• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Satanizmi , feja e fundit ne mode

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit.

Origjina e Termit


Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jewel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishës angleze") shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: "Koha kur Luteri përhapi nëpër Gjermani fjalën e tij të helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizëm". Në fjalinë e mësipërme, fjala satanizëm i referohet mësimeve të Luterit megjithëse ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurrë të adhuronte Djallin apo frymëzohej prej tij.

Lëvizjet Satanike

Sipas disa sociologëve, satanizmi nuk mund të konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të sukseshme. Satanizmi ekziston si "kundërshtar i kristianizmit" pra rrjedhimisht në funksion të tij. Në fakt cështja nuk është dhe aq e thjeshtë pasi si satanistë etiketohen edhe lëvizje të tjera shumë heterogjene:

1)- Satanizmi "rebel", që kundërshton këndvështrimin kristian në mënyrën e të jetuarit. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bëjnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre që bien ndesh me shoqërinë.
2)- Satanizmi "fetar", që bazohet në besimin e ekzistencës së Djallit. Organizata më e njohur që i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” ("Temple of Seth") dhe është themluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës së Djallit.
3)- Satanizmi "filozofik" ose "modern" që bazohet në adhurimin e Satana-it apo djajve të tjerë. Ky grupim përfaqësohet nga Kisha e Satana-it që është themeluar nga LaVey, pas vdekjes të së cilit ky organizëm pesoi disa ndryshime. Gjithcka bazohet në urdhëresat që gjenden në biblën djallëzore. E vecanta e tyre është se të gjithë e konsiderojnë veten profetë. Ata organizojnë shpesh rituale dhe mesha të zeza ku përfshihet dhe magjia. Megjithëse cilesohen si satanistë të bindur ata nuk shfaqen publikisht për shkak të paragjykimeve.
4)- Satanizmi "tradicional", duke parë këtë besim si të vetmen mënyre për zhvillimin individual dhe atë të shoqërisë nëpërmjet vetëshkatërrimit të saj. Organizata më e njohur që i përket kësaj kategorie është “Urdhri i 9 ëngjëjve” (Order of Nine Angels).
5)- “Kultistët", anëtarë të një komuniteti që adhurojnë djallin nëpërmjet sakrifikimit të qënieve njerëzore. Megjithëse disa individe janë dënuar për këto krime, ka dyshime mbi disa njerëz të cilët mendohen se i përkasin kësaj organizate shumë të fshehtë.

Në vendet perëndimore ekzistojnë sekte tepër të fshehta që praktikojnë në mënyrën e tyre adhurimin ndaj djallit. Në Sh.B.A, lëvizjet sataniste kanë mundësuar që ti njihet statusi fetar dhe të kenë priftërinjtë e tyre në ushtri për rastet kur mund të humbin jetën gjatë sherbimit ushtarak. Suksesi për këtë arritje vjen nga fakti se gjate protestave me levizjet sataniste u bashkuan dhe lëvizjet homoseksuale. Motoja e përdorur gjatë protestave të tyre ishte "Bej c’të duash: ky është ligji".

Për shumë sekte, gjarpri simbolizon dijen (ashtu sic ndodh për Satana-in, që kur prezantohet si Lucifer, përfaqëson "sjelljen e dritës"). Disa dijetarë të kësaj fushe mendojnë se Bibla, të cilën ata e quajnë ndryshe Demiurg, në të vërtetë është Djalli.

Në numerologjinë biblike numri gjashtë përfaqëson njeriun. Mendohet se 666(nr djallëzor) është krijuar për ti gjetur dicka të kundërt numrit hyjnor 777. Me 666 janë etiketuar dhe disa nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit të kaluar si: Stalin, Franko, Hitler, Kastro dhe Benito, ndoshta është rastësi por të gjithë këta emra janë me 6 shkronja… Ndoshta është një element që na bën të mendojmë se njëri prej tyre duhej të shkaktonte apokalipsin që duhet të ndodhte në fund të shekullit të kaluar.

Burimi: Te grumbulluara nga une :D
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Si thua Star,ta fusim dhe kete fe neper shkolla?.Apo duhet futur vetem satanizmi racionalist.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Si thua Star,ta fusim dhe kete fe neper shkolla?.Apo duhet futur vetem satanizmi racionalist.
Pse jo o Serafim ? Si eshte ajo shprehja ( Ku hane 5 veta, hane edhe 6 ) Te pershendes dhe hap ndonje nga ato temat e tua me 20 faqe, se ka nevoj forumi :D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

.........666 ! (6 germa)
....................
 

Devil

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 23, 2009
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Oxford - England
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

