• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sami Frashëri

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Tema : Analize e vepres se Sami Frasherit '' Shqiperia c'ka qene c'eshte dhe c'do te behet '' ?

Objektivi : Te njohim dhe trajtojme me ne brendesi pikepamjet e Sami Frasherit i cili eshte edhe nje nder figurat me te rendesishme te mendimit politik-shoqeror shqiptar. Lidhur me analizimin e kesaj vepre do te nxjerrim ne pah dhe evidentojme vleren e saj si nga ana politike kulturore dhe sociale. Pikerisht ketu do te shohim edhe se si Sami Frasheri tregon per periudhen e kaluar historike te kombit shqipetar, te tashmen e tij si dhe projktimin qe ben ai lidhur me te ardhmen e shqiperise. I gjithe ky traktakt politik i Sami Frasherit do te studiohet edhe ne funksion te platformes ideologjike te Rilindjes Kombetare Shqiptare.

Çeshtjet kryesore:
Ç'ka qene Shqiperia.
- Origjina e shqipetareve.
- Shqiperia nen sundim dhe nen udheheqjen e Skenderbeut.
- Gjuha e kombit shqiptar.

Ç'eshte Shqiperia

- Njerezit e Shqiperise dhe shqiptaret jashte saj.
- Kombi, rreziku dhe miku i shqipetareve.

Ç'do te behet Shqiperia.
A mundet qe Shqiperia te qendroje si eshte dhe a jane te zotet shqipetaret te mbajne dhe te ruajne vehten?

- Besa e shqipetareve dhe qellimi i tyre.
- Qeveria, kreu i qeverise dhe dituria.

Bibliografia
Sami Frasheri '' Shqiperia cka qene ceshte dhe cdo te behet'' Botimet Luarasi Tirane.
Leksione te lendes '' Mendimi politik-shoqeror shqiptar ''.

Sami Frasheri perben nje figure te rendesishme per rilindjen kombetare shqiptare. Kontribut te vecante ka dhene ne rrafshin e mendimit politik-shoqeror shqiptar. Tek vepra Samiu ka shtjelluar te gjithe programin e levizjes kombetare dhe zhvilloi akoma me teper mendimin politik-shoqeror te ceshtjes themelore ne lidhje me luften per clirimin e kombit. Sami Frasheri percaktoi dhe qendrimin qe duhej te mbante kombi shqipetar ndaj perandorise osmane. Ka trajtuar gjithashtu probleme ne lidhje me ceshtjen kombetare te Shqiperise, lufta per pavarsi etj. Kjo veper e tij eshte perbere nga tri pjese ku te tria keto perfaqesojne te kaluaren te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Pra Sami Frasheri ka dhene nje tablo te pergjithshme te kombit shqipetar.
Tek pjesa e pare verehet nje pershkrim i se kaluares historike e me tej ka analizuar e gjendjen e mjerueshme te kombit shqipetar nen sundimin e perandorise osmane. Pra Samiu na paraqet kohen kur Shqiperia ndodhej nen sundim, varferine e popullit shqiptar e nuk le pa permendur
edhe kohen kur shqiperia ishte nen udheheqjen e Skenderbeut. Gjate leximit te vepres dalin ne pah edhe vlerat e shqipetareve, besa e tyre, trimeria, zgjuarsia, kultura e tyre. Kur Samiu flet per te ardhmen e Shqiperise ai parashtron gjithashtu dhe parimet themelore dhe strukturen e organizimit te shtetit shqipetar duke ofruar edhe nje lloj projekti te kushtetutes qe do te karakterizonte shtetin shqipetar. Tjeter element i rendesishem i trajtuar ne kete veper eshte edhe gjuha e kombit shqipetar te cilen Sami Frasheri e ngre mjaft lart si elementin nga i cili mbahet kombi. Gjithcka qe ka permendur Samiu ne kete veper si origjina e shqipetareve, gjuha, kombi, njerezit e shqiperise etj, te gjithe keto elemente do i analizojme me poshte.

Çeshte Shqiperia.
Origjina e shqipetareve.
Sami Frasheri ne kete veper lidhur me origjinen e shqipetareve mbron tezen se shqipetaret jane pasardhes te pellazgeve, jane kombi me i vjeter i gjithe Evropes. Kombi shqipetar ketu shihet si nje komb i forte pavarsisht se eshte mjaft i vjeter, por me nje histori qe mbahet gjalle.
Lidhur me historine e popullit shqipetar Sami Frasheri duke na bere nje pershkrim te historise se kaluar te Shqiperise, nxit dhe ngjall njekohesisht ne gjithe mbare popullin shqipetar ndjenjen e krenarise per te kaluaren historike te kombit tone.
Per te bere te dukshme kulturen dhe aftesite e shqipetareve verejme se gjate leximit te pjeses lidhur me origjinen e popullit shqipetar, pra nga pellazget, Samiu ka folur per shqipetaret si njerez qe dine te jetojne mire duke ndertuar e siguruar nje banese per te jetuar, se si te mbjellin, korrin etj. Pra shqiptaret i shohin si njerez e “jo te eger” ne kuptimin qe nuk jetonin neper shpella e ushqeheshin me mish gjahu.
Duke mare per baze fjalen 'Arban', ne kuptimin e njerezve qe mbjellin apo korrin, ketu Samiu ve ne dukje fare qarte se pse paraardhesit tane marin edhe emrin Arbane. Megjithese ketu tendenca e Samiut ka qene qe emertimin Arban ta shpjegoje me fjalet shqip, pra te beje nje shpjegim te fjaleve pellazge apo ilire me fjale ne gjuhen shqipe per te vertetuar keshtu lidhjen mes shqipetareve dhe pellazgeve.
Ne lidhje me pellazget ai ka nxjere ne pah edhe shumesine e fiseve pellazge, ku si fise me te medhenj permenden Maqedonasit dhe Ilirjanet. Dhe pikerisht ilirjanet ishin ata qe ndodheshin ne Shqiperi, Mal te Zi, Kroati, Bosnje etj.
Ketu shohim edhe nje here tendencen e Samiut per te bere te ditur kulturen pellazge, besen e tyre. Pra besimi i tyre ne shenja te natyres, falja e tyre ndaj diellit, henes, yjeve, eres, reve etj, edhe dukurive natyrore si vetetimat, rrufeja, qe ndonese fatkeqe per pellazget, keto marrin vlerat e shenjterimit. Madje edhe zjarri shihej me mjaft rendesi dhe gezonte nder te madh. Pra pervec origjines shohim tek pellazget edhe mithologjine e tyre, besa qe gezonin te gjithe paraardhesit tane.

- Shqiperia nen sundimin dhe udheheqjen e Skenderbeut.
Sami Frasheri nje rendesi te vecante i kushton edhe ceshtjes ne lidhje me sundimin e popullit shqipetar, ku permend romaket e perandorine osmane.
Kur pershkruan gjendjen e Shqiperise nen sundimin osman Samiu na ben te ditur qe populli shqipetar sado qe ishte nen urdherat e tyre asnjehere nuk lejoi te poshterohej apo te behej rob i tyre. Edhe kur flet per kolonite e vendosura ne Shqiperi nga te huajt ai thekson se populli

