• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

S’ka kush që e ndalë Facebookun

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sipas të dhënave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Facebook së shpejti mund të llogarisë atë që deri para pak kohë ka qenë e paimagjinueshme, që do të bëhet faqja e internetit me më shumë vizita sesa “i gjithëfuqishmi” Google.
Kompania amerikane për analiza “Hitwise” thekson se rritja vjetore e Facebookut ka qenë fenomenal, e gjatë javës së kaluar rrjeti më i popullarizuar online ka shënuar mbi tre për qind më shumë vizita dhe katërfish më shumë shfletime të faqeve sesa Google.

Sipas këtyre të dhënave, Facebook është faqja më e popullarizuar në SHBA.



Edhe një kompani tjetër, “comScore”, ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë se Facebook për një vit është rritur për 55 për qind.

Megjithatë, kjo kompani thotë se Facebook në tetor ka pasur 151.13 vizita unike, që është diç më pak se 173.3 të Google, i cili edhe më tutje, sipas këtij burimi, dominon me trafikun e internetit.

Ekspertët vlerësojnë se shtimi i pandalshëm apo përmirësimi i shërbimeve po ashtu i ka ndihmuar rritjes së Facebookut.
 
Top