• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rritet shitja e telefonave celularë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Sipas hulumtimit të kompanisë së njohur Gartner, shitja e përgjithshme e telefonave celularë në tremujorin e dytë është rritur për 13.8 për qind, në 326 milionë njësi të shitura.
Veçanërisht theksohet shitja e telefonave të mençur (smartphones), të cilët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shitur për 50.5 për qind më shumë, dhe sot ata përbëjnë afërsisht 19% të gjithë telefonave të shitur celularë.

Në mesin e sistemeve operative për telefona celularë edhe më tutje udhëheq Symbian me pjesëmarrje prej 41.2%, mirëpo kjo është një rënie e madhe krahasuar me 51% sa kishte vitin e kaluar. Ai pasohet nga Research in Motion (RIM) i cili me pajisjet e veta BlackBerry ka marrë 18.2% të tregut, e pas tij janë Android me 17.2%, Apple iOS me 14.2%, Windows Mobile me 5%, si dhe Linux të cilit i takojnë 2.4% të pajisjeve.



Në tregun e përgjithshëm edhe më tutje udhëheqë bindshëm Nokia e cila për dallim nga viti i kaluar kur kishte 36.8 tani ka rënë në 34.2%, derisa Samsung është në vendin e dytë dhe ka rritur pjesëmarrjen e vet nga 19.3 në 20.1%. Samsung pasohet nga LG Electronics pjesëmarrja e së cilës po ashtu ka rënë nga 10.7 në 9%, RIM është e katërta me pjesëmarrje prej 3.4%, sa ka përafërsisht edhe Sony Ericsson në vendin e pestë
 
Top