shqiptar qeverisej vete, prej qeverise se tij panvarsisht ndikimit te huaj. Te gjithe shqipetaret vazhdonin te ruanin edhe ne kohen nen sundim vetite e tyre shqipetare, zakonet, edhe pse gjate kesaj kohe ishte futur krishterimi edhe disa kishin perqafuar kete krishterim.
Krahas ketyre vlen te theksojme se gjate sundimit osman u menjanuan emertimet per kombin shqipetar si: Iliri, Maqedoni apo Epir dhe ne vazhdimesi ai morin emrin Albania, qe edhe sot njihet keshtu per gjithe mbare boten. Pra shohim se Sami Frasheri ketu nxjer ne drite njohjen e e Shqiperise si komb ne mbare boten.
Per sa i takon epokes se Skenderbeut, kjo epoke eshte vleresuar si epoka me e lavdishme per gjithe Shqiperine e shqipetaret. Samiu ne kete veper nuk ka lene pa permendur vleren dhe rendesine e madhe qe pati figura e Skenderbeut. Ai e ka pershkruar Skenderbeun si njeriun qe i dha nderin Shqiperise, qe trimeria e tij u njoh nga e gjithe bota dhe kur per here te pare Shqiperia njohu nje mbret te vertete, trim e qe mblodhi mbreterine e madhe te saj.
Pra ne kete kohe shohim nje Shqiperi te fuqishme per sa kohe ajo ishte nen udheheqjen e Skenderbeut. Shqiperia nuk u mund kurre, por qendroi gjithnje kryelarte dhe e pa mposhtur. por pervec Skenderbeut Samiu pershkruan dhe trimat shqipetare me gjithe trimerine e tyre e deshiren per te luftuar, duke qene gjithnje te bashkuar pa dallim feje, krahine, kunder armikut te tyre. Pra tek trimeria Shqipetare e deshira per lufte per te qene te lire e jo nen sundim i bente shqipetaret me te zote madje se edhe vete turqit. Keshtu i paraqit Samiu trimat shqipetare ne kete veper. nese do te jepnim gjykimin tone lidhur me trimerine e shqipetareve nxjerrim si konkluzion se Samiu ne menyren se si i koncepton shqipetaret ka te drejte sepse shqipetari gjithnje eshte dalluar per trimerine e tij.
Gjithashtu te Samiu verejme edhe nje perafrim qe ben ai mes shqipetareve dhe turqve, duke shprehur se turqit gjenin tek shqipetaret trimerine , gjakun e derdhur pa kursim dhe gjithastu shqipetaret gjenin te turqit armet, gjithcka qe u duhej per te luftuar. Dhe nga kjo kuptojme se Sami Frasheri ka ngulmuar me qellimin qe te kuptohet se shqipetaret kane derdhur gjakun e tyre jo vet per vete, por ben te ditur edhe gjakun e derdhur para se Shqiperia te ndodhej nen sundimin osman, nje sundim qe i ka kushtuar shume popullit shqipetar si nga ekonomia ashtu edhe nga ana shoqerore, kombetare, psikologjike, dhe Shqiperia do te ishte shkaterruar ne nje gjendje mjaft te mjeruashme.

Gjuha e kombit Shqipetar.
Ne lidhje me gjuhen shqipe themi se Sami Frasheri e ka cilesuar ate si shenje te kombesise e thekson se cdo komb mbahet nga gjuha. Ai shprehet mjaft entuziast per shkrim e levrimin e saj, madje ka shkruar: Nje gjuhe e pashkruar smund te qendroje shume kohe e paprishur, duke u perziere me gjuhe te tjera prishet.
Samiu i eshte kundervene cdo perpjekjeje keqdashese qe e konsideronin gjuhen shqipe si gjuhe qe nuk mund te shkruhej se nuk kishte gramatike e me te nuk mund te mesoheshin shkencat e tjera.
Per te theksuar mundesine e gjuhes shqipe Samiu ka folur per vjetersine e bukurine e kesaj gjuhe dhe afrimitetin qe ka me gjuhet e tjera si latinishtja, greqishtja, gjuhet e Indise se vjeter. Por keto gjuhe ai i permend e cileson si gjuhe te vdekura ndersa gjuhen shqipe si nje gjuhe plot gjalleri sepse ajo flitet e ne kohet e sotme si kohe me pare. Sipas Samiut gjuha shqipe eshte nje gjuhe e pasur, e pandryshueshme, sepse shqipetaret thote ai, ishin ata qe nuk perziheshin kurre me te huajt e keshtu kjo gjuhe mbeti nje gjuhe e pandryshueshme ne thelbin e saj.
Duke e pare ne rrafshin kritik ne nuk mund te mendojme se cka thote Samiu eshte e drejte. Nuk mund te pajtohemi me mendimin se gjuha shqipe flitet edhe sot si ne kohet e Ilireve e Pellazgeve, sepse gjuha zhvillohet, humbet disa elemente e me tej pasurohet. Pra gjuha ndryshon e smund te klete mundesi qe si flitet sot te jete folur edhe ne kohen e pellazgeve. Kjo gje na ben qe te mbajme kete qendrim kritik ndaj Sami Frasherit.
Populli shqipetar gjithnje ka luftuar per shkrimin e gjuhes shqipe, per hapjen e shkollave shqipe. shkrimin e nje alfabeti shqip per ti dhene fund cdo anarkie qe sundonte ne fushen e shkrimit e perhapjes se gjuhes shqipe. Gjithnje nuk kane reshtur perpjekjet e krijimit te organizatave qe mereshin me hapjen e shkollave, paisjen me tekste shkollore etj. Nese do te kthehemi tek gjithe historia e popullit shqipetar ne kete pike pra per shkrimin e perhapjes se gjuhes ndeshemi me shoqerite e krijuara si; Shoqeria e Stambollit ne Rumani, shoqeria e te shtypurit shkronja shqip, komiteti kombetar i Korces etj, e rendesine me te madhe e pati celja e shkolles shqipe ne Korce per here te pare me 7 mars 1887, e cila ishte ngjarja me e madhe jo vetem per levizjen kulturore shqipetare , por per gjithe rilindjen. Ndersa kontributi i Samiut per gjuhen shqipe ishte se ai paraqiti sistemin gramatik te gjuhes shqipe, perpunoi kategorite themelore dhe formuloi termindogjine perkatese te saj.

Shqiperia ç'eshte:
- Njerezit e Shqiperise dhe shqipetaret jashte saj.
Sami Frasheri ka folur gjithashtu edhe per njerezit e Shqiperise e shqipetaret jashte saj. Shqipetaret Samiu i ka paraqitur si njerez qe kane dashurine e madhe per kombin, nderin e tyre e trima luftetare madje mesojme se trimeria shqipetare ne ate kohe vleresohej edhe nga te huajt e kundershtaret e saj.
Nga pershkrimi qe i ka bere Sami Frasheri shqipetareve kuptojme se njerezit e Shqiperise jane jo vetem trima por edhe te zgjuar e punetore.
Pra shohim nje kulture e tradite te pasur shqipetare, dallohen si njerez te gjitheditur, punetore si njeres gje dine te bejne cfardolloj pune si psh: si permend edhe Samiu, dime qe punojne pambukun, token, te nxjerrin veren, djathin, gjalpin etj.
Gruaja shqipetare paraqitet me hijeshine e saj, nderin e mbi te gjitha si nje grua punetore e qe di si te rrite e edukoje femijet. Shqipetaret gjithashtu pervecse trima, Sami Frasheri na i paraqet si njerez qe gjithnje jane te bashkuar ku dashuria vllazerore mbizoteron mes tyre.
Kur permend njerezit jashte Shqiperise, pra ata njerez qe kane shtegetuar neper vende te huaja si Greqi apo Itali, Samiu na ka shpjeguar dhe arsyet pse keta shqipetare qe kane nje dashuri te madhe per vendin e tyre e braktisen ate. Samiu nuk ka harruar pa permendur dyndjet e madh ne Shqiperi dhe keshtu shqiptaret ishin te detyruar te linin atdheun e tyre duke marre rrugen per ne vendet e huaja.
Krahas ketij elementi verehet se dashuria shqipetare per gjuhen, kombin nuk shuhet, perkundrazi edhe pse shqipetaret te detyruar te lene vendin e tyre e ruajne kete dashuri te madhe per vendin e gjuhen e duke mos u perzier me te huajt e te mernin keshtu gjuhen e kulturen e tyre.
Kudo ku ndodhen shqipetaret ne cdo vend te Evropes i shohim te ruajne gjuhen e kombin deri me sot ndaj dhe Sami Frasheri ka shkruar se: Gjuha qe flasin shqipetaret eshte shqip, thjesht toskerisht pak e prishur e perzier me italishten po e cila ruan e mban edhe sot shume fjale te vjetra shqipe qe i kemi lene e harruar.

