• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sekretet e vullnetit.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Ajo që ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vërteta, në botë, numërohen me gishtat e një dore). Unë nuk besoj tjetër tek fjala "mister"; ajo që i zmadhon në një pikë të tillë kufijtë e energjisë njerëzore: ajo që ka fuqinë për të realizuar absurden ka një emër të shkurtër, që të gjithë e njohin e pothuajse të gjithë e keqkuptojnë: vullnet.



LINJA E VULLNETIT

Kur Andre Maurois ishte akoma student, shkoi një ditë i joshur nga disa miq në studion e një falltari me popullaritet, që t'i parashikonte të ardhmen.
Falltari e ftoi t'i tregonte pëllëmbën e dorës e, nëpërmjet një lenteje, filloi të shqyrtojë ndërlikimet e vizave pak a shumë të gjata, pak a shumë të thella.
- E çuditshme! - tha në një moment, duke ngritur sytë. - Ju mungon plotësisht vija e vullnetit.
Miqtë qeshën.
Për ata, ky fakt nuk kishte ndonjë rëndësi.
Por Maurois u trishtua shumë. La dhjetë franga mbi tavolinën e falltarit, nxitoi për në shtëpi e, me një brisk roje krijoi mbi pëllëmbën e dorës së djathtë, pa iu dridhur syri, vijën e vullnetit.
Mos u mungon edhe juve i nderuar lexues në karakterin tuaj, jo në dorën tuaj - vija e vullnetit? Ky libër do tu rnësojë si ta krijoni.
Fatkeqësisht, të krijosh vullnetin në veten tënde nuk është kaq e lehtë sa të bësh një prerje të vogël në pëllëmbën e dorës me një brisk çfarëdo. Megjithatë nuk është një punë për t'u dëshpëruar. Kushdo mund t'a çojë deri në fund. Edhe ju.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

FAKTORI X

PROBLEMI:

"Të besosh është fugia e dytë: e para është të duash. Proverbat e shumta se besimi të vë në lëvizje nuk janë asgjë, në krahasim me atë që mund të bëjë vullneti"
V.Hygo

Në periudhën e olimpiadave amerikane, pata rast të takohem me një njeri të veçantë: Mr. Buck, mjek dhe masazhator. Një njeri që ka hequr dorë prej shkencës nga dashuria për sportin e që rron me kampionët e pistës e të ringut qysh prej 30 vjetësh. Ai i njihte, secilit prej tyre, jo vetëm strukturën muskulore e stilin luftarak, por edhe shpirtin e temperamentin.
Mbasi kishim parë garat e vrapimit e kur turma ishte duke u shpërndarë, Mr. Buck më ftoi të më prezantonte fitimtarët e për të vizituar palestrat.
-Ekziston një enigmë... - filloi në një farë pike, duke ndjekur fillin e mendimeve të tija të brendshme. - Thuhet: "Bien rekordet sepse ka në dispozicion metoda më të mira për t'u stërvitur, pista më elastike, instrumente kontrolli më të sakta, aftësi më të gjerë për frymëmarrje,..". Dakord. Por të tëra këto pretendime nuk janë asgjë. Duhet shumë për t'u bërë më kompetent, të diktosh norma, të thuash se kjo bëhet më mirë në një mënyrë e ajo në një tjetër: por në momentin e fundit do të dalë një njeri në çakordim të madh me rregullat tuaja, një njeri që mund të duket se nuk mund të qëndrojë në këmbë... e do të fitojë garën.

Ç'E BËN QË TË FITOJË?

Kam dëgjuar radiologë, mjekë, specialistë në këtë fushë. Më kanë folur për ritmin e pulsit, për ushqimin, për mëlçinë, për gjëndrat endokrine, për temperaturën, për njëqind faktorë të tjerë pak a shumë të pranueshëm.
Shume mirë! —iu jam - përgjigjur. - Marrim një atlet, duke e trajtuar sipas këtyre kritereve, duke e vendosur në kushtet më të mira të mundshme. Kur ta kemi bërë këtë, nuk do të kemi bërë asgjë. Atëherë duhet parë thelbësorja: enigma e fuqishme, e fshehta, faktori X.
- Kam parë - vazhdoi Mr. Buck duke u frymëzuar - kampionë të bien pa frymë një metër përtej parashikimit. Ç'i ka bërë që të rezistojnë deri aty? Fiziologjikisht - duhej të kishin rënë shumë kohë më parë - kanë bërë një përpjekje "çnjerëzore".
Më kujtohet një vrapues, në një pistë të Parisit. Është vërtitur e vërtitur... Në mënyrë të papritur, pasi një nga shokët e garës e preku shkarazi, ra përtokë. Nxituam për tek ai. Asfiksi. Gjaku i ishte mpiksur i ishte bërë i zi, nuk i qarkullonte më. E megjithatë ky njeri vërtitej, përpiqej...
Në luftë, kam parë fakte të shumtë të këtij lloji. Një herë, na çuan në një vend të izoluar. Ishim një grup njerëzish të papërgatitur, të pastërvitur: duhej të mbështetnim një kompani pushkatarësh me dy mitraliatriçe. E kishin kaluar tashmë shtatëmbëdhjetë ditë. Uji na arrinte deri sipër gjunjëve. Furnizimet tona ushqimore kufizoheshin deri në një kuti sardele për secilin çdo ditë. Do të thoshte: o të rezistoje, o të vdisje. E kemi rezistuar. Bile edhe pa marrë ndonjë të ftohtë.
E keni lexuar, në gazetë, atë fatkeqësinë në mal? Ka rrëshqitur një njeri. Drejtuesi që printe grupin i lidhur me litar u rrëzua, duke mos e lëshuar litarin nga dora, njëzetë metra poshtë duke mbetur i varur në ajër. Litari sharronte ngadalë - ngadalë shpatullën e tij. E megjithatë, ai nuk e lëshonte. Priste ta ndihmonin. Ka rezistuar dy orë! Kur i kanë zbuluar shpatullën e kanë gjetur të prerë deri në kockë.
Ju Lutem të më dëgjoni akoma edhe për një fakt tjetër, harakirin. Njeriu që i hyn kësaj gjëje nuk është nën ndikimin e alkoolit, as të ndonjë eksitusi tjetër: ka agjëruar tërë ditën e mëparshme. Vesh rrobat më të mira, gjunjëzohet merr shpatën, e fut më parë lehtë, në mënyrë të butë, në drejtim vertikal, në bark. Do të duhej pra të vdiste menjëherë sepse zorrët dhe peritoni kanë mbetur të shpuar... por nuk vdes: duhet të thotë akoma tre vargje me lutje. Vetëm atëherë, lëshohet mbi shpatë duke çarë lehrë gjoksin, nga poshtë - lart... E vetëm atëherë, pranon të vdesë...
- Tani - vazhdon Mr. Buck - dy gjëra janë evidente, në këto fakte misterioze e në njëqind të tjera që nuk mund t'i rreshtoj:
1. Se një përpjekje e këtij lloji nuk është thjesht një përpjekje fizike, por më shumë një përpjekje psikike.
2. Që përpjekja psikike mund të japë rezultate pa kufi.
Nëse pikësynimi do të ishte përcaktuar njëqind metra më tutje, vrapuesi për të cilin kam folur do ta kishte arritur finishin e, vetëm pastaj do të kishte rënë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

