, bashkangjitur injorances qe fet gdhendin ne trurin e katilave qe na kan rrethuar per shekuj te ter.


Qytetet shqiptare te populluar me besimtar mysliman, qofshin keto ne shqiperi apo shqiperin etnike te pakten denjojn te valvisin
Flamurin Shiptar ne vend te grekut, sic bejn ortodokset sot per dy dhrami.. Une nuk favirizoj as njeren dhe as tjetren kur flitet per fet. Duhet te keni parasysh se myslimanizmi per shqiptaret qe jetojn jashte shtetit shqipetar ishte menyre proteste dhe nje vecori me teper qe bente dallimin midis shqipetareve dhe shkieve. Ata arriten te ruajn identitetin shqipetar me te gjitha mundesite qe kishin. Ashtu si myslimanet shqipetar ruajten identitetin qe i cenoheshte nga shtetet ortodokse qe i rrinin mbi koke si shpata e demokleut nga veriu ne jug. Sikur shqipetaret te mos ishin ndrruar ne mysliman kishte shum mundesi qe shqiperia te mos egzistonte sot . Shikoj qe jeni shume gati te sulmoni myslimanet dhe i trajtoni si arab ne krahasim me fet e tjera qe me sa duket per ju qenkan fe te mirefillta europiane.

E dini ju se ku eshte qendra e kishes ortodokse?
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

U bene polemika mbi identitetin dhe per ruajtjen e tij.
Ju ftoj te lexoni nje shkrim qe prek pak ceshtjen e identitetit te shqiptareve.

"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"

Ka do kohe, qe zgjatimet e "Miletit Musliman" kane shpalle haptas qellimet per me e politizue fene islame e per me e perdore si trampoline per tu hedhe ne pishinen e nji modeli islamik te shoqerise e shtetit.Ne ushqimin qe po gatuejne per tu a servire qytetareve,kane si specialitet edhe hedhjen e erezave te ndryshme.

Nji nder keto erza qe ata kane hedhe dhe me te cilen stolisin cdo pjate qe servirin,asht' edhe nji shprehje e Faik Konices - po e marrim si te vertete shprehjen edhe pse nuk e dime a vertete eshte thave - me te cilen ai thote:"Po te mos ishte islami,shqiptaret do te ishin me shume ne numer por nuk do te ishin shqiptare". Te emocionuar qe nji katolik si Faik apo Domenik Konica, asht' shprehe ne kete menyre, ushtaret e "Miletit Musliman" e perdorin me nji dashuri t'madhe thanien dhe e konsiderojne si te pakundershtueshme,per faktin se asht' thane prej nji personaliteti t'madh. Ne cdo shprehje te tyne, nuk ngurrojne te citojne thanien dhe ta paraqesin islamin si mbrojtes te identitetit te shqiptareve.

Para se me e paraqite islamin si mbrojtes te identitetit te shqiptareve,lypet percaktue se cfare do te kuptojme me fjalen identitet, cili ishte identiteti i shqiptareve para ardhjes s'islamit dhe nga kush cenohej ky identitet. Ne vemendjen e tyne,islami na eshte feja qe e shpetoi sojin shqiptar prej asimilimit serbo-grek. Identiteti perbahej prej,emnave,besimit fetar,e menyres s'jeteses.

Cilin prej k'tyne elementeve perbames te identitetit e mbrojti islami? Fuqine Krijuese,shqiptaret e therrisnin Zot apo Hy. Ky emertim per Fuqine Krijuese,cenohej prej nji emertimi ne nji gjuhe tjeter. A e mbrojti islami emertimin e Fuqise Krijuese,prej nji emertimi t'huej? Jo. Perkundrazi ishte vete islami qe e shkaterroi kete emertim,duke e kthye prej Zot, a HY, ne Allah. Pra islami perpiu nji element te randesishem te identitetit shqiptar t'kohes,qe asht' emertimi i Fuqise Krijuese.

Element tjeter i identitetit jane emnat. Shqiptaret e kohes,mbanin emna kristian,si Gjon,Pjeter,Kostandin,Gjergj. Ardhja e islamit, a i mbajti te peprekshem keta emna,prej emnave t'huej?Jo. Edhe ne kete rast asht' pikerisht islami,qe nga Gjon,Pjeter,Kosandin dhe Gjergj, i ktheu emnat e shqiptareve ne Muharrem,Hasan,Abdyl,Sadri. Pra islami shkaterroi edhe nji tjeter element te identitetit shqiptar - emnat e njerezve.

Nga rrenimi i k'tyne dy elementeve t'identitetit,vjen si rrjedhoje edhe nderrimi i menyres s'jeteses.Shpetimtar i identitetit nuk asht' ai qe e merr nji popull nga njani burg dhe e burgose n'burgun e vet.Shetimtar asht' ai qe e nxjerr prej burgut dhe e le n'liri. Islami do te ishte ruajtes i identitetit nese ate identitet qe gjeti kur erdhi,do ta kishte mbrojte prej ndikimit t'huej,dhe jo ta merrte me vete dhe ta bante ate popull pjese te "Miletit Musliman". Shqiptaret n'ate kohe nuk po hynin nen ndikimin sllav,por ata sapo kishin dale prej ndikimit sllav me ranien e Car Dushanit, dhe po rikrijonin dhe zhvilonin invididualitetin e tyne si Principata.Por megjithate, le ta marrim si te mireqane,qanien e shqiptarev t'rrezikuem prej ramjes n'burgun sllav.

Islami do t'ishte mbrojtes i identitetit t'shqiptareve,nese kleriket e kesaj feje do te kishin sjelle n'jete vepra letrare e artistike qe do t'rrisnin dhe mbanin n'kambe nji kuture tonen.Kleriket e fese islame nuk shquhen n'kete drejtim,por jane kleriket katolike,shpirti dhe mendja e t'cileve kane rrezatue dashtni dhe drite per sojin tone. Kur permendet se identeteti ne periudhen para ardhjes se islamit,po cenohej nga fqinjet, asht' fjala per identetiten arbnor. Dhe kleriket katoike jane ura lidhese e t'sotmes me identitetin arbnor, pasqyra e Arbnise n'kohen tone.Kleriket katolike permenden per nji sere veprash si: Shkruejtja e dokumentit t'pare ne gjuhen shqipe,qe daton n'vitin 1200 i gjetun se fundmi ne biblotekat e Venedikut - shkruejtjen e formules s'pagezimit ne shqip prej Arqipeshkvit te Durresit Pal Engjelli - celjen e shkollave kishtare n'Vele t'Mirdites,Pllane dhe n'Delbnishte te Kurbinit ne vitet 1632-1636 - hartimin e gramatikes s'pare te gjuhes shqipe prej Da Leces, me kerkese te Papes shqiptar Klementi XI - mbajtjen e Kuvendit te Arbnit qe vendosi qe meshat ne Kishat Katolike te mbaheshin n'gjuhen shqipe.

Dhe nuk duhet harrue shkelqimi i klerit katolik - vecanerisht te urdhnave Franceskane dhe Jezuite - ne pothuejse t'gjitha fushat akademike, duke i dhane keshtu sojit tone, nji monument te identitetit te vet te paprekun per shekuj.Pra a kane muslimanet figura dhe merita t'tilla qe te kene mundesi me i krahasue me meritat e siperpermendme ? Duhet theksue me force qe islami pernjimend e mbajti identetitein te paprekun prej sllaveve por ata qe perqafuen fene islame,u zhyten aq shume ne kulturen e huej sa qe ne shek. XIX ata e paraqisnin veten si turq. Por cashtja nuk asht' mbajtja e identitetit vetem larg sllaveve, por larg cdokujt qe eshte i ngjashem me sllavet ne synime. Pra edhe larg islamikeve.

Ndersa kleri katolik ishte ndryshe;Ai qendroi larg sllaveve dhe larg turqve,madje edhe larg romanizimit n'mase goxha t'madhe.Ndoshta kete mundesi ia dha vete natyra e fese katolike qe n'thelb asht' liberale ne drejtim t'lejimit t'ruajtjes s'zakoneve vendase te popujve, per shkak se me normat e veta,ve kollona,ndersa venien e tullave dhe ndertimin e murit ua la njerezve ne shijet e tyne.Ndryshe nga feja islame qe ven edhe kollonat per tregon edhe menyres se si duhet ndertue muri dhe vue tullat.Nji nder provat qe e verteton kete eshte edhe fakti qe vetem priftnija katolike,u kujdes me mbledhe normat e zakonet parakristiane,si Kanuni, dhe shkruejti edhe per pellazget dhe zakonet e lashta tonat, sic shkruan At Shtjefen Gjecovi.

Pra duke pa,qe islami shketerroi tre elementet e identitetit shqiptar te kohes, perkatesisht,emertimin e Fuqise Krijuese,emertimet dhe menyren e jeteses,mund te thuhet se islami nuk i shpetoi shqiparet prej ndikimit te huej,por i futi nen ndikimin e huej sepse edhe vete erdhi si i huaj.Pra ishte vete i huaji, sic ishte i huaj edhe sllavizmi.Dhe n'ate kohe qe te dy cenonin identitetin Arbnor.


Indrit VOKSHI

 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Në gazetën “Tanin” nga Manifest i Ulemasë Shqiptare në Stamboll thuhet: ”T’u qenë se populli fisnik shqiptar është osmanli dhe mysliman. ekzistojnë obligime fetare dhe kombëtare që germat e arabishtes t’i skalisë në kokë. Ne e shpallim vendimin e marrë se e pranojmë alfabetin arab për ta shkruar gjuhën tonë....” Këtë deklaratë e kanë nënshkruar intelektualët dhe profesorët e Medresesë së Fatihut, ndër të cilët janë edhe emrat e profesorëve nga qytetet e Maqedonisë së sotme: Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi (Voka), profesori i Medresesë së Fatihut - Ismail Haki nga Tetova, Hafiz Rexhoi nga Prilepi, Musa Qazimi nga Dibra, Arif Hikmeti nga Kumanova, Inspektori i Përgjithshëm për Maqedoninë Hysen Hilmi Pasha, Abdylhakim Hikmeti nga Gostivari etj . po ashtu edhe Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj, kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siq u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera. Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632. “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe. Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman. Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë. Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore? Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!
Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”. Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh. (Burimi: Pasqyra, VITI V - 24 DHJETOR 2003)
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Revista Drini.com


Ata që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara e tyre, janë të dënuar ta përsërisin atë.


