• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sa gjëra mund të bëhen gjatë gjumit?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Duket si shaka, por shkencëtarët e kanë përkufizuar edhe me një term, "sexonia", formën më të re e më të sikletshme të somnambulizmit, i cili bën që, sidomos meshkujt të bezdisin seksualisht partneret, madje edhe të përballen me akuza dhunimi, për shkak se kanë hyrë pa e ditur në krevatin e ndaluar.
Ndërsa te gratë shfaqet shpesh me masturbimin kompulsiv, por edhe me zgjatjen e duarve drejt partnerit.
Dy autorë amerikanë janë marrë gjerësisht me këtë problem. Njëri në revistën shkencore "Sleep" (gjumi), ndërsa tjetri në sitin e internetit sleepsex.org", ku ka grumbulluar edhe dëshmitë e pacientëve të shumtë, të cilët në përgjithësi janë nën ankthin se një sjellje e tillë do t'u dëmtojë raportin me partnerin, në raste të caktuara, duke rrezikuar edhe divorcin.
Edhe pse nuk mungojnë as çiftet që e vlerësojnë këtë formë sjelljeje "pa kokëçarje" si diçka të bukur e të veçantë.

Shkaqet e këtij shqetësimi janë ende të panjohura. "sexonia mund të jetë një problem real", shpjegon psikologu Atonio Zadra: "Dimë që gjatë somnambulizmit mund të vihen në jetë disa veprime që i kryejmë kur jemi zgjuar, siç është ecja apo të ngrënit".
Kështu ndodh edhe me seksin, pse jo, "por nuk mund të përjashtojmë faktin se shpesh bëhet fjalë veç për justifikime", vëren psikologu. "Për të qartësuar më tej fenomenin, duhen kryer teste laboratorike".


Mbetet fakti që deri tani nuk ekziston asnjë lloj terapie për të kuruar këtë shqetësim. Dy shkencëtarët amerikanë u këshillojnë pacientëve t'i kërkojnë ndihmë partnerit, e të mos u drejtohen mjekimeve apo substancave që mund të përkeqësojnë. U thonë që në mungesë të ndonjë këshille të saktë, më mirë të flenë veç e veç apo në krevate të ndarë.
 
Top