• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sedati në një film për dublerët

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Sedat Shala nga Krajkova e Gllogovcit do të luajë në filmin “Mrekullia e Bernit” në rolin e futbollistit gjerman të Dynamo Moscow, Kevin Kuranyi.


Në këtë film, që do të fillojë xhirimet në fillim të muajit nëntor në Këln të Gjermanisë, Shala do të luajë përkrah dublerëve tjerë, si të atyre të Oliver Kahn, Angelina Jolie, Tom Cruse, Johny Deep, Bill Clinton e Arnold Schwarzenegger.

Ky film flet për jetën e futbollistëve dhe aktorëve të famshëm, si dhe për dublerat zyrtarë të tyre, të cilët i zëvendësojnë ata në shumë evenimente apo xhirime reklamash. Titulli i filmit “Mrekullia e Bernit” flet për fitoren e parë të Kombëtares së Gjermanisë në Bernë të Zvicrës në vitin 1954.

Sedat Shala prej vitesh jeton në Munih të Gjermanisë. Në vitin 2006, përmes një konkursi të hapur, ai është zgjedhur si dubleri më i mirë i Kuranyt. Ndërsa pasi kishte fituar të drejtën që të jetë dubleri zyrtar i futbollistit me prejardhje braziliane, Shala kishte nënshkruar edhe kontratën, e cila ia mundëson atij që deri në vitin 2011 të bëjë reklama apo filmime në vend të sulmuesit gjerman.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top