nuk ka fe satanizmi nuk ka rregulla ashtu sic pershkruhet nga disa
te besosh ne djall i ka tgjitha brenda te miren te keqen dhe jo djallit i vje gjynaf per kafshet apo gjera te tilla qe degjohen ne jeten e dites
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Si mund njeriu te jetoje duke i sherbyer djallit,se keqes,te jete antikrisht,te beje vepra qe bien ndesh me shoqerine,te beje magjira,gjera qe kontribojne ne shkaterrimin e shoqerise,qe sakrifikojne qenie njertezore?
Ndonëse ka mjaft fakte shkencore që në mënyrë indirekte vërtetojnë ekzistencën e Zotit, (tek të cilat do të ndalemi vetëm sipërfaqësisht) megjithatë ne nuk kemi nevojë të presim nga shkenca të na vërtetojë ekzistencën e Zotit! Pashmangshëm shtrohet pyetja pse!?
Sepse jo vetëm për faktin se shkenca është e varur nga fenomenet objektive, koha/hapësira dhe materia në përgjithësi, e në anën tjetër është e mangët karshi qenieve noumenale, metafizike e transcendentale; e as për faktin se shkenca është e krijuar nga njeriu, gjë që lë të nënkuptojë se çdo gjë e krijuar nga njeriu len hapësirë për kontestim, dyshim - por për faktin se ekzistenca e Zotit është vërtetuar prej vet Zotit.
Nuk mund të presim nga shkenca që vet i krijojmë, ta na vërtetojë ekzistencën e Zotit! Shkenca përballë vërtetimit të ekzistencës së Zotit, nëpërmjet empirizmit, është e pafuqishme, sepse ajo mbështetet në vëzhgime shqisore, argumentet empirike të drejtpërdrejta. Po ashtu nga diçka që është e kufizuar, nuk mund të presësh të dëshmojë për diçka që është i pastër nga të metat kufizuese, gjithashtu çdo krijesë e kufizuar krijon ide, shkenca, ideologji, teori, ligje të kufizuara, mangëta, përkohshme, tërësisht konvencionale. Shkenca është e kufizuar pikërisht për faktin se është krijuar nga një qenie e kufizuar, siç është njeriu.
Ndërsa Zoti nuk është objekt që mund të matet e provohet me anë të shqisave, e nuk është i varur as nga koha e hapësira, por përkundrazi ato janë të varura nga Ai, ngase pikërisht Ai është përcaktues i tyre; e as nuk është objekt që ne të mund të bëjmë eksperimente mbi qenien e Tij, dhe asnjëherë nuk do të mund ta arrijmë njohjen e ekzistencës së Tij, nëse mbështetemi vetëm në shqisa, sa do që në mënyrë të përsosur funksionojnë ato, sepse shqisat janë të paafta ta përfshijnë Atë, ndërkaq Ai i përfshinë ato.
***
Ateistët pa fije turpi përpiqen ta kontestojnë fuqinë e Zotit, dhe rrjedhimisht ekzistencën e Tij, duke pohuar se po të ishte Zoti nuk do të ndodhnin gjithë këto fatkeqësi në gjithësi.
Ata përpiqen ta kontestojnë drejtësinë, mëshirën e fuqinë e Zotit, duke u mbështetur në varfërinë që mbretëron në botë. Thonë: “e shihni ç’mjerim e ka kapluar botën, po të gjykonte Zoti me drejtësi e mëshirë nuk do të vdisnin njerëzit urie”, gjithashtu thonë, “po të ishte Ai i fuqishëm do ta ndalonte urinë, prandaj, ata pohojnë se Zoti nuk ekziston,...”!
Eh, sa injorant që janë ata! Harrojnë se në momentin që kontestojnë drejtësinë, mëshirën apo fuqinë e Zotit, automatikisht pranojnë ekzistencën e Tij, madje me të gjitha ato atribute që padrejtësisht dhe pa kurrfarë faktesh ia kontestojnë. Kjo ngjanë pikërisht për faktin se nuk mund të kontestohet diç pa ekzistuar paraprakisht. Nuk mund të kontestohet kufiri i Mitrovicës, pa ekzistuar ajo. Vetëm pse së pari ekziston Mitrovica, njeriut i jepet mundësia ta kontestojë kufirin e saj, në të kundërtën nuk do të mund ta bënim atë. Nëse me të vërtetë nuk do ekzistonte Mitrovica, ne s’do të kishim nevojë të sjellim fakte për mos ekzistencën e saj. Sikur Mitrovica të ishte inekzistente, sigurisht që edhe ato fakte do të mbeteshin të tilla, inekzistente.
Gjithashtu atyre ateistëve ua kujtoj dialogun imagjinar mes berberit dhe klientit, objekt bisede i të cilëve ishte pikërisht ekzistenca e Zotit.

Ndërkohë që berberi qethte klientin, ata trajtonin tema të ndryshme, mes të cilave edhe çështjen e ekzistencës së Zotit, e cila përbënte temën qendrore. Pasi fillon debati për Zotin, berberi i thotë klientit se Zoti nuk ekziston. Dhe menjëherë pyetet berberi, pse mendon ashtu? Ja, - ia kthen ai, dil jashtë në rrugë dhe do ta shohësh që Zoti nuk ekziston. Po të ekzistonte nuk do të kishte aq dhembje e vuajtje në këtë botë? Klienti për një moment mbetet i shtangur, dhe pasi që berberi mbaron punën me flokët, ai i turpëruar për mungesë përgjigje heshtazi largohet nga dyqani,... nuk bën shumë hapa dhe has në një person me flokë të gjata, të ndyta e me mjekër të parregulluar. Pa humbur kohë kthehet tek berberi dhe i thotë se berberët nuk ekzistojnë! Berberi i habitur pyet: - si nuk ekzistojnë!? Unë sapo mbarova punën me ju!
Jo, klithë klienti, berberët nuk ekzistojnë. Sepse po të ekzistonin, atëherë nuk do të kishte njerëz me flokë të ndyta dhe me mjekër të parregulluar, sikur ai njeriu atje jashtë. Berberi i habitur nga këto fjalë, stepet dhe nuk vazhdon më tutje.
Berberët ekzistojnë, por ata nuk janë fajtor pse njerëzit nuk shkojnë të rregullohen - përfundon klienti.
E njëjta ngjanë edhe me Zotin. Zoti nuk është fajtor pse njerëzit nuk kërkojnë ndihmë prej Tij! Dhe pikërisht kjo është njëra prej arsyeve pse në këtë botë ka aq shumë vuajtje.
***
T’i kthehemi çështjes kruciale të temës. Si na është vërtetuar ekzistenca e Zotit nga vet Zoti, qenia e të Cilit është e padukshme, pakapshme dhe e paperceptueshme për njeriun!?
Por, para se të vazhdojmë së paraqituri argumentet e ekzistencës së Zotit, prej vet Zotit, për hir të korrektësisë duhet të bëjmë të ditur një prej fakteve rrënjësore shkencore, që vërteton ekzistencën e Zotit. Ky fakt është: materia inorganike, vetvetiu në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë ndonjë qelizë organike. Materia e pajetë, është vërtetuar se nuk mund ta krijoj jetën, ngase ajo është e pavetëdijshme dhe si rrjedhojë e pafuqishme. Provues i këtij fakti shkencor ishte biologu i njohur francez, Lui Pastër, i cili përfundimisht i çrrënjosi idetë e shëmtuara evolucioniste - darviniste. Gjithashtu materia inorganike nuk ka vullnet e dëshirë, që të mund të krijoj, harmonizoj, ekuilibroj e përsosë krijimin.
Por t’i lëmë anash faktet shkencore, sepse ato nuk janë objekt i studimit tonë, të merremi me vërtetimin e ekzistencës së Zotit, nga vet ana e Zotit.

