• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rozana rikthehet në teatër

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, ka vendosur që këtë verë t’u përkushtohet maksimalisht të dy profesioneve të saj.


Pas kaq muajsh mungesë ajo do t’i rikthehet këtë fund qershori skenës së teatrit, këtë herë në rolin e Ofelisë, tek tragjedia “Hamleti”. Për të na e provuar edhe më mirë këtë, Rozana, në profilin e saj në rrjetin facebook.com ka vendosur foton që ne po ju paraqesim, në të cilën shkruhet mjaft qartë titulli i tragjedisë, në të cilën ajo do të marrë pjesë.

Ky angazhim i ri në teatër do t\’i marrë jo pak kohë Rozit, por megjithatë ajo nuk ka ndërmend që ta lërë pasionin e saj, muzikën për asnjë arsye.

Aktualisht është duke punuar për 2 këngë të reja në studion e kompozitorit të njohur Adrian Hila, për njërën prej të cilave, këngëtarja na tregon se do të realizojë edhe një klip shumë të nxehtë.

Në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, Rozi premtoi se në vijim të karrierës së saj do të realizonte vetëm këngë të vërteta…Emri i kompozitorit tek i cili ka besuar edhe këtë herë, na e garanton këtë, por megjithatë, ne ende jemi në pritje…(Bluetooth)



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top