• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

S’ka gjë prej shfletuesit Fennec për iPhone

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Fondacioni Mozilla ka hequr dorë tërësisht dhe zyrtarisht nga zhvillimi i versionit mobil të shfletuesit të saj të internetit për iPhone.
Në vend të shfletuesit Mozilla do të përqendrohet në shërbimin e vet Firefox Home për iPhone i cili lidhet me Firefox Sync për të mundësuar bartje të thjeshtë të historisë së faqeve të shfletuara, kartelave të hapura, lidhjeve të preferuara të internetit dhe konfiguracioneve tjera nga Firefox për kompjuterët personal në iPhone.

Mozilla po ashtu ka paralajmëruar se do të shtrijë shërbimin e saj Firefox Home edhe në BlackBery e Symbian, gjersa është marrë parasysh edhe mbështetjen për iPad, kështu që supozohet se kompania në tërësi heq dorë nga versionet mobile të shfletuesve të saj.

Ani pse Mozilla ka eksperimentuar gjatë me shfletuesit mobil, tani për tani Fennec ende është në fazë relativisht të hershme dhe në dispozicion vetëm për Android si dhe pajisjet e Nokias të bazuara në platformat Maemo e Meego.
 
Top