Pra se fundmi themi se shqipetari ne pergjithesi kudo qofte nuk e tradheton kombin por dashuria mbizoteron gjithnje ne zemrat e tyre panvarsisht se rethanat shoqerore-politike e detyrojne ate te largohet nga vendi i vet. Edhe ne kohen ku jetojme sot verehet se shqipetaret ruajne ende dashurine per vendin, kane mall per te, por ajo cka ndryshon eshte se kemi prirjen per te jetuar sa me mire e per te plotesuar sa me mire nevojat baze jetesore dhe nuk kemi ndonje dyndje apo lloj luftrash nga te huajt qe te detyrojne shqipetaret te largohen nga vendi i tyre. Megjithate Shqiperia mbetet ne shpirt shqipetar si brenda vendit apo qofte edhe jashte saj, perjashtuar ketu tradhetaret e vendit.

- Kombi, rreziku dhe miku i shqipetareve.
Dime se ideologet ne pergjithesi trajtuan konceptin e kombit si ne aspektin politik dhe shoqeror edhe ne ate filozofik. Nisur nga aspekti politik apo shoqeror rendesi i kushtojne ruajtjes teritorjale te kombit, ndersa nga ana filozofike keta mendimtare shihnin ne percaktimin e kombesise elementin etnik e jo ate fetar.
Edhe Sami Frasheri ka trajtuar ne menyre te vecante konceptin mbi kombin por njekohesisht ka folur edhe per rreziqet qe i kanoseshin Shqiperise edhe nga miqte e saj.
Rendesi ai i kushton gjuhes sepse sipas Samiut, cdo komb mbahet nga gjuha edhe se shqipetari per mbrojtjen e kombit eshte ne gjendje te vritet per shtetin e tij. Pra shqipetaret i shohim gjithnje te bashkuar qofshin myslymane, orthodhokse apo katolike. Ketu del edhe elementi etnik kunder atij fetar.
Kur bie fjala per rreziqet ketu Samiu ka theksuar me teper synimet e te huajve me qellimin per te copetuar kombin shqipetar e mohimin e tij si komb.
Nese do te marrim si shembull perandorine osmane nxjerrim si konkluzion se shteti Turk ishte kunder egzistences te nje kombesie shqipetare e shqipetaret te ishin te ndare sipas besimeve fetare, me qellim futjen e grindjes mes shqipetareve. Te benin shqipetaret qe te harojne gjuhen e tyre ne menyre te tille qe te mesonin gjuhen e nje kombi te huaj. Por gjithashtu dime nga historia se te huajt kishin per qellim edhe ndalimin e hapjeve te shkollave shqipe.
Megjithate edhe Sami Frasheri ka theksuar se sado qe benin perpjekje per ti ndaluar e mohuar Shqiperise kombesine e tyre kurre nuk ia arriten qellimit. Por edhe pse Samiu na i ka bere te ditur armiqte e Shqiperise si Turqia, Greqia, vendet shoviniste thekson se Shqiperia nuk ka vetem armiq por edhe miqte e saj. Si miq te Shqiperise ai permend gjithnje vendet e Evropes si Francen e Italine, pra kombe keto qe e nderojne kombin tone e qe vleresojne besen e trimerine shqipetare. Permend gjithashtu edhe rendesine qe ka gjuha shqipe ne rradhet e te huajve.
Edhe per sa i takon kombeve fqinje Samiu permend si mikun me te mire vllehet qe jetojne afer Shqiperise. Ai flet per perpjekjet e grekeve per te bere per vete vllehet ashtu si shqipetaret qe me genjeshtrat e tyre perpiqeshin ti kthenin ata ne greker. Por shqipetaret e vllehet Samiu i ka cilesuar si njerez qe nuk genjehen lehte. Se ata dine te kuptojne rendesine e gjuhes, dine ta ruajne e mesojne ate, panvarsisht mendimeve keqdashese jashte saj.
Edhe Rumania shihet si mike e Shqiperise, madje ne ate kohe ishte ajo qe lejoi hapjen e shtypshkronjes per shtypjen e librave shqip. Por te Sami Frasheri verejme gjithashtu prirjen per te zhvleresuar si te thuash '' Mikun e Shqiperise'' sepse kombi shqipetar i rrethuar nga armiq e miq gjithnje eshte perpjekur vete per cdo gje qe ka rendesi e vlere per te. Sado miq te kete nje komb thote Samiu secili mendon per te miren e interesin e tij.
Shqiperia ç'do te behet.
-A mundet qe Shqiperia te qendroje si eshte e a jane te zotet Shqipetaret ta mbajne e ta ruajne veten?
Sami Frasheri kur shkruan tek kjo veper per shqipetaret i paraqet njerezit e saj si te zote per te ruajtur veten e kombin panvarsisht te shtypur nga turqit. Edhe nga Samiu mesojme se Turqia ishte ajo qe pushtoi shume kohe me pare vendet e Evropes e se edhe kombi shqipetar u prek prej saj. Sami Frasheri lidhur me kombin shqipetar ka shkruar se '' Shqiperia ska bere themel e as ka leshuar rrenje ne vehte. '' rron mbi themelet e gremisur te turqise e ne rrenjet e kalbura te saj. Kombet e tjere te Turqis Evropes po behen gati te qendrojne ne vehte te tyre e mos shtypen nen germadhat e Turqise. Nese nisemi nga ky fragment i Samiut kuptojme se Shqiperia ndryshe nga kombet e tjere te Evropes nuk eshte e afte qe te jete nje komb me vete e te hedhe themelet mbi te cilet do te ngrihet Shqiperia. Por nese do ti referohemi historise e mendimeve politiko-shoqerore shqipetare kemi mesuar se qellimi i Shqiperise si komb ishte te arrinte autonomine brenda perandorise osmane me qellimin qe pastaj te fitonte pavarsine e plote. Pra nuk mund te themi se Shqiperia ishte nje komb qe nuk dinte te hidhte themelet e tij. Edhe pse te shtypur e me pakenaqesi shpirterore themi se cdo shqipetar luftonte per gjuhen e ruajtjen e kombit, por ajo cka rendesi e qe permendin jo vetem rilindasit por edhe per Sami Frasherin ishte hapja e shkollave, shkrimi i librave, pra duhej te kishte nje perhapje e arsimit e kultures qe me pas te arrihej autonomine dhe pavarsia e plote vendit.
Perandoria osmane ishte kunder perhapjes se arsimit per shqipetaret, pra te mos kishin te drejten per te shkruar gjuhen e tyre ashtu si kombet e tjera. Megjithate panvarsisht te gjitha ketyre perpjekeve keqdashese shqipetaret jane treguar gjithnje te forte e te ahejte, ata jane te zote te ruajne vehten. Pra shqipetatret gjithnje kane kerkuar drejtesi jo vetem per vehten e tyre por edhe per kombet e tjera sepse kombi shqipetar e di cdo te thote te jesh i shtypur dhe e di shume mire vleren e lirise. Por ata kane luftuar gjithnje me fuqi e jo me te drejte , keshtu shkruan edhe Sami Frasheri e themi se ka te drejte. Kur shqipetaret jane kaq te forte pse duhej te rrine nen sundimin e perandorise osmane? Sepse ata jane njerez te drejte , nuk dine dredhi e per Samiun ata jane njerez te verber e te paditur. Pra shqipetaret dalin njerez ne kuptimin e mire te fjales e jo te eger si turqit qe pa te drejte deshin te copetonin Shqiperine. Duke theksuar e vjetersine e Shqiperise si kombi me i vjeter i Evropes naga Samiu kuptojme edhe tendencen e tij per te nxjere ne drite te drejten e shqipetareve ne mbare Evropen madje me teper se cdo komb tjeter. Pra shqiperia mund te qendroje sic eshte dhe se shqipetaret dine te ruajne cdo gje per te cilen e dine se ju perket.

