• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Samsung është gati me Samsung Galaxy Player

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje

Gjatë muajit shkurt, kompania Samsung e pati paralajmëruar pajisjen e saj të re të dedikuar për muzikë, Samsung Galaxy S WiFi, që llogaritej si rivali më i denjë i iPod Touch.

Tani, Samsung ka thënë se Samsung Galaxy S është drejtuar për tregun amerikan, ku do të prezantohet me emrin Samsung Galaxy Player 4 dhe Samsung Galaxy Player 5.

Modeli i ri i pajisjes Samsung Galaxy Player do të mbështetet në sistemin operativ Android 2.2 Froyo, ndërsa modeli Samsung Galaxy Player 5 dhe do të posedojë ekran të ndjeshëm në prekje me 5 inç dhe 800 x 400 piksel, për dallim prej Samsung Galaxy Player 4 i cili do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç dhe 800 x 480 piksel.

Specifikat tjera të kësaj pajisje përfshijnë edhe kamerën e pasme me 3.2 mega-piksel, si dhe atë frontale e cila do të shërbejë për video-komunikim. Të dy modelet posedojnë edhe lidhjen WiFi./ Telegrafi /
 
Top