Një person që është i verbër, mund të mendohet që e ka një mundësi më pak për të vërtetuar ekzistencën e Zotit, ngase ai nuk e sheh krijimin e Tij. Por i njëjti person a ka arsye të mos e besoj Zotin për shkak të pamundësisë së shikimit të krijimit!? Jo! Jo, sepse ai e percepton ekzistencën e Zotit, pavarësisht pse nuk e sheh krijimin dhe qenien e Tij, mbase këtë privilegj të fundit nuk e gëzon as jo i verbëri. E shembulli i atij personi që nuk e beson Zotin derisa mos ta shoh, është identik me shembullin e atij injorantit që nuk e beson një aromë derisa mos ta sheh. Por kur ateisti pyetet pse nuk e beson Zotin, ai fillimisht nuk bie viktimë e injorancës që e ka kapluar, duke thënë se Zotin nuk e besoj pse nuk e shoh, por gjen ndonjë arsye tjetër të paarsyeshme, kryesisht qesharake. Po kur në vazhdim pyetet, se a do ta besonte Zotin po ta shihte, sigurisht që përgjigja e tij është po, gjithsesi,... në këtë rast viktimizimi dhe rrëshqitja në injorancë janë të pashmangshme.
Në anën tjetër një shurdh-memec a ka arsye të mos e besoj ekzistencën e Zotit, vetëm pse nuk dëgjon e s’flet? Jo, kurrsesi jo!
Po një person që nuk i funksionojnë shqisat e të shijuarit dhe të nuhaturit, a ka arsye!? Pa dyshim përgjigjja mbetet e njëjtë, jo.
Por një i sëmurë mental a do të kishte arsye të mos e besonte ekzistencën e Zotit!? Sigurisht që në këtë rast përgjigja është diametralisht e kundërt me ato paraprake, ngase ai nuk posedon aftësi perceptuese, të cilat do t’i transferonte tek mendja, për të bërë gjykimin e vërtetë, të duhur.
Ajo që duhet të kuptojmë nga këta shembuj është se posedimi i të gjitha shqisave, në mënyrën më të përkryer të mundshme, nuk do të na shërbente asgjë për ta arritur njohjen e Zotit, nëse nuk do ta posedonim një element përbërës të qenies njerëzore, karakteristikë vetëm për njeriun – mendjen, e cila, siç shprehej përfaqësuesi i kriticizmit, Imanuel Kant, është ligjdhënëse e natyrës.
Të pesë shqisat janë vetëm disa elemente, që njeriut i ofrojnë perceptime, imazhe, objekte, fakte të cilat mendja detyrohet t’i konstatoj, gjykoj, vlerësoj e vërtetoj.
Prandaj mund të konstatojmë se empiristët me pa të drejtë e injorojnë arsyen, mungesa e së cilës do e pamundësonte atë.
***
Së këndejmi, t’i shpërfaqim disa botëkuptime mbi krijime qenësore për jetën.
- Oksigjeni nuk di se ajri i tij është qenësor për frymëmarrjen e njeriut.
- Uji nuk e di se krijesat varen nga jeta që e sjell dhe se është bazë për jetën. Uji asnjëherë nuk do të formohej e të vihej në gotën e një personi, vetëm pse ai do ta dëshironte.
- Dielli nuk ka vetëdije të gjykoj se qenieve të gjalla iu duhen rrezet dhe drita e tij,... ato (rrezet) nuk lëshohen nga fakti se ai ka dëshirë, por nga fakti se ashtu është projektuar, pa dëshirën e tij.
- Hëna vetvetiu nuk është programuar që njeriut t’i mundësoj llogaritjen e muajve dhe viteve.
- Era nuk di se për qeniet organike, freskia që ajo sjell është e domosdoshme.
- Flora e fauna, gjithashtu nuk janë të vetëdijshme, se edhe pa to pamundësohet jeta .

Këta ishin vetëm disa shembuj ilustrues, që japin të kuptojnë se i gjithë harmonizimi, sintetizimi, koordinimi, kompozimi i materiales buron nga qenia ideale, absolute, ekzistenca e se cilës nuk është brenda botës siç pohonin panteistet si Xhordano Bruno, Xhon Tolani, Spinoza, por është jashtë botës materiale, siç pohonin me të drejtë teistët – Platoni, Dekarti, Lajbnici, Gëte, Kanti e të tjerë. Rrjedhimisht kjo fuqi nuk mund të jetë e varur nga koha, kazualisht e përcaktuar nga hapësira, por as nga vet hapësira, sepse që të dyja së bashku janë të përcaktuara nga Zoti - transcendenca e vërtetë, që qenëson përtej kufijve shqisor, duke përcaktuar se i gjithë krijimi duhet të veprojnë në mënyrë konstante, në dobi të qenieve të gjalla në përgjithësi, dhe njerëzve në veçanti.
Prandaj Zotin assesi nuk mund ta kërkojmë brenda botës, ashtu siç veprën e një artisti asnjëherë nuk bën ta kërkojmë brenda vet artistit, por jashtë tij. Artisti përmes qenies së tij, dhe me tërë qenien e tij, vepron jashtë qenies së tij, e kurrsesi brenda qenies së tij, mbase mund të ketë ndonjë përjashtim.
Po ashtu ekziston edhe një veçori, aftësi tjetër në njeriun - intuita, e cila në mënyrë direkte, pa ndërmjetësimin e përvojës lë të kuptojë se patjetër duhet të ekzistojë një qenie e përkryer, e gjithëfuqishme që udhëheqë në mënyrë precize çdo gjë në gjithësi.
Çdo vepër precize, komplekse por e papërsosur, duke përfshirë edhe njeriun, dëshmon mbi të Përsosurin!


Zoti nuk ekziston pse ne e mendojmë, ne e mendojmë sepse Ai ekziston.

