• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rudina rikthehet në ekran

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Rikthehet pas disa muajsh mungesë në ekran, me një format televiziv që e ka menduar gjatë. Një program pasditeje, ku ajo është ideatore, autore dhe njëkohësisht dhe prezantuese.


Vitet e fundit, Rudina Magjistari, një nga emrat më të spikatur në prezantim, ka preferuar që programet e saj të jenë jo vetëm të këndshme dhe argëtuese, por edhe të thellë dhe utilitarë, duke kaluar natyrshëm në atë pjesë që i përket më së shumti fushës së gazetarisë.

E pyetur për këtë preferencë të re të saj, ajo gjithmonë është shprehur se dëshiron që në programet e saj të ketë jo vetëm personazhe Vip, por edhe pjesë të përditshmërisë së njeriut të thjeshtë, të cilat vijnë nëpërmjet tematikave të ndryshme dhe njerëzve të panjohur, që dëshmojnë fakte dhe histori interesante.

Mbas 18 vitesh eksperiencë në ekran, Rudina Magjistari është bërë një perfeksioniste e vërtetë, aq sa programet e saj dëshiron t’i kurojë vetë në çdo detaj, që nga gjetja e temave, përzgjedhja e të ftuarve, pjesa e show-t, etj.

Takimi i pasdites* do të jetë takimi me Rudinën çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 18 deri në 19, në televizionin “Klan”. Në fakt ideja për të startuar një program të tillë ka qenë më e hershme, por ndërtimi i studiove të reja në “Klan” ka bërë që projekti të shtyhet në kohë.

Një pasdite për të folur, për të reflektuar, për të qenë së bashku, e pse jo edhe për t’u argëtuar. Kjo ka qenë ideja e Rudinës për të kthyer vemendjen e publikut në punën e saj më të re në televizion.

Një program impenjativ dhe me shumë detaje interesante, por që Rudina e ka marrë me shumë qejf, pasi thuhet se një njeri që merret me televizion, nuk bën më dot pa të.

Përsa i përket temave, ato do të jenë të lehta por edhe impenjative, ndërkohë që nuk do të mungojnë të ftuarit të cilët do të jenë fytyra të njohura por edhe risi të ekranit, të cilët edhe pse jo shumë të njohur, kanë diçka të rëndësishme për të ndarë me publikun.

Magjistari është e bindur se programi do të ngjisë shumë shpejt me audiencën, pasi me të vërtetë formati në një farë mënyre ka elementë tashmë të njohur, por këndvështrimi me të cilin është parë, është tejet origjinal dhe interesant.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top