George Santayana


A mundet dikush te thot se si ka mundesi qe shqiptaret ta harrojne kyt genocit dhe shfarosje? Shum shpejt do i harrojme dhe krimet e serbit dhe grekut.


Fragmente nga terrori osmano-islamik ndaj popullit shqiptar


Viti 1466-1467. Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është mbulur në gjak. Kuçedrat osmano-islamike kanë shkelur në trojet arbnore. Nuk janë kuçedra të zakonshme. Jo, janë kuçedrat e vdekjes që kërcënojnë me shfarosje një popull të tërë. Kuçedrat e zeza përhapen me shpejtësi në çdo anë. Tashmë ato kanë rrethuar edhe foletë më të larta të shqiponjave. Megjithëse kuçedrat e vdekjes kanë gllabëruar tashmë mijëra shpirtra të pafajshëm nga kjo tokë e martirizuar, ato përsëri nuk ngihen me gjakun e shqiptarëve. Të pangopura, vazhdojnë të gllabërojnë trimat në lulen e rinisë. Ngado mbizotëron vdekja, por për çudi askund nuk mbahet zi. Nënat shqiptare nuk janë veshur me të zeza. Ato nuk i vajtojnë bijtë e tyre. Ato luftojnë njësoj si burrat për të mbrojtur atdheun e tyre. Heroinat shqiptare nuk u tremben kuçedrave.




Në një reliev shkëmbor qëndron e pamposhtur kështjella e shqiponjave, Kruja. Poshtë mureve të kështjellës, kuçedrat islamike lëshojnë mallkime. Duan vdekjen e të gjithë shqiptarëve. Kërkojnë me ngulm zhdukjen e tyre. Ato udhëhiqen nga kryekuçedra Mehmet Fatihu, i cili është betuar në allah e pejgamber që nuk largohet pa i faruar të gjithë shqiptarët, këtë rracë të “poshtër” e krenare, e cila më mirë preferon vdekjen sesa të jetojë nën skllavërinë e “mëshirës” islamike. “Vetëm xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve…mund t’u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara,” shkruan analisti turk Tursun-Bej. Lufta zhvillohet e ashpër. Kalifi Mehmet Fatihu, ka dhënë udhër që të mos mbetet asgjë e gjallë, dhe toka e shkretuar shqiptare të shërbejë si shembull për të gjithë ato popuj që nuk e pranojnë “mëshirën” e Allahut dhe profetit të tij të vetëshpallur, Muhametit.” Por shqipet luftojnë e nuk mposhten. Gjaku i tyre është kthyer në një mburojë për gjithë botën e qytetëruar.




Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”




Megjithë masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve, edhe kësaj here kalifi Mehmet Fatihu nuk arriti ta mposhte folenë e shqipeve. Por ai është i etur për gjak, sepse akoma nuk është ngopur duke pirë gjakurn e qindra mijëra bijve të shqipes. I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’ Të njëjtat klithma që edhe sot e kësaj dite dëgjohen pak çaste përpara vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Gjithmonë, kjo çjerrje në arabisht, që lindi në një natë të errët të historisë njerëzore, paraprin kryerjen e krimeve dhe masakrave të tmerrshme, shkatërrimin e kishave, vrasjen e civilëve të pambrojur, mbytjen me gurë të njerëzve të pafajshëm dhe dhunën ndaj femrës. Është gjithmonë e njëjta britmë makabre, e pandryshueshme prej gati 15 shekujsh. Është e njëjta re e zezë që përpiqet të bllokojë rrezet jetëdhënëse të diellit hyjnor, dhe përpiqet ta zhysë botën në një “civilizim” arkaik.




E njëjta britmë dëgjohej edhe atë ditë ndërsa 20 mijë shqiptarë, masakroheshin në mënyrën më çnjerëzore nga barbarët turko-islamikë. Dhe këta njerëz nuk u vranë as në luftë frontale. Jo. Ato u vranë pa asnjë shkak. U vranë nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve. U vranë sepse shqiptarët i kishin rezistuar skllavërimit. U vranë sepse shqiptarët u bënë mburoja e botës së qytetëruar. U vranë sepse ilirët i rezistuan një pushtuesi të pashpirt e mizor. Këto ilirë dhe miliona të tjerë u vranë nga ata të cilët sot një grup i tjetërsuar shpirtërisht dhe psikologjikisht shqiptarësh e shqipfolësish vazhdon t’i quajë vëllezër. U vranë në emër të një perëndie pagane të cilës këta shqipfolës të tjetërsuar i falen sot si skllevër të bindur. Këta shqipfolës nuk ndiejnë turp kur e quajnë veten shqiptarë, dhe as kur prekin flamurin e Kastriotëve. Ata e falëndërojnë dhe e quajnë vëlla pushtuesin që i masakroi, vetëm sepse ndajnë me këtë pushtues të njëjtën fe që iu imponua me dhunë prej tij.




More. Peloponez. Viti 1423.


Turko-islamikët fillojnë pushtimin e Ballkanit Jugor. Zonat e Ballkanit Jugor janë të populluara me shumicë shqiptare. Që në sulmet e para të kuçedrave turko-islamike mbi rajonin e Ballkanit, shqiptarët dallohen si forca më aktive anti-osmane. Për shtypjen dhe shfarosjen e tyre, tuko-islamikët kryejnë barbazimat më të paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Në vitin 1423 Fazi Evrenozi sulmon Peloponezin, dhe me 5 Qershor mund shqiptarët që jetojnë në ato zona. Për t’i terrorizuar ata, u pret kokat rreth 800 robërve shqiptarë, dhe me kokat e tyre ngre një piramidë.




More. Peloponez. Viti 1460.


Në krye të fushatës pushtuese ndodhet vetë Mehmet Fatihu. Moreja pushtohet nga osmanët, dhe popullsia shqiptare shfaroset pa pikë mëshire. Skena të tmerrshme përsëriten në çdo krahinë. Pas pushtimit të kështjellës së Kastricës, 300 mbrojtësit shqiptarë të saj theren të gjithë, ndersa komandanti i tyre sharrohet më dysh. Gratë dhe fëmijët shqiptarë dërgohen si skllevër seksi nëpër haremet islamike, për të mos u kthyer kurrë më në atdheun e tyre. I njëjti makabritet përsëritet edhe në kështjellën e Gardhiqit. Por këtu terrori është edhe më i madh. Pas pushtimit të saj, mbrojtësit dhe 6 mijë banorë të strehuar aty, përfshirë gra e fëmijë të lidhur këmbë e duar, theren në sheshin e kështjëllës, nën thirrjet ‘allahu akbar.’ Letrat e bashkëkohësve shprehin tmerret e përjetuara nga popullsia shqiptare: “Mizori të pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri as për dhimbje nuk të fal e nuk ka mëshirë…Po bën në Shqipëri mijëra dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë.”




Krujë. Viti 1478.


Pas një rrethimit të gjatë, të mbetur pa ujë e ushqime, 5 mijë mbrojtësit dhe banorët e qytetit të Krujës arrijnë një marrëveshje për dorëzimin e kështjellës, pasi kalifi Fatih u betohet në allah e pejgmaber, se po ta dorëzonin kështjellën, do t’i linte të largoheshin të lirë së bashku me familjet e tyre. Ndërsa shqiptarët dalin nga kështjella, Fatihu pabesisht jep urdhër që ata të masakrohen pa mëshirë. Nën thirrjet ‘allahu akbar,’ të gjithë meshkujt masakrohen barbarisht, ndërsa femrat e fëmijët merren robër dhe ndahen si plaçkë, duke u përdhunuar e masakruar nga bishat osmano-islamike.




Shkodër. Viti 1478.


Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.”




Kosovë. Viti 1690.


Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët.




Fundi i shekullit 15të.


Diku në një fshat të Shqipërisë, nata ka rënë. Por njerëzit qëndrojnë zgjuar. Askush nuk fle. Ankthi dhe tmerri i ka mbërthyer shumë nga familjet e fshatit. Pikërisht sonte, gjithë fshati, është në këmbë, duke pritur ‘grabitësit osmanë.” Nuk janë grabitës të zakonshëm. Janë, grabitës fëmijësh. Lajmi ka marrë dhenë se “mbledhësit” do të kalojnë andej për të grabitur fëmijët e shqiptarëve. “Pritja” është e pafund. Banorët e fshatit e dinë se çfarë është “mbledhja” e fëmijëve, apo devshirmeja. Ata e dinë mirë se turqit “mbledhin” me forcë djem në moshë të njomë, dhe i dërgojnë në Anadoll për t’i shndërruar në turq. Djemtë pastaj edukohen për t’u bërë “kasapë” në repartin e jeniçerëve, dhe luftojnë për pushtimin e popujve të ndryshëm.




Një nga miliona historitë e dhimbshme të devshirmesë, është edhe ajo e një djali të quajtur Mikel. Historia e tij fillon në mënyrë tragjike dhe mbaron në mënyrë tragjike. Mikeli i vogël merret dhunshëm nga gjiri i familjes së tij, e cila jetonte në Mat. Gjatë grabitjes, nëna e tij dhunohet dhe masakrohet në mënyrën më mizore nga barbarët turq. Mikeli dhe një nga vëllezërit e tij dërgohen në Anandoll ku rriten si turq. Pas shumë vitesh, duke luftuar për sulltanin, Mikeli merr titullin Ballaban Pasha, i quajtur ndryshe Ballaban Badera. Tani, i shndërruar në turk, ai nuk mban mend asgjë nga atdheu i tij. Në shërbim të sulltanit, Ballabani fiton reputacion si një nga gjeneralët e tij më të aftë dhe njëkohësisht edhe më të pamëshirshëm. Vite më vonë do të vijë në Shqipëri, në krye të ushtrisë osmano-islamike, duke shkretuar qytete e fshatra, dhe duke masakruar popullsinë shqiptare. Disa herë, ai përballet me ushtrinë e Skëndërbeut. Përballë Ballabanit lufton edhe vëllai i tij Konstandini, ushtar në ushtrinë e Skëndërbeut. Në një nga përballjet e tij me Skënderbeun, Ballabani dërrmohet keqas, por me tradhëti, arrin të zërë rob 13 nga prijësit më të sprovuar të ushtrisë shqiptare, duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm rezistencës anti-osmane. Robërit shqiptarë, ia dërgon sulltanit në Stamboll, ku ata torturohen publikisht në mënyrën më çnjerëzore për gati dy javë dhe pastaj rripen të gjallë. Trupat e tyre pas vdekjes bëhen copa-copa dhe u hidhen qenëve. Në vitin 1466, gjatë rrethimit të dytë të Krujës, Ballaban Pasha do të vritet nga krutani Gjergj Aleksi.




