• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Russia 2018: 1/2

Status
Temë e mbyllur.

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Kater kombetaret me te forta ne planet luajne duelet e tyre per finalen e madhe te 15 Korrikut ne Moskë...

Cilat mendoni qe do jene finalistet e medhenj te boterorit Rus, dhe arsyen pse mendoni qe e meritojne finalen...

Belgjikë - Francë

Angli - Kroaci
 
Last edited:

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,931
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: Gjysëm Finalet

Deshire e imja eshte te dalin ne finale :

Kroaci vs Belgjike
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,931
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: Gjysëm Finalet

Rasti i Xhakës dhe Shaqirit, Zvicra planifikon vendimin që do t’i befasojë të gjithë



Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema. Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Nga 12 mesfushorët dhe sulmuesit e përzgjedhur të kombëtares aktuale të Zvicrës, 10 prej tyre kanë lindur në shtete të tjera ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.

Kjo dilemë e federatës zvicerane merr shkas nga shqiponja që bënë Shaqiri dhe Xhaka në ndeshjen Serbi-Zvicër, ku kjo e fundit fitoi 2:1 me golat e dy shqiptarëve. FIFA i dënoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

“Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”, tha Miescher.

Ai sugjeroi gjithashtu se Federata mund të ofrojë programin e saj mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm nëse ata heqin dorë nga kombësia e dytë. Sekretari i Përgjithshëm pranoi që Zvicra ka përfituar nga talenti i këtyre futbollistëve, por shtoi se nëse Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe disa vende afrikane marrin pjesë në Kupën e Botës në të ardhmen, mund të jetë rasti kur Zvicra thjesht stërvit dhe trajnon shumë lojtarë për shtetet e tjera.

Alex Miescher u shpreh se lojtarët e rinj i premtojnë federatës zvicerane se nuk do të largohen, por kur arrijnë moshën 21-vjeçare zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër. Dhe këtu ai sjell shembullin e Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por tani luan për Kroacinë dhe është një nga lojtarët kryesorë.

Aktualisht, Federata Zvicerane e Futbollit, thotë Miescher, po mendon seriozisht idenë e përjashtimit nga Kombëtarja të lojtarëve me dy shtetësi ose të mbajnë vetëm një prej tyre.

Bota Sot.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,076
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Une mendoj qe nese Kosova do te ishte ne Fifa Xhaka,Shaqiri,Berhami,Ahmedi do kishin zgjedhur Kosoven per te luajtur.Me duket se shumica e lojtareve nga Ks ndihen me shume Kosovare se Shqipetare (flas ne aspektin e Shqiperise se madhe jo nga ndarja kufitare).Te gjithe lojtaret nga Kosova (me perjashtim te Lorik Cana) kane zgjedhur Shqiperine sepse nuk kane pasur oferta apo mundesi per te luajtur ne kombetaret e vendeve te tjera.Me kujtohet Mavraj i cili e ka refuzuar shume here Shqiperine me pare duke shpresu se do te thirrej nga Gjermania dhe pranoj te luante me Shqiperine vetem kur e pa qe ke Gjermania nuk kishte shance.E njejta gje ka ndodh edhe me Abrashin dhe Taulant Xhaken.
 
Last edited:

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,732
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

World Cup Russia 2018...

Fitore me koke ...Made in England ... ...dhe Heronjte e Kroacise...

Kushedi sa do jete merzitur Gramoz Ruci qe Atdheu i tij Mema - Rusi u eliminua dhe u largua nga Boterori qe po zhvillohet ne shtepine e Putinit....dhe kushedi sa do kene qare bolsheviket e thekur Servet Pellumbi, Fatos Klosi, Baba Taku, e kelyshet e tyre Mut Nano, Merua, Fevzua e co per eliminimin e skuadres se tyre te zemres...

Sa per humor ...se sinqerisht e urrej ngaterrimin e politikes me sportin e aq me shume qe ne rastin konkret Rusia i ka bere ketij boterori nje organizim te shkelqyer e gati ne perfeksion.. ne cdo element te tij...

Drame me vete ka qene ndeshja e Socit.. Rusi - Kroaci.. 1-1 loja e rregullt...2-2 shtesa dhe 4-3 penalltite dhe Kroacia e sheh veten per here te dyte ne Gjysemfinalen e nje Boterori..pas atij te 1998..ku u rendit e treta me yjet e saj te atehershme Shuker, Boban, Jarni, Prosinecki etj..

Rusia ne gjysemfinale?....

Sinqerisht do me cudiste shume me teper se sa edhe vete eliminimi i Gjermanise , Argjentines, Spanjes e Brazilit.. nga ky boteror...

