• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

S’ka gjë prej rrjetit për shoqërim nga Google

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Pas supozimeve të shumta dhe spekulimeve, përfaqësuesit e Google sërish kanë theksuar se nuk janë duke zhvilluar platformë të re për rrjetëzim shoqëror për të konkurruar ndaj Facebookut.
Në fakt, kryeshefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, në shtator ka deklaruar se kompania ka ndërmend të shtojë një “shtresë” të rrjetëzim shoqëror në faqet e veta, mirëpo nuk zhvillon rrjetin tërësisht të ri për shoqërim. Megjithatë, këto deklarata kishin nxitur spekulime të shumta për rrjetin e mundshëm për shoqërim nga Google.



Aktualisht Google veçmë është pronar i rrjetit për shoqërim online Orkut i cili është e popullarizuar në Brazil dhe Indi, mirëpo nuk ka arritur të merr popullaritet më të madh në tregjet tjera.

Në deklaratat më të reja, përfaqësuesit e Google kanë theksuar se nuk janë duke zhvilluar platformë të re e cila do jetë vetëm një platformë të re për rrjetëzim shoqëror.
 
Top