ENERGJIA NJERËZORE NUK NJEH KUFI

E ne, për fat të keq, nuk dimë asgjë. Do të ishte e nevojshme të shkosh tutje në lindje për të zbuluar sekretet: të mësosh si mbetet në mënyrë celebrale (me anë të trurit) një hemorragji, si vetmitarët rrojnë 90 vjet duke u ushqyer vetëm me qumësht, të njohësh ata njerëz të imët e jo të ushqyer mirë, që përshkojnë 17 kilometra në orë duke mbajtur pesha të rënda, duke kënduar psalme...

NDIKIM NERVOR, MISTICIZEM?!

Nuk e di. Ku e marrin forcën, banorët e Polinezisë, për t'u futur 25 metra nën ujë duke qëndruar 3 minuta? Si mundet një kapiten marine të qëndrojë në vendin e komandimit 15 ditë e 15 net pa fjetur e duke mos ndjerë gjumë? Si shpjegohet rasti i një kalorësi që bie, thyen tre brinjë, hipën përsëri mbi kalë, kapërcen pengesat e arrin në pikësynim? Nga shpërthejnë këto burime misterioze të energjisë njerëzore?
Zgjidhja:
Mr. Buck më vështronte ngultas, duke pritur një përgjigje.
-Për mua - fillova t'i shpjegoj - çështja nuk është kaq misterioze sa e gjykoni ju. Ajo që ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vërteta, në botë, numërohen me gishtat e një dore). Unë nuk besoj tjetër tek fjala "mister"; ajo që i zmadhon në një pikë të tillë kufijtë e energjisë njerëzore: ajo që ka fuqinë për të realizuar absurden ka një emër të shkurtër, që të gjithë e njohin e pothuajse të gjithë e keqkuptojnë: vullnet.
Shembujt, që më keni treguar, me habisin, por nuk më lënë në mëdyshje. Në fushën morale e në aktivitetin intelektual, kam parë fakte të tilla e shembuj shumë të veçantë, që do t'ju mahnitnin... Për mua s'ka asgjë në botë, që vullneti të mos mund ta kryej. Ku hyn vullneti, fjala "mrekulli" nuk ka më arsye të ekzistojë. Kujtoni batutën e Napolonit: "E pamundura gjendet në fjalorin e teveqelëve..."
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

DUKE BËRË NJË PËRMBLEDHJE:

Jeta i përket njerëzve të vullnetshëm, të tjerët janë të dënuar të veprojnë si shërbëtorë mbi skenën e shoqërisë e të shuajnë urinë me mbeturinat e banketeve të padronëve. Një burrë duhet të pretendojë diçka më shumë.
Ja dy vërejtje, të rëndësishme:
1. Mos e gjyko veten në mënyrë tepër optimiste.
Mos beso se ke arritur majën e zhvillimit moral. Përsa i përket energjisë e vullnetit, kurrë nuk fitohet etapa e fundit. Gjithmonë mund të shkohet më tej. Çdo hapi përpara i përgjigjen rezultate të pabesueshme, që ti tani i parandjen.
Njerëzve me vullnet, jeta u jep më shumë sesa ata shpresojnë.
2. Mos e gjyko veten në mënyrë tepër pesimiste.
Edhe nëse ti je infektuar nga sëmundjet më të rënda, më shkurajuese, më poshtëruese të vullnetit: nëse je i zhvullnetur, i pavendosur, i paqëndrueshëm, hipokondriak, dembel, kapriçioz, i turbulluar nga manira, i mbërthyer nga një ndjenjë inferioriteti e pafuqie, mundesh ta zhvillosh jashtëzakonisht shumë këtë embrion, që ti pra e zotëron, si çdo individ tjetër, por që dergjet brenda teje në gjendje latente (të fshehtë) o embrionalet: vullnetin. Edhe ti mund të bëhesh për një kohë të shkurtër një njeri energjik. i vendosur, ngulmues, i sigurte, aktiv, i fortë. Ky libër është bërë për ty posaçërisht për ty. Lexoje, studioje, zbatoje: do shërohesh. Së bashku me fjalën e pamundur, duhet të heqësh nga fjalori yt edhe mbiemrin "i pashërueshëm". Kush dëshiron të shërohet, shërohet.
Thuaj vetes tënde:
"Në botë ekzistojnë padronë (pronarë, etj.) dhe shërbëtorë, sundon o sundohesh. Ky është klasifikimi suprem shoqëror i individëve. Dy fate. I pari i përket individëve që duan; i dyti atyre që nuk dinë të duan. Rruge të mesme nuk ekzistojnë për këtë. " Zgjidh!"
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

"Të gjithë duan të jenë padronë - ka thënë W. Gëte - e asnjë s'është padron i vetvetes... Kush argëtohet me jetën, nuk arrin kurrë sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonë një shërbëtor".



QË TË MOS JESH NJË SHËRBËTOR

Të vijmë tek ty, lexues. Ta zëmë - përkohësisht - se ti je një nga mijëra të njerëzve që kanë kaluar, e kalojnë përmes jetës time: një nga ata njerëz që hyjnë një ditë të bukur në studion time e jetojnë për gjysmë ore në kontakt me mua, nën ndikimin e vullnetit tim, në rrethin e drejtpërdrejtë të pushtetit tim.
Përshtypja që ti do të provoje do të ishte ajo e një inferioriteti të qartë e të padiskutueshëm mo*ral. Një njeri i ulur në vendin e tij të komandimit, i rrethuar nga një personel (i shkallëzuar në mënyrë hierarkike, i disiplinuar, vigjilent) nëpunësish e agjentësh gati për të kapur shenjën më të vogël të padronit; një njeri që ka në dorë të gjitha instrumentet materiale të sundimit të tij, që me një firmë mund të realizojë shifra absurde e me një telefonatë vendos për fatin e qindra individëve, të ngjall nënshtrim, e ti vetë duhet ta pranosh: "Unë s'jam asgjë, përballë këtij njeriu".
Tani, unë të them: Ti vetë, ti që je përpara meje, i hutuar nga ndikimi i pushtetit tim, i dobët, i druajtur, i pasigurt, i zhvullnetur, mundesh, për disa vite, të bëhesh një "forcë" që të peshojë në shoqëri, një "pushtet" që të ngjall respekt e frikë, një "dominues" i admiruar.
Nuk po bëj retorikë, as optimizëm me çdo kusht. Vitet dhe eksperienca më kanë mësuar të shqyrtoj me saktësi mundësitë e individëve e të nxjerr pastaj argumente të përpikta.
Sekreti i këtij transformimi është tek ty, pak a shumë i zhvilluar, o ndoshta vetëm në embrion, mbytur nga dembelizmi e nga indiferenca: një embrion që nuk ke bërë përpjekje ta zhvillosh e ta përforcosh, o që ndoshta ke tentuar ta rritësh, por pa ia dalë mbanë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