Po kaq sa jam teper dyshues per ate lloj energjie fizike e freskie te tille te ruseve krejtesisht e pa zakonte per nje ekip e per futbollistet e tij ne kesi turnesh e ne kete stad..ne ndeshjen e peste brenda 23 ditesh???

E tek mendon qe ruset ne kete hark kohor kane luajtur pothuajse 6 ndeshje ...natyrisht duke llogaritur edhe shtesat e penalltite ne dy raste ...dyshimet e mija per gjendjen e tyre " te fresket e konstante " fizike .. per ta jane vertet teper serioze .

Nejse .. ne gjysemfinale jane me plot merite ato ekipe qe ne suksesin e tyre nuk i vodhen askujt asgje..Belgjika - Franca dhe Anglia e Kroacia..

Dhe per here te peste ne historine 88 vjecare te boteroreve do te kemi nje mini-turne puro europian.. keshtu ka ndodhur me pare me 1934..Itali, Ceki, Gjermani , Austri..me 1966 ..Angli, Gjermani, Portugali , B.Sovjetik, ..me 1982 ..Itali, Gjermani, Poloni, France,...me 2006 ..Itali, France, Portugali, Gjermani..dhe tash me 2018..France, Belgjike, Kroaci dhe Angli...

Per here te 9 finalja gjithashtu do te jete puro europiane e pritet qe bilanci i Trofeve Amerika Jugore - Europe te shkoje ne 12- 9 ..per europianet..nderkohe qe 10 here finalja ka qene mixe..e vetem 2 here puro amerikano-jugore...

Per here te 4 radhazi , pra ne kater boteroret e fundit ..Trofeu mbetet ne Europe.. ne kontinentin qe e shpiku kete loje magjike

Franca eshte per here te 6 ne gjysemfinale ..eshte 1 here Kampione 1998... 1 here nenkampione, 2 here e treta e 1 here e katerta...

Anglia per here te dyte ne gjysemnfinale...eshte 1 here Kampione 1966...dhe me 1990 e katerta...

Pas 28 vjetesh thyen tersin e penalltive, pas 28 vjetesh rikthehet ne kater me te mirat e pas 52 vjetesh kerkon Trofeun e munguar ne Atdheun e futbollit.....

Belgjika ...per here te dyte ne gjysemfinale...me 1986 ka qene e 4-ta..

Kroacia po per here te dyte ne gjysemfinale...me 1998 ka zene vendin e trete...

Me bukur se kaq prishet...

Anglia e Franca per here te dyte apo Kroacia e Belgjika per here te pare...te shohim e te presim...

Personalisht do te me pelqente nje finale Belgjike - Kroaci ..por edhe Angli - Belgjike apo Angli - France ose edhe Kroaci - France e cdo lloj perplasje tjeter e tille do te ishte argetuese per te gjithe dashamiresit e futbollit...

Sidoqofte ne dramen e Socit..Kroacia e pati me te veshtiire se sa parashikohej...

Golat e Cerishev ne te 31 min. dhe Kramaric ne te 39...e kane mbyllur lojen e regullt 1-1..

E serisht te dyja ekipet per here te dyte ne kete boteror i drejtohen shteses se bezdisshme....por edhe ketu nga nje gol per sejcilin ekip....Vida per kroatet ne te 100 min...dhe Fernandez ne te 115...dhe perfundimisht 2-2..

E nga pika e bardhe heronjte kroate quhen Subashic [ qe luajti i demtuar e me shpirt nder dhembe] .. por qe riperserit suksesin e tij individual si ne ndeshjen ndaj Danimarkes tek pret penalltine e Smolov ...dhe Rakitic qe realizon penalltine decizive dhe e con Kroacine aty ku duhet dhe ku e meriton te jete...nder 4 me te mirat e boterorit...heroi tjeter quhet Luka Modric i cili sot luajti te 111 ndeshje te tij per Kroacine..

Edhe rusi Akinfejev ka pritur penalltine e Kovacic..por nuk ka mundur dot te riparoje gabimet e Smolov dhe Fernandez..dhe perfundimisht 4-3 prej pikes se bardhe e per here te dyte zoti ka qene ne krah te kroateve...

Ne ndeshjen qe u luajt me heret Anglia e pati me te lehte se sa e mendonte perballjen e saj ndaj Suedise..