Si Ballabani ka edhe shumë të tjerë, të cilët, të grabitur që në moshë të vogël, u rritën si turq dhe zunë poste të larta në administratën osmane. Në territoret e pushtuara nga osmanët vepronte devshirmeja. Devshirmeja, e quajtur ndryshe taksa e gjakut, ishte një sistem i krijuar nga osmanët, sipas të cilit fëmijët meshkuj të familjeve të krishtera merreshin me forcë, islamizoheshin, dhe shërbenin në ushtrinë osmane. Këta djem rriteshin dhe edukoheshin si turq, dhe në shumë raste luftonin kundër atdheut të tyre, duke vrarë e masakruar popullin e tyre. Numri i fëmijëve të grabitur nga familjet e tyre, sipas historianëve, luhatet diku rreth 5 milion. Sistemi i devshirmesë filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shekullit të 14të, në kohën e sulltan Orhanit.




Viti 1879.


Shfaqen shenjat e ngordhjes përfundimtare të perandorisë osmano-islamike. Komiteti për Mbrojten e të Drejtave të Shqiptarëve i kërkon sulltan Abdul-Hamidit II njohjen e autonomisë për një Shqipëri të bashkuar dhe të drejtën e gjuhës. Sulltani i hedh poshtë këto kërkesa duke ia bërë të qartë arnautëve, se ata historikisht janë përdorur dhe do të vazhdojnë të përdoren si mish për top për mbrojtjen e interesave osmano-islamike në Ballkan dhe më gjerë. Sulltan Hamidi i bën me dije shqiptarëve se ushtria turke do të shtypë çdo aspiratë të tyre për pavarësi.




Vitet 1880-1910.


Gjatë gjithë këtyre viteve shpërthejnë e rishpërthejnë revolta dhe kryengritje të fuqishme anti-osmane pothuajse në të gjitha trojet shqiptare. Revolta arrin kulmin në fillimin e vitit 1910, kur një pjesë e trojeve shqiptare dalin nga kontrolli osman. Osmano-islamikët dërgojnë ushtri të njëpasnjëshme për ripushtimin e zonave të çliruara. Pas luftimeve tepër të ashpra, turqit arrijnë të ripushtojnë pjesën më të madhe të krahinave të çliruara shqiptare përfshirë Prizrenin në Maj, Gjakovën e Pejën në Qershor, dhe Shkodrën në Korrik. Pas pushtimit fillojnë raprezaljet e panumërta ndaj popullsisë shqiptare. Mijëra njerëz ekzekutohen, dhe mijëra të tjerë burgosen në humbëtirat e Anadollit. Krahina të tëra shkretohen. Çdokush që guxon të përhap alfabetin shqip apo të botojë shkrime në gjuhën shqipe dënohet me vdekje.




Viti 1911.


Fillon kryengritja anti-osmane në Malësinë e Mbishkodrës. Pas rezistencës heroike ndaj forcave turke, malësorët arritën një fitore vendimtare në betejën e Deçiqit, me 6 Prill, në një përballje të përgjakshme dhe e të pabarabartë midis 3 mijë shqiptarëve që mbanin lart flamurin e kuq me shqipen dykrenare dhe 28 mijë islamikëve që klithnin ‘allahu akbar’ dhe valëvisnin flamuj turq e arabë. Shumë trima shqiptarë dhanë jetën atë ditë. Heroizmi i djemve të malësisë, bëri jehonë në mbarë botën e qytetëruar. Atë ditë, në Deçiq, flamuri shqiptar, u valëvit për herë të parë i lirë, pas 432 vitesh i shkelur dhe i nëpërkëmbur nga kuçedra osmano-islamike.




Në veprën e tij, ‘Pasqyra e ditëve të përgjakshme,”


e cila i dedikohet kryengritjes anti-turke në Malësinë e Madhe, poeti, publiçisti dhe patrioti Risto Siliqi, paraqet një episod interesant të kësaj lufte për liri. Menjëherë pas shpërthimit të kryengritjes anti-osmane, rreth 1000 djem të rinj nga familje myslimane të qytetit të Shkodrës, shkojnë vullnetarë për të shtypur revoltën e malësorëve. Nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘duam baba dovletin,’ ata u nisën për të luftuar kundër trimave të Ded Gjo Lulit. Prijësi heroik Ded Gjo Luli ishte plot 71 vjeç, kur shpërtheu kryengritja. Megjithëse në moshë të thyer, ky hero shqiptar, luftoi pa iu trembur syri kundër barbarëve osmano-islamikë. “Robërit e allahut,” megjithë etjen e tyre për gjak shqiptarësh, nuk arritën dot të fitonin ndaj kreshnikëve të malësisë, të cilët luftonin për çlirimin e shqiptarëve nga skllavëria osmano-islamike. Ushtria e të rinjve islamikë, u zu rob nga kreshnikët shqiptarë. Malësorët trima e të urtë i zhveshën dhe i çarmatosën këto anti-shqiptarë, por në zemërmadhësinë e tyre kastriotiane ua falën jetën, dhe sot nipërit e këtyre anti-shqiptarëve, duke përfituar nga zemërgjerësia dhe toleranca e kreshnikëve, gjenden në mesin tonë duke vjellur vrer ndaj shqipeve që u falën jetën, dhe duke festuar çdo vit në Shkodër, përvjetorin e themelimit të perandorisë osmano-islamike. Kjo është e ashtuquajtura “bashkëjetesë shembullore” dhe “tolerancë fetare” që trumbetohet me të madhe se ekziston në shoqërinë shqiptare.




Kosovë. Fillimi i shekullit XX – 1960.


Sipas marrëveshjeve të ndryshme të arritura midis qeverive serbe dhe turke, disa qindra e mijëra shqiptarë u detyruan të braktisin trojet e tyre shekullore, dhe të vendosen në Anadoll. Vetëm nga viti 1953-1960, me marrëveshje midis qeverive jugosllave dhe turke, u larguan nga Kosova rreth 300 mijë shqiptarë. Këto të dëbuar u detyruan të vendosen në territorin e ish-kasapëve të tyre. Sapo vendosën këmbët në shkretëtirat e Anadollit, ata u turqizuan me një shpejtësi marramendëse. Kjo ishte një tjetër fazë e trishtueshme e gjenocidit osmano-islamik, i cili brenda më pak se një gjysmë-shekulli, arriti të shndërronte në qytetarë turq miliona shqiptarë që ranë viktima të politikave serbo-turke. Vërtetohet katërcipërisht ajo që thotë intelektuali dhe patrioti shqiptar Arbër Xhaferri, se “politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin) identitetin kombëtar shqiptar.” Dhe gjithashtu vërtetohet edhe fakti se ideologjia islamike nuk e pranon fenë, identitetin, gjuhën dhe kulturën e një kombi por e zhduk atë. Nën sundimin e ideologjisë islamike ekziston vetëm një lloj kulture, kultura e prapambetjes.




Disa analistë shqiptarë pretendojnë se sot në Turqi ka rreth 5-10 milionë shqiptarë. Sigurisht që jo. Nuk mund të quhen shqiptarë ata që janë qytetarë turq, dhe flasin turqisht e arabisht. Mund të hamendësojmë sa të duam, por faktet janë kokëforta. Sot në Turqi nuk ekziston asnjë minoritet shqiptar. Sot në Turqi nuk ekzistojnë shkolla shqipe. Shifrat e disa miliona shqiptarëve në Turqi ekzistojnë vetëm në mendjet haluçinante që trumbetojnë me të madhe solidaritetin islamik.




Fillimi i viteve 90të.


Individë të dalë nga rradhët e ish-zyrtarëve dhe ithtarëve të regjimit komunist krijojnë shoqatën e ‘intelektualëve’ islamikë shqiptarë. Kjo shoqatë synon shndërrimin e trojeve shqiptare në baza për përhapjen e fundamentalizmit islamik në Ballkan dhe Evropë. Dalja e fundamentalistëve islamikë nga radhët e zyrtarëve të regjimit komunist tregon më së miri vetë natyrën e diktaturës komuniste, e cila ishte produkt i përzierjes së ideologjisë marksiste-leniste dhe asaj islamike, ose siç quhet ndryshe islamo-komunizëm. Qëllimi i doktrinës islamo-komuniste të Enver Hoxhës ishte zhdukja e klerit katolik shqiptar dhe inteligjencës shekullare të edukuar në perëndim. Lufta e klasave në komunizëm ngjason si dy pika uji me luftën e klasave në Islam, ku ashtu si në komunizëm ata që nuk përqafojnë ideologjinë islamike mbeten të përsekutuar dhe konsiderohen qytetarë të dorës së dytë.




Prishtinë. Viti 2010.


Nipi i sulltanit viziton Prishtinën, dhe pritet në mënyrë madhështore nga vëllai i tij i gjakut Hashim Thaçi. Të dy vëllezërit i luten së bashku allahut përpara varrit të sulltanit. Më vonë, bashkohet me ta edhe Naim Tërnava, dhe të gjithë së bashku luten për shpirtin e sulltanëve. Ternava deklaron publikisht se lutjet jane pranuar dhe tashmë të gjithë sulltanët pa përjashtim janë ne xhehnet. “Mëshira” e allahut të Muhametit është kaq e madhe sa ai ka vendosur që secili nga sulltanët, për të mirat që kanë bërë gjatë jetës së tyre, do të ketë haremin e tij edhe në botën tjetër. ‘Allahu akbar’ thërrasin të tre njëherësh. Pas kësaj, Thaçi e falëndëron Erdoganin, dhe i rikujton atij mbështetjen e vazhdueshme që turqit u kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve gjatë 6 shekujve “bashkëqeverisje” shembullore.




Prishtinë. Viti 2011.