Ishte pikërisht sentenca e Dekartit: “Mendoj prandaj jam,... Zoti ekziston” ajo që më shtyu të vijë deri tek konkludimi se Zoti nuk ekziston pse ne e mendojmë, por ne e mendojmë sepse Ai ekziston.
Assesi nuk duhet thënë se Zoti ekziston sepse ne po e menduakam Atë, por ne e mendojmë pikërisht pse Ai ekziston. Po të mos ekzistonte, ne as që do ta mendonim, ngase paraprakisht as që do të ekzistonim, që më pastaj ta mendonim. Për më tepër, filozofi i njohur dualist, Rene Dekarti, mendonte se ideja mbi ekzistencën e Zotit, vije nga i Përkryeri - Zoti, e vendosur në të pa përkryerin – njeriun. Sepse ne vetvetiu, thoshte ai, si qenie e fundme, pafuqishme që jemi, të shoqëruar me kufizime, nuk mund të krijojmë ide për një substancë të pafundme, siç është Zoti.
Më tej shtonte: “Dhe pasi dyshoj, unë e di se jam qenie e papërsosur. Si qenie e tillë unë kam idenë për diçka të përsosur. E Zotit si qenie e përsosur nuk duhet t’i mungojë asgjë, si rrjedhim duhet ta ketë edhe atributin e ekzistencës”.
Edhe nëse asnjë fakt shkencor që dëshmon ekzistencën e Zotit mos të ekzistonte, do ekzistonin argumente të bollshme, të rrënjosura në zemrën, ndërgjegjen dhe tërë qenien e njeriut, nga vet Zoti i tij, pikërisht për njohjen e Tij.


Kundër-argumente mbi mos-ekzistencën e Zotit!

Çdo kundër-argument mbi mos-ekzistencën e Zotit, është argument mbi ekzistencën e Tij.
Në momentin që tentohet të sillet një argument për mos-ekzistencën e Zotit, shfaqet një argument mbi ekzistencën e Zotit. Kështu që vet tendenca e njeriut për të sjellë fakte mbi mos-ekzistencën e Zotit, është një argument më shumë që dëshmon ekzistencën e Zotit.
Absolutisht është e pamundur të mohohet diç, e që ajo të mos ekzistoj paraprakisht. Vetëm kur ndonjë send, objekt, çështje, proces ekziston në një apo trajtë tjetër, ne përpiqemi ta mohojmë atë për arsye tërësisht subjektive, irracionale. Po mos të ekzistonte, ne kurrsesi nuk do të mund ta mohonim, ngase për të mohuar diç, siç theksuam më lartë, së pari duhet të pohohet e dëftohet.
Nga ky kontemplacion që bëmë deri më tani, përfundimisht dhe pa asnjë hezitim, mund të konstatojmë të vërtetën e pakontestueshme, se ekzistenca e Zotit absolutisht nuk varet nga asgjë dhe Ai ekziston pavarësisht faktit se njeriu nuk e beson, mendon, njeh apo vërteton.
 

FrigidusSanguis

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 22, 2011
Postime
4
Pikët
0
Vendndodhja
Maqedoni
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

@Agim,pergezime,jam shume dakord me ty,ke dhene argumente mjaft domethenese.
 

Dr.Qendro

Ateist
Anëtar
Feb 26, 2011
Postime
34
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Agim, ke ngaterruar forumin edhe ke sjelle vetem fjale boshe te pa vlera. I lutem moderatoreve ta heqin postimin bosh fetar te Agimit. Edhe dicka Agim, nese nuk ka menyre per ta vertetuar ekzistencen e perendiVE atehere nga e di ti se ekzistojne keto perendi? Edhe dicka tjeter te vogel, ne fillim te postimit ke thene se ka menyra shkencore qe vertetojne ekzistencen edhe sikur te nje perendie, por thjesht natyralisht nuk solle asnje prove, vetem fjale, ti shoh pak keto prova nese ka mundesi?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Askush deri me sot ska mundur te vertetoje Egzistencen apo Mosegzistencen e perendive.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

e po si i bije shoku i luftes qe kot po bejme te hulumtojme ne egzistencen kur as per juve as per neve nuk qeka ( ju qe besoni ke mosegzistence dhe ne qe besojme ke egistenca e Zotit )

:) :)
 

Dr.Qendro

Ateist
Anëtar
Feb 26, 2011
Postime
34
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Askush deri me sot ska mundur te vertetoje Egzistencen apo Mosegzistencen e perendive.
Nuk mundet te vertetohet dicka qe nuk ekziston, mundet te vertetohen gjera qe ekzistojne.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Ketu jane te listuara "Nente pohimet Satanike" sic shkruhen ne "Bibla Satanike" e LaVey.

1. Djalli perfaqeson vendosmeri ne vend te mungeses!
2. Djalli perfaqeson ekzistencen jetesore ne vend te endrrave 'dru' te shpirtit!
3. Djalli perfaqeson dijen e pacenuar ne vend te vetgenjimit hipokrit!
4. Djalli perfaqeson miresi ndaj atyre qe e meritojne ne vend te dashurise se shkuar dem per mosmirenjohesit!
5. Djalli perfaqeson hakmarrjen ne vend te ekspozimit te faqes tjeter!
6. Djalli perfaqeson pergjegjesi ndaj atyre qe jane te pergjegjshem ne vend te preokupimit per vampiret psiqike!
7. Djalli perfaqeson njeriun si thjesht nje kafshe tjeter, nganjehere me e mire por me shpesh me e keqe se te tjerat qe ecin me kater kembe, i cili ne emer te "shpirtit te tij hyjnor dhe zhvillimit intelektual" eshte shnderruar ne kafshen me te poshter nga te gjitha!
8. Djalli perfaqeson te tere ata te ashtu-quajtur mekate, pasi te tere ata cojne drejt permbushjeve fizike, mendore apo emocionale!
9. Djalli perfaqeson mikun me te mire te Kishes, pasi e ka mbajtur ne biznes per te tere keta vjet!
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

T’i kthehemi çështjes kruciale të temës. Si na është vërtetuar ekzistenca e Zotit nga vet Zoti, qenia e të Cilit është e padukshme, pakapshme dhe e paperceptueshme për njeriun!?
Por, para se të vazhdojmë së paraqituri argumentet e ekzistencës së Zotit, prej vet Zotit, për hir të korrektësisë duhet të bëjmë të ditur një prej fakteve rrënjësore shkencore, që vërteton ekzistencën e Zotit. Ky fakt është: materia inorganike, vetvetiu në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë ndonjë qelizë organike. Materia e pajetë, është vërtetuar se nuk mund ta krijoj jetën, ngase ajo është e pavetëdijshme dhe si rrjedhojë e pafuqishme. Provues i këtij fakti shkencor ishte biologu i njohur francez, Lui Pastër, i cili përfundimisht i çrrënjosi idetë e shëmtuara evolucioniste - darviniste. Gjithashtu materia inorganike nuk ka vullnet e dëshirë, që të mund të krijoj, harmonizoj, ekuilibroj e përsosë krijimin.
Ne malin e pafund te vampirizmit psiqik sipas LaVey ketu me lart (apo pamundesise per te perpunuar ne menyre konstruktive nje informacion te drejte) me beri pershtypje kjo pjese e shkeputur.