TË DISH TË ZGJEDHËSH:

"Të gjithë duan të jenë padronë - ka thënë W. Gëte - e asnjë s'është padron i vetvetes... Kush argëtohet me jetën, nuk arrin kurrë sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonë një shërbëtor".
Që të mund të dominosh të tjerët, është kusht i domosdoshëm të dish të dominosh vetveten. E për të dominuar vetveten është e nevojshme të kesh një vullnet të qartë, të gatshmi, të paepur. Duhet të arrish në atë pikë që të mund të marrësh nga vetvetja, nga burimet morale vetjake, fizike, intelektuale, tëre atë që do të doje pa përpjekjen më të vogël.
Vetëm në një periudhë të dytë, do të mundesh të ushtrosh mbi të tjerët atë dominim që është zbatuar para së gjithash me seriozitet, në mënyrë të pamëshirshme mbi vetveten.
Energjia, kjo dhunti e lartë, që ti shumë herë e ke admiruar tek një tjetër e nuk ke ditur kurrë ta ngjallësh ne mënyrë të mjaftueshme tek vetja jote, është rezultati i një fitoreje mbi elementet inferiore të temperamentit. Nuk është një veti e lindur dhe natyrore: është epilogu i një përpjekje. Energjia e dalë nga vullneti, e plotëson dhe e zgjat në pambarim, duke transformuar përpjekjen fillestare në zakon duke i dhënë fuqi dhe zgjatje. Energjia është, me fjalë të tjera, një gjendje e vazhdueshme, e pandryshueshme, e zakonshme, e vullnetit, drejtuar ndaj një qëllimi të saktë e koshient.
Me anën e vullnetit, do të mbijnë e zhvillohen fort tek ty ambicia, vendosmëria, forca e durimit dhe e rezistencës, kruajua: të gjithë elementët e domosdoshëm për atë që do, në jetë, të sundojë, e jo të shërbejë.
Bota, sot, i përket njeriut të fortë. Të jesh i fortë, do të thotë të dish të dëshirosh. Të dëshirosh do të thotë të dish të realizosh. Ja leksioni i madh që i jep jeta atij që di ta kuptojë.
Në punë, në dashuri, në lojë, njeriu me vullnet do të ketë në mënyrë të pashmangshme epërsinë.
Në punë, vullneti ngjall energji, e bashkë*rendit, e drejton, e mbështet, e udhëheq drejt qëllimit, duke përmbysur në mënyrë të pamëshir*shme kundërshtarët e vështirësitë materiale.
Në dashuri, të dobëtit ,janë në mënyrë siste*matike të eliminuar. Gratë, të interesuara nga njëra anë të zgjedhin burrin që vlen më shumë, që fiton më shumë, që u garanton jetën më të mirë ekonomike e shoqërore e prej instinktit, nga ana tjetër, për t'i dhënë më të fortit, më mashkullit, atij që e sundon në mënyrë të pashmangshme, kanë një tmerr të vërtetë fizik, për të dobëtit, për të pazotët, për të zhvullneturit!. Gruaja shumë rrallë e kupton atë që përfshihet në fushën e idealit të shpirtërores, të "ëndrrës": është tmerrësisht kon*krete dhe materialiste. Një "kafshë ekonomike" e përkryer. Prandaj, mos jep asnjë shenjë mbi dhuntitë e tua sentimentale - nëse nuk ke të tjera - e kujdesu të jesh e të dukesh i fortë.
Në lojë kam vënë re se individi më i vullnetshëm, individi moralisht superior, është, në 90% të rasteve, ai që fiton. Në kushte të barabarta, gjithmonë më i forti është ai që imponon lojën e tij kundërshtarëve.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

Përsëritja e thjeshtë e një fraze, e një ideje, e një. fakti, mund të krijojë efekte të pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetër të pikës së ujit e cila me durim, vazhdimisht gërryen shkëmbin. Fuqia e errët që përfshihet në këtë formë sugjestioni, është mjaft e njohur në Amerikë, e përbën, në fund të fundit, sekretin e publicitetit.