Shqiptarë dhe shqipfolës islamikë, të skllavëruar shpirtërisht dhe psikologjikisht, të mbështjellur fort me pelhurën e fatalizmit, të cilën e mbajnë veshur me pahir prej disa shekujsh, janë mbledhur në një xhami të Prishtinës për të festuar Kurban Bajramin, “festën e mëshirës, dashurisë, tolerancës e mirëkuptimit njerëzor,” siç e quan kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora. Për hir të “madhështisë” së kësaj dite, ata kanë vendosur ta festojnë Bajramin në xhaminë që mban emrin e simbolit të “dlirësisë, dashurisë, mëshirës e mirëkuptimit njerëzor,” Mehmet Fatihut. Po, po, xhamia ku ata festojnë Bajramin, është xhamia Mehmet Fatihu, kryevrasësi që shfarosi, masakroi, dhunoi e dëboi dhjetra miliona shqiptarë. Do të kishte qenë më e pranueshme sikur xhamia të mbante emrin e Hitlerit, i cili megjithëse ishte kryekriminel, ndaj ne shqiptarëve sigurisht që është sjellur shumë më mirë se Fatihu.




Ndien keqardhje kur shikon se si është katandisur komuniteti mysliman i Kosovës dhe nga kush drejtohet. E ashtuquahtura “festa e paqes, mirëkuptimit e mëshirës,” Kurban Bajrami, mbahet në xhaminë e ndërtuar për nder të njërit prej kriminelëve më të mëdhenj të historisë njerëzore, dhe kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihut. Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot i pandalshëm, dhe shqiptarët myslimanë të Kosovës rrezikojnë të mbeten përfundimisht leckaxhinjtë shpirtërorë të Ballkanit.




Pse pikërisht fundamentalisti islamik Sabri Bajgora zgjodhi të mbante këtu fjalimin kryesor për rastin e kësaj feste? Pse xhamia e vrasësit të shqiptarëve qëndron akoma e hapur, dhe kronikat televizive tregojnë pikërisht ritet fetare duke u kryer në xhaminë e kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihu? Deri kur do të vazhdojnë të dhunohen shqiptarët nga pushtuesit e tyre osmano-islamikë? Kur do ta fitojnë lirinë shqiptarët e skllavëruar mendërisht dhe fizikisht, nga anti-shqiptarë si Bajgora dhe soji i tij, të cilët vazhdojnë të luajnë me durimin dhe tolerancën e këtij populli të shumëvuajtur, të cilin po e shkelin çdo ditë me këmbë, si të ishte ndonjë send pa kurrëfarë vlere?




Shkup. Viti 2012.


Grupe njerëzish në një protestë, shfaqen me simbole e parulla arabe, me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë. Madje dikush qëllimisht valëvit edhe ndonjë flamur shqiptar diku në mesin e tyre. Të krijohet përshtypja se jemi në prag të një “pranvere arabe” në Maqedoni. Britmat ‘allahu akbar’ dëgjohen në mesin e protestuesve! E çuditshme! Përsëri të njëjtat britma që prej 600 vitesh shoqërojnë masakrat osmano-islamike ndaj shqiptarëve. Të njëjtat pankarta me shkronja arabe dhe të njëjtët flamuj që valëvisnin dikur pushtuesit osmano-islamikë ndërsa masakronin miliona shqiptarë, burra, gra, pleq e fëmijë të pambrojur. Çfarë janë këto qënie të përçudnuara që protestojnë me simbolet e vrasësve të tyre osmano-islamikë! Kaq keq janë katandisur shqiptarët e Maqedonisë nga dhuna shekullore osmano-islamike? Apo ndoshta nuk janë shqiptarë por vetëm shqipfolës! A ka shpëtim për këto shpirtra të humbur!




3. Populli shqiptar në udhëkryq




Sot, shqiptarët janë ndoshta populli i vetëm në botë, që akoma nuk e ka plotësisht të qartë se cilën shteg duhet të zgjedhë në udhëkryqin e të ardhmes së tij. Një gjë ama është e qartë. Populli shqiptar nuk mund të vazhdojë të injorojë të vërtetat historike. Nuk mund të injorojë pasojat e gjenocidit osmano-islamik. Këto pasoja i ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajë me të njëjtin intensitet edhe në ditët e sotme. Populli shqiptar nuk duhet të lejojë përsëritjen e cikleve historike të skllavërimit dhe shkatërrimit të tij. Është derdhur shumë gjak për një të ardhme më të mirë, dhe jo për një të ardhme të mbuluar nga pluhuri toksik i shkretëtirave arabe. Ky pluhur toksik e ka helmatisur thellësinë e qenies tonë si komb, duke na ka lënë vendnumëro prej 6 shekujsh, siç ka mbetur vendnumëro çdo vend tjetër që ka kaluar një stuhi të tillë historike.




Si pasojë e sundimit osmano-islamik, sot trojet shqiptare nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht por edhe shpirtërisht. Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmano-islamike që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë? Ç’kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmano-islamike janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip? Çfarë kuptimi ka të llomotisësh pambarimisht në media për “tolerancën” e mrekullueshme fetare, kur nga ana tjetër ndërtohen ilegalisht me qindra xhami dhe qendra islamike në zona me popullësi jomyslimane? Ku ekziston kjo “tolerancë shembullore” midis komuniteteve fetare, kur fuqia e ulërimës arabisht nëpër minaret e xhamive rritet qëllimisht për t’u dëgjuar sa më larg që të jetë e mundur? Ku ekziston kjo “tolerancë” kur çdo ditë botohen libra e artikuj që sulmojnë e hedhin baltë mbi çdo figurë tonë kombëtare? Ç’domethënie ka kjo e ashtuquajtur “tolerancë” kur kryetari shqipfolës i bashkësisë islame të Kosovës, i thur lavde publikisht kasapëve që kanë bërë masakrat më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, vetëm sepse këto kriminelë dhe vrasës kanë qenë myslimanë? A mund të na thoni dot se cili mund të jetë toleruesi dhe cili jo-toleruesi në këtë “oqean të mirëkuptimit” ndërfetar? Apo mos vallë jemi një komb “i përmbytur” kaq shumë nga “oqeani i mirëkuptimit ndërfetar” saqë këto “gjëra” tepër të “vogla” e të “parëndësishme’ nuk na krijojnë shqetësim? Janë pyetje që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes me gjakftohtësi, duke u treguar të paktën i sinqertë me veten e tij.




4. “Logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë




Përpara disa vitesh, një publicist islamik shqiptar shkruante se “është e vërtetë që shqiptarët kanë vuajtur shumë gjatë 250-300 viteve të para të pushtimit osmano-islamik, por pastaj me “pranimin gradual të ideologjisë islamike dhe turqizimin e popullsisë, gjendja e tyre filloi të përmirësohej.” Po, pas 300 vitesh terror, dhunime, masakra e dëbime, gjendja e shqiptarëve nën sundimin osmano-islamik filloi të “përmirësohej.” Tashmë shumë prej shqiptarëve të mjerë, nga viktima, nga të masakruar e të vrarë, filluan të shndërrohen në turq, duke asimiluar gradualisht tiparet me negative të një pushtuesi mizor. “Sa më shumë shkombëtarizoheshin shqiptarët, aq më shumë përmirësohej gjendja e tyre si popull,” deklarojnë të gëzuar intelektualët islamikë shqiptarë dhe shqipfolës. Madje një nga këta të ashtuquajtur intelektualë, dhe pikërisht islamiku Abdi Baleta arrin deri aty sa të thotë se “duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.” Sipas Baletës “procesi i islamizimit dhe shkombëtarizimit të shqiptarëve ka qenë një proces fatlum për ta, sepse u bë për të mirën e tyre.” Baleta e pranon se turqit i kanë masakruar pa mëshirë shqiptarët, të cilët nuk e kuptonin se osmanët po i vrisnin dhe shfarosnin për të mirën e tyre. Kjo është “logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë. Sipas grupit të “intelektualëve” islamikë si Abdi Baleta, Hysamedin Feraj, Muhamet Pirraku, Faik Miftari, e shumë të tjerë, pushtimi osmano-islamik i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serbo-grek. Këta fundamentalistë islamikë këmbëngulin se gjithë këto masakra, përdhunime, dëbime, tortura, grabitje, ndalimi i gjuhës, bëheshin për t’i mbrojtur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek, pra bëheshin për të mbrojtur identitetin e tyre. Sipas këtyre “intelektualëve” islamikë, turqit deshën t’i zhduknin shqiptarët për të mirën e tyre, deshën t’i zhduknin që të mos t’i linin të asimiloheshin nga grekët dhe serbët. Duket “qartë” se osmano-islamikët vetëm për të mirën tonë mendonin!




Bombardimi pothuajse i përditshëm i shoqërisë shqiptare me marrëzira të tilla islamike, dhe paraqitja e shpeshtë e këtyre rasteve klinike në median shqiptare, e bën të domosdoshëm krijimin një institucioni që të merret me mbrojtjen e “konsumatorit” nga ky helm i përditshëm që vjellin këto fundamentalistë islamikë. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë sa më larg këtij helmi mediatik ashtu siç u qëndrojnë larg ushqimeve që tashmë e kanë tejkaluar prej kohësh datën e skadencës. Shqiptarët e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e anti-qytetërimit. Për t’u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmano-islamike që e mban veshur prej 6 shekujsh. Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osmano-islamik.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Si funksionon aleanca turko-maqedonase kundër shqiptarëve në Tetovë dhe në IRJM?::::::::::::::::::::::::::::::>Nga Valon Kurtishi




Strategjitë dhe projektet publike e sekrete antishqiptare në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë asesi të marin fund. Madje kohëve të fundit janë duke u shtuar me elementë cilësisht të ri e më të fuqishëm. Janë duke u krijuar aleanca nga më të ndryshmet e më të çuditshmet që kanë për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve të këtushëm. Vazhdon me intensitet të përshpejtuar ritmi i asimilimit dhe deshqiptarizimit të shqiptarëve në Pollog. Në këtë strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve janë bashkuar nacionalizmat sllavo-maqedonas dhe nacionalizmi primitiv i vonuar në histori turk. Goditja kundër shqiptarëve është e koordinuar në mënyrë perfekte në mes këtyre dy nacionalizmave. Mjerisht, qarqet vendimmarëse politike të shqiptarëve të këtushëm janë duke i realizuar në praktikë planet djallëzore antishqiptare që i planifikojnë kuzhinat e Ankarasë dhe Shkupit.



