• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sardele të skuqura në salcë me domate

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Për 4 persona:

* 225 gr sardele
* 4 domate
* majdanoz
* miell.
* 1 kokë qepë.
* 2-3 lugë bukë e grirë
* 1 lugë erëza të përziera
* 2 degë kopër
* 2 thelpinj hudhër
* 1/2 luge rigon
* 1/2 luge kafeje kopër e thatë
* 2 degë borzilok
* 1 spec i kuq
* 2 lugë soja sos
* 1 degë rozmarinë
* vaj ulliri, vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Domatet dhe specat i presim në copë. E grijmë rozmarinën, koprën, thelpinjtë e hudhrës, qepën, majdanozin dhe degët e borzilokut. Në tiganin në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim qepën. I shtojmë copët e specit dhe të hudhrës. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë domatet e prera. E hedhim koprën, rigonin, koprën e thatë, rozmarinën, borzilokun dhe majdanozin e grirë.

Në tigan hedhim 100 ml ujë dhe soja sosin. Hedhim kripë dhe grij më piper të zi. Në tigan hedhim bukë të grirë. Ndërkohë, sipër sardeleve hedhim kripë. Në enën me miell i hedhim erëzat e përziera. Në tigan tjetër në zjarr hedhim vaj dhe vaj ulliri. Sipër sardeleve e hedhim miellin me erëzat e përziera dhe i përziejmë, për t'u ngjitur mielli për peshqit.

Sardelet me miell i skuqim në tiganin me vaj. Sardelet e skuqura i nxjerrim nga tigani me lugë sitë dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për ta mpirë yndyrën. Salcën nga tigani i parë e vëmë në pjatën për servirje. Sipër salcës i vëmë sardelet e skuqura. Zbukurojmë me feta limoni, feta portokalli dhe me gjethe selinoje.
 
Top