AMLETI I PËRJETSHËM

"Energjia: virtuti i parë dhe i vetëm njerëzor"
W. Von Humboldt

Shekspiri na ka lënë trashë*gim, në një nga tragjeditë që të gjithë e njohim, Amletin, figurën e një njeriu të pavendosur përjetës*isht, i lëkundur ndërmjet dëshirave dhe qëllimeve të papajtueshme, i luhatur ndërmjet plogështisë dhe veprimit, apatisë dhe vullnetit, hipokondrisë dhe eksitimit patologjik, dorëheqjes dhe ambicionit. Kjo figurë, e pranuar, e vlerësuar dhe e kthyer në modë nga romanticizmi, është bërë simbol i një kategorie, për fat të keq e përhapur, njerëzish që rrojnë një gjendje somnambulizmi, të pafuqishëm për të realizuar veprimin më të vogël me një farë rëndësie e për të ndjekur një qëllim me një farë vështirësie, të gatshëm për të dramatizuar ndodhitë më të pakuptimta të jetës së tyre të përditshme.
Mundet që një pjesë e lexuesve mi të jetë infektuar tashmë nga amletizmi. Kam njohur persona që ndjenin kënaqësi nëse i ngjasonin moralisht dhe intelektualisht Amletit e që mbanin vazhdimisht në jetë maskën e trishtimit të ngrirë e të mbyllur me një rëndesë të kobshme e moralizuese, e që do ta ndjenin veten rehat vetëm poshtë një manteli të zi e me një kafkë në duar.
Përveç këtyre teprimeve groteske, amletizmi mbijeton për fat të keq në një numër jo të paket personash. Karakteret me vullnet serioz e të vendosur janë të paktë.
Një firmë në Londër që kërkonte një shitës endacak, mbasi vendosi të merrte njërin nga kandidatët, shefi i personelit e vuri këtë të fundit në një provë.
- Nesër në orën gjashtë e dyzetë - i tha - ju do të niseni në X vend. Mbasi të keni arritur në orën njëmbëdhjetë do të bleni dy sandwichs, sepse sigurisht do t`ju ketë marrë uria, pastaj do të shkoni të vizitoni klientët, do të rregulloni llogaritë e ndërprera e do të më njoftoni telegrafisht çfarë keni kryer.
Pas dy ditësh, shefi i personelit morri një telegram ku shkruhej:
"Këtu nuk ka sandwichs. Jam i pavendosur. Më telegrafoni çfarë duhet të bëj".
Sigurisht kjo është një anekdotë. Por ekzistojnë, në botë, individë amletjanë jo më pak të ngathët e të lëkundshëm se ai shitësi endacak, të hutuar përballë vendimeve më fëmijërore e situatave më të thjeshta e të zakonshme.
Tani, të gjithë ata që janë të infektuar nga kjo sëmundje e aq më keq që vazhdojnë të kënaqen me qëndrime të zbrazëta, të padobishme, anakronike të një trishtimi të pakurueshëm e të një plogështie të përjetshme, duhet të mbajnë parasysh se tipi që ata mishërojnë i ka kaluar tashmë koha përfundimisht: mund tu dukej interesant vajzave dhe estetëve të shekullit të kaluar; por sot në epokën tonë, në këtë epokë të ethshme e të ashpër, të sunduar nga ankthi i shpejtësisë, i veprimit e në afrimin sa më të mundshëm me realitetin, nuk vlen më. Me romanet e 1830-ës, është zhdukur mania e fytyrave të hequra, të mekura e të zbehta si tuberkulozë. Vajzat nuk qajnë më pranë një djaloshi të ligështuar, me sy fatal, me qafën të rrethuar nga një kravatë e zezë. Kohët kanë përmbysur përgjithmonë këto manifestime te rënies fizike e morale. Vajtimet për djaloshin e mjerë, të ligështuar, nuk vlerësohen më; vajzat sot e ngulin shikimin mbi djemtë e fortë, me shpatulla të fuqishme, që flasin për makina e për rekorde; njerëzit e sotshëm i japin më shumë rëndësi energjisë, vullnetit, aktivitetit.
Kushdo e kërkon fatin. Na i kanë thënë që kur ishim fëmijë. Gjithçka na bën të kujtojmë, deri edhe kinemaja, spektaklet e luftërave që kërkuesit e parë të arit bënin më shumë me rivalët se me forcat e natyrës.
Popujt - që manifestojnë në shkallë më të gjerë e të dukshme prirjet e individëve - ndjekin, sot, të gjithë të njëjtin qëllim: të bëhen të fortë. Shkolla, familja, institucionet shoqërore përpiqen vetëm të edukojnë individët e masën me kultin e një virtyti që po bëhet gjithmonë e më i domosdoshëm: forcën. Shikoni Japoninë, një nga kombet më modernë shpirtërisht. Qysh në fëmijërinë e parë, japonezët shkathtësohen, me forma nga më të ndryshmet, me praktikën e vullnetit e të energjisë. Rezultatet, janë në rend të ditës: të gjithë i njohin.
- Parimet që ne kërkojmë, nëpërmjet çdo lënde mësimi, për të futur në trurin e studentëve - më thoshte Rektori i Universitetit të Tokios, në një udhëtim në Japoni - janë këto: "Qëllimi thelbësor i jetës është të dominosh. Virtyti më i lartë njerëzor është vullneti. Me vullnet dominohen njerëzit dhe gjërat". Duke këmbëngulur mbi këto parime, për 100 vjet do të kemi krijuar një popull fitimtar, realizues, dominues: njerëz, me tërë kuptimin e fjalës.
S'të ngelet gjë tjetër, veç të konsultohesh me kujtimet e tua, për të konstatuar se çdo herë që ke arritur të fitosh një rezultat të rëndësishëm, të çosh deri në fund me fitore një punë, të realizosh diçka, ia ke dalë sepse ke dashur t'ia dalësh. E kur nuk ke arritur rezultatin që i ke propozuar vetes, kur ke dështuar në një punë o në një përpjekje, shkaku kryesor ka qenë mungesa apo pamjaftueshmëria e vullnetit: Shkruajini, mëdyshje, përtaci, mosbesim, frikë.
Do të diagnostikojmë thellësisht krizat, sëmundjet e anomalitë e vullnetit e ndikimin e tyre ogurzi në rrjedhjen e jetës së përditshme. Do të zbulojmë ilaçet e mënyrën si t'i përdorim. Ne vazhdim, do te shikojmë si forcohet vullneti, derisa t'i japim një intensitet të provuar, një fortësi diamanti, një shtytje të pa rezistueshme.
Secili nga lexuesit e mi që dëshiron të jetë i sinqertë me vetveten do t'i njohë me lehtësi, në inventarin që unë do të bëjë për të metat e vullnetit të tij. Duke zbatuar rregullat që unë do të sugjeroj, do te arrijë të shpengohet plotësisht. Etapa e pare do jete kryer. E dyta fuqizimi i vullnetit - nuk do të paraqesë më veç një pasojë, e lehte dhe e thjeshtë për t`u realizuar.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

PËRGATITJE PËR ZHVILLIMIN E VULLNETIT

Zhvillimi i vullnetit presupozon një bazë thelbësore: aftësinë e interesimit dhe të vëmendjes. D.m.th. aftësinë për të fiksuar - në mënyre spontane apo për shkak të detyrimit - shpirtin mbi një gjë, mbi një person, mbi një ide, mbi një fakt, e për të fituar për to interesimin.
Ata qe stërviten, në shoqëri, për te dëgjuar me vëmendje të gjitha diskutimet që u drejtohen atyre, fitojnë në pak kohe një intuite të shpejtë, vigjilentë, të sigurt. Shembulli me karakteristik vihet re tek diplomatët. Për ne, kjo zotësi vëmendje e interesimi ka rendësi kur lidhet me problemin e vullnetit. Nuk mund të duash një gjë që të mos ketë nxitur, qysh në fillim, imagjinatën tonë e të ketë thithur vëmendjen tone, e pastaj, të ketë ngjallur interesin tonë me te madh e me të thellë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

SI ZGJEROHET VËMENDJA?