Në vazhdim do të japim një përshkrim të shkurtër me fakte konkrete e të pamohueshme se çështë duke ndodhur në disa sfera të jetës me shqiptarët në Fyrom, të cilët gjenden nën një kryqëzatë të frikshme nacionaliste turke dhe maqedonase bashkë. Kjo analizë sipërfaqësore dhe e shkurtër e disa veprimeve të nacionalizmit turk ndër ne, e tregon qartësisht intencën dhe seriozitetin me të cilin qeveria apo segmente të caktuara nacionaliste të qeverisë së këtij vendi në bashkëpunim me sllavomaqedonasit i ka hyrë dhe është duke e realizuar këtë projekt të tmershëm antishqiptar.



1. Agresioni kulturor antishqiptar në median publike dhe private



TVM (televizioni publik maqedonas), emeton 4 orë në ditë program në gjuhën turke duke i përvetësuar në bazë të përqindjeve të popullsisë tre orë nga programi në gjuhën shqipe. Kjo pasi 800,000 mijë shqiptarë kanë 12 orë program në gjuhën e tyre kurse më pak se 30,000 mijë gjoja-turq realizojnë 4 orë program ditor në mongolisht. Kjo edhe pse TVM paguhet dhe financohet nga paratë e taksapaguesve të këtij vendi të cilët janë 40% shqiptarë dhe vetëm 0,5% pseudo-turq!!!



Pjesë e strategjisë terroriste për asimilimin kulturor të shqiptarëve është edhe emitimi i pesë filmave turqisht në televizionin antikombëtar ALSAT, si dhe ofrimi i shumave të mëdha financiare nga ambasada turke për çdo television i cili do të shfaqë filma në këtë gjuhë.

Maqedonasit etnikë duke qenë të përkatësisë fetare ortodokse si dhe duke bërë pjesë në familjen e madhe gjuhësore sllave pa asnjë lidhje me aziatikët turkfolës, nuk rrezikohen në identitetin e tyre nacional nga këto filma turqisht. Goditjen më të madhe dhe kryesore nga këto filma turqisht e ka komuniteti shqiptar i cili duke qenë në krizë identitare shfaq tendencën e deshqiptarizmit dhe asimilimit në turq.

Këtu punën e vet makiaveliste e bën shteti sllavo-maqedonas i cili i diskriminon shqiptarët dhe i favorizon në mënyra të ndryshme ata shpirtshitur shqiptarë që shpallen si turq. Në fillim edhe ne patëm menduar se kemi të bëjmë me një logjikë të thjeshtë të kërkesave të audiencës së gjerë apo logjikës së ekonomisë së tregut në shfaqjen e këtyre filmave të shumtë në gjuhën turke. Por na habiti shumë kërkesa e ministrit turk të kulturës që të shfaqen filma turk në hapësirën kulturore shqiptare. Këtu na lindën dyshime serioze. Çne ndërhyrja e njeriut të politikës turke në sferën private të filmit në televizionet e një vendi të huaj!?



Gazetat në gjuhën shqipe janë shndërruar në ndihmësit kryesorë në fushatën për deshqiptarizimin e shqiptarëve. Në çdo vend të civilizuar dhe demokratik, media është në ballë të luftës për mbrojtjen e interesave të komunitetit të cilit i takon. Në Maqedoni, media shqipe është në ballë të luftës për shkatërrimin e shqiptarëve dhe ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare. Gazetat tona janë të mbushura me propagandë kulturore turke e aspak me propagandë aktive shqiptare.



2. Goditja antishqiptare në arsimin publik dhe privat



Goditja kryesore kundër shqiptarëve është koncentruar në arsim, e cila është më e rrezikshme pasi ka të bëjë me fëmijët që paraqesin ardhmërinë e çdo kombi. Arsimi kombëtar dhe kultura kombëtare janë shtyllat bazë ku qëndron një shtet modern, një komb modern, një shoqëri moderne. Në qytetet shqiptare të Shkupit, Strugës, Gostivarit, dhe së fundmi ka përpjekje edhe në Tetovë është hapur një shkollë private e quajtur “Jahja Kemal”, në të cilën nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhë turke si dhe i mësojnë lëndët histori kombëtare dhe gjeografi në gjuhët turke!!! Në këtë shkollë është e detyrueshme festimi i festave kombëtare turke kurse ato shqiptare as që përmenden. Në këto shkolla nxënësve që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe vetëshpallen si turq etnikë, shkollimi u jepet falas.

Njëkohësisht shkolla të këtilla private bullgare, sërbe apo greke nuk ka në FYROM. Qeveria maqedonase ka marë masa të fuqishme që të mos lejojë asesi hapjen e shkollave publike apo private bullgare, sërbe dhe greke pasi ato rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve etnikë. Nga ana tjetër pjesa shqiptare e qeverisë në FYROM as që i kupton këto fenomene kombëtare dhe është duke e mbushur vendin me shkolla turke që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shkatërrimin identitar të shqiptarëve të këtushëm.

Nga ana tjetër, kemi informacione të shumta të përfituara në rrugë operative për ekzistencën dhe funksionimin i një morie të shkollave private ilegale në gjuhën turke në Tetovë. Inspektorati i arsimit duhet urgjentisht me ndihmën e policisë të bëjë kontrolle dhe të zbulojë shkollat ilegale që janë duke i turqizuar fëmijët shqiptarë. Shkollat ilegale gjithkund në botë e minojnë sigurinë kombëtare dhe çdo shtet normal merr masa ligjore që të pamundësojë funksionimin e tyre.

Inspektorati i arsimit të bëjë një kontroll dhe të mbikëqyrë punën në medresenë e Tetovës, pasi kemi informata të besueshme se atje në thyerje të qartë të ligjit mbi arsimin fillor ligjërohet në gjuhën turke për fëmijët shqiptarë, si dhe të njëjtët detyrojnë fëmijët shqiptarë që të mësojnë dhe recitojnë lutjet fetare në gjuhën turke.

Në Shkup, një shkollë tërë u është marrë shqiptarëve nga policia sllavo-maqedonase dhe u është dhënë bastardëve dhe aptaridëve që flasin turqisht duke formuar artificialisht në vend të shkollës shqipe “LIRIA”, shkollën turke “TEFEJUZ”.

Në shkollën fillore Brastvo-Migjeni në Tetovë, organet shkollore kanë lejuar hapjen e një paraleleje me mësim në gjuhën turke, edhe pse në atë zonë nuk jeton asnjë turk i vetëm etnik. Inspektorati të ndërhyjë urgjentisht atje dhe të sqarojë këtë budallallëk që nuk ndodh as te fiset zulu të Afrikës.

Në një përsëritje të çuditshme të rastit, është hapur paralele turke në gjimnazin e Dibrës. Në Dibër as ka pasur në të kaluarën, as ka sot dhe as që ka për të pasur ndonjëherë turq etnikë. Po për kë është hapur kjo paralele?

Në shkollën fillore “Istikball” të Tetovës, të cilën e kanë hapur komunistët sërbë në vitet 50 për të turqizuar shqiptarët që ti përzënë më lehtë në Turqi, sot vazhdohet me mësimdhënien në këtë gjuhë, edhepse aty nuk ka turq etnikë dhe numri më i madh i atyre që mësojnë sot turqisht janë romë apo ciganë. Të mbyllet urgjentisht kjo strofkullë epidemike antishqiptarizmi në Tetovë.

Në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtajn” edhe pse askush nuk dëshiron të mësojë në paralele turke, vazhdon të mbahet e hapur paralelja turke e promovuar nga jugosllavët duke i detyruar shqiptarët në shekullin e XXI që të mësojnë apo shkollohen në një gjuhë tjetër!!!



Në USHT, i themeluar me gjakun dhe paratë e shqiptarëve të varfër, janë shpeshtuar vizitat e kota në Turqi të segmenteve të ndryshme apatride që janë punësuar kohëve të fundit aty. Vizitat e shpeshta në Turqi të delegacioneve të USHT kanë për qëllim korruptimin e elementeve të caktuara në mënyrë që të përhapet gjuha turke edhe në këtë tempull të shenjtë për shqiptarët në Maqedoni.

Në USHT është inauguruar së fundmi edhe katedra e teologjisë e cila dominohet nga spiunë dhe antikombëtarë që me gjithçka mund të kenë lidhje, vetëm me islamin si fe e pastër dhe humane jo.

Së shpejti me financime nga Turqia pritet të hapet edhe katedra e turkologjisë, për të cilën nuk ka fare nevojë pasi në Tetovë nuk ka turq etnikë. Për kë do hapet kjo katedër, kush do të studiojë aty dhe në cilën gjuhë do të studiojë?

Në hyrje të derës së USHT qëndrojnë fotografitë e katër studentëve dëshmorë që ranë në mënyrë që këtu të mësohet në gjuhën shqipe. Tani mbi gjakun e tyre banditë të koruptuar pseudopolitikanë e pseudoprofesorë të instalojnë gjuhën turke!!! Kjo është çmenduri. Kjo është tradhti. Kjo është vdekje për shqiptarët.

Në këtë Universitet kohëve të fundit janë punësuar me vendime të plota pune një numër i madh i personavë të paaftë profesionalisht dhe për më tepër që skanë lidhje me shqiptarë e shqiptarizëm dhe që e mbajnë veten të etnisë turke. Të largohen me urgjencë bastardët dhe apatridët nga USHT e themeluar dhe legalizuar me gjakun e shqiptarëve. Ku ishin këta bastardë e apatridë turkofilë në vitin 1994, kur populli shqiptar u përlesh duarthatë me policinë sllavo-maqedonase dhe ra dëshmori i kombit Abdyselam Emini?



3. Sferën publike



Në sferën publike vërehet një shtim i panevojshëm dhe krejtësisht absurd i vizitave të zyrtarëve shqiptarë në Azi. Në qytetin e Gostivarit në një votim unanim të këshilltarëve komunalë intelegjentë sllavë dhe këshilltarëve të çoroditur, gjysëmanalfabetë dhe të koruptuar shqiptarë është zyrtarizuar gjuha turke. Kështu Gostivari shqiptar mer tipare turke duke ndikuar në uljen e umrit të shqiptarëve të atjeshëm si dhë bllokimin e aspiratave euro-integruese të shqiptarëve në përgjithësi.

