• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Samsung Epic 4G do të bëhet me Android 2.2 Froyo

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Nëse posedoni modelin e telefonit të mençur Samsung Epic 4G, dhe keni qenë të padurim për ta freskuar sistemin operativ të telefonit tuaj me Android Froyo, tani duket se kjo gjë është bërë e mundshme për ju. Sipas të dhënave të fundit, thuhet se Samsung Epic 4G do të pajiset me Android 2.2 që nga 26 dhjetori 2010.
Sipas raportimeve të PhoneArena të cilët madje e kanë edhe dokumentin e skanuar, thuhet se Samsung Epic 4G do të freskohet me Android 2.2 Froyo, dhe se ky azhurnim i sistemit operativ të telefonit do të fillojë më 26 dhjetor.



Android 2.2 do të sjell një spektër të gjerë të funksioneve të reja në Samsung Epic 4G, të cilat përfshijnë mundësinë për të instaluar aplikacione në memorien e jashtme të telefonit, mbështetje të përmirësuar për Bluetooth, përmirësime në GPS, Adobe Flash 10.1, etj.
 
Top