• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sa është e sigurt vaksina kundër Gripit të Derrit?

OnLy

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 10, 2009
Postime
155
Pikët
0
Vendndodhja
Aty Ku Tymi Ska Te Sosur
Dozat e shumëpritura të vaksinës kundër gripit të derrave, në kohën më të shpejtë në rajon, arritën në Kosovë. Shumë pluhur u ngrit se Ministria s’po bën gjë për parandalimin dhe luftimin e kësaj epidemie, derisa tani kur vaksinat kanë arritur shumica po hezitojnë ti marrin ato, duke filluar që nga personeli mjekësor i cili është më i rrezikuari.

Frika dhe konfuzioni rreth kësaj vaksine po përhapet te ne dhe në tërë botën aq shpejt sa edhe virusi i gripit. Këtij paniku po i kontribuojnë mjetet e informimit dhe interneti, ku shumë njerëz përhapin informata edhe shpesh të pa verifikuara nga hulumtues të autorizuar.

Ka spekulime forumistesh interneti, se kjo vaksinë është pjellë e qeverisë amerikane për qëllime përfitimi. Disa thonë se kjo vaksinë përmban merkur apo zhivë, kur dihet se kjo vaksinë përmban një preparat të quajtur thimerosal me vetëm 25 mikrogram merkur. Sesa pak janë 25 mikrogram tregon fakti se një sendvich me peshk Tuna përmban 28 mikrogram merkur.

Po ashtu është përhapur miti se kjo vaksinë ka efekt auto-imunitar si pasojë e adjutantëve, që sipas shkencëtarëve ky fakt nuk qëndron.

Disa ankohen se kjo nuk është testuar aq kohë sa të jetë e sigurt, kur dihet se njerëzimi nuk ka kohë 20 vjet për të testuar këtë vaksinë, pasi që për aq vite do dalin tjerë virus dhe efekti i sëmundjes do ta bënte të veten - dhe imuniteti i njerëzve që kalojnë sëmundjen do të arrihej.

Si pasojë e kësaj, në një studim, vetëm 35 % e prindërve amerikan janë të gatshëm ti vaksinojnë fëmijët e tyre. Por realiteti i rrezikshmërisë së kësaj vaksine flet ndryshe.

Kjo vaksinë prodhohet si çdo vaksinë tjetër e gripit sezonal, dhe nga të njëjtat procedura dhe nga të njëjtit prodhues. Ka 2 forma forme inhaluese dhe injektuese, dhe mbrojta arrihet pas 10 ditesh. Jepet te njerëzit e shëndoshë, të pa infektuar, dhe pa ndonjë sëmundje aktive infektive, alergjike apo auto-imune.

Rastet në Kosove dhe në përgjithësi në botë çdo ditë po shtohen, dhe tani veç i kemi 7 raste te konfirmuara te vdekjes nga ky grip në vendin tonë. Kjo epidemi sipas ekspertëve pritet vetëm të përhapet edhe më shumë.

Këto ditë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur disa të dhëna rreth sigurisë së vaksinës kundër gripit të derrit, sipas të cilës mbi 65 milionë të rritur dhe fëmijë që kanë marrë vaksinën - që nga shtatori - 30 vetë kanë vdekur, ku si pasojë mund të supozohet se është vaksina. Më pak se 10 kanë zhvilluar sindromën Guillain-Barre.

Në studimet e zhvilluara nga OBSH në më shumë se 16 shtete, duke përfshirë SHBA dhe Kinën, kanë rezultuar se nuk është vaksina ajo që ka shkaktuar vdekjen apo sëmundjen e këtyre 30 rasteve. Sipas zyrtarëve të OBSH “edhe pse monitorimi intensiv i sigurisë së vaksinës vazhdon të gjitha të dhënat e grumbulluara rreth efekteve anësore te vaksinës së tashme flasin se tregon një siguri të mjaftueshme sa edhe vaksinat tjera të gripit sezonal të cilat janë duke u përdorur më shumë se 60 vjet.

Ndërsa sa i përket zhvillimit të sindromes neurologjke te Guillain–Barres, të paraqitur te disa raste, sipas ekspertëve, ajo po shkon duke u tërhequr. Në një studim të publikuar në revistën neurologjike (Journal Neurology 2008) tregon se përqindja e paraqitjes se kësaj sindrome në popullatën amerikane në vit është më pak se 0.0017 .Ndërsa paraqitja e saj pas vaksinës arrin në 0.000025.

Me 31 tetor 2009, një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve kanë shkruar në revistën “Lancet” se në mes një milion banorëve të vaksinuar të Britanisë ”5.75 % e rasteve të vdekjes së papritur pas vaksinimit mund ketë ndodhur në mënyrë koincidenciale. Këto vdekje te pasqaruara dhe të papritura ndodhin në përqindje shumë më të vogël te ata që marrin këtë vaksinë, se sa te ata që nuk e marrin.

Ka shumë vdekje të papritura edhe te rastet që s’marrin vaksina. Këto statistika të prezantuara nga studiues prestigjioz, flasin se rrezikshmëria nga marrja e kësaj vaksine nuk është ashtu siç prezantohet nga disa grupe jo profesionistësh. Rreziku ekziston te disa grupe të sëmurësh me çrregullim te sistemit imunitar, ata alergjik, por jo edhe te njerëzit e shëndoshë.

Vdekshmëria dhe komplikimet e Gripit janë shume shumë më të rrezikshme se rreziku i marrjes se vaksinës.

Prandaj, rekomandimi i shumë shkencëtarëve dhe instituteve prestigjioze, është marrja e vaksinës. Të gjithë njëzëri e pranojnë se infektimi me grip A/H1N1 paraqet rrezik shumë më të madh sesa marrja e vaksinës. Se sa është rreziku nga ky grip tregon fakti se vetëm në rreth 100 të infektuar në Kosovë kanë vdekur 7, atëherë i bie se nëse infektohen një milion banorë të Kosovës ka mundësi të vdesin 70.000 njerëz.

Prandaj, ti lëmë hamendjet e pakuptimta e të vaksinohemi dhe atë sa me parë, sesa të vuajmë pasojat nga gripi, sepse kjo është mbrojtja më e mirë që e kemi.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Sa është e sigurt vaksina kundër Gripit të Derrit?

Nuk ka asnje siguri. Ka rezultuar qe jep efekte anesore dhe nuk eshte e keshillueshme te perdoret. Ka 3 muaj qe IKLE - Instituti Kerkimeve Laboratorike Evropiane, ka hedhur ne gjyq te gjitha kompanit farmaceutike qe kan nxjerr ne treg kete vaksin. E cila ka dhene efekte anesore ne me shume se 45% te pacienteve qe kane marre vaksinen. Ne Gjermani, Angli, Spanje, France, Itali, Holland, Belgjik dhe disa vende te tjera e kan bllokuar furnizimin me TAMIFLU.
 
Top