Me pare ka qene Maguire ne te 30 min. dhe ne pjesen e dyte ..ne te 58 min. Delle Ali..e qe te dy pas goditjesh tipike angleze ..me koke i kane dhene fitoren e paster 2 - 0 Anglise..ose me sakte sikurse paskam qejf ta etiketoj ..nje fitore Made in England..sepse e tille qe ne fakt...per nga menyra e lojes por edhe per nga lloji i golave te realizuar..

Nje Angli qe e kontrolloi dhe e dominoi lojen edhe pse ndeshja nuk u ngjit dot ne ate lloj niveli qe te mund ta quash e bukur, me ritem apo edhe emocionuese..

E tash do te perjetojme festen e vertete te futbollit europian packa se turneu quhet Boteror...

Te marten me 10 korrik ne Saint Petersburg do te kemi nje ndeshje kryeveper France - Belgjike dhe nje dite me pas me 11 korrik ne Moske ..takimin intrigues Angli - Kroaci...

E pra Boterorit i erdhi fundi sepse normal...cdo fillim e ka edhe nje fund apo jo..?

Kane mbetur edhe vetem kater ndeshje ose me sakte edhe vetem 360 minuta loje te rregullt [ lus zotin jo me shtesa e jo me penallti ] ...jane per tu luajtur 2 gjysemfinalet , finalja e te mundurave 3-4 ....dhe te Djelen e 15 Korrikut Finalja e madhe ne stadiumin Luzhniki te Moskes...
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
55,832
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Na ke çarë diferencialin me këtë A.R.Dostin. :p
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Fakt interesant:

Ne 2010 Barcelona ishe ne kulmin e saj e trainuar nga Guardiola, Dhe Spanja fiton Boterorin me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Barça!

Ne 2014 Guardiola trainon Bayern Munchen, dhe Gjermania fiton boterorin me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Bayern.

Ne 2018 Guardiola trainon Manchester City, te shohim nese Anglia do te dale kampion bote me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Cityzen...
 
Last edited:

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,732
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Pse ça ka për të lexuar ky kokë dhipi* Dosti? :p
Ky bën si gjithollog.
ju rilindasit jeni koqe kandari. po ju shau shefin ta shembin teatrin-qesh-
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
55,832
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

ju rilindasit jeni koqe kandari. po ju shau shefin ta shembin teatrin-qesh-
Na hëngsh bulmetin e bythës ti çërr i Salës bashk me Edin. :p
Thuaj ndonjëherë ndonjë gjë tënden se na vdiqe me ata që citon, nuk bie as ndonjë të hajrit të paktën, të vete syri vetëm te koqet. :p
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Kalon Anglezi me Belgun...

Kroati ska ekip te keq , por ka ne kurriz 240 min ne 2 ndeshje dhe 2 lojtar te formacionit te demtuar.
Megjithate ekipet ballkanase me t'miren e tyre e shfaqin gjithmone me ekipe te ashtquajtura te medha.

Ndersa Belgjike vs France do jete thriller , hazard , de bryne , lukaku , kundrejt Pogba , Mbape dhe Grizman.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,076
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Per Angline mendoj njesoj si ty.Kroatet vijne nga 2 ndeshje me 120 minuta dhe fizikisht jane pertoke.Nuk mund te rikuperosh forcat ne 2 dite.

France - Belgjike mendoj ndryshe.

Besoj ka per te fituar Franca.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Sa keq po dolen se ti e Lumi do ngelni pa skuader :)
Jo ti Venom, ai me siper.
Une te sjell fat , po akoma se ke kuptu ket :p
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
24,842
Pikët
113
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Fakt interesant:

Ne 2010 Barcelona ishe ne kulmin e saj e trainuar nga Guardiola, Dhe Spanja fiton Boterorin me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Barça!

Ne 2014 Guardiola trainon Bayern Munchen, dhe Gjermania fiton boterorin me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Bayern.

Ne 2018 Guardiola trainon Manchester City, te shohim nese Anglia do te dale kampion bote me lojtaret kryesore te grumbulluar nga Cityzen...
Pa Barcelona e pa Real Madrid nuk ka Spanj
Pa Bayern nuk ka Gjermani
Pa Juventus (Milan,Inter) nu ka Itali
Dhe pa te zinj nuk ka France/Angli lol
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Russia 2018: 1/2

Pa Barcelona e pa Real Madrid nuk ka Spanj
Pa Bayern nuk ka Gjermani
Pa Juventus (Milan,Inter) nu ka Itali
Dhe pa te zinj nuk ka France/Angli lol
Çuditerishte te Barcelona rastisi trainer Guardiola, po ashtu te Bayern, dhe tani te Manchester City ku Anglia eshte favorite per te fituar boterorin ... ;)
 
Status
Temë e mbyllur.
Top