- Besa shqipetare e qellimi i shqipetareve.
Populli shqipetar gjithnje eshte dalluar per besen apo nderin e tij. Pra besa eshte nje nga vlerat e shqipetareve. Edhe Sami Frasheri ka folur per besen shqipetare duke e cilesuar ate si elementin qe nderon shqipetaret e i shpeton nga cdo rrezik. Gjithnje besa shqipetare ka qene me e dalluara nga ajo e kombeve te tjera, madje edhe historia tregon per kryengritjet e shumta shqipetare gjithnje te bashkuara pa dallim rrace, feje, apo krahine, per te arritur clirimin e kombit.
Pra tek populli shqipetar bie ne sy aftesia per tu veteorganizuar e per ti dhene fund sundimit e copetimit te kombit nga te huajt. Edhe vetem me ane te beses, fjala e dhene, organizonte kryengritjen e levizjeve te armatosura e mposhte cdo armiqesi mes shqipetareve kur behej fjale per shpetimin e kombit te tyre.
Ndersa ata qe terhiqeshin nga fjala e dhene shiheshin si tradhetare te vendit e armiq te tij, keshtu i cilesoi edhe Samiu shqipetaret tek kjo veper e tija ku shkruan ''Ai shqipetar qe le vellezerit e tij e qe ndahet nga ata per tu bashkuar me armiqte, ai eshte armik i kombit e i memedheut.''
Nese do ti referoheshinm te kaluares historike te Shqiperise, si deshmi qe tregojne besen e forte shqipetare, dallojme lidhjet e shumta qe organizonte ky komb si, Lidhja e Prizrenit, e Pejes etj e gjithashtu gjithe kryengritjet e armatosura. Nese i referohemi ketyre lidhjeve shqipetare del ne pah rendesia e tyre e qellimi per te cilen ato krijoheshin. Psh lidhja shqipetare e Prizrenit ishte ajo e cila shenoi nje fitore te levizjes kombetare shqipetare gjate viteve 1881 e coi ne krijimin e nje organizate kombetare shqipetare. Kjo levizje gjate lidhjes se Prizrenit nuk u shpreh vetem ne luften politike e diplomatike por edhe ne nje zhvillim te vrullshem te mendimit politik-filozofik-shkencor. Pra si te thuash kemi nje zhvillim te mendimit ne kete kohe. Fale keti virtyti te shqipetareve ''Beses'' kombi shqipetar kishte fatin per te ecur perpara e per te mbajtur gjalle egzistencen e tij me te drejta te plota e jo nen prangat e kombeve te tjera.
Persa i takon qellimit te shqipetareve sic permendet edhe me siper ishte te ruanin e shpetonin kombin e tyre duke mos lejuar copetimin e mbi te gjitha te ruanin gjuhen e tyre e te levronin shkrimin e saj. Edhe Samiu thekson ketu se elementi i pare i nje kombi eshte gjuha, ''Se smund te kete Shqiperi pa gjuhe shqip'' ndersa ne plan te dyte vinte kishen,e cila do te shpetonte shqipetaret nga prifterinjte Greke apo serbe e se populli duhej te kishte me doemos kishen e tij me ne krye prifterinjte shqipetare. Pra qe nje komb te ndertoje ate qe do mbi te gjitha duhet te qeverise vete, ndaj dhe qellimi i shqipetareve ishte qe te cliroheshin nga te huajt e te drejtonin vete vendin e tyre Sqiperine.

-Qeveria, kreu i qeverise.
Sami Frasheri beri edhe projektin e tij ne lidhje me te ardhmen e Shqiperise. Ai parashtroi parimet themelore e strukturen e organizimit te shtetit te ardhshem shqipetar. Pra qe kombi shqipetar te ishte nje komb i vertete e me te drejta te plota te tij, cdo shqipetar duhej te ishte i bashkuar te dinte te mesonte gjuhen shqipe, ta shkruante e ta perhapte ate e mbi te gjitha te kishte qeverine e vet.
Ne lidhje me pikepamjet e Sami Frasherit per qeverine e Shqiperise e kreun e saj nga leximi i kesaj vepre verejme se Samiu ishte per nje qeveri e cila ne krye te saj do te kishte keshillin e Pleqesise e jo te drejtohej nga ndonje mbret a princ. Pra kuptojme se Samiu ishte kunder regjimir monarkik. Sipas Samiu ky keshill pleqesie do te ishte i perbere nga 15 anetare, prej te cilir duhej te zgjidhej nje kryetar e nenkryetar. Para ky keshill do te merrej me zgjidhjen e problemeve e do te ngarkohej me detyrat e shtetit shqipetar. Gjithashtu Samiu flet ketu edhe per nje kryeqytet te Shqiperise ne te cilin do te flitej gjuha shqipe e do te ishte ky ne mes te Shqiperise. Mbledhja e keshillit te pleqesise sipas Samiu do te organizohej ne kryeqytetin shqipetar.
Kur flet per kohen gjate te ciles shqiperia do te ishte nen statusin e autonomise, nen mbrojtjen e perandorise osmane ne krye, sipas Samiut duhej te ishte nje qeveritar i pergjithshem.
Pervec keshillit te pleqesise ai nuk la pa permendur edhe ministrite e ushtrine. Persa i takon sistemit ministerial te Shqiperise ajo do te ishte e perbere nga 7 ministri e ministra, si te puneve te jashme, te brendshme, ushtrise, i beses etj, e ky keshill do te mblidhej dy here ne jave per punet e qeverise.



Per sa i takon ushtrise Samiu nuk ka lene pa percaktuar edhe moshen e cdo shqiptari qe do te jete ushtar i Shqiperise, duke u nisur nga 20 deri ne 40 vjec. Ne baze te moshes ai percaktoi edhe stadet e ushtrise duke filluar nga ajo e mesimit, me pas e goditjes. Ushtria e shtetit shqipetar do te ishte e ndare ne kater krahe.
Persa i takon diturise Sami Frasheri ngulmon per perhapjen sa me te shpejte te saj. ai flet per hapjen e nje shkolle e cila do te sherbente si nje vater diturie. Sistemi arsimor sipas tij duhej te ishte sistem qe perbehej nga shkollat fillore, gjimnaze e universitete. mesimi do te ishte per te gjithe, e pa pagese. Par cdo njeri duhej te ishte i arsimuar sepse vetem me perhapjen e dijes mund te ece kombi perpara. Padituria per Samiun eshte antinjerezore. Ai ishte kunder mesimeve fetare, te beses neper shkolla dhe theksonte se prifterinjte e hoxhallaret duhej te jepnin mesimet e tyre vetem neper kisha apo xhamia e jo te nderhynin ne sistemin arsimor. Ndaj themi se Samiu ashtu si edhe ideologe te tjere te mendimit shoqeror shqiptar vertet flet per hapjen e shkollave por qe ajo te ishte nje shkolle laike ne gjithe permbajtjen e saj.


Perfundime.
Nga analiza e kesaj vepre te Sami Frasherit ''Shqiperia cka qene, ceshte e cdo te behet'' nxjerrim konkluzion se kjo eshte nje veper qe brenda saj ka vlera mjaft te medha politike, kulturore, sociale etj, ndaj eshte cilesuar si traktati i pare politik i kesaj kohe. Nga gjithe historia e mendimit politik-shoqeror shqipetar dhe ideologjia e rilindjes kombetare shqipetare, asnje mendimtar i asaj kohe nuk kishte arritur kurre te bente nje analize kaq te hollesishme te se kaluares historike, te tashmes e te se ardhmes te Shqiperise. Ishte Sami Frasheri ai i cili per here te pare krijoi nje veper e cila fillonte qe ne origjinen e shqipetareve si komb, sundimin nga te huaj e kjo vetem se ishte nje komb me nje pozicion gjeografik te cilin cdo komb deshironte ta kishte. E me tej Samiu flet edhe per problemet e nje kombi, armiqte e miqte e tij e nuk le pa permendur edhe gjendjen e mjerueshme te shqiperise. pra themi se trajtimi i ceshtjeve eshte mjaft i gjere pasi kemi nisjen qe nga e kaluara e deri teke e ardhmja e kombit shqiptar. Gjithashtu kjo veper eshte nje karrakteri demokratik edhe pse Shqiperia e asaj kohe nuk favorizonte kushtet per perhapjen e kesaj demokracie. Pra Samiu flet per krijimin e nje kushtetute, ndarjen e pushteteve, flet per republiken parlamentare, per krijimin e nje shkolle laike e ide iluministe qe do te conte edhe ne zhvillimin e shkencave, paisjen e banoreve me mjete transporti, ngritja e bankave etj.
Nese e shohim kete veper si nje ndimese per gjithe ideologjine e rilindjes kombetare shqiptare dhe ne funksion te saj, themi se la nje pershtypje te thelle ne rradhet e intelektualeve shqiptare. Te gjitha idete e tij ne lidhje me perhapjen e diturise, arsimit, ngritjen e shkollave, mesimin e gjuhes shqipe, clirimin e kombit, autonomine dhe pavarsine e tij etj, te gjitha keto ide u bene pjese e ideologjise shqiptare te nje numri te madh shqiptaresh te asaj kohe.
Pra idete e Sami Frasherit e projekti qe beri ai ne lidhje me te ardhmen ne ate kohe, i qendron edhe sot disi me se miri kohes sone, ndaj edhe kjo veper merr rendesine e saj te vecante edhe sot.