Secili nga ju ka qenë, ndonjëherë, i mbërthyer nga imazhe, idera, në atë pike që të mos ketë mundur të çlirohet më. Secilit nga ju i ka ndodhur gjatë një dite të tërë, të mendojë me ngulm për një gjë, të bluaj me mend një frazë apo të ketë përpara syve linjat e një fytyre apo veçantitë e një skene, e të mos mundet më, me gjithë përpjekjet e shumta, të mendojë për një gjë tjetër, të harrojë atë frazë, të mos shohë atë fytyrë o atë skenë. Këto fiksime, këto përsëritje të papëlqyeshme, këto ankthe, mund të marrin një ndryshim të madh në formë e të hyjnë në jetën tonë nëpërmjet shumë rrugëve. Janë fenomene të monomanisë: forma të vëmendjes së ekzagjeruar, të ushqyera nga kujtesa. Sa më shumë të përpiqeni t'i dominoni e t'i eliminoni aq më shumë i imponohen shpirtit tuaj.
Përsëritja e thjeshtë e një fraze, e një ideje, e një. fakti, mund të krijojë efekte të pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetër të pikës së ujit e cila me durim, vazhdimisht gërryen shkëmbin. Fuqia e errët që përfshihet në këtë formë sugjestioni, është mjaft e njohur në Amerikë, e përbën, në fund të fundit, sekretin e publicitetit.
Njerëzit tërhiqen nga përsëritja e vazhdue*shme, si e kur duhet.
Kohët e fundit, një studiues amerikan u desh të bënte një eksperiment për të kuptuar, përafërsisht, rëndësinë e sugjestionimit të njeriut nëpërmjet përsëritjes së thjeshtë. Zgjodhi një mjedis që të mos haste as faktorin më të vogël të favorshëm: që të mos joshte sedrën e askujt, që të mos nxiste as lakminë, as kuriozitetin, as simpatinë, që të mos kishte as lidhjen më të vogël me bindjet fetare apo morale të personave mbi të cilët mendonte të kryente eksperimentin. Zgjodhi, bile, një zgjidhje që të ngacmonte një element me rëndësi primare: interesin e tyre.
Lëshoi një frazë: "Më dërgoni një dollar!" , pasuar nga adresa e tij. Për njëzet ditë, gazetat, stacionet e radios, reklamat me drita përhapën nga njëri skaj i Shteteve të Bashkuar në tjetrin këtë slogan të shkurtër e urdhërues: "Më dërgoni një dollar!". Që nga ajo kohë e më pas, njoftimi bëhej çdo ditë më kategorik e këmbëngulës: "Ju kam thënë të më dërgoni një dollar!... Nxitoni të më dërgoni një dollar!... Nuk ju mbeten më, veç tri ditë për të më dërguar një dollar!... Ekziston akoma dikush që duhet të më dërgojë dollarin!... Para mbrëmjes së nesërme, duhet të më dërgoni dollarin tuaj!... Më dërgoni dollarin tuaj brenda mesnatës".
Kërkesa ishte absurde, e pakuptueshme, e pajustifikueshme. Megjithatë, në krye të 25 ditëve, dollarët e ardhur nga çdo cep i Amerikës arrinin në 3 milion e 700 mijë. Eksperimenti e kishte arritur qëllimin plotësisht e studiuesi, i kënaqur, u kthente dërguesve dollarin e tyre.
Vëmendja, pra, mund të provokohet në një mënyrë mjaft të thjeshtë, të pranueshme për të gjithë: nëpërmjet përsëritjes. E zëmë se një ide o një frazë të mund të jetë përsëritur l00 herë ndaj një individi të shkujdesur e të paaftë për të menduar, pa ngjallur tek ai vëmendjen më të vogël. Por, do t'i mjaftojë të formulojë mendimin më të vogël për atë që i paraqitet e i përsëritet, që të krijohet tek ai një farë vëmendje që do të jetë e prirur të zmadhohet, të zhvillohet, të marrë përmasa të mëdha. Pjesa më e madhe e besëtytnive, e traditave, të zakoneve e të besimeve e kanë origjinën tek përsëritja. Vetë zakoni, s'është tjetër veç rezultati i një përsëritje të gjesteve, të fjalëve, të bindjeve.
Mbasi ke ngjallur njëherë vëmendjen, është e lehtë pastaj të krijosh interesin. Kur është fjala për letërsinë, shkencën, artin, aktivitetin industrial, për problemet tregtare, mjeti më i mirë për të krijuar interesin qëndron në okupimin e fuqishëm, pa ndërprerje. Për një argument letrar, për shembull, do të mjaftonte të fillohej studimi duke akumuluar një seri njohurish, të ngulitet aktivisht në kërkime e në lexime, duke mbajtur parasysh se pesë volume të lexuara njëri mbas tjetrit për një çështje të dhënë, japin përfitimin më të madh se 50 volume të lexuara në një distancë mujore ose vjetore. Ajo që vlen është intensiteti dhe vazhdimësia e përpjekjeve...
Tre të katërtat e njerëzve që në një farë pike të jetës së tyre pushojnë çdo aktivitet praktik e tërhiqen në ndonjë pronë të tyre duke vendosur të "pushojnë", shfaqin një spektakël të trishtueshëm: harxhojnë ditët një pas një për gjëra të kota, e mërziten tmerrësisht, sepse nuk dinë të interesohen për asgjë, as për libra, as për tablo, as për probleme shkencore o shoqërore. Megjithëse, mund t'i kalonin në mënyrë shumë më të kënaqshme e më të dobishme për vete e për të tjerët vitet e tyre të "pushimit", nëse do të dinin të interesoheshin për diçka. Kam vënë re shpesh herë se, në shoqëri, personat e aftë për t'iu kushtuar kohës në dispozicion me okupime të tjera që nuk përbëjnë muhabete, kotësira o kalime kohe me budallallëqe, janë fare të paktë, paraqesin një përjashtim.
Një ditë, një intervistues gjerman më pyeti cili ishte, për mua, spektakli më i trishtueshëm i shoqërisë kontemporane
- Mërzia - i jam përgjigjur, pa hezitim. Individit që i hapet goja më shkakton një ndjenjë vuajtje. Është një njeri që nuk di të jetojë. Të jetosh, do të thotë të interesohesh, të apasionohesh, të mendosh pa ndërprerje për diçka. Pa interesa jeta është një nonsens (absurditet), një budallallëk. Mërzia rrjedh nga mungesa e interesave...
Binde veten për këtë të vërtetë: nuk është e mundur të duash, ose të vendosësh arritjen e një qëllimi e ta ndjekësh me këmbëngulje, me metodë e durim, nëse ky qëllim nuk na intereson, ose, nëse s'kemi ditur, më përpara, ta marrim këtë qëllim në konsiderate e të krijojmë në veten tonë një pasion të fortë të pa shkatërrueshëm për vazhdimin e tij.
Duhet së pari, që secili të dijë me saktësi ç'mendon të bëjë me përkushtim e me vëmendje; duhet, së dyti, që të vërtetojë nëse aktiviteti i përcaktuar e intereson realisht; në këtë rast, suksesi është i sigurt. Vullneti nuk do të bëjë tjetër veç do të ndihmojë këtë nxitje të krijuar më përpara e do të forcohet vazhdimisht nëpërmjet pengesave e vështirësive që do t'i duhet të hasë.
Duhet tit ngulitësh, njëherë e përgjithmonë, dy parimet që përbëjnë bazën për zhvillimin e vullnetit: vëmendjen dhe interesimin.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

Autosugjestioni qëndron pikërisht në ndikimin e vetëdijes mbi pavetëdijen (me terma më të sakta: të një njeri mbi vetveten), me qëllim për të krijuar një bindje, një veprim, një qëndrim të paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, në mënyrë që të marrim nga vetja jonë rezultatet që duam. Autosugjestioni vihet përmes përsëritjes me durim të një vendimi o të një propozimi, në të cilin duhet të hyjë gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili përjashtohen në mënyrë absolute sforcimi dhe kokëfortësia.


