• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rregulla për pjesëmarrjen dhe përmbajtjen!

Status
Temë e mbyllur.

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Nëse ofendoheni nga kritika ndaj fesë, nëse nuk jeni dakord nga pikëpamja fetare me kundershtimin e fesë në shumë drejtime duke perfshirë dhe por jo e kufizuar nga venia në lojë, atëhere ndaloni; mos lexoni më tej dhe largohuni nga kjo zonë e forumit!

Fjala 'sakrilegj' nuk ka kuptim në këto forume. Ky seksion nuk privilegjon asnjë bindje fetare dhe nuk merr parasysh imunitetin ideologjik që fetë gezojnë në mënyrë automatike në shoqëri të ndryshme. Përkundrazi, mund të ndodhë që këmbëngulja në pretendime fetare të vihet në lojë.

Për mbarëvajtjen e diskutimeve ju lutem të kini parasysh këto rregulla si vijojnë.

A)- Fshihen ose lëvizen pa paralajmërim, pavarësisht nga synimi:

1)- Cështjet me tematikë që nuk i përket këtij nënforumi (Jashtë tematike)
2)- Shkrimet që s'kanë të bëjnë fare me temën që diskutohet. (Zhurma)
3)- Shkrimet që propagandojnë fenë (Propagandë fetare)
4)- Shkrimet që fokusohen me shkruesin dhe jo shkrimin. (Etikë)

5)- Shkrimet që përsëriten
6)- Shkrimet që shkruhen në gjuhë të huaj


B)- Redaktohen shkrimet që:

1)- Përdorin pa kriter gërma të trasha, kapitale, të pjerrëta, etj.

C)- Pjesëmarrësit priten që:

1)- Të përdorin arsyetim, d.m.th. të argumentojnë pozicionin e tyre,
2)- Të mos merren me personin , por me mendimet e tij,
3)- Bashkë me citime që sjellin nga të tretë, të shprehin dhe mendimin e tyre në lidhje me këto,
4)- Të mos sjellin një artikull të tërë nga rrjeti duke rënduar temën dhe duke e bere te pa lexushme


D)- Tematika e nënforumit

Në një mjedis virtual ku diskutohet kundra fese, është e kuptueshme që mbetet të diskutohet per ata qe nuk e kan hasur kurrë besimin në zot ose tek fete
Teorikisht pritet që pjesëmarrësit ta kenë lexuar para se të shkruajnë. Ateistët rikujtohen se fetarët kanë pak problem përqendrimi në diskutime që kanë të bëjnë me hyjnoren, kështu që do duhet t'i duroni deri diku ndërhyrjet e tyre që shkelin rregulloren.
 
Status
Temë e mbyllur.
Top