Ta shpjegoj une pse e ke gabim. Ne rradhe te pare, me thuaj ku e ke kufirin midis materies organike dhe jo-organike, cfare fut ti ne njerin grup dhe ne grupin tjeter. Me perkufizim, materie organike jane komponente qe permbajne karbon te lidhur me pas me nje apo me shume nga: oksigjen, fosfor, azot, hidrogjen.

Nese ti ke ndonje lloj perkufizimi tjeter, sic kam degjuar disa "njerez te ditur" qe me jepnin shembujt e 'materiali i thoit" apo 'floket', po te dal perpara qe mos lodhesh, dhe te mesosh qe te tera keto jane ne nje forme apo nje tjeter rrjedhoja te proceseve bio-kimike te cilat njihen dhe studiohen ne shkolla. Keto procese heret a vone, kur ti marresh dhe ti copetosh e ti thjeshtosh, do reduktohen qe marrin e japin ne thelb me struktura qe jane proteinat. Keto s'jane gje tjeter vecse zinxhire aminoacidesh. Pervecse te shkruash gjera te gjata, duhet edhe te lexosh, sidomos gjera qe jane relevante per diskutimin. Ne kete rast mund te fillosh me eksperimentin Miller-Urey te bere qe ne 1952. Ndonese ka shume kontroversitet per kete eksperiment (jo per ate qe u arrit, por per menyren e ekuivalentimit te kushteve ne Toke gjate 1 miliard vjeteve te pare te jetes, krahasuar me tashti), sot ne 2011 ai ka sherbyer si stergjyshi i disa shume e shume eksperimenteve te tjere dhe te tere kane prodhuar aminoacide nga oksigjeni, azoti, hidrogjeni dhe karboni.

Tashti me thuaj pak me ne detaj cfare ka provuar/vertetuar Louis Pasteur, qe te ta sqaroj se sa gabim e ke kuptuar edhe kete. Kam besim se e di qe tashti cfare do te thuash dhe ku e ke gabim sepse nuk besoj qe je shume ndryshe nga shume te tjere qe kane pretenduar te njejten gje ne te shkuaren!
Ta bej dhe kete pune perpara se te te them nje here te vetme mashtrus dhe shperndares informacioni fallco!
 

Ilir

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 28, 2011
Postime
10
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Edhe nese qdo send e ka t keqe, t pakten eshte pa cenzur, pa kufij, dhe e bazume n vullnet t lir apo " Free Will "
Ec Aty 6 6 6
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Ketu jane te listuara "Nente pohimet Satanike" sic shkruhen ne "Bibla Satanike" e LaVey.

1. Djalli perfaqeson vendosmeri ne vend te mungeses!
2. Djalli perfaqeson ekzistencen jetesore ne vend te endrrave 'dru' te shpirtit!
3. Djalli perfaqeson dijen e pacenuar ne vend te vetgenjimit hipokrit!
4. Djalli perfaqeson miresi ndaj atyre qe e meritojne ne vend te dashurise se shkuar dem per mosmirenjohesit!
5. Djalli perfaqeson hakmarrjen ne vend te ekspozimit te faqes tjeter!
6. Djalli perfaqeson pergjegjesi ndaj atyre qe jane te pergjegjshem ne vend te preokupimit per vampiret psiqike!
7. Djalli perfaqeson njeriun si thjesht nje kafshe tjeter, nganjehere me e mire por me shpesh me e keqe se te tjerat qe ecin me kater kembe, i cili ne emer te "shpirtit te tij hyjnor dhe zhvillimit intelektual" eshte shnderruar ne kafshen me te poshter nga te gjitha!
8. Djalli perfaqeson te tere ata te ashtu-quajtur mekate, pasi te tere ata cojne drejt permbushjeve fizike, mendore apo emocionale!
9. Djalli perfaqeson mikun me te mire te Kishes, pasi e ka mbajtur ne biznes per te tere keta vjet!
Eshte nje shprehje e nje predikuesi qe me pelqen shume

djalli eshte i mposhtur
Perendia eshte i lartesuar
Sepse Jezusi eshte ZOT
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Realiteti nuk tregon kete. Ne fakt, flet vetem per te kunderten.
http://www.telegraph.co.uk/news/religion/8416104/Surge-in-Satanism-sparks-rise-in-demand-for-exorcists-says-Catholic-Church.html

Sic shihet ne kete artikull, i cili ne vetvete i referohet atyre qe shkruan Vatikani vete ( http://www.catholicnews.com/data/stories/cns/1101298.htm ) Djalli eshte duke fituar terren me ritme jashtezakonisht te shpejta dhe alarmante. Dhe sipas analizes se bere, nje nder fajtoret kryesore per kete eshte ... Interneti. :d Sepse interneti mundeson qe njerezit te gjejne menjehere grupet sataniste, te komunikojne me ta dhe te koordinojne aktivitetet e tyre. Kjo gje ka cuar rrjedhimisht ne shtimin rasteve te posedimit nga djalli dhe rritjen e kerkesave per ekzorciste.
 

misteriozi

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 4, 2011
Postime
46
Pikët
0
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

moda e fundit nuk quhet satanizem por relativizem sekulist
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Realiteti nuk tregon kete. Ne fakt, flet vetem per te kunderten.
http://www.telegraph.co.uk/news/religion/8416104/Surge-in-Satanism-sparks-rise-in-demand-for-exorcists-says-Catholic-Church.html

Sic shihet ne kete artikull, i cili ne vetvete i referohet atyre qe shkruan Vatikani vete ( http://www.catholicnews.com/data/stories/cns/1101298.htm ) Djalli eshte duke fituar terren me ritme jashtezakonisht te shpejta dhe alarmante. Dhe sipas analizes se bere, nje nder fajtoret kryesore per kete eshte ... Interneti. :d Sepse interneti mundeson qe njerezit te gjejne menjehere grupet sataniste, te komunikojne me ta dhe te koordinojne aktivitetet e tyre. Kjo gje ka cuar rrjedhimisht ne shtimin rasteve te posedimit nga djalli dhe rritjen e kerkesave per ekzorciste.


gurax ne fakt une nuk po te sjell ndonje link por kjo qe do te them eshte e vertete.

