• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sarandë, 5 të infektuar me salmonelë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Pesë persona janë shtruar dhe kanë marrë mjekim në spitalin e Sarandës të dyshuar se janë prekur nga bakteri i salmonelës. Drejtori i Shëndetit Publik të Sarandës, Jani Qirjaqi, deklaron se të pesë pacientët, tre vendas dhe dy turistë ishin paraqitur në spital me simptomat që shkakton ky mikrob, të vjella dhe diarre.
Pacientët i janë nënshtruar analizave të cilat kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me të sëmurë të infektuar nga salmonela.

Qirjaqi ka thënë se kemi të bëjmë me raste të lehta të këtij mikrobi infektues, duke shtuar se pacientët janë mbajtur në spital infektiv për dy – tre ditë për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Ata tashmë janë mirë dhe janë larguar nga spitali.

Ai thotë se nuk kemi të bëjmë me epidemi por me raste të izoluara, ndërsa hedh dyshimin se pacientët mund të jenë infektuar nga ujërat e boteve, të cilat furnizohen në vende të pakontrolluara dhe të paklorifikuara. Sipas tij nga kontrollet që janë bërë nga Instituti i Shëndetit Publik ka pasur raste kur ndonjë bot merr ujë në vende të pakontrolluara, ndaj është urdhëruar pezullimi i tyre.
 
Top