• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Seldi: Domenika trillon dhe shpif

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Njëri nga protagonistët e Big Brother Albanian 3, i cili pak ditë më parë u akuzua nga ish e dashura, Dominika, për një aferë homoseksuale, Seldi, ka dalë publikisht për të hedhur poshtë pohimet e saj dhe për të rrëfyer versionin e tij për atë që ndodhi në lidhjen mes tyre.
“Së pari, dua t’i kërkoj falje publike kolegut tim, mikut tim, vëllait tim, këngëtarit Sinan Hoxha, i cili ra viktimë e historisë sime famëkeqe. Së dyti, nga e gjithë kjo histori nuk më vjen keq aspak për atë çka Domenika trillon dhe shpif në lidhje me preferencat e mia seksuale, përmes fotove të montuara”.

“E vetmja gjë që më vjen keq është që Domenika nuk e pranoi që ma preu ëndrrën për të qenë baba, duke abortuar fëmijën tim”, tha Seldi për Gazeta Shqiptare.

Ai shtoi se kishte bashkëjetuar dy javë me Domenikën në shtëpinë e saj, me të dalë nga shtëpia e BBA 3, ndërsa pas dy javësh, sipas tij, ajo filloi të ndryshonte qëndrim, sidomos për shkak të pretendimeve të Seldit për karrierë muzikore.

Seldi thotë se vendosi që të ndahej nga Domenika, kur ajo nuk pranoi të mbante fëmijën nga shtatzënia me të, me pretekst se ajo ende është e re dhe e ka jetën përpara. Sipas Seldit me këtë veprim ajo e vërtetoi se nuk e ka dashur kurrë atë, ndërsa demantoi kategorikisht fotot e publikuara që e shohin atë me Sinan Hoxhën, duke thënë se ato janë montime.
 
Top