Interneti ka ndikuar kaq shume kohet e fundit per te sjelle njerez tek Krishti.
Dhe me e bukura eshte qe keta njerez qe vijne tek Krishti dhe kane besuar jane njerez qe jetojne ne vende te tilla si Arabia s, irani, Afganistani, Kina, etj.

Madje ne keto vende ka edhe kisha te fshehta te cilat kohet e fundit jane shtuar aq shume sa qe per Iranin le te themi se mund te shkoje numri i te krishtereve duke perfshire edhe ata qe nuk jetojne ne Iran ndoshta rreth 5-10 % e popullsise.

Por eshte e sigurte qe ata qe nuk jetojne ne Iran kane marre ungjillin per here te pare ne Iran.

Kisha eshte duke u rritur.
Une nuk e di sa eshte rritur Kisha katolike por une e di se kisha e jezus Krishtit po rritet gjithmone e dhe me shume se me pare.

madje kushtet sot per rritje jane edhe me te favoreshme se me pare.

Dhe eshte pikerisht interneti ai qe ka ndikuar per rritje te kishave ne vende diktatoriale.

Gjithmone edhe me shume bibla dhe literatura po shperndahen ne keto vende.

Une mund te sjelle dhe statistika por jane statistika te kishave ungjillore nuk jane te qeverive te ketyre vendeve diktatoriale sepse ato nuk kane interes per rritje ne keto vende.

Madje ne KIne qe eshte nje vend komunist jane burgjet qe po ndikojne me shume ne rritjen e ksihes.
Per kete mund te jesh i sigurte pasi ne Kine ka rreth 10 ose me shume milione te krishtere ungjillore qe mbajne takime ne shpella ose ne burgjet komuniste kineze.

Ne shume vende te tjera ne amerike te jugut dhe ne oqeani dhe ne karaibe ka dhe po ndodhin tashme rizgjime shpirterore dhe kishat ungjillore po rriten dhe shume njerez po vijne tek Krishti.
madje egzistojne edhe shtete qe kane kushtetute biblike.

Le te mos flasim pastaj per kontinetnin afrikan ku rritja e kishes ungjillore eshte me e madhe se ne c'do vend tjeter.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Nderkohe le te rikthehemi ne teme.

Une nuk do te flas per kultistet e llojeve nga me te ndryshme te Satanizmit apo sektet e 'nendheshme' te Djallit. Ne nje menyre apo nje tjeter per mua ata jane nje kostum tjeter i te njejteve aktore qe luajne ne skenen e ndricuar bukur te feve sot-prominente abrahamike; jane thjesht njerez qe ne te njejten pjese teatrale ju kane pelqyer personazhe te tjere.

Ajo qe per mua eshte ndryshe, eshte satanizmi sipas asaj qe ka definuar dhe themeluar LaVey, autori i "Bibla Satanike" te cilen une e kam permendur disa shkrime me lart.
Ja cfare ka shkruar ai vete, per nje periudhe kur ishte 16 vjec:

"Gjate diteve te Shtuna, shihja njerez qe rridhnin jarge pas femrave gjysem te zhveshura gjate festimeve te karnavaleve. Gjate diteve te Diela, kur une i bija organos ne organizimet evangjeliste te kishes, shihja te njejtet njerez te ulur neper stola bashke me grate dhe femijet, duke iu lutur Zotit qe ti falte dhe ti pastronte nga deshirat karnale. Dhe me pas, te shtunen tjeter, perseri i shihja ne te njejtat vende gjate festimeve duke u jargavitur edhe me me zell se me pare.
Ne ate moment kuptova qe kisha e krishtere ushqehet me hipokrizi per te jetuar, dhe natyra karnale e njeriut perhere do te dale mbi te tjerat."

Burton Wolfe, ka qene nje reporter dhe demaskues i llojeve nga me te ndryshmet kultesh dhe sektesh magjike. Ai shprehet:
"Te tere okultistet qe une kisha takuar apo per te cilet kisha degjuar, kane qene te ndricuar, apo pretendente te iluminuar, profetizues, magjistare.. qe i mbeshtillnin te ashtuquajturat fuqite e tyre mistike rreth besimit tek Zoti dhe komunikimit shpirteror. LaVey dukej sikur tallej me ta, per te mos thene i peshtynte me neveri dhe neper historite e gazetave shfaqej si nje magjistar i zi qe i bazonte veprat e tij ne anen e erret te natyres dhe pjesen karnale dhe me epshore te njeriut. Asgje nuk dukej se kishte te bente me shpirtin ne 'kishen' e tij.

Kur per here te pare degjova LaVey-n, e kuptova menjehere qe s'e lidhte asgje me okultin. Ai madje eshte e veshtire te emertohet edhe metafizik. Fjalet e tij ishin ne menyre brutale te thjeshta dhe mesazhet ishin pragmatike, relative, dhe mbi te gjitha ishin te tera racionale. Vertet qe ishin fjale jo ortodokse; nje shkaterrim persa i perket feve te themeluara dhe menyrave kasike te adhurimit, frenimit te natyres karnale njerezore, pretendimeve te rreme per meshiren pergjate nje historie qe flet vetem per nevoja qeni-ha-qenin. Ishte plot me satire per budallallekun njerezor. Por me e rendesishme se cdo gje tjeter, ishte se gjithcka qe tha kishte nje logjike shume te forte. LaVey nuk i ofronte audiences magjira qesharake dhe truke kalamajsh. Ai ofronte nje filozofi me logjike te perditshme dhe te bazuar ne realitetet e jetes se cdo njeriu."


