• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rrjedhin detajet e Dell Thunder

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ekipi i Engadget ka zbuluar detajet e modelit të ri të telefonit të zgjuar Dell Thunder, bashkë me specifikat e këtij telefoni.
Modeli i ri i Dell, Thunder, do të jetë i pajisur me procesorin 1 GHz Snapdragon, grafikë Qualcomm Adreno ( të ngjashëm me atë që e ka Nexus One) ekran të ndjeshëm në prekje me 4.1 inç, 512 MB RAM, 512 MB ROM, kamerë me 8 mega-piksel me LED ndriçues, dhe ndoshta edhe me një kamerë tjetër përpara.

Përveç tjerash, besohet se Dell do të lansojë dy versione të ndryshme të këtij telefoni, të cilët do të bazohen gjithsesi në sistemin operativ Android. Sipas Engadget, njëri prej tyre do të përmbajë rezolucion me 800 x 600 dhe tjetri me 1,280 x 768 piksela.

Gjithashtu thuhet se njëri prej versioneve të këtij telefoni mund t’i dedikohet operatorëve si Verizon ose Sprint, ndërsa tjetri do të vihet në përdorim nga AT&T dhe lidhjen e tyre 3G.
 
Top