• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rregullorja e këtij nën forumi!

Status
Temë e mbyllur.

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përshëndetje të gjithëve!

Duke qënë se rregullat e përgjithshme që aplikohen edhe në këtë nënforum, shpesh nuk merren parasysh ose harroen, po e quaj me vend që t'ia u rikujtoj edhe njëherë lexuesve dhe anëtarëve të forumit.

Duhet të shpreheni në gjuhën shqipe!

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e këtij forumi. Të gjithë pjesmarrësit duhet të shkruajne shqip në forum. Të gjitha dialektet e gjuhës shqipe janë të lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qënë se është gjuha më e lehtë për tu kuptuar nga shumica e shqiptarëve. Nderoni veten duke shkruajtur një gjuhë shqipe të pastërt dhe konform rregullave gramatikore dhe të drejtshkrimit. Ata antarë që nuk shkruajnë dot gjuhën shqipe, mund të lexojnë dhe mund të shprehen vetëm në seksione të veçanta të forumit të hapura për të huaj apo shqiptarë që nuk shkruajnë dot shqip.

P.s Vetëm termat duhen përdorur në Anglisht, për efekt se Gjuha Shqipe nuk ka terminologji të pasur në këtë fushë.
Duhet të respektoni mendimin ndryshe!

Ajo që të bie në sy në Forum Al është larmia e temave për diskutim dhe larmia e mendimeve të ndryshme që gjen në çdo temë. Fakti që ju merrni pjesë në këtë forum duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit ndryshe. Kjo do të thotë se ju keni vendosur që të merrni pjesë në forum në mënyrë që të shprehni mendimin tuaj dhe të lexoni edhe respektoni edhe mendimin ndryshe. Nëse e keni të vështirë të pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni të impononi mendimet tuaja me forcë, sinqerisht, ju jeni në vendin e gabuar. Nuk duhet që të hyni fare në Forum Al por duhet të debatoni e shoqëroheni me ata shqiptarë që mendojne njësoj si ju. Arsyeja përse e theksojmë këtë rregull është se pjesa dërrmuese e problemeve në forum lindin pikërisht nga mosrespektimi i mendimit ndryshe që shprehet konform rregullave të forumit dhe etikës së të shprehurit.
Duhen shmangur replikat e pavend!

Të gjitha postimet që nuk kanë lidhje direkt me temën, shkaktojnë replika pa vend dhe përcjellin mesazhe që bien në kundërshtim me vetë përmbajtjen e temës do moderohen pa ju njoftuar.
Duhet të qëndroni kohërent me nën forumin!

Ky nënforum titullohet "Arti Programimit", pra do ju lutesha të respektoni këtë profil dhe të shmagni tema që nuk përfshihen në këtë kategori.
Mundohuni të qëndroni në brendësi të këtij nën forumi!

Përsëritja e temave me të njëjtin subjekt bie në kundërshtim me rregulloren e forumit dhe shkakton përsëritje të bezdisura dhe kohë të humbur për anëtarët që i hartojnë si dhe për ata që i lexojnë. Sigurohuni që tema që keni ndërmend të hapni, nuk është e konsumuar më parë dhe nëse është kështu atëherë mund të vazhdoni të pasuroni temën aktuale me informacion të ri. Në rast të kundërt shkrimet do moderohen ose do fshihen pa paralajmërim.
Duhet respektuar e drejta autorit!

Të gjitha materialet që do hidhen në këtë nën forum duhet të kenë burimin nga janë marrë ose personi që i ka përpiluar. Në rast të kundërt tema do përfundojë në koshin e forumit.
Ju falenderoj të gjithëve dhe ju uroj të kaloni çaste të këndëshme në këtë forum.

Forum-Al Staff.
 
Status
Temë e mbyllur.
Top