LaVey ka qene nje njeri inteligjenca e te cilit ka spikatur ne menyre te dukshme qe ne vegjeline e hershme. Ne moshen 5 vjecare lexonte "Histori te Cuditshme", "Frankenshtajn" dhe "Drakula". Gjate shkolles se mesme konsiderohej nje gjeni nga pedagoget, ishte nxenesi i cili mesonte vete pertej programeve shkollore sepse i dukeshin te merzitshme dhe te thjeshta. U informua shume per muziken, metafiziken dhe okultin. 15 vjec u be pjesetar i orkestres Simfonike te Operas dhe Baletit ne San Francisco. E la shkollen pergjysem pasi nuk kishte c'te mesonte me prej saj dhe iu bashkua cirkut Clyde Beatty dhe ushqente tigrat dhe luanet. Zbutesi i kafsheve te egra e mori menjehere si asistent, i befasuar nga natyrshmeria me te cilen LaVey merrej me bishat e frikshme, te cilat e donin.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Satanizmi , feja e fundit ne mode

Ku me mire sesa ne vete "Biblen Satanike" mund te gjehet shpjegim me i qarte per Satanizmin!

Ne "Librin e Luciferit" ne kapitullin "Evidenca per nje Epoke te re Satanike" gjejme keto fjale:



"Satanizmi bazohet ne nje filozofi shume te arsyeshme", thone te emancipuarit. "Por pse ta quajme Satanizem? Pse te mos e quajme Humanizem apo me ndonje emer qe te mund te lidhet me nje koncept grupi magjik, dicka me ekzotike - dicka jo kaq te rende." Ka me teper sesa nje arsye per kete gje. Humanizmi nuk eshte nje fe. Eshte nje menyre jetese qe i mungojne ceremonite dhe dogma. Satanizmi i ka te dyja, edhe ceremonine edhe dogmen. Sic do te shpjegohet me vone, dogma eshte e nevojshme.

Satanzimi eshte shume me ndryshe sesa ato fe qe ashtu-quhen "fete e mira" apo fete e magjive te bardha, apo fete e "bardha". Keto fe qe jane vetequajtur te drejta protestojne ndaj Satanizmit dhe pretendojne qe e perdorin magjine e tyre vetem per arsye altruiste. Satanistet i shohin me percmim keto sekte magjish "te bardha" sepse ndiejne shume fort qe ky lloj altruizmi eshte mekat i llojit ta-mbaj-larg. Nuk eshte natyrale te mos duash dicka per veten. Satanizmi perfaqeson nje menyre te kontrolluar per egoizmin. Kjo nuk do te thote fare qe nuk mund te besh ndonje gje per te tjeret. Nese ben dicka te mire dhe qe do te lumturoje dike qe ti e do, kjo lumturi e tyre do te sjelle nje ndjenje kenaqesie. Dhe perseri eshte egoizem, egoizem pozitiv.

Satanizmi promovon nje menyre te modifikuar per te aplikuar Rregullen e Arte. Interpretimi yne per kete rregull eshte: 'Bej per te tjeret ate qe te tjeret bejne per ty'. Ne versionin origjinal kemi 'Bej per te tjeret ate qe do te doje te benin te tjeret per ty', por nese te tjeret te bejne keq eshte kunder natyres njerezore qe te vazhdojme t'ju bejme mire. Do te bejme per te tjeret ate qe do te donim te na benin te tjeret ne, por nese kjo miresi nuk do kthehet ne te njejten menyre, do te trajtohen me egersine qe do te meritojne.

Magjite e bardha mesojne se nese mallkon nje person, ajo do te te kthehet kunder e trefishuar, do te bjere mbi familjen tende, ose do te demtoje origjinuesin ne nje menyre apo nje tjeter. Ketu kemi te bejme perseri me nje filozofi te mbushur me fajesime, karakteristike te ketyre neo-Paganeve dhe pseudo-Kristianeve. Magjistaret e bardhe duan te merren me magji, por jane te pazote te te ndahen nga stigma qe shoqeron perhere magjine. E kane quajtur veten magjistare te bardhe, te mire, bazojne trecerekun e filozofive te tyre ne difektet e cala te Krishterimit. Cilido qe merret me magji apo okult dhe pretendon se nuk e ben per arsye personale dhe per te fituar pushtet, eshte lloji me i poshter i hipokritit. Satanizmi e respekton Krishterimin per te pakten konsistencen e tij ne filozofine e bazuar tek faji-i-kudogjendur, por ka vetem percmim per ata njerez qe duan te dalin te emancipuar dhe te lare nga faji duke u bere pjese e ndonje grupi magjish te bardha, dhe me pas te jene ne rregull moralisht duke praktikuar te njejtat mesime filozofike si Krishterimi.

Sipas asaj qe na mesohet, magjite e bardha perdoren per mire dhe per arsye qe nuk jane personale, ndersa magjia e zeze perdoret per egoizem dhe arsye 'te keqia'. Satanistet nuk kane nje ndarje te tille. Magjia eshte magji, pavaresisht se si perdoret, per te ndihmuar ne dicka apo per te penguar ne dicka. Nese nje Satanist eshte magjistar, duhet te kete aftesine per te vendosur se cfare eshte e drejte dhe te aplikoje magjine e tij ne arritjen e objektivave.

Gjate ceremonive te magjive te bardha, praktikuesit qendrojne mbi nje pentagram per tu mbrojtur nga influenca e forcave 'te keqia' te cilat po therrasin t'i ndihmojne. Per nje Satanist, eshte dyfytyresi qe te kerkosh nje ndihme nga nje force dhe ne te njejten kohe te mbrosh veten nga fuqia e cila po te ndihmon. Satanisti e kupton qe vetem duke u bere aleat me keto forca eshte e mundur te perdoret ne avantazh dhe pa hipokrizi kjo ane qe eshte quajtur Forca e Erret.

