• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,133
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mundësisht nëse sillni diçka nga lëmi i gramatikës ( jeni shumë të mirëseardhur) shërbehuni në literaturë dhe mos na sillni studime personale - me hamendje.
 
Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,133
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Shpeshherë kur duam të përshëndesim me shkrim, biem në siklet: more si shkruhet kjo, si një fjalë e vetme apo si një shprehje a lokucion.

Më poshtë po jap disa nga përshëndetjet për të dyja rastet:

* si një fjalë e vetme:

falemnderit, faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta

dhe si

* shprehje e lokucion:

Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë!, Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, Për shumë vjet!, Për shumë vjet gëzuar!,

Qofshi shëndoshë!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin!

Ju falemi nderit! Të falem nderit!

Kryet shëndoshë! Qofshi vetë! Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj.

Si urdhëron! Si urdhëroni! etj.
 
BlueRose

Audere semper
Anëtar
Jul 20, 2011
Postime
6,350
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Kisha ca fjale qe kam dyshuar nese i shkruaj sakte apo jo:

C'do apo Cdo
Gatishmeri apo Gadishmeri
Dakord apo dakort
Evrope apo Europe
Vertete apo Vertet

Kam dhe te tjera por keto po me kujtohen per momentin...
 
Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
39,788
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

un i di si; cdo, dakort, evrope, dhe vertet, por mirepres cfare do thon ekspertet :p
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,591
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Kisha ca fjale qe kam dyshuar nese i shkruaj sakte apo jo:

C'do apo Cdo
Gatishmeri apo Gadishmeri
Dakord apo dakort
Evrope apo Europe
Vertete apo Vertet

Kam dhe te tjera por keto po me kujtohen per momentin...
Une I di per :
Cdo
Gadishmeri
Dakord
Europe
Vertet
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Çdo
Gatishmëri
Dakord
Evropë
Vërtetë

Te neve qashtu i shkruajme. :D
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,591
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Çdo
Gatishmëri
Dakord
Evropë
Vërtetë

Te neve qashtu i shkruajme. :D
Ato pikat mbi e nuk i bej dot :D
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Ato pikat mbi e nuk i bej dot :D
Nuk i paska verejtur Akrepi ene ledio :D se pason karton i verdhe ne fushen e shkronjave :D ne fakt ë-ne as une nuk e perdori ne fjale, por do ishte korrekte te shkruhej siç i ka shkruajtur alfabetatori :D
 
Me mire ti bej edit asaj qe thashe kushedi sa gabime kam bere :D
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Me mire ti bej edit asaj qe thashe kushedi sa gabime kam bere :D
Hahahaaaa, jo pa merak, se ketu jemi per te mesuar, shiko si i ka sjellur bangat ne klasen dixhitale :D mesuesi Demka.
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,660
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Nuk i paska verejtur Akrepi ene ledio :D se pason karton i verdhe ne fushen e shkronjave :D ne fakt ë-ne as une nuk e perdori ne fjale, por do ishte korrekte te shkruhej siç i ka shkruajtur alfabetatori :D
Çfar po don i kam cicat si bombon........refreni``Bej_dy_pompa``
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

sa nuk ka ardhur mesues Demka, e te nxjerr ne shqelma ledio jashte klase se po fol dhafe pis ne ore te mesimit :D
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,660
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

sa nuk ka ardhur mesues Demka, e te nxjerr ne shqelma ledio jashte klase se po fol dhafe pis ne ore te mesimit :D
OK i heqim cicat.cfare do pijnë cullat?
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Coca cole ne kanoqe :D
 
Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,133
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Kisha ca fjale qe kam dyshuar nese i shkruaj sakte apo jo:

C'do apo Cdo
Gatishmeri apo Gadishmeri
Dakord apo dakort
Evrope apo Europe
Vertete apo Vertet

Kam dhe te tjera por keto po me kujtohen per momentin...
Përgjigje shkrutimisht:

1. C'do apo Cdo
* që të dyja janë të sakta. E para ç' është përemër pyetës dhe vihet në fillim të fjalive pyetëse, p.sh. Po ti ç'do këtu? ( ka kuptimin "çfarë" ... PO ti çfarë do këtu?
E dyta: çdo është përemëri pakufishëm a i papërcaktuar dhe është gati i përafërt me përemrat: Çdo njeri, gjithsecili, gjithkush, çdokush,Kushdo, secili, cilido qoftë
p.sh: Çdo njeri duhet ta dijë se .... ( pra: secili, kushdo ... etj )