Punësimi i shpejtë dhe pa asnjë kriter në dikasteret e ndryshme të administratës publike i një numri të madh të njerëzve që mbahen si turq etnikë duke u përfshirë në kuotat e caktuara për punësimin e shqiptarëve etnikë. Shqiptarët që luftuan, dhanë jetën, u masakruan, u përdhunuan, u dogjën për së gjalli, të varfër e të shtypur historikisht nuk luftuan që të punësohen në administratën shtetërore bastardët që mohojnë publikisht gjuhën shqipe dhe kombësinë e tyre shqiptare.



Hapja e konsullatës turke në Ohër dhe Manastir e ka vënë në vështirësi elementin etnik shqiptar atje, duke kontribuar fuqishëm në turqizimin e përshpejtuar të tij.

Janë kërcënuar privatisht dhe në raste edhe publikisht individë patriotë apo shoqata që përpiqen ta mbrojnë interesin shqiptar.

Janë shpeshtuar ndërhyrjet arogante vend e pavend të ambasadës turke në punët e brendshme të shqiptarëve e deri në rishkrimin e historisë kombëtare shqiptare nga pseudohistorianë sipas parametrave falsifikues të histriografisë së okupatorit turk.



4. Në kulturë



Ka disa vite që ka filluar një furtunë e vërtetë nacional-ekstremiste për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare nga elementet turke si dhe shërbetorët e tyre të këtushëm.

Bëhen përpjekje që në komunën e Tetovës dhe në përgjithësi në IRJM, objektet fetare islame të ndërtuara gjatë kohës së okupimit otoman si dhe ndërtesa tjera të kësaj periudhe të natyrës profane të emërtohen si turke, pra si ndërtime kombëtare turke, duke mohuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë praninë shqiptare në këto troje në kohën kur janë ndërtuar të njëjtat. Kjo i shkon përshtati propagandës sllave e cila gjithashtu e mohon prezencën shqiptare në mesjetë duke u shprehur për kishat si maqedonase kurse xhamitë si turke. Po monumentet mesjetare të shqiptarëve etnikë ku janë?



Nuk ka objekt kulti nga e kaluara e fesë islame e cila nuk përvetësohet dhe nuk shpallet me automatizëm si pjesë e trashëgimisë kombëtare turke. Xhamitë, teqetë, kullat e ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë për nevojat e besimtarëve shqiptarë gjatë kohës së okupimit turk shpallen si xhami turke. Kapakun politik këtij përvetësimi fashizoid të kulturës kombëtare shqiptare ia vuri Ahmet Davutogllu, i cili në vizitën e tij në xhaminë e larme në mes të Tetovës u tha mikpritësve të tij shqiptarë se xhamia e larme “është xhami turke”. Në qytete tjera të FYROM-it ministri turk foli për kulturë turke. Askund nuk përmendi kulturën islame. Çdo xhami që vizitoi në Fyrom e shpalli për turke duke e nacionalizuar kështu në mënyrë të padrejtë tashëgiminë e ndërtuar nga shqiptarët e këtushëm gjatë shekujve të errët të okupimit primitiv aziatik.



Në komunën e Qendër-Zhupës në Dibër ku banojnë shqiptarë të sllavizuar myslimanë që pushteti okupator sllavo-maqedonas i quan “maqedonas myslimanë”, u ndërtua shtëpia dhe u falsifikua prejardhja familjare e Ataturkut. Me një të rënë të lapsit, shtëpia ku ai lindi u shpall “etnike turke”, kurse banorët shqiptarë të asaj komune u shpallën për turq etnikë. Gjithë kjo me iniciativën e Elizabeta Kamçeva Milevskës dhe ambasadorit turk.

Në dy qytete shqiptare janë hapur konsullata turke duke ndikuar kështu në uljen e numrit të shqiptarëve të Manastirit dhe Ohrit, të cilët të gjendur nën thundrën e egër të shovinizmit sllav, priren drejt turqizimit në këto qytete të shenjta shqiptare.



Një numër i disa bastardëve (apatridëve) nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë shkolluar me para të agjenturës shtetërore në shkolla të ndryshme në Turqi. Të njëjtët pasi janë kthyer në Tetovë dhe vise tjera shqiptare, janë punësuar në mënyrë eksprese në sektorë kyç të shoqërisë, si në arsim, në spitale, në institucione të ndryshme shtetërore. Një pjesë kanë mision dhe janë instruktuar qartë të veprojnë në kuadër të institucioneve që paguhen dhe mbahen me paratë e shqiptarëve të varfër kundër interesave të po këtyre shqiptarëve.





5. Sektori civil – OJQ



Në fushën mjaft të ndjeshme dhe fragjile të sektorit civil, veprojnë një shumësi e organizatave “jo-qeveritare” turke të cilat kanë për mision shkatërrimin e kulturës shqiptare, gjuhës shqipe dhe ngushtimin e hapësirës territoriale të shqiptarëve në akordancë të plotë me planet gjenocidale antishqiptare të nacionalizmit sllavo-maqedonas.



Investimet e organizatës shtetërore TIKA e cila është një shoqatë që ka në programin e saj si pikë numër 1: përhapjen e gjuhës turke jashtë Turqisë, janë plotësisht në këtë drejtim.

Përveç TIKA-s, në Tetovë funksionojnë edhe disa organizata me emra të çoroditur joshqip si Kalkan, Ensar, Skofia, e disa tjera që punojnë drejtpërsëdrejti për zhdukjen dhe turqizimin e qytetarëve shqiptarë të Tetovës. Kërkojmë nga organet policore që të kryejnë kontrolle në këto organizata dhe të zbulojnë dhe bëjnë publike punën kriminale të tyre në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën në fuqi të këtij vendi. Kërkojmë nga organet e specializuara për luftë kundër krimit ekonomik të vërtetojnë burimet e financimit të këtyre organizatave antishoqërore dhe antikombëtare dhe ti bëjnë të njëjtat publike, në mënyrë që opinioni i gjerë shqiptar të jetë në dijeni të veprimtarisë antishqiptare dhe kriminale të tyre, që ska të bëjë me parimet programore që ata i proklamojnë publikisht.



Është vërtetuar prania dhe veprimtaria agjenturore e disa organizatave tjera terroriste turke, të cilat manipulojnë me varfërinë e grave shqiptare duke i dërguar në vizita në Turqi dhe duke i detyruar ta mësojnë gjuhën turke, të flasin turqisht dhe të regjistrohen si turq etnikë në regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet vitin e ardhshëm këtu. Si target grup i kësaj organizate janë gra të varfëra, të pashkolluara, të papuna si dhe femra tjera me të cilat ndoshta edhe keqpërdorohet në forma tjera, të cilat duhet ti zbulojnë organet e specializuara për zbulimin e veprimtarisë dhe luftimin e agjencive të huaja të spiunazhit.



6. Në ekonomi



Një përpjekje e ethshme vërehet dhe ndjehet në fushën ekonomike. Zatën goditja kryesore antishqiptare nuk është koncentruar rastësisht në sferën ekonomike dhe arsimore. Një numër i kompanive me kapital shoqëror u janë plaçkitur biznesmenëve shqiptarë para syve dhe në mënyrë antiligjore nga kompani turke në bashkëpunim me qeveritarët sllavo-maqedonas. Të punësuarit në këto kompani as që vjen parasysh të jenë shqiptarë.

Zona e lirë ekonomike e Tetovës, një përallë 20 vjeçare e cila nuk është duke e realizuar asesi, ka rrezik të shndërohet në ekspedientin financiar të nacionalizmit turk në Pollog. Një zonë të tillë ka ndërtuar shovinizmi grek në qytetin e Gjirokastrës. Atje ekzistojnë një mori e bizneseve të mesme e të vogla me pronarë grekë etnikë nga Greqia. Të punësuarit shqiptarë në këto ndërmarje me pronarë grekë në Gjirokastër me automatizëm kanë ndëruar përkatësinë e tyre etnike për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. Duke qenë se shovinizmi grek dhe shovinizmi turk i përdorin metodat identike të punës, në jemi të sigurtë që kushtëzimet e njëjta do të përdoren edhe në zonën e lirë ekonomike të Tetovës nëse kjo u jepet biznesmenëve me përkatësi etnike turke.

Kushtëzimet e këtilla tashmë janë vërejtur gjatë aplikimeve për punësim në bankën Ziraat në Shkup, Tetovë e Gostivar si dhe në Aeroportin e Shkupit. Ziraat banka fare publikisht i kushtëzon kredikërkuesit shqiptarë me ndryshim të përkatësisë etnike si dhe krediton individë, biznesmenë, nxënës dhe studentë që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe shpallen si turq etnikë.

Kushtëzimet etnike nacionaliste janë vënë re në mbishkrimet e shitoreve që tregtojnë arin në qytetin e Tetovës. Çdo shitore e këtillë ka vënë mbishkrimin e vet edhe në gjuhën turke. Shihet qartë se dikush kushtëzon me përdorim të gjuhës turke këta tregtarë si dhe një numër të farmacistëve të cilët poashtu fare pa nevojë kanë vënë mbishkrime turqisht në farmacitë e tyre.



Investimet e fundit në Tetovë – janë mafioze dhe antishqiptare. U jepen akces në shërbime dhe mallra të caktuara vetëm atyre individëve ose grupeve që flasin turqisht dhe mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare

Filialet e kompanive turke me urdhër të drejpërdrejtë të qeverisë turke u jepen taksativisht vetëm biznesmenëve që flasin turqisht dhe e mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare, kështu që biznesmenët shqiptarë mbeten në një konkurencë të egër jashtë ligjit dhe në mënyrë jolojale jashtë konkurencës pasi janë të shkelur si nga qeveria sllavo-maqedonase ashtu edhe nga segmente terroriste të qeverisë turke.



7. Në mbrojtje dhe siguri



Një bashkëpunim i fuqishëm dhe i frytshëm turko-maqedonas vërehet në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Qeveria dhe Armata turke që në fillimvitet 90 janë sponzori vendimtar dhe kryesor në trajnimin, shkollimin dhe pajisjen e armatës fyromiane me material ushtarak.