Pergatiti K.K Forum-AL.com
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Sami Frasheri.

Nje nga njerezit me te zgjuar qe ka nxjere Shqiperia.(shkrim shum i bukur).
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
15,127
Pikët
113
Përgjigje e: Sami Frashëri

Çështja çame – e shenjtë për tre Vëllezërit Frashëri

Sami Frashëri: “…Po Ptolemenjtë që ishin fjeshtë nga Çamëria…”

Samiu:
“Greqet, të cilëtë lirin e tyre edhe mbretërinë që kanë sot e kanë fituarë me gjakt të shqiptarëvet të Boçarit, të Xhavellëse, të Mjaulit, e të tjerë trima shqiptarë, ata grekër që edhe sot ruajnë rrobatë, fustanetë, kallcetë, opingatë, valletë, e këngët e shqiptarëvet, ata janë më të keqt e armikëvet të Shqipërisë”.

Bibliotekat e Stambollit
Gojëdhana çame na sjell fakte të veprimtarisë së vëllezërve Frashëri në Çamëri, gjë që në literaturën historio-gjeografike për të tre bashkërisht nuk e ndeshim. Studiuesi Dr. Laurant Bica sjell rrëfimet e gjalla të dëshmitarëve të fundit., njëra prej tyre, Bide Çeço, që rrojti rreth 120- vjet dhe vdiq aty nga viti 1980. Vëllezërit Frashëri kanë qenë të tre në shtëpinë e Çeçajve në qytetin e Filatit.

Kjo “relikte e gjallë” deri në kohët tona nga koha e Rilindjes Kombëtare, kujtonte ardhjen e tyre, bisedat me të zotët e shtëpisë për çështjen atdhetare etj. Plakës i kujtoheshin sikur t’i kish përpara Abdyli me flokët e tij të dredhur, Samiu fjalëpakë e me vështrim të menduar.

Ndërsa për Naimin mbante mend porosinë e Abdylit, dhënë grave të shtëpisë që t’ i jepnin një enë të veçantë për të ngrënë dhe rrobat e shtresat që t’ i vinin për të fjetur, t‘i digjnin më pas, sepse ai vuante nga tuberkulozi, sëmundje e pashëruesh me në atë kohë. Një informacion të ngjashëm, studiuesi Laurant Bica ka marrë edhe nga goja e Hane Zenelit (Fetahu), që rron edhe sot.

Abdyli: “Epiri është Shqipëri. Lexoni lashtësinë”

Abdyli ka një veprimtari të dendur për Çamërinë. Në krye të memorandumeve mbarëshqiptare, të drejturara Fuqive të Mëdha, ku ngrihej me forcë çështja çame, figuronte emri i tij. Në bisedimet e zhvilluara me qarqet greke në vitet 1877-1878, ai nuk bëri asnjë hap prapa për mbrojtjen e interesave kombëtare në Vilajetin e Janinës në çamëri. Nuk lejoi në bisedimet me përfaqësuesit grekë E. Mavromati dhe S. Skulidhi të prekej qoftë edhe një centimetër e drejta çame.

Se sa me zjarr e mbron çështjen e trevave tona të Jugut, që pretendonte Greqia, e tregon përmbajtja e vetë memorandumit dërguar Fuqive të Mëdha, pas një udhëtimi diplomatik në Europë. “… Dihet se populli shqiptar është më i vjetër se populli grek, dihet se Epiri në kohët e lashta ka qenë një nga pjesët përbërëse të Shqipërisë dhe se këtë vend. Dëshmitë e historianëve më të shquar të lashtësisë, Herodotit, Tukididit, Strabonit provojnë plotësisht këtë të vërtetë historike, ndërsa veprat e gjeografëve më të mëdhenj të sotëm si F. Pukëvillit dhe L. Hahnit përforcojnë dëshmitë e autorëve të vjetër. Një nga pretendimet asburde të paraqitura nga grekët është se banorët e Janinës dhe të Nartës, vetëm një pjesë e tyre), meqenëse përdorin gjuhën greke, duhen konsideruar të kombësisë greke.

Por popullsia e Epirit përbëhet prej aftro 650 mijë vetash dhe pjesa që sinjalizohet se flet greqisht, arrin numrin relativisht të parëndësishëm prej 74 mijë banorësh, bile kjo veçori shpjegohet jo me origjinën e tyre greke, por me mungesën deri diku në një kohë të një alfabeti shqip dhe sidomos me efektin e pashmangshëm të fqinjësisë dhe të marrëdhënieve të përditshme tregtare….”

Ndërsa Samiu, vëllai i vogël, dha një ndihmesë të shquar veç aktivitetit konkret, sidomos në fushën e letrave për çështjen çame. Ai e pasqyroi atë pothuajse në të gjitha veprat e tij. Një vend nderi i dha asaj në “Fjalorin Enciklopedik të Historisë dhe Gjeografisë”. Siç tregon shkrimtari dibran, Haki Stërmilli, kur censura osmane i kërkoi të hiqte nga fjalori i tij 6-vëllimësh zërat për Shqipërinë, se ndryshe nuk do t i botohej, atëherë Samiu kërcënoi se do t i digjte të 6 vëllimet po të hiqej qoftë edhe një fjalë për Shqipërinë. Në këtë fjalor ai flet për qytetet e ndryshme të Çamërisë, historinë e saj, për zakonet, traditat, lashtësinë.

Samiu: “Shqipja një rrënjë, çamërishja dëshmi arkaike”


Shqipja është një rrënjë, sipas Samiut. Dialekti çam është një dialekt i cili më tepër se kushdo i ruan edhe sot e kësaj dite elementet arkaike të shqipes. Samiu tërheq vëmendjen edhe në faktin se nuk u shkrua gjuha shqipe dhe për këtë kritikon: …Po Ptolemenjtë që ishin fjeshtë nga Çamëria…që zgjuanë diturit e gjuhën e greqvet n’ Aleksandrie, qysh nuk e menduanë edhe një herë për gjuhën e tyre, t i bënin një palë shkronja…”

Duke folur për kufijtë e Shqipërisë, Samiu në librin e tij të botuar më 1899 do të shkruante: “Shqipëria është një copëzë e sinisisë së Ballkanit në juglindje të Europës. Ka zënë mesin e anës së Perëndimit t’ asaj sinisije, duke zgjaturë mbanë detit Adriatik e detit Jonës, që nga shkalla 42, gjer në Mëngët (Gjirin-L.B.) t’ Artesë më poshtë shkallësë 39 gradë Kufit e jugësë kthehen prapë drejt veriut me lumët t’ Artesë e me kufit të Greqisë gjer në Zhigo. …Shqipëria nga sipërfaqja e saj është afro 80 000 kilometra të kapërcipta (katrorë).” Duke përshkruar viset e Shqipërisë, Samiu thotë për Çamërinë “Bregoret e Çamërisë të mveshura me ullinj e kopshtat e portokallevet e të limonjet janë pa shok…”

Naimi kërkon armët për Çamërinë

Ndërsa Naimi në vitet 1872-1874 i bariti cep më cep trevat çame dhe nuk është e rastit që në poemën e tij “Bagëti e Bujqësi” ai do të shkruante i frymëzuar: “Dallëndyshe bukuroshe/ Eni vjen prej çamërie/ Me këto mijëra fjalë/ E me gluhë Perëndie…” Më 1897 kur ishte i sëmurë dhe rrallë ngrihej, një ditë që mori vesh se ushtria greke ishte shtyrë thellë në Çamëri, gjatë luftës me Turqinë, Naimi thirri gjithë të afërmit, i ftoi të niseshin, se ai vetë do t’ u printe me armë për të mbrojtur vendin. Për te tre vëllezërit Frashëri, çështja çame ishte e shenjtë sepse kishte të bënte me Kombin.