2. Gatishmeri apo Gadishmeri ( duhet: gatishmëri )
3. Dakord apo dakort ( më mirë fjala shqipe: pajtoj, pajtohem... P.sh. Jam dakodrt me këto që the ( pajtohem me këto që the )
4. Evrope apo Europe ( duhet: Evropë )
5. Vertete apo Vertet ( të dyja të sakta. fjala e parë është mbiemër i nyjshëm i/e vërtetë, p.sh. E vërtetë e pamohueshme.
fjala e dytë është ndajfolje: vërtet ( me siguri), p.sh. E tha vërtet apo jo? )

Respekt,
 
Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,133
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Çfar po don i kam cicat si bombon........refreni``Bej_dy_pompa``
OK i heqim cicat.cfare do pijnë cullat?
sa nuk ka ardhur mesues Demka, e te nxjerr ne shqelma ledio jashte klase se po fol dhafe pis ne ore te mesimit :D
Mund edhe mos ta kishte thënë, por edhe pse e tha nuk u bë nami. Nuk tha asgjë të turpshme ( përjashtimisht jashtë postimit ). Tha një fjalë që është edhe në fjalor dhe mbi të gjitha fjalë e gjuhës shqipe. E keqja është se e tha në dialekt.

Ja çfarë shpjegimi jep fjalori i gjuhës shqipe për këtë fjalë:

SISË f. sh.
1. Organ i femrës së njeriut në pjesën e përparme të
kraharorit dhe te kafshët gjitare me gjëndra të posaçme, që
prodhojnë qumësht për ushqimin e të vegjëlve; gji. Me sisë
të vogla (të mëdha). Sisët e lopët. Një dosë me gica në sisë.

2. bised. Qumështi që prodhohet nga gjiri, gji. Pi sisë
foshnja. I jep sisë foshnjës. S`ka sisë t'i japë djalit. Ia preu
sisën. E la sisën.

3. Secila nga dy njollat e errëta me majë të vogël që ndodhen
në të dy anët e gjoksit të meshkujve. Mbi sisën e majtë. Nën
sisën e djathtë.

* Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji, të pijë)
fj. u. shih te QAJ.
 
Last edited:

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,557
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Qfare :D mesuesi digjenirate :D dhafi ishte te mesojme gramatiken e gjuhes, jo te trupit. Tuuurp, tuuurp edhe marreeeree -boh-

Njehere mesohet A e modhe e shtypit, ti dole te shkronja S e modhe e bute e shkrimit :D
 
BlueRose

Audere semper
Anëtar
Jul 20, 2011
Postime
6,350
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Faleminderit Gi de Masha, Ju te tjereve s'ju felenderoj se mi keni thene gabim : ).

Shkruhet:

mi apo m'i
kufij apo kufinj
nje qen, disa qenër apo disa qen

Faleminderit paraprakisht.
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,660
Pikët
113
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Qfare :D mesuesi digjenirate :D dhafi ishte te mesojme gramatiken e gjuhes, jo te trupit. Tuuurp, tuuurp edhe marreeeree -boh-

Njehere mesohet A e modhe e shtypit, ti dole te shkronja S e modhe e bute e shkrimit :D
plak qefli ledio-mos-
 
Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,133
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Faleminderit Gi de Masha, Ju te tjereve s'ju felenderoj se mi keni thene gabim : ).

Shkruhet:

mi apo m'i
kufij apo kufinj
nje qen, disa qenër apo disa qen

Faleminderit paraprakisht.
Pyetje - përgjigje:

Shkruhet:

1. mi apo m'i ( të dyja të sakta. varet ku e si i përdorim.
e para mi është emër dhe përdoret për të emërtuar dy gjëra: mi - nota e tretë muzikore dhe mi - gjitari i dëmshëm dhe bartës i shumë sëmundjeve që jeton edhe nëpër shtëpite tona: mu -i, miush, miushe ...
e dyta m'i- është trajtë e shkurtër e bashkuar e përemrit vetor ( dhanore + kallëzore ): mua (më) + ata/ato (i) = m'i, p.sh. M'i dha librat. )
2. kufij apo kufinj ( duhet: kufij )
3. nje qen, disa qenër apo disa qen (përdoret: një qen, disa qen; në numrin shumës të shquar : qentë , p.sh qentë e fshatit:
Është e ditur se disa emra përdoren njejtë si njejës, si në shumës. P.sh. Qen i(njejës)/(shumës) pabesë. )
 
Last edited:
Top