• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet patologjike

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Aforizma "Dielli mjekon, por edhe dëmton" vlen plotësisht, pasi përdorimi i rrezeve të diellit në mënyrë të kontrolluar, mund të japë një efekt të dëshiruar parandalues dhe mjekues.

Aforizma "Dielli mjekon, por edhe dëmton" vlen plotësisht, pasi përdorimi i rrezeve të diellit në mënyrë të kontrolluar, mund të japë një efekt të dëshiruar parandalues dhe mjekues.



Rrezet e diellit reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin, diabetin e shumë sëmundje të tjera, bëhet e ditur nga disa kërkime mjekësore amerikane. Sipas një studimi të shkencëtarëve amerikanë, njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D, e njohur ndryshe si vitamina diellore, janë dy herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga ataku kardiak.



Këto rezultate janë arritur duke testuar evidencat e trupave në rritje. Rezultatet tregojnë se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës, të cilën çdo njeri mund ta përftojë brenda 20 minutave në diell, është vendimtar për mbarëvajtjen e shëndetit. Edhe pse jo çdo shkencëtar bie dakord me hipotezën që vitamina D është kaq vendimtare për mirëqenien shëndetësore, ky mendim po ecën drejt konsumit.



Deri më tani, vitamina D është parë paraprakisht si një faktor mbrojtës kundër sëmundjeve të kockave, si osteomalacia (e njohur si rakiti tek fëmijët) dhe osteoporoza.



Vitamina prodhohet prej prekursorëve natyralë të trupit, si pasojë e ekspozimit të lëkurës në rrezet diellore ultraviolet B. Plazhistët kaukazianë mund të marrin rreze për 20 minuta në diellin e mbasdites. Ndërsa, një ekspozim më i gjatë në diell dëmton lëkurën.



Burimet e para të vitaminës D në dietën ushqimore janë qumështi dhe peshqit e yndyrshëm, të cilët kanë në përbërjen e tyre një sasi të madhe vitamine D. Për të pasur një konsum të mirë të kësaj vitamine, shumë njerëz duhet të pasurojnë dietën e tyre ushqimore, ose të kalojnë më shumë kohë nën rrezet e diellit, por ky rekomandim zakonisht kundërshtohet nga dermatologët, për shkak të rrezikut së kancerit të lëkurës.



Por vitamia D, kur është e mjaftueshme në organizëm, pakëson rrezikun e goditjeve në zemër e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ndaj, ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis, duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
 
Top