Samiu
“Greqet, të cilëtë lirin e tyre edhe mbretërinë që kanë sot e kanë fituarë me gjakt të shqiptarëvet të Boçarit, të Xhavellëse, të Mjaulit, e të tjerë trima shqiptarë, ata grekër që edhe sot ruajnë rrobatë, fustanetë, kallcetë, opingatë, valletë, e këngët e shqiptarëvet, ata janë më të keqt e armikëvet të Shqipërisë”.

Samiu dhe Naimi sipas burimeve osmano-turke
Samiu është jo thjesht një majë e kulturës turke apo shqiptare, është majë e kultures botërore. Eshtë quajtur një akademi, monument i punës së palodhur mbinjerëzore, i personalitetit më punëtor të këtij vendi (d.m.th. Turqisë). Sidomos është çmuar vepra e tij “Kamus ul alam” (Fjalori i botës- i historisë e gjeografisë). Enciklopedia e tij 6-volumëshe si një përmendore e madhe e kulturës për të cilën iu deshën plot 12 vjet punë, duke punuar 12-14 orë në ditë. Njeriu i sotëm habitet se si ia doli dot mbanë, që të shkruante 5000 faqe me mjetet dhe mundësitë e atëhershme, punë e cila qoftë atëherë e qoftë sot realizohet nga akademi e institute të tëra, nga njerëz të kualifikuar vite me radhë. “Samiu,- thotë autori turkolog nga Kosova,- Hasan Kaleshi, i bëri vetë, pa bashkëpunëtorë, pa administratë, pa sekretare, madje i shtrënguar të bënte vetë edhe korrekturat.

Modestia e Samiut lë jashtë Enciklopedisë Naimin

Sami Frashëri, emrin e Naimit nuk e futi në Eciklopedinë e vet 6-vëllimëshe. Ai futi Hasan Tahsinin, vëllanë e madh, Abdylin dhe veten. Sipas dr. Laurant Bicës, ndofta ka qenë droja e Samiut, edhe pse Naimi ishte një figurë e njohur në kryeqytetin osman të asaj kohe. Ndërsa me Abdylin dhe Hasan Tahsinin puna ndryshonte, sepse ata kishin vdekur dhe njiheshin si personalitete të spikatur në lëmin e politkës apo të arsimit e të shkencës.“Të flasësh për Naimin si për një orientalist është kryekëput gabim. Ata mëkoheshin si intelektualë që në vogëli me tri-katër gjuhë zyrtare të perandorisë si osmanishtja, arabishtja, persishtja dhe greqishtja, duke thithur nektarin mijëravjeçar të këtyre gjuhëve”, thotë studuesi dr. Bica.

Enciklopedia Turke mbi Mehmet Naim Beun

Është i vetmi vend në literaturën turke, ku del rregullisht në çdo botim emri i poetit tonë kombëtar, Naimit. Por me një veçori, nën titullin, Mehmet Naim Bej, si e ka përdorur në Turqi. Autori i zërit “Islam Ansiklopedisi” (Enciklopedia islame) vol.

I të botuar në Stamboll më 1942 ka qenë orientalisti gjerman Karl Sus haim, që ndër të tjera shkruante në letërkëmbim me dr. Imbarhim Temon se “Do të ishte majft i dobishëm edhe për mua, letërkëmbimi që keni pasur me Naim Beun dhe Shensedin Sami Beun, sepse këta janë njerëz shumë të mëdhenj dhe shumë të famshëm.” Sus haim shkruante për veprën “Mësimet” të Naimit: “Kjo vepër është hartuar për rininë e pjekur shqiptare dhe përmban kallëzime të huajtura prej Ungjillit dhe Kur anit dhe prej mitologjisë.

Naimi pati qëllim me shartue ideale kombëtare sipër ndjenjave fetare, për të siguruar kështu bashkimin e shqiptarëvet në lëmin e kombësisë”.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Sami Frasheri

ORHAN JEGENI - VAJZA E SAMI FRASHËRIT KA NDALUAR FORCËRISHT ARDHJEN E ESHTRAVE TË TË ATIT NË SHQIPËRI
Nga FATOS VELIU








Nipi i vëllezërve të ndritur të historisë së Rilindjes kombëtare, vijon rrëfimin e tij me të panjohurat e mëdha. Orhan Jegeni rrëfen hollësitë e internimit të së ëmës së tij Irfane Jegeni, në ditët e vitit '78, kur në Tiranë mbërritën që nga Stambolli eshtrat e xhaxhait të saj Abdyl Frashëri. Historia e internimit dhe çastet kur makinat "Zisa" me karroceri morën plaçkat e mbesës së frashërllinjve, ndërkohë që Tirana skuqej nga fishekzjarret e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave në tokën e atdheut të tyre. Përse në varrezat e vëllezërve Frashëri në Kodrat e Liqenit të Tiranës, varri i Sami Frashërit nuk i ka brenda eshtrat e tij? Çfarë i ka deklaruar Kryeministri turk, Bulent Eçevit, kur në vitin '70, ambasadori ynë në Stamboll i ka kërkuar lejen të hapë varrin e Sami Frashërit të ndodhur mbi shtatë kodrat e Stambollit. Përpjekjet sfilitëse të qeverisë së Ahmet Zogut, i cili në vitin '37, kur Shqipëria do festonte 35- vjetorin e pavarësisë donte të sillte eshtrat e Frashërllinjve. Si mundi Ahmet Zogu që në atë vit të 35-vjetorit të pavarësisë, të sillte eshtrat e Naimit të madh të shqiptarëve. Protesta revoltuese e vajzës së Sami Frashërit, e cila ishte e shoqja e ministrit të Financave të Turqisë, kur mësoi se Qeveria shqiptare kërkonte eshtrat e frashërllinjve në atdhe, duke ndaluar forcërisht prekjen e babait të saj. Këto dhe të tjera, në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Orhan Jegeni.



PYETJE: Ndërsa folët për sjelljen e eshtrave të xhaxhait të nënës suaj, Abdyl Frashërit nga Stambolli, nga numri i kaluar zoti Jegeni, folët edhe për faktin se ajo është internuar në ato ditë paçka se ajo ishte pikërisht mbesa e drejtpërdrejtë e Frashërllinjve. Mund të përsërisim disi momentin e rrëfimit të historisë së mbërritjes së eshtrave të tij?
ORHAN JEGENI: Siç ju tregova edhe nga intervista e numrit të kaluar, ceremonia e rivarrimit të Abdyl Frashërit pas sjelljes së eshtrave të tij nga Stambolli ka qenë shumë pompoze. Ajo ka nisur që në momentin kur arkivoli i tij hyri në kufirin tonë. Megjithëse, në të njëjtën natyrë vijoi që prej Stambollit. Gjatë gjithë rrugës, që prej Korçës, ku ishte organizuar miting dhe deri në Përmet, populli përshëndeste me krenari dhe emocion mbresëlënës lëvizjen e arkivolit të Abdyl Frashërit. Në Përmet turma i kishte kaluar përmasat e parashikuara. Ishte një grumbullim i paimagjinuar, ku që prej urës e deri në qendër të qytetit arkivoli kalonte mbi duar të popullit dhe shoqërohej nga duartrokitje të stuhishme. Kjo atmosferë ka vijuar deri në mesnatë, duke u shoqëruar me një koncert madhështor, në të cilin u këndua edhe një këngë e posaçme që i kushtohej ardhjes së Abdylit në vendlindje. Në atë kohë nuk ka munguar të përshëndeste edhe një delegacion i posaçëm, i ardhur nga Kosova vetëm për këtë ditë të veçantë në historinë e kombit. Çuditërisht të nesërmen ka rënë shumë dëborë, e cila kishte bllokuar rrugën për në vendlindjen e Abdylit, Përmetin. U gjet një traktor i SMT-së së asaj kohe, që hapi rrugën e dëborës derisa arkivoli shkoi në shtëpinë e lindjes së Abdylit.
Pas saj, para ditës së 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, arkivoli, me të njëjtin pompozitet ka mbërritur në Tiranë. Në Tiranë, kuptohet, gjithë udhëheqja komuniste do ta shoqëronte arkivolin, duke shfrytëzuar rastin për të prezantuar patriotizmin e madh kombëtar. I shoqëruar nga populli i shumtë ai ka shkuar në varret e posaçme të bëra në kodrat e Liqenit Artificial. Por ajo që ju kërkoni në lidhje me faktin që iu përmenda është se në gjithë atë ceremoni dhe në gjithë atë pompozitet nëna ime mungoi. Ajo në ato momente ishte në internim.

