• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Samsung lanson Epic 4G

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Telefoni i Samsung i cili zyrtarisht ishte paralajmëruar gjatë muajit qershor, tashmë ka filluar të shitet.
Bëhet fjalë për modelin e telefonit i cili përmban edhe opsionin e lidhjes me teknologjinë e fundit, 4G, prandaj edhe emri i tij, Samsung Epic mban shtesën 4G.

Fillimisht, ky telefon do të shitet përmes operatorit amerikan Sprint, ndërsa siç thuhet, bëhet fjalë për telefonin më të shpejtë në Android. Në SHBA, çmimi i telefonit për abonuesit me kontratë do të jetë 250 dollarë, pas një zbritje prej 100 dollarësh.



Samsung Epic 4G është i bazuar në sistemin operativ Android, ndërsa thuhet se së shpejti ky telefon do të pajisjet me versionin e fundit, Froyo 2,2. Telefoni gjithashtu është i pajisur me tastierë rrëshqitëse QWERTY, ekran Super AMOLED, procesor 1 GHz Cortex A8 Hummingbird, memorie me 512 MB RAM, kamerë me 5 mega-piksel me ndriçues Power LED e cila është në gjendje të incizojë video në 720p.

Pajisja mbështet edhe teknologjitë si EVDO Rev A, WiMAX, dhe GPS, ndërsa aty është edhe kompasi digjital, kartela microSD, lidhja 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 2.1
 
Top