• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sazani në mediat botërore

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,809
Pikët
113
Vendndodhja


Duket se mundesia e kthimit te Sazanit ne nje destincion turistik ka terhequr vemendjen e mediave boterore. The Daily Mail i kushton Sazanit një artikull të pasururar me foto, ndërsa The Daily Beast flet për misterin që rrethon të shkuarën ushtarake të ishullit. Një artikull i ngjashëm u shfaq javën e kaluar edhe tek Telegraph.co.uk , si dhe në shtypin australian . Në artikujt flitet për ishullin e mbushur me bunkerë (3600) dhe tunele, për të shkuarën si bazë sovietike antiatomike dhe planet për ta kthyer në një "Selfie Destination". Sipas artikujve, këtë verë Auron Tare, Kreu i agjencisë së bregdetit, ka ndërmend të ftojë në ishull ambasadorë perendimorë si hap i parë drejt hapjes së Sazanit për turizëm. Aktualisht ishulli ka mungesa në energji elektrike dhe ujë. Dy trupa të marinës janë banorët e vetëm të ishullit.

Fotot: Hektor Pustina / AP

Blendi Salaj
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Sazani në mediat botërore

E kishin kerku ca investitore te fuqishem per ta kthyer ne nje VEGAS te ballkanit ,por skishte pranuar qeveria shqiptare :(
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,720
Pikët
113
Përgjigje e: Sazani në mediat botërore

E kishin kerku ca investitore te fuqishem per ta kthyer ne nje VEGAS te ballkanit ,por skishte pranuar qeveria shqiptare :(
pse pak ka greqia ishuj?-qesh-
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,809
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Sazani në mediat botërore

Ishulli i Sazanit hapet për qytetarët dhe turistët

Nga 25 Korriku, Ishulli i Sazanit është hapur për turistët vendas dhe të huaj si një destinacion turistik historik e natyror.

Dita e shtunë shënoi ditën e parë zyrtare për Sazanin, si destinacion i rëndësishëm turistik, ku një grup prej rreth 130 turistësh dhe të rinjsh nga vendi vizituan ishullin, ndërsa gjatë së dielës mbi 140 turistë nga Shqipëria, Kosova dhe të huaj kanë zhvilluar ture në ishull, shoqëruar nga guidat turistike.

Projekti për ishullin ishte prezantuar me herët nga Kryeministri Rama si një nga risitë e këtij sezoni turistik, ndërsa ministri Arben Ahmetaj, gjatë një turi me gazetarë në Sazan, deklaroi se korriku do të ishte muaji kur ishulli do të hapej për turistët.

Nga 25 korriku, ishulli do të jetë i hapur përgjatë gjithë sezonit turistik për këdo që ka kuriozitet ta vizitojë atë.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare tha se të ardhurat e mbledhura do të përdoren vetëm për Ishullin e Sazanit, për menaxhimin e zonës, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që synohet të ngrihet.

“Po punojmë për kuadrin ligjor dhe për rregulloren që është hartuar dhe do të miratohet, ku do të caktohet edhe një biletë hyrje, sepse ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që ishulli të vetë financohet. Pra, të gjitha të ardhurat do t’i dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj këto të ardhura do të përdoren për restaurimin, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që ne duam të themelojmë këtu dhe për menaxhimin e zonës”, tha Tare.

/ Top Channel





 
Top