PYETJE: Kur e internuan nënën tuaj ?
ORHAN JEGENI: Gjithë familja jonë u internua vetëm pesë ditë para se të sillnin eshtrat në Shqipëri.

PYETJE: Kush ju thërriti?
ORHAN JEGENI: Na kanë thërritur në lagje dhe na kanë komunikuar se për arsye politike ishim dënuar me pesë vjet internim. Nesër do të vinin makinat dhe do të shkuleshim menjëherë nga shtëpitë, të cilat do të ziheshin nga njerëz të tjerë, siç dhe ndodhi.

PYETJE: Ku ju çuan?
ORHAN JEGENI: Në Shetaj të Durrësit.

PYETJE: Çfarë ishte ky internim? Çfarë lidhje kishte me problemet politike pikërisht në atë kohë?
ORHAN JEGENI: Por halla ime kishte qenë e shoqja e Haxhi Lleshit. Ajo tashmë ishte divorcuar dhe ishte dërguar në internim me lloj-lloj akuzash. Pas kësaj, ikëm edhe ne të gjithë si familje e vëllezërve të saj. Pra, babai im me fëmijët e të vëllezërve. Pra, u internua familja e babait.

PYETJE: Po nuk gjetën një datë tjetër, por pikërisht atë moment?
ORHAN JEGENI: Po, nuk gjetën. Kjo kuptohet që ime më, të mos merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të Abdylit, pavarësisht se ajo duhej të ishte e para. Ju shpjegova nga numri i kaluar se nga mbesat direkt të Abdylit jetonte vetëm e bija e Samiut, që ishte në Stamboll dhe e pamundur të merrte pjesë, ndërkohë që dërgoi të bririn dhe nëna ime, e cila nuk mori pjesë fare se nuk u lejua.

PYETJE: Ju çuan si fis në internim?
ORHAN JEGENI: Po, po. Kur ne morëm urdhër-internimin u shokuam shumë. Por më mbrapa pamë se me ne në të njëjtin vend erdhi dhe familja e Isuf Jegenit.

PYETJE: Halla juaj, që ishte e shoqja e Haxhi Lleshit, ku u internua?
ORHAN JEGENI: Ajo u internua në Elbasan.

PYETJE: Dhe ju që të nesërmen shkuat në vendin e internimit?
ORHAN JEGENI: Vijnë që në mëngjes tri makina. Saktësisht ka qenë data 6 maj 1978. Familja jonë hipi dhe u sistemua në dy makina, ndërsa në makinën e tretë u sistemua familja e xhaxhait.

PYETJE: Ku ju vendosën aty?
ORHAN JEGENI: Na futën në ca kapanonë që ishin vetëm për kafshët, se për njerëzit as që bëhej fjalë. Madje, aty rrinin më shumë se dhjetë familje. Jo vetëm kaq, por ishte një tension i vogël i energjisë elektrike sa me zor skuqej llamba.

PYETJE: Ceremoninë e sjelljes së eshtrave e ndoqët nga televizori?
ORHAN JEGENI: Çfarë televizor po thua, nga radioja e ndoqëm.

PYETJE: Sa ndenjët në internim?
ORHAN JEGENI: Pas kësaj nuk kemi ndenjur shumë, pasi nëna ime i ka bërë një letër Enver Hoxhës. Gjetëm mënyrën që ajo të shkonte në tavolinën e zyrës së tij. Pas kësaj, si kaluan disa muaj sa të kryhej ky veprim, u urdhërua anulimi i internimit tonë. Kështu që u rikthyem, ndërkohë që në shtëpi kishin nisur të sistemoheshin njerëzit e sigurimit, por unë ua nxora plaçkat në rrugë se nuk më mbante më inati.

PYETJE: Le të kalojmë zoti Jegeni, sërish aty ku lamë rrëfimin tonë në lidhje me xhaxhallarët e nënës suaj. Siç kam ditur dhe siç edhe u shprehët juve në rrëfimin e kaluar, në varrezat e vëllezërve Frashëri, të ndodhura te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, mungojnë eshtrat e Samiut apo jo? Pra, janë vetëm dy varre?
ORHAN JEGENI: Po, është varri i Naimit dhe i Abdylit, pasi i Samiut është bosh.

PYETJE: Pse nuk janë marrë eshtrat e Samiut, keni informacion të saktë?
ORHAN JEGENI: Për eshtrat e Samiut autoritetet turke, rregullisht si atëherë që janë marrë të Abdylit, edhe një vit më vonë kur u është bërë kërkesë zyrtare dhe vazhdimisht, kanë thënë "harrojeni Samiun! Ai është shkenca dhe kultura turke. Ai është drita dhe dielli. Ai jetoi 54 vjet dhe bëri 54 vepra!".

PYETJE: Ku gjenden saktësisht eshtrat e Samiut në këtë moment?
ORHAN JEGENI: Varri i tij tashmë ndodhet në varret e famshme të Fari Kunit në Stamboll. Pra, ai është pikërisht në një nga shtatë kodrat që formojnë Stambollin. Aty, ai ishte varrosur me të shoqen, vajzën dhe djalin. Ka pasur një pjesë të tij toke dhe aty kanë bërë varrezën e familjes.

PYETJE: Çfarë madhështie ka varri i tij aty?
ORHAN JEGENI: Varri i Samiut është një varr i thjeshtë, por shumë simbolik, i cili është ndërtuar nga shoqëria shqiptaro-turke "Dituria". Aty tashmë shkruhet Sheshedin Sami Frashëri dhe kjo është për meritë të së vjehrrës së tij, Eminesë, që ka insistuar që të shtohet Frashëri, pasi në Tyrqi ai thërritej Sheshedin Sami dhe nuk lejohej të citohej Frashëri.

PYETJE: Thatë se një vit më vonë si sollën Abdylin, është bërë kërkesë zyrtare nga Qeveria shqiptare?
ORHAN JEGENI: Po, saktësisht ashtu. Një vit më vonë si morëm eshtrat e Abdylit, pra në vitin 1970, ambasadori ynë në Stamboll i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit turk, Bulent Eçevit, eshtrat e Sami Frashërit. Ai është përgjigjur se, "Sheshedin Samiu, që do të thoshte Sami Frashëri, është një figurë e shenjtë e Turqisë moderne, që s'mund të ndahet prej trupit të saj dhe se aq sa ka bërë për Shqipërinë, po aq ka bërë edhe për Turqinë moderne. Le ta kemi të dy dhe ta nderojnë të dy shtetet", - ka mbyllur ai kundërshtimin e kërkesës për ambasadorin tonë në Stamboll.

PYETJE: Ndërkohë eshtrat e Naim Frashërit kanë ardhur në kohë të Zogut. Keni informacion të hollësishëm për këtë eveniment?
ORHAN JEGENI: Eshtrat e Naim Frashërit janë marrë nga Stambolli në vitin 1937 me vendim të qeverisë së Zogut. Ka qenë pikërisht 35-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së vendit, kur është ndërmarrë nga Zogu kjo iniciativë këmbëngulëse deri në realizim të saj. Pra, këto janë parë rreth 60 vjet para eshtrave të Abdyl Frashërit që ju shpjegova më lartë.

