• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresht

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Toka së shpejti do të mund të fitojë diellin e dytë, por për të paktën një ose dy javë. Njëri nga yjet më të shndritshme të qiellit tonë do të shndërrohet në supernova, ndërsa shpërthimi mund të ndodhë këtë vit, shkruan gazeta londineze “Daily mail”.
Astro-fizikanët thonë se gjiganti i kuq Betelgez në plejadën Orion, ylli i nëntë për nga madhësia në qiellin tonë, që ndodhet 640 vit dite larg nesh, po e humb masën, e cila është shenjë e kolapsit të gravitacionit.
Bred Karter, fizikan pranë Universitetit të Kuinslendit Jugor, ka shpjeguar se ylli është duke shpenzuar karburantet e domosdoshme të bërthamës.
“Ky karburant e bën Betelgezin të ndritshëm dhe e mban atë. Kur të mbetet pa karburant, ylli do të shkatërrohet dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Karter.
Shpërthimi, i cili do të pasojë, do të jetë dhjetëra miliona herë më i ndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se do të ketë 24 orë dritë në Tokë dhe për dy javë do të duket sikur kemi dy diej.
“Do të shpërthej dhe do të ndriçojë gjithçka. Do të shohim një dritë të pabesueshme për një periudhë të shkurtër, dy javë, dhe pas disa muajve drita do të fillojë të zbehet dhe në fund do të jetë vështirë që të shihet ndonjë gjë”, shpjegon Karter.
Shpërthimi mund të ndodhë, vetëm është çështje kohe. Kjo mund të ndodhë para përfundimit të vitit të ardhshëm.
Interneti “po vlon” nga parashikimet e fundit të botës, të cilat ndërlidhen me supernovën dhe parashikimet e majave. Ekspertët, megjithatë, pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës dhe nuk do të mund të shkaktojë dëme.
“Kur të shpërthej, së pari do të shohim një shi të pjesëzave të quajtura neutrin. Ato do të bien në Tokë dhe supernova të cilën e shohim, do të ndriçojë natën në qiell. 99 për qind e energjisë nga shpërthimi i yllit do të lëshohet përmes këtyre pjesëzave, të cilat do të bien në Tokë, por nuk do të ketë pasoja të dëmshme”, ka thënë Karter.
 

bomber

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
142
Pikët
0
Përgjigje e: Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresht

rri e qete puffi, se une dhe ti nuk kemi per ta pare kurre kete diell te dyte, sikur ne kete moment te shpertheje ne supernova ylli betelgez do te duhen 640 vjet te arrije drita e tij ne toke...per krahasim drites se diellit i duhen 8 minuta per te arritur ne toke.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresht

Mos harro se cdo vezhgim qe behet nga Toka eshte nje vezhgim i se kaluares. Mund te ket shperthyer ka 640 vjet dhe rrezet e shperthimit te tije vijne ne toke sivjet, pa pritur... ose ne 2012. :D

Puffe, mcifu! :D
 

bomber

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
142
Pikët
0
Përgjigje e: Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresht

Mos harro se cdo vezhgim qe behet nga Toka eshte nje vezhgim i se kaluares. Mund te ket shperthyer ka 640 vjet dhe rrezet e shperthimit te tije vijne ne toke sivjet, pa pritur... ose ne 2012. :D

Puffe, mcifu! :D
hahaha e di, universi eshte nje iluzion i madh, cdo gje qe shihet ne univers eshte e kaluar, po hec e merre vesht, artikulli thote qe do shpertheje tani...ca esht kjo tani? koha e tashme apo e shkuara?! apo koha e tashme per ne qe jemi ne toke, dhe e shkuara e betelxhez?
 
Top