• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Satelit i ri për internetin në Evropë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Sateliti i ri i cili premton internet me shirit të gjerë për përdoruesit në mbarë Evropën dhe Mediteranin është lansuar suksesshëm të dielën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.
Ka-Sati i Eutelsatit do të fillojë punën vitin e ardhshëm dhe paraqet satelitin e tretë për internet me shirit të gjerë (broadband) i cili është lansuar gjatë gjashtë javëve të fundit.

Sateliti SkyTerra-1 i cili është i bazuar në teknologjinë si edhe Ka-Sat është lansuar në mes të nëntorit dhe do të sigurojë shërbime për përdoruesit në Amerikën Veriore derisa Hylas-1 është lansuar në fund të nëntorit dhe po ashtu do t’i dedikohet Evropës.
 
Top