Në vitin e kobshëm 1997 kur shqiptarët në Gostivar dhe Tetovë luftonin duarthatë për mbrojtjen e simbolit të tyre nacional, qeveria dhe ushtria turke me procedurë të përshpejtuar furnizuan policinë sllavo-maqedonase me automjete të blinduara të cilat u përdorën menjëherë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Gostivar, ku edhe mbetën të vrarë katër martirë të kombit. Qeveria turke e lavdëroi policinë dhe qeverinë maqedonase për këtë aksion terrorist antishqiptar.



Në vitin e tmershëm 2001, kur e gjithë makineria ekzistuese policoro-ushtarake sllavo-maqedonase ishte vërsulur në një sulm përfundimtar kundër qenies shqiptare këtu, ishte përsëri miku turk i cili nuk denjoi as këtë radhë të furnizojë armatën terroriste sllavo-maqedonase me autoblinda (hermelinë) duke shtuar aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse të saj në luftë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.



Marrëveshja e fundit (dhjetor 2010) në vazhdën e bashkëpuniumit të shkëlqyer turko-maqedonas ishte ndihma prej 1 milionë dollarësh amerikanë të cilën siç u shpreh Gruevski para ministrit turk të mbrojtjes ushtria sllavo-maqedonase do ta shfrytëzojë për shtimin e kapacitetit luftarak dhe ofensiv të saj.



Edhe njëherë shihet qartë se qeveria turke mbron interesat e saja kombëtare duke realizuar strategjitë kombëtare për zhvillim dhe aspak nuk i interesojnë shqiptarët “myslimanë” të Maqedonisë, pasi e ndihmon vazhdimisht forcimin e kapaciteteve ushtarake të forcave sllavo-maqedonase të mbrojtjes dhe sigurisë.



Ushtria dhe policia janë instrumente kyç në duart e shovinizmit sllavo-maqedonas për të mbajtur në kontroll territorin dhe për të terrorizuar në rast nevoje popullsinë shqiptare në vend. Turqia i financon, ushtron, shkollon dhe pajis me armatime moderne vdekjeprurëse 20 vite me rradhë këto forca ushtarako-policore sllavo-maqedonase. Kjo është një shenjë e qartë apo shembull shkollor për këdo se çka do të thotë çuarje para e agjendave nacionale apo realizim i interesit nacional përtej sentimenteve të mjegullta pseudo-fetare që disa trushpërlarë gjysëm analfabetë shqiptarë i kanë në lidhje me rolin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare.


8. Ndërhyrje nacionaliste turke antislame në BFI



Ndërhyrjet nacionaliste dhe kundërislame në BFI ku në mënyrë krejtësisht anstiligjore, antislame, antishqiptare dhe antihumane është zyrtarizuar gjuha turke, kurse në Turqi me pesë milionë shqiptarë as që guxon dikush në Bashkësinë islame të atjeshme të mendojë të shprehet në një fjalë në gjuhën shqipe, e lëre më të zyrtarizojë bashkësia islame e këtij vendi gjuhën shqipe. Këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta e me një politikë nacionaliste tjetërsuese e cila nuk ndalet as para fesë islame por duke e keqpërdorur atë për asimilimin e shqiptarëve.

Janë botuar një numër i madh i librave fetarë në gjuhën turke, kur dihet se këtu nuk ka turq etnikë. Shtrohet pyetja logjike për kë i boton dhe kujt ia dedikon BFI këta libra turqisht, kur besimtarët i ka mbi 99% shqiptarë që flasin shqip. Sikur të ishin arabisht prape nuk ka arsye , por pse turqisht?



Në kalendaret fetare të Ramazanit apo edhe festave të tilla si Bajrami me urdhër të BFI është shtuar gjuha turke. Pse është shtuar gjuha turke? BFI meret me politikën e rujatjes së gjuhës turke apo me punët e zotit? Kjo puna e zyrtarizimit të turqishtes në Bashkësinë fetare islame të FYROM-it i ngjan shumë punës së zyrtarizimit të greqishtes në Kishën ortodokse të Janullatosit në Shqipëri.



Në organizimet e ndryshme që i organizon BFI për nder të festave të ndryshme e ka të obligueshme që gati gjysmën e programit ta bëjë në gjuhën turke dhe ajo e bën këtë në një veprim eklatant antishqiptar, edhe pse besimtarët që ajo u shërben janë të gjithë shqiptarë etnikë.



9. Vërejtje përfundimtare



Në këtë mënyrë plotësohet rethi vicioz i përbërë nga këta rrathë koncentrikë.



1. Shkolla fillore në gjuhën turke e cila do të turqizojë familjet edhe ashtu në shumicë apatride e qytetarëve të Tetovës.

2. Shkolla e mesme- kolegji e cila do ti formësojë këta fëmijë si turq etnikë pa dijet elementare për kulturën, gjeografinë , historinë dhe vlerat e tyre kombëtare.

3. Banka e cila do të kreditojë ato familje të cilat do ta regjistrohen si turke dhe do të vetëshpallen si të tilla.

4. Dhe më vonë këta fëmijë të turqizuar do të bëhen përfaqësues të ndërmarjeve turke të cilat kanë investuar në zonën e lirë ekonomike të Tetovës. Ata do të kenë përparësi gjatë punësimit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët do të shërbejnë si robër të bardhë, si robër për të kryer punë fizike dhe si material gjenetik për të shtuar numrat e turqve etnikë.

5. Krah për krahu me fuqizimin financiar do të vijë edhe dominimi dhe uzurpimi i pushtetit mediatik, i cili do të ndikojë që përfundimisht edhe pushteti politik me kalimin e kohës të bjerë në duart e elementeve qartësisht antikombëtare dhe apatride.



Pra në një formë tjetër do të përsëritet situata e kohës së komunizmit kur në ndërmarjet shoqërore të Tetovës me 90% popullsi shqiptare punonin 95% punëtorë maqedonas, romë dhe disa tradhtarë e puthadorë të sojit “turk”, si dhe në pushtet ishte instaluar një pakicë e shqiptarëve të ndershëm të cilët i shërbenin me besnikërinë e qenit regjimit okupator jugosllav. Kjo është një politikë neokolonialiste dhe neoimperialiste e cila nuk duhet lejuar të zbatohet në Tetovë dhe në pjesët tjera të banuara me shqiptarë në këtë banana republikë ish jugosllave.

Sipas Franc Fanonit “vendet europiane e kanë aritur unitetin e tyre kombëtar në çastin kur borgjezitë kombëtare kanë përqëndruar në duart e tyre shumicën e pasurive”(shih F.Fanon “Të mallkuarit e botës”, Rilindja, faqe 86). Tek ne rrezikohet të ndodhë tërësisht e kundërta e unitetit dhe kohezionit kombëtar: të formohet dhe është duke u formuar një elitë drejtuese, një borgjezi moderne apatride turkofone e cila do ta shkatërojë identitetin kombëtar të shqiptarëve të këtushëm.



Të gjithë këto veprimtari turke për dobësimin dhe uljen e numrit të shqiptarëve të këtushëm dhe prodhimin e ritjen artificiale të minoritetit të paqenë – inekzistent turk, bëhen me lejen, me dijen, me inkurajimin dhe në bashkëpunim të plotë me qarqet më të zeza të nacional-ekstremizmit antishqiptar sllavo-maqedonas.



Gjithë kjo veprimtari dhe strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve etnikë realizohet me dijen dhe me pjesëmarjen aktive të qarqeve të caktuara shqiptare sot pjesë e pushtetit sllavomaqedonas. Duket qartë se këta pseudopolitikanë që ushtrojnë funksione të larta politiko-shoqërore te shqiptarët në Maqedoni janë të koruptuar totalisht, të kapur nga shtete dhe agjentura të huaja të cilat i detyrojnë të realizojnë agjenda antishqiptare.



Duke i pasur parasysh këto veprime si dhe shumë lëvizje e aksione tjera që ne nuk mund ti paraqesim këtu publikisht, i bëjmë thirje asaj pjese të klasës politike shqiptare të pakapur akoma nga agjenturat e huaja, qeveritarëve të sotëm shqiptarë në veçanti, organeve të specializuara shtetërore për luftë kundër terrorizmit dhe agjenturave ndërkombëtare, shoqërisë civile, akademikëve, gazetarëve, opinionit publik si dhe popullit shqiptar në këtë vend, që të bashkohen dhe si një trup i vetëm ti bëjmë ballë rrezikut të madh që i kanoset në këtë kohë të rëndë në të cilën gjendet. Nëse nuk ndërmeret aksion i vetëm, i shpejtë, unik dhe vendimtar sot, pasojat do ti vuajnë gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve tanë. Të mos na mallkojnë pasardhësit tanë. Të mos na mallkojë historia. Të veprojmë sa kemi kohë dhe mundësi. Të punojmë gjithë bashkë në formësimin ideologjik të masave të gjera popullore që nuk e kuptojnë çka fshihet prapa këtyre veprimeve politike, ekonomike, kulturore turko-maqedonase. Të bashkuar të dalim fitues përballë nacionalshovinizmave të huaj që duan të na bëjnë varrin ne shqiptarëve.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

daniel00 , i lexova me kujdes edhe erdha ne perfundim se po e perzien fejen me kombin .. me duket se po mundohesh qe kombi Shqiptar ta urrej fejen islame ...

nuk po hy edhe aq ne detaje por , Skenderbeut edhe nuk i kan ndimue Venediku , kur e kan bo shkrum e hi Malazezet Shkodren .. pastaj edhe lufta e fundit , nuk mundet te harohet gjenocidi serb ..

p.s. ndoshta ! nuk e ka pas edhe keq Enver Hoxha , ma se miri as nje fe .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Busavata une nuk kam autorsine e asnje shkrimi , ato mundimet me duket se po i ben ti perderisa me drejtohesh mua per fakte dhe artikuj me fakte historike te botuara ne periudha te ndryshme ne media te ndryshme .

Urrejtjen gjithashtu si fjale e hodhe ti , pra mos me vesh mua pislleqe qe nuk i shpreha por ti i shprehe .

Kujt t'i interesojne ato fakte le t'i lexoje , kujt nuk i intereson dhe do te shpife ndaj meje per mua eshte i injoruar si gjithmone , por ne forme respekti t'u pergjigja . Kalo mire !
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Busavata une nuk kam autorsine e asnje shkrimi , ato mundimet me duket se po i ben ti perderisa me drejtohesh mua per fakte dhe artikuj me fakte historike te botuara ne periudha te ndryshme ne media te ndryshme .

