• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sekretet e një jete të gjatë

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,642
Pikët
113
Sekretet e nje jete te gjate jane: Shqetesohu, puno shume, dhe martohu mire (nqs je nje mashkull).

Shqetesimi te ben mire per shtendetin. Optimizmi eshte i mbivleresuar. Femrat lulezojne mbas nje divorci (meshkujt jo). Keto jane vetem disa nga zbulimet e papritura qe psikologu Dr. Friedman eksploron ne Projekti Jetegjatesia, nje liber i ri i bazuar ne nje studim novator prej 8 dekadash mbi sekretet e nje jete te gjate.

Per studimin e tyre, Friedman dhe kerkuesi tjeter Leslie Martin perdoren te dhena qe ishin mbledhur paraprakisht nga psikologu Lewis Terman, i cili ne menyre te famshme ndoqi jeten e qindra vajzave dhe djemve ne Kaliforni nga femijeria e tyre ne vitet 1920-te dhe deri ne vdekje.

Friedman dhe Martin i studiuan keto te te dhena per atribute te sjelljes dhe psikologjike qe jane te lidhura me jetegjatesine.

Sipas studimit te tyre, shqetesimi eshte i dobishem per shendetin pasi e ben njeriun qe te jete me i prirur per t'u kujdesur per shendetin e tij.

Ata qe punojne me teper, avancojne dhe me shpejt ne karrieren e tyre dhe si rrjedhoje krijojne dhe nje jete me te mire dhe te gjate. Edhe pse shumica mendon se puna e tepert te con drejt vdekjes, ne fakt nuk eshte ashtu.

Jeton me gjate po te ndihmosh dhe te duash te tjeret se sa po te ndihesh sikur je e nevojitur apo e dashur nga te tjeret.

Femrat qe divorcohen apo qe jane beqare jane me te prirura te jetojne nje jete te gjate dhe e kunderta eshte per meshkujt.

Nqs jeni te interesuar te lexoni me teper:
http://healthland.time.com/2011/03/17/the-secrets-to-long-life-theyre-not-what-you-thought/

A jeni dakort me perfundimet e ketij studimi? Nqs po, pse? Nqs jo, pse?
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Sekretet e nje jete te gjate!

Aman këto studimet. Na janë bërë si artikujt nëpër gazetat e bulevardit.

Jetesa e gjatë është e varuar nga shumë faktorë mendoj si psh mirëqënia, jetesa e shëndetshme (pa cigare, pa alkool), gjumi, puna dmth aktivitet fizik dhe mungesa e stresit. Një rol të veçantë luajnë dhe genet. Po nuk ishte e shkruar në gene që do rrosh gjatë, nuk rron dhe pikë lol
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,642
Pikët
113
Përgjigje e: Sekretet e nje jete te gjate!

Aman këto studimet. Na janë bërë si artikujt nëpër gazetat e bulevardit.

Jetesa e gjatë është e varuar nga shumë faktorë mendoj si psh mirëqënia, jetesa e shëndetshme (pa cigare, pa alkool), gjumi, puna dmth aktivitet fizik dhe mungesa e stresit. Një rol të veçantë luajnë dhe genet. Po nuk ishte e shkruar në gene që do rrosh gjatë, nuk rron dhe pikë lol
Ne fakt edhe zbulimet e ketij studimi kete thone, por ketyre u eshte dashur 80 vjet qe ta mbeshtesin me prova. lol

Edhe pse eshte nje studim teper i gjate, prape kam shume rezervime.

1- Ky studim thote se po te shqetesohesh te ben mire per shendetin. Cfare quhet shqetesim sipas tyre se ka lloj-lloj shqetesimesh qe nuk cojne ne ruajtjen e linjave dhe te shikimit te shendetit por qe ne fakt cojne ne dem te shendetit, depresion, etj.

2- Eshte e vertet ajo shprehja qe "puna te mban gjalle", por ne kete rast per cfare lloj punesh e kane fjalen? Pastaj ky test eshte bere ne Kaliforni dhe ka kaluar ne disa dekada. Njerezit atje nqs nuk do punonin, do rrinin ne shtepi e te hanin chips gjithe diten apo te drogoheshin. Dihet qe po te punonin shume do e kishin jeten me te gjate.

3- Nje femer e divorcuar ketu ne Amerike, dihet qe do lulezoje mbas nje divorci pasi s'do e vrasi me mendjen te merret me ish-te shoqin dhe ish-i shoqi do i paguaj alimony cdo muaj. Ketu kuptohet duhet te kemi parasysh favorin qe femrat kane kur divorcohen dhe i lene meshkujt me borxhe deri ne gryke. Dihet qe nje mashkull do jetoje me gjate po te jete ne nje martese te mire.

Edhe pse periudha e kohes ne kete studim eshte vertet impresionuese, fakti qe eshte teper i lokalizuar si studim le shume per te deshiruar.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Sekretet e nje jete te gjate!

Sekretet e nje jete te gjate;shqetesohu pak,puno hiç,e martohu shum.
 
Top