ZHVILLIMI I VULLNETIT

Shqyrtoni me vëmendje këtë fakt. Ekzistojnë në botë miliona individë, që vuajnë nga gjaknxehtësia, nga mungesa e kontrollit mbi vetveten, nga manira, nga të meta shumë të ndryshme që hyjnë në kategorinë e madhe të fenomeneve nervozë, e që nuk do të kërkonin më tepër veç të dinin të dominonin e të përmbanin vetveten. Neurologët pohojnë se në këto raste mjafton të veprohet mbi trurin e të sëmurit, mbi inteligjencën e tij, mbi idetë e tij. E metoda tregohet, në shumë raste, plotësisht e paefektshme. Një individ mund ta dijë shumë mirë se është i keq e megjithatë të jetë i pazoti të korrigjohet. Ç'mund të bëjë, ky individ, për t'u shëruar? Vetëm një gjë: të përqendrojë vëmendjen e tij, për një farë kohe, mbi zakonet e reja, derisa të harrojë plotësisht të parat. Duke gjetur metodën për të arritur këtë qëllim (për të eliminuar zakonet e vjetra e për të fituar të rejat), shërimi do të jetë fare i lehtë. Por si do të mundet, ky individ të fitojë zakone të reja? Duke ndërmarrë një përsëritje sistematike, të rregullt e graduale të gjesteve të kundërta me zakonet nga të cilat do të çlirohet, e njëkohësisht, duke përcaktuar në vetvete - me një seri auto-sugjestionesh që do të analizojnë - një gjendje të zakonshme qetësie e gjakftohtësie. Shërimi do të vijë nga vetvetja.
Po kështu edhe për sëmundjet e vullnetit. Zhvillimi i vullnetit është një problem i thjeshtë zhdymëzimi e autosugjestioni.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

ÇFARË ËSHTË AUTOSUGJESTIONI?

Të gjithë lexuesit e mi e njohin nëpërmjet romanit të Stevensonit o përmes interpretimit kinematografik të Frederik March, ndodhinë e doktor Jeckyll: njeriun që kishte arritur, nëpërmjet një proçesi kimik, të zhdymëzonte vetveten e të luante, herë pjesën më të mirë e të vetëdijshme të personalitetit të tij, herë pjesën më të keqe, pjesën e shëmtuar.
Ideja themelore e këtij romani nuk është e re. Stevensoni nuk ka bërë tjetër veç ta dramatizojë. Prej kohësh dihet se tek çdo njeri gjendet një element i dyfishtë, një shtytje e dyfishtë, një personalitet i dyfishtë: vetëdija dhe pavetëdija, prej nga rrjedh, në jetën morale, një renditje e dyfishtë faktesh! Frojdi e ka kapur dhe e ka ngritur në shkencë këtë teori shumë të vjetër, të vërtetuar nga fenomene të shumta, si delirium tremens e somnambulizmi.
Autosugjestioni qëndron pikërisht në ndikimin e vetëdijes mbi pavetëdijen (me terma më të sakta: të një njeri mbi vetveten), me qëllim për të krijuar një bindje, një veprim, një qëndrim të paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, në mënyrë që të marrim nga vetja jonë rezultatet që duam. Autosugjestioni vihet përmes përsëritjes me durim të një vendimi o të një propozimi, në të cilin duhet të hyjë gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili përjashtohen në mënyrë absolute sforcimi dhe kokëfortësia. Nëse ti, natën (supozojmë se ti vuan nga pagjumësia) përqendrohesh, mbyll sytë, e duke qëndruar i qetë brenda jorganit, i përsërit vetvetes, nën zë, me bindje: "Ja, tani po fle, tani po më zë gjumi..." është fare e qartë që do të flesh për pak minuta; nëse përkundrazi, irritohesh, e vendos me veten tënde: "Dua të fle, dua absolutisht të fle... nuk do të flesh kurrë".
Autosugjestioni duhet të jetë i efektshëm në gjendje shpirtërore fare të qetë, në një ambient pa zhurmë, në orë të përshtatshme. Efekti i këtij procedimi psikologjik është shumë i madh. Doktor Cone, në Francë ka krijuar një sistem të tërë terapie në bazë të sugjestionit, duke mundur të shërojë nevrasteni (dobësi nervore), fobi (ankth), marrje goje, paralize, nevralgji (dhimbje nervi). Metoda e tij është bazuar mbi këtë "Nëse arrini të bindni një të sëmurë se mund të shërohet, do të shërohet".
Në fushën e vullnetit, autosugjestioni përbën faktorin vendimtar, sekretin, bazën, kyçin e kthesës. Zbatimi i tij, do të jetë për ty një punë interesante, tërheqëse. Do të vesh re zgjimin e vullnetit tënd me një kënaqësi në rritje, si një aventurë plot joshje o me shfaqje sugjestive (tërheqëse).
Në përputhje me atë që thotë doktor Cone, duke iu referuar kurës së sëmundjeve, mund të pohohet, në fushën e vullnetit: "Nëse ti arrin të bindësh veten se mund të duash e të arrish atë që ke për zemër, do ta arrish". Kur një ide është transformuar, në mendjen tonë, në sugjestion, çdo përpjekje e kryer për ta eliminuar nuk bën tjetër veç do t'i jepte fuqi më të madhe e fortësi më të madhe. Autosugjestioni bën pjesë në forcat e mëdha që flenë tek ne: duhet ditur ta dominosh e ta shfrytëzosh. Është një armë e fuqishme, që pak e njohin dhe e vlerësojnë. Jemi ashtu siç duam të jemi: kushdo që ecën në jetë me idenë për të arritur diçka, në mënyrë të pashmangshme do ta arrijë.
Për arsye eksperimentimi e stërvitje, bëj këto ushtrime elementare. Do të shërbejnë si parapërgatitje për ato që do të të sugjeroj më tutje. Mos i nënvleftëso: janë të domosdoshme për ty.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