Urrejtjen gjithashtu si fjale e hodhe ti , pra mos me vesh mua pislleqe qe nuk i shpreha por ti i shprehe .

Kujt t'i interesojne ato fakte le t'i lexoje , kujt nuk i intereson dhe do te shpife ndaj meje per mua eshte i injoruar si gjithmone , por ne forme respekti t'u pergjigja . Kalo mire !
Daniel , artikujt te cilet i ke sjell ma lartë po shifet haptas se jan anti islamiste , pra trego si duket urretja ?!!!

nuk e mbrojta asnjeren fe , as katolike e ortodokse ..



pa e lexue nje artikull nuk mundesh ta dish edhe permbajtjen ..

kalofshi mirë edhe ju .
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Danjel per shqiperine jan mbledh kleriket e te gjith feve siò ka katolik ,ka myslyman dhe ortodoks .
Mqs nuk i njef po te jap ca emra ...gjej material ne google pastaj...
Haxhi Vehbi Dibra ,Daut Boriçi,Hafiz Ibrahim Shkupi,Sheh Ahmet Pazari,Hafiz Ali Korçen,Ismail Ndroqin ,Mutesin Kelliqin,ismet Dibra ,Ibrahim Rrepishti,Hafiz Xhemal Mullai ,
Mjafton te kujtojme ketu vargjet e Fishtes te “Lahuta e Malsise“

“Shtrine te ngratin hafiz Myslimin, dhe ne dru e rrahen trimin

Sado qe ishte nje “ hafiz”“Jam shqiptar me gjuhe e fis”

Jam Shqiptar pergjigjet Hafizi deri qe ashti i kambes i krisi [3]

Krahasimet qe beni ju sot me islamin terrorist nuk kane te bejne fare me islamin shqiptar .Ne e perqafuam ate sipas menyres tone shqiptare ,e adaptuam ne menyre shume liberale .
Une jam bektashie (me trashigim nga te paret por nuk jam praktikante ..te me fali zoti nqs egziston )por nuk e krahasoj menyren e te jetuarit te nje myslymani bektashi ne jug me nje katolk ne shkoder qe dhe sot jetojne te ngujuar si ne mesjete ...
Eshte njesoj sikur une te them feja katolike eshte feja me e keqe sepse shkaterroi ,vrau paganet ..kryqezatat etjetj
eshte e prapambetur sepse vrau shkencetaret ,dogji grate per stregoneri etjetj
kshu qe ky muhabet qe ju jeni me te zotet e me te miret eshte kot fare ,e sidomos ne shqiperi .Rreziku me i madh eshte tani dhe pikerisht nga ju fanatiket e feve ..
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Re: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Danjel per shqiperine jan mbledh kleriket e te gjith feve siò ka katolik ,ka myslyman dhe ortodoks .
Mqs nuk i njef po te jap ca emra ...gjej material ne google pastaj...
Haxhi Vehbi Dibra ,Daut Boriçi,Hafiz Ibrahim Shkupi,Sheh Ahmet Pazari,Hafiz Ali Korçen,Ismail Ndroqin ,Mutesin Kelliqin,ismet Dibra ,Ibrahim Rrepishti,Hafiz Xhemal Mullai ,
Mjafton te kujtojme ketu vargjet e Fishtes te “Lahuta e Malsise“

“Shtrine te ngratin hafiz Myslimin, dhe ne dru e rrahen trimin

Sado qe ishte nje “ hafiz”“Jam shqiptar me gjuhe e fis”

Jam Shqiptar pergjigjet Hafizi deri qe ashti i kambes i krisi [3]

Krahasimet qe beni ju sot me islamin terrorist nuk kane te bejne fare me islamin shqiptar .Ne e perqafuam ate sipas menyres tone shqiptare ,e adaptuam ne menyre shume liberale .
Une jam bektashie (me trashigim nga te paret por nuk jam praktikante ..te me fali zoti nqs egziston )por nuk e krahasoj menyren e te jetuarit te nje myslymani bektashi ne jug me nje katolk ne shkoder qe dhe sot jetojne te ngujuar si ne mesjete ...
Eshte njesoj sikur une te them feja katolike eshte feja me e keqe sepse shkaterroi ,vrau paganet ..kryqezatat etjetj
eshte e prapambetur sepse vrau shkencetaret ,dogji grate per stregoneri etjetj
kshu qe ky muhabet qe ju jeni me te zotet e me te miret eshte kot fare ,e sidomos ne shqiperi .Rreziku me i madh eshte tani dhe pikerisht nga ju fanatiket e feve ..

Shume fjale me vend Saura ,Rrespekt..
(edhe une nuk besoj ne feje por i Rrespektoj te gjithe)
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Busavata une nuk kam autorsine e asnje shkrimi , ato mundimet me duket se po i ben ti perderisa me drejtohesh mua per fakte dhe artikuj me fakte historike te botuara ne periudha te ndryshme ne media te ndryshme .

Urrejtjen gjithashtu si fjale e hodhe ti , pra mos me vesh mua pislleqe qe nuk i shpreha por ti i shprehe .

Kujt t'i interesojne ato fakte le t'i lexoje , kujt nuk i intereson dhe do te shpife ndaj meje per mua eshte i injoruar si gjithmone , por ne forme respekti t'u pergjigja . Kalo mire

Une te jam drejtuar shum rrall, vetem kur shkruan dicka qe eshte veshtire te mos rreagosh, sic eshte menyra qe iu drejtove busaves. Ai eshte njeriu i fundit qe do te akuzonte ty per dicka edhe sikur ti ta meritoje prej kohesh.

Eshte e vertet qe ti nuk dhe mendimin tend pesonal ne menyren direkte, por megjithate nuk te paska munguar vullneti per te prur gjith ato artikuj ketu. Nese ti nuk kishe qellim te caktuar, perse i prure artikujt ketu atehere?. Ngelet duke cituar njerez te medhenj e artikuj pa fund, sikur gjithcka qe shkruhet duhet te jet fakt i perkryer. E dini juve qe greqia do te kishte marr gjysmen e shqiperi nese shumica nuk do te kishin qen mysliman? Ata debuan mbi 200 mij cam dhe i masakruan ne mes te dites sepse ishin mysliman, cfar i ndalonte ate te merrnin gjysmen e shqiperise nese ishim ortodoks me shumice.

Duhet te jemi objektive dhe pragmatik kur trajtojm ndikimin qe fet paten tek populli shqiptar gjat gjith koherave dhe sidomos gjate perandorise osmane. Na pelqejn neve apo jo disa gjera duhet ti pranojm ashtu sic jane dhe jo si i duam ne.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Roli i Islamit në trojet Shqiptare

Une te jam drejtuar shum rrall, vetem kur shkruan dicka qe eshte veshtire te mos rreagosh, sic eshte menyra qe iu drejtove busaves. Ai eshte njeriu i fundit qe do te akuzonte ty per dicka edhe sikur ti ta meritoje prej kohesh.

Eshte e vertet qe ti nuk dhe mendimin tend pesonal ne menyren direkte, por megjithate nuk te paska munguar vullneti per te prur gjith ato artikuj ketu. Nese ti nuk kishe qellim te caktuar, perse i prure artikujt ketu atehere?. Ngelet duke cituar njerez te medhenj e artikuj pa fund, sikur gjithcka qe shkruhet duhet te jet fakt i perkryer. E dini juve qe greqia do te kishte marr gjysmen e shqiperi nese shumica nuk do te kishin qen mysliman? Ata debuan mbi 200 mij cam dhe i masakruan ne mes te dites sepse ishin mysliman, cfar i ndalonte ate te merrnin gjysmen e shqiperise nese ishim ortodoks me shumice.

Duhet te jemi objektive dhe pragmatik kur trajtojm ndikimin qe fet paten tek populli shqiptar gjat gjith koherave dhe sidomos gjate perandorise osmane. Na pelqejn neve apo jo disa gjera duhet ti pranojm ashtu sic jane dhe jo si i duam ne.
Objektivitetin fillimisht tregoje ne temën përkatëse të hapur po nga une të cilit ti po më pyet sikur nuk jam në dijeni , kur më thua a e di për gjenocidin ortodoks grek .

http://www.forum-al.com/showthread.php?t=17575

Ja or mik , tema ku është , madje materialin që hap temën e kam përkthyer vetë , përveç shume materialeve te tjera qe sa me ka rene rasti t'i gjej i kam postuar . Dhe ortodoksia greke beri krime sa deshi e zaptoi gjithe ato troje , e nuk u praps para askujt , siç mund te kesh keto fantazira , por lexo me mire dhe vazhdo atje .

Tani une e marr vesh se t'i hidhesh perpjete duke me dhene mua keshilla se cfare te mendoj por fakti eshte qe une nuk merrem as me ty as me Busavaten per sa kohe nuk permendni fakte historike , akuzat dhe aluzionit mbi mua s'me bejne pershtypje pasi nuk jam une tema e diskutimit por materialet qe postova te kjo teme kane te bejne me materialin e postuar ne fillim te temes sepse per mua postimi i pare eshte baza dhe jo e ka kush e ka si behet tema me pas nga antare qe postojne pa vend dhe pa material . Forumi nuk eshte per tu dukur qe te postohet ne tema e per tu pispillosur me postime te kota .

Materiali hapes i temes e trajtonte çeshtjen fetare ne anen e arsimit , kultures , qyteterimit dhe bashkejeteses , si dhe shkonte deri ne te shkuaren historike te kohes se Skenderbeut . Nuk ka vlere te analizoj ato thenie te cilat jane kryekeput propagande , pa te dhena fare , pa personazhe historik e pa data . Pra eshte nje material per te indoktrinuar njerezit e dobet dhe te lekundur , e aq me shume eshte per te vetekenaqur fetaret te cilet jane ne pasigurine e injorances .

Materialet historike qe solla per mua i pergjigjen ne te gjitha format dhe ne te gjitha ilustrimet pretendimeve te shprehura , me detajet e ndryshme te historise shqiptare , te problematikes se saj , te nenshtrimit dhe dhunes qe i eshte ushtruar . S'ka asgje per te pelqyer apo per te mos pelqyer prej meje ketu . Mua me mjaftojne e me pelqejne faktet historike . Kush hidhet e merret me akuza te kota personale eshte ai qe eshte i pakenaquri dhe ai le ta kete me historine e popullit te vet dhe me identitetin e vet .
 
Top