PYETJE: Folëm për vendimin e Zogut për të sjellë eshtrat e Naimit. Si ka ndodhur konkretisht?
ORHAN JEGENI: Ishte viti 1937, kur Shqipëria përgatitej të festonte me madhështi vitin e 35-të të krijimit të shtetit. Në atë kohë Ahmet Zogu ngriti një komision të posaçëm jo vetëm për të menaxhuar dhe organizuar festimet e jubileut të shndritshëm të shqiptarëve, por ai komision do të merrej edhe me evidentimin e figurave të mëdha patriotike, që kishin kontribuar në historinë dhe konsolidimin e kombit. Këto figura kryesisht ishin të Rilindjes Kombëtare. Kuptohej se vlerësimi më i madh për këto figura që kishin kontribuar fuqishëm për ekzistencën dhe konsolidimin e Shqipërisë dhe që kishin vdekur jashtë atdheut, nuk ishin titujt dhe dekoratat, por kryesisht të bëheshin përpjekjet për t'i sjellë në Shqipëri eshtrat e tyre. Mes shumë të vlerësuarve ishin dhe ato të vëllezërve Frashëri.

PYETJE: Pra, u vendos brenda vendit që ato të silleshin, por mendoj se ka pasur tratativa dhe goxha vështirësi, apo jo?
ORHAN JEGENI: Pa tjetër që ka pasur, madje shumë të mëdha. Kështu, pas vendimit të komisionit për sjelljen e eshtrave të Naim Frashërit pikërisht në janarin e vitit 1937, Ahmet Zogu jep urdhër që të nisin bisedimet me Qeverinë turke. Përpjekja e parë ka dështuar. Ky dështim u konfirmua nga një relacion i kryekonsullit shqiptar në Stamboll, Asaf Xhaxhuli, i cili ia dërgonte më 10 shkurt 1937 ministrit shqiptar të asaj kohe, Ekrem Bej Libohova, ku i thotë se pengesë ishin bërë vetë pasardhësit e këtyre personaliteteve, sidomos pasardhësit e Sami Frashërit, të cilët ishin jo vetëm familje të mëdha, por ishin të lidhur si pjesë e administratës më të lartë të Qeverisë turke. Madje, Kryekonsulli Xhaxhuli shpjegonte se e bija e Sami Frashërit e quajtura Samije, e cila ishte ndërkohë e shoqja e ish-ministrit të Financave të Qeverisë turke, Rashid Beut, kishte shkuar vetë në Konsullatën shqiptare, madje shumë e revoltuar kishte thënë: Jam informuar se Qeveria shqiptare paska vendosur të ndërhyjë këtu me një komision për të marrë eshtrat e Naim Beut dhe sipas lajmeve të fundit, më rezulton se komisioni i përmendur do të ngarkohet edhe për mbartjen e eshtrave të atit tonë, Sami Bej. Unë në bazë të një letre që kam marrë nga kushëriri ynë, Mit'hat beu ( Frashëri), do që të mos lejohen edhe eshtrat e Abdyl beut të merren. Sa për të Naim beut, të veprojnë si të dëshirojë mbesa e vet, zonja Naime Xhelal Rusi, e cila ndodhet në Tiranë.

PYETJE: Dhe si vijoi pas kësaj situate të komplikuar që u paraqit?
ORHAN JEGENI: Kuptohej qartë se situata ishte e vështirë, aq sa nuk flitej më për sjelljen e eshtrave të Abdylit dhe të Samiut pas ndërhyrjes refuzuese të të bijve dhe vajzave të tyre. Tashmë komisionit i ngelej vetëm të tërhiqej nga kërkesa e parë se mos sabotohej edhe sjellja e eshtrave të Naim Frashërit.

PYETJE: Si do t'i pengonin?
ORHAN JEGENI: Por të bijat dhe djali i Sami Frashërit, siç citonte edhe kryekonsulli Xhaxhiu, duke qenë në pozicione të larta zyrtare kishin mundësi të pengonin marrjen edhe të atyre të Naimit. Prandaj u vendos që të mos flitej fare për të Abdylit dhe të Samiut. Pas këtyre komplikimeve të situatës për të mos mundur sabotimin e sjelljes së Naimit, komisioni kërkoi pajisjen me një prokurë të posaçme nga mbesa e tij, Naime Xhelal Rusi, e cila në atë kohë banonte në Tiranë.

PYETJE: Dhe kështu sollën Naimin?
ORHAN JEGENI: Kur i thanë të mbesës së Naimit, pra Naime Xhelal Rusit, për nismën e qeverisë, ajo kërkoi ngritjen e një komisioni të posaçëm për këtë punë në të cilin u përfshi edhe vetë për të marrë eshtrat e gjyshit në Stamboll. Në këtë kohë nga qeveria jonë u ngarkua Kryekonsulli në Stamboll që të bënte përpjekjet e nevojshme për të lehtësuar dhe koordinuar punën e komisionit të nisur nga Tirana. Konsulli i dorëzoi notën-kërkesë Zëvendësprefektit të Stambollit dhe i ka kërkuar në rrugë personale që të mundësonin lejen e marrjes së eshtrave të të ndjerit Naim Frashëri, të cilat duhej të vendoseshin në atdheun e tij.

PYETJE: Si iu përgjigj kësaj kërkese nënprefekti?
ORHAN JEGENI: Ai ishte përgjigjur se, në bazë të ligjeve turke kjo gjë nuk përbënte ndonjë pengesë të madhe në lejimin eshtrave të Naim Frashërit, i cili vendlindjen e kishte pikërisht në Shqipëri. "Ligjet tona në fuqi - deklaroi saktësisht ai - nuk kujtoj që të imponojnë ndonjë pengim për këtë veprim, por bashkë me këtë, pasi i ndjeri Naim bej ka qenë shtetas dhe nëpunës turk, sidomos mbasi ka edhe të afërm të tjerë këtu, është e nevojshme që të merret edhe mendimi i ministrave kompetentë në Ankara, të cilët po ua referoj menjëherë që sot dhe me të marrë përgjigjen do tua njoftoj pa vonesë".

PYETJE: Dhe si rezultoi?
ORHAN JEGENI: Vetëm një muaj më vonë pas kësaj negociate doli vendimi i Qeverisë shqiptare, që krijoi komisionin e posaçëm për të cilin ju fola pak më lartë, në të cilin u përfshi, siç ju shpjegova, edhe vetë mbesa e tij e ndodhur në Tiranë, Naime Xhelal Rusi.

PYETJE: Nga kush u kryesua ai komision, jeni në dijeni?
ORHAN JEGENI: Patjetër që jam, se unë lexoj dhe shënoj çdo gjë që ka të bëjë me xhaxhallarët e nënës sime. Ai komision që do të shkonte në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit u kryesua nga Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Nënkolonel Shefki Shatku dhe Kryekonsulli i mbretërisë shqiptare në Stamboll, Asaf Xhaxhuli.

PYETJE: Dhe pas kësaj i morën?
ORHAN JEGENI: Ishte 18 prilli i vitit 1937 kur si ishin kryer të gjitha veprimet dhe tashmë ishin marrë eshtrat e Naimit, u bë ceremonia përkujtimore dhe e përcjelljes.

PYETJE: Ku u bë?
ORHAN JEGENI: Ajo u Zhvillua në teqenë bektashiane në Stamboll, Merdiven Qoj. Si në nxjerrjen e eshtrave, ashtu edhe në ceremoninë e përcjelljes ka pasur nxënës shqiptarë dhe patriotë shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat e Turqisë.

PYETJE: Dhe kur mbërriti në Shqipëri?
ORHAN JEGENI: Ka qenë pikërisht data 2 qershor 1937, kur eshtrat e Naim Frashërit të mbërritën në atdhe.
Pikërisht 60 vjet më mbrapa, në marsin e vitit 1978, në Shqipëri përfunduan edhe eshtrat e Abdyl Frashërit, që u vendosën së bashku me Naimin në Kodrat e Liqenit, të cilat ju i dini vetë. Kanë ngelur pa sjellë eshtrat e Samiut, kjo për shkak të fëmijëve të tij. Prandaj në varrezat e tyre, të piedestali i ndodhur në Kodrat e Liqenit, varri i Samiut është bosh.
 
Top