USHTRIME PARAPËRGATITORE

Mbyllu në dhomën tënde, o në një dhomë çfarëdo, ku të jesh vetëm të kesh mundësi të vendosësh një farë qetësie e një farë përqendrimi. Pakësoje dritën, në mënyrë që të krijohet një gjysmë hije e lehtë. Ulu, vendose veten në një pozicion të rehatshëm, që të mos të të shqetësojë o të të hutojë asnjë përshtypje me karakter fizik. Në fillim, imponoi vetes një qëndrim absolutisht të palëvizshëm për pesë minuta, më pas do të arrish, shkallë - shkallë, deri në 15 minuta.
Ky ushtrim i thjeshtë kërkon tashmë një farë përpjekje të vullnetit, siç do ta vëresh edhe ti vetë. Përsërite shpesh, derisa ti të kesh arritur të ruash palëvizshmërinë, pa përpjekjen më të vogël, pa lodhje, pa tension nervor.
Atëherë, e vetëm atëherë, do t'i imponosh vetes një argument meditues, mbi të cilin do të përqendrosh, në mënyrë të thellë, të vendosur, tërë vëmendjen tënde e inteligjencën tënde. Do duhet të arrish, duke e përsëritur tetë o dhjetë herë ushtrimin, që të mund të mendosh për një çerek ore për një argument çfarëdo, me një intensitet të tillë, që të mos biesh më në hutimin më të vogël as të mos ndikohesh nga zhurma më e vogël rreth e rrotull.
Në vështrim të parë, ky do të duket ndoshta një ushtrim fëminor o punë për murgjit. Në fakt është një sport i vërtetë për vullnetin: një gjimnastikë e vullnetit, e aftë për të zhvilluar vetitë e tua të përqendrimit e të dominimit mbi vetveten. Dhjetë, pesëmbëdhjetë minuta në palëvizshmëri, përbëjnë një përpjekje të vullnetit, që fare pak dinë ta kryejnë: 10, 15 minuta meditim mbi të njëjtin objekt, pa shqetësime të asnjë lloji, zbulojnë një fuqi energjie jo indiferente, të pranueshme vetëm për ata që, nga eksperiencat e mëparshme, janë stërvitur tashmë në përqendrim e në izolim mendor.
Sa herë, në fakt, do të kesh vënë re, me një ndjenjë inati e zemërimi që, pavarësisht se të është imponuar në mënyrën më absolute për të thelluar një çështje të dhënë, shpirti yt fillonte automatikisht të endej e të tërhiqej, përmes një bashkëlidhje idesh të vështira për t'u rindërtuar, shumë larg nga pikënisja! E duke u shkundur përnjëherësh nga ëndërrimi yt i kotë, do të çuditesh që e ke lënë veten të shtyhet kaq lehtë nga imagjinimi, në një fushë krejt të ndryshme nga argumenti meditues që të ishte imponuar.
Askush nuk mund të nisë një veprim për fitoren e energjisë e për zhvillimin e vullnetit, nëse nuk arrin më parë të dominojë fantazinë e vet.
Ushtrime të tjera, të ngjashëm me të mëparshmin, por shumë më të lehta, janë këto: të shtrish dorën mbi gju e të përpiqesh të numërosh ngadalë, pa menduar për asgjë tjetër, duke përkulur herë pas here gishtërinjtë, së pari deri në tre, pastaj deri në pesë, pastaj deri në dhjetë, deri në njëzetë. Ose: të numërosh me vëmendje hapat e tua, duke ecur rrugës, në mes të turmës. Ose: të shqyrtosh thellësisht e të ndash në linja të veçanta një vizatim të komplikuar gjeometrik. Do të gjesh shumë prej këtyre mënyrave praktike që - nëse ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme - nuk do të të lodhin tepër e do të të ndihmojnë të arrish një rezultat të rëndësishëm: forcën e përqendrimit, të vëmendjes, e të menduarit. Do të stërvitesh kështu me anë të autosugjestionit, i cili siç e kemi parë, është krejt një çështje përqendrimi e këmbëngulje ndaj një qëllimi të përcaktuar.
Ja, tani, disa ushtrime autosugjestioni, si parapërgatitje për zhvillimin e vullnetit. Nëse do të kesh një ide të qartë për fuqinë e autosugjestionit që ushtron mbi individët, shqyrto këto dy raste:
I pari i referohet akrobacisë. Nëse ti vendos gjysmë metri nga toka një dërrasë të gjerë 20 centimetra, do ta përshkosh me lehtësi të madhe; por nëse ti e vendos në 100 metra lartësi e do përpiqesh të kalosh mbi të, do të biesh. Kjo, sipas logjikës, nuk do të duhej të ndodhte absolutisht.
Por është çështje autosugjestioni. Ti nuk bie nga gjysmë metri lartësi, sepse je i bindur se nuk do të biesh: bie nga 100 metra, sepse je bindur se do të biesh. Akrobati nuk bie nga 100 metra lartësi, sepse ka arritur, duke autosugjestionuar e duke ia treguar vetes me një fare numri provash, për t'u bindur se nuk do të bjerë.
Një fakt tjetër. Ta zëmë se ti hyn në oborrin e një shtëpie fshati e që një qen të sulet duke lehur. Nëse ti i kthen shpatullat e ikën, qeni do të të kafshojë; nëse nuk lëviz e i ngul sytë, nuk do të të sulmojë. Do ta shpjegosh faktin, duke thënë se në rastin e dytë qeni ka pasur frikë nga ty, është tërhequr nga shikimi yt e nuk ka guxuar të të sulmojë. Është një shpjegim i pamjaftueshëm: shpjegon vetëm qëndrimin e qenit, e nuk shpjegon tëndin. Në rastin e parë, ti i je nënshtruar vrullit e ke ikur, i bindur se qeni do të kishte kafshuar në mënyrë të pashmangshme: e në fakt ka ndodhur pikërisht kështu. Në rastin e dytë, përkundrazi, ti i ke thënë vetes tënde se qeni nuk do të të kishte sulmuar, e prandaj nuk ke lëvizur: në fakt qeni nuk të ka sulmuar.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