Ne nje ceremoni magjie Satanike, pjesemarresit *NUK* praktikojne te kapen dore per dore, apo te kendojne te vendosur ne forme rrethi, te djegin qirinj duke shprehur deshira te ndryshme, te kerkojne ndihme tek Ati, te zgjedhin nje 'shenjtor' i cili ti ndihmoje ne nevojen e kerkuar, te lyhen me vajra aromatike dhe te shpresojne qe problemi do te zgjidhet, e te tjera gjera qe te bejne per te vjelle!

SEPSE - kjo nuk eshte menyra sesi praktikohet magjia Satanike. Nese nuk e ndan dot veten nga vetgenjimi hipokrit, asnjehere nuk do te jesh nje magjistar i suksesshem, dhe aq me pak nje Satanist.

Feja Satanike nuk eshte se thjesht e ka levizur monedhen e shancit, ajo e ka permbysur kete monedhe! Pse duhet te mbeshtese po keto principe te cilat ajo i kundershton duke u quajtur dicka qe s'eshte gje tjeter vecse nje emer komplet i kundert me doktrinat qe perbejne filozofine Satanike? Satanizmi nuk eshte nje fe e bardhe; eshte nje fe e mishit dhe trupit, e jetes se perditshme, e gjerave karnale - te cilat drejtohen nga Satani, personifikimi i Rruges se Dores se Majte.

Ne menyre te pashmangshme, pyetja tjeter i bie te jete: "Kuptohet qe nuk mund te quhet Humanizem sepse humanizmi nuk eshte nje fe; por pse duhet nje fe ne fund te fundit kur cdo gje qe ju beni eshte kaq natyrale? Pse thjesht te mos beni cfare keni per te bere dhe aq?"

Njeriu moderrn ka shume histori mbi supe; eshte tashme i pamagjepsur nga dogmat e kota te feve te se kaluares. Po jetojme ne nje periudhe te ndricuar. Psikiatria ka bere perparime te shumta ne sqarimin e personalitetit te vertete te njeriut. Po jetojme ne nje kohe qe i perket vetedijes intelektuale ne nje shkalle qe nuk eshte pare kurre donjehere me pare.

Kjo gje eshte shume e mire, POR - ka nje gabim ne kete lloj vetedije. Te pranohet dicka ne menyre intelektuale, eshte dicka... por te pranohet e njejta gje ne menyre emocionale eshte nje gje komplet tjeter. Nje nevoje e rendesishme te cilen nuk e permbush dot psikiatria eshte nevoja inherente e njeriut per te patur emocione me ane te dogmes. Njeriu ka nevoje per ceremoni dhe rite, per fantazi dhe magjepsje. Psikiatria ka bere shume te mira, por gjithashtu i ka marre njeriut dhe elementin e habise dhe fantazise, element qe fete e te shkuares e kane patur perhere.

Satanizmi e ka kuptuar nevojen e njeriut dhe e e mbush kete zone te zbrazet midis fese dhe psikiatrise. Filozofia Satanike kombinon themelet e psikologjise me emocionalizimin e mire dhe te sinqerte, dogman. I jep njeriut fantazine e shumekerkuar. Nuk ka asgje te gabuar tek dogma, nese ajo nuk bazohet ne ide dhe veprime qe jane kunder natyres njerezore.

Rruga me shkurter midis dy pikave eshte nje vije e drejte. Nese te tera fajet qe jane grumbulluar do te mund te ktheheshin ne avantazhe, do te eliminohej nevoja per nje fshirje intelektuale te psiqikes duke u perpjekur ta pastroje nga keto raprezalje. Satanizmi eshte feja e vetme e cila e pranon njeriun ashtu sic eshte, e cila promovon racionalitetin e kthimit te nje dickaje te keqe ne dicka te mire, ne vend te shtremberimit mbrapsht per ta eliminuar kete dicka te keqe.

Prandaj, pasi ta keni vleresuar problemin tuaj ne menyre intelektuale dhe duke vene ne pune logjike te thjeshte te jetes se perditshme dhe duke patur parasysh cfare meson psikiatria, nese perseri nuk mund te cliroheni prej ndjenjave te fajit dhe t'i vendosni teorite tuaja ne pune, atehere duhet te mesoni se si ta perdorni fajin qe te jete ne dobine tuaj. Veproni ne baze te instikteve tuaja, dhe nese nuk e beni dot kete gje pa u ndier fajtor, shijojeni fajin. Kjo mund te duket si kontradikte terminologjie, por nese e mendoni pak me thelle, faji shpeshhere sherben si nje shtyse per senset. Te rriturit bejne mire te mesojne prej femijeve. Ndodh shume shpesh qe femijet kenaqen kur bejne dicka te cilen e dine shume mire se nuk duhet ta bejne.

Kohet kane ndryshuar, por jo njerezit. Bazat e Satanizmit kane ekzistuar perhere. Ajo cfare eshte e re eshte organizimi formal i nje feje e bazuar ne karakteristikat universale te njeriut. Per shekuj me rradhe, abstinences njerezore i jane kushtuar struktura te madherishme prej guri apo mermeri apo metali. Eshte koha kur njerezit duhet te ndalojne se luftuari vetveten dhe ti japin devotshmerine e tyre ndertimit te tempujve qe sherbejne per nevojat dhe deshirat e njerezve.

Kohet do te ndryshojne perseri, por njerezit do te ngelen perhere ata qe jane. Per dy mije vjet njerezit kane vuajtur per gjera per te cilat as qe duhet te ishin ndjere fajtore. Jemi te lodhur duke i mohuar vetes kenaqesite e jetes, ato kenaqesi te cilat i meritojme. Sot, ashtu si gjithmone, njeriu ka nevoje te kenaqet, atehere kur eshte e mundur dhe jo te prese per shperblimet qe do t'i jepen ne Parajse. Pse pra mos kete nje fe e cila te bazohet ne nevoja dhe deshira? Sigurisht, eshte konsistente me natyren e bishes. Ne nuk i kerkojme me falje te dobtve qe dridhen nga frika perpara nje "Zoti" te pameshirshem i cili nuk behet merak nese jetojme apo vdesim. Ne jemi njerez qe respektojme veten dhe kemi krenari - ne jemi Sataniste!
 
Top