• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sejdiu dhe thaçi urojnë paqe dhe mirëkuptim në muajin e ramazanit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
“Paqja dhe mirëkuptimi janë elemente shumë të rëndësishme, veçanërisht në periudhën vendimtare nëpër të cilën po kalon vendi ynë", ka thënë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të Ramazanit që nis sot, duke theksuar se "ky është muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtimit ndaj Zotit dhe i vetëkontrollit".


“Paqja dhe mirëkuptimi janë elemente shumë të rëndësishme, veçanërisht në periudhën vendimtare nëpër të cilën po kalon vendi ynë, pas mendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për pavarësinë e vendit tonë dhe kur presim shtimin e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës, si dhe anëtarësimin e saj në sa më shumë institucione ndërkombëtare”, thekson Presidenti Sejdiu.


Presidenti Sejdiu ka nënvizuar në mesazhin e tij se "Ramazani është muaj i dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, pa dallim etnie, race e feje".


Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një telegram urimi drejtuar kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është shprehur se "muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islamë, ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror".
 
Top