USHTRIME ELEMENTARE AUTOSUGJESTIONUESE

1. Ti duhet të ndërmarrësh një punë, të nisësh një kërkim, të kapesh pas një pune çfarëdo. Para se te vihesh në veprim, përqendrohu e mendo mirë disa minuta për atë që do të të duhet të bësh, për të vendosur si ta kryesh e për ta çuar deri në fund, për të mos hequr dorë para se ta kesh kryer plotësisht. Megjithëse mund të të dukej e çuditshme, do të kuptosh se realizimi i punës do të jetë fare i lehtë e që do të arrish realisht ta çosh deri në fund, me një rezultat të plotë, të përkryer. Mos i jep këtij ushtrimi një vlerë thjesht si eksperiment me hope, i mirë për t'u realizuar nganjëherë. Përshtate si sistem. Asgjë nuk provizohet në jetë: një përgatitje serioze dhe e thellë morale ushtron, mbi çdo gjest tëndin e mbi çdo aktivitet tëndin, një ndikim vendimtar. Përdore mbi të gjitha këtë sistem kur është fjala për vendime të rëndësishme. Do të kishte, në bote, shumë më pak të falimentuar shumë më pak të spostuar, shumë pak "të dështuar", nëse para se të formulohet një vendim që mund të ndikojë për pjesën më të madhe të të ardhmes, secili do të bënte ato që unë të kam sugjeruar.
Nëntëdhjetë përqind e vështirësive, të druajtjeve, të ndjenjave shqetësuese, që fillestarët provojnë në çdo ndërmarrje të re, e që shpesh bën të tërhiqen, rrjedhin nga mungesa e çfarëdo lloj parapërgatitje morale.
2. Mbrëmjeve, në krevat, para se të flesh, thuaj vetvetes në mënyrë të qetë por të vendosur: "Nesër, gjatë gjithë ditës, dua të jem çliruar nga çdo torturë morale o nervoze, dua të mbetem i qetë e alegro, dua të jem i respektuar me të gjithë" Ditën tjetër, do të vësh re se dëshira e shprehur vetvetes në formë kaq kategorike, ushtron mbi ty e mbi gjendjen tënde shpirtërore një ndikim të pamohueshëm, të dukshëm: më i dobët në ditët e para, më fortë në ditët e më pasme, nëse do të jesh këmbëngulës për një farë kohe në këtë ushtrim. Do të kesh natyrisht momente dobësie: nuk mund të merret për 15 ditë, një përmbysje tërësore e temperamentit tuaj. Edhe njeriu më i urtë i botës mund t'ia presë fytin një tjetri, nëse do të jetë provokuar forcërisht. Por dobia e kësaj forme elementare të autosugjestionit do të shfaqet në mënyrë të pamohueshme. Disa profesorë kanë arritur, me këtë sistem, të shërojnë pasionin për opium e për vese të tjerë të gjykuara përgjithësisht të pashërueshme.
3. Ti e di se duhet, nesër, të kryhet një veprim që kërkon vullnet e vendosmëri; se duhet të ndërmerret një punë e vështirë, e mërzitshme, antipatike; se duhet të kryhet një detyrë; se duhet të paraqitesh tek një person që e urren; se duhet të mbash një diskutim; se duhet t'i thuash jo dikujt. E di se duhet të zotërosh, se duhet të bësh, në fund të fundit një përpjekje të madhe mbi vetveten.
Formulo para se të flesh, një vendim të këtij lloji: "Dua, nesër, të kryej me shumë qetësi e me shumë indiferencë, atë diçka të përcaktuar që më ngacmon". Mos iu impono tepër dhunshëm, as me ndjenjë hidhërimi; por me thjeshtësi, me gjakftohtësi, pothuajse pa e përfillur shumë. Do të arrish, pa dyshim, të kryesh atë që duhet, në mënyrën që ti e ke paracaktuar.
E duke vazhduar me këmbëngulje në këtë qëllim të pandërprerë për ta bërë natyrë të dytë në veten tënde, do të marrësh efektet me të mrekullueshme. Duke përsëritur shpesh këto lloj ushtrimesh, do të mundesh të vësh re në mënyrë të pagabueshme një përmirësim të madh në gjendjen tënde shpirtërore të zakonshme. Prandaj mos u shkurajo, nëse eksperimentet e para do të duken jo shumë të kënaqshme. Këmbëngul, përsërit me durim eksperimentet, zhvilloi me bindje: rezultatet nuk do të vonojnë të shfaqen. Atëherë, sapo të kesh filluar të kuptosh se ke fituar një farë dominimi mbi vetveten, mos harro se ky është momenti i çmueshëm që të shumëfishosh aktivisht përpjekjet e tua. Rezultati i kësaj disipline të fortë e të durueshme morale do të kalojë parashikimet e tua.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

2. Mbrëmjeve, para se të flesh, thuaj vetvetes në mënyrë të qetë por të vendosur: "Nesër, gjatë gjithë ditës, dua të jem çliruar nga çdo torturë morale o nervoze, dua të mbetem i qetë e alegro, dua të jem i respektuar me të gjithë"

3. Ti e di se duhet, nesër, të kryhet një veprim që kërkon vullnet e vendosmëri; se duhet të ndërmerret një punë e vështirë, e mërzitshme, antipatike; se duhet të kryhet një detyrë; se duhet të paraqitesh tek një person që e urren; se duhet të mbash një diskutim; se duhet t'i thuash jo dikujt. E di se duhet të zotërosh, se duhet të bësh, në fund të fundit një përpjekje të madhe mbi vetveten.
Formulo para se të flesh, një vendim të këtij lloji: "Dua, nesër, të kryej me shumë qetësi e me shumë indiferencë, atë diçka të përcaktuar që më ngacmon". Mos iu impono tepër dhunshëm, as me ndjenjë hidhërimi; por me thjeshtësi, me gjakftohtësi, pothuajse pa e përfillur shumë. Do të
arrish, pa dyshim, të kryesh atë që duhet, në mënyrën që ti e ke paracaktuar.

-mendon-....
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Sekretet e vullnetit.

Vullneti i lirë mund të jetë vetëm një iluzion i krijuar nga truri ynë, thonë shkencëtarët.

Njerëzit janë të bindur se ata bëjnë zgjedhje të vetëdijshme në jetën e tyre. Por, kjo mund të mos jetë e vërtetë, pasi që shkencëtarët thonë se truri e bind veten se ajo që ka zgjedhur ka ardhur si pasojë e vullnetit të lirë.

Shkencëtarët testuan disa njerëz me disa subjekte ‘mashtruese’ për t’i bërë njerëzit që të besojnë se kanë bërë një zgjedhje para se pasojat e asaj zgjedhjeje të shiheshin. Në test, njerëzit u bënë të besojnë se kishin marrë vendim duke përdorur vullnetin e lirë – edhe pse kjo ishte e pamundur.

Ideja se njerëzit gënjejnë veten kur besojnë se ekziston vullneti i lirë, u prezantua nga psikologët Dan Wegner dhe Thalia Wheatley. Ata propozuan se ndjenja dhe dëshira për të bërë diçka është e vërtetë, por se nuk ka ndonjë lidhje në mes të ndjenjës dhe veprimit.

Studimi i ri bazohet në këtë dhe thotë se truri rishkruan historinë kur bën zgjedhjet e tij, duke ndryshuar kujtimet tona në mënyrë që ne të besojmë se kemi dëshiruar të bëjmë diçka para se të ndodhte.

Shkencëtarët, në studimin e publikuar në gazetën “Shkenca Psikologjike” thanë se nuk ekziston vullneti i lirë, por vetëm iluzioni i zgjedhjes.


lexo.al


E kam menduar kete gje, por nuk kam qene e afte , te precipitoja bindshem ne nje koncept te tille....

Me rregull njeshi, i bie te jem shkencetare...``fumato``
Me perjashtim te jetes dhe vdekjes, si fakte natyrore, gjithcka tjeter eshte relative...
 
Top