• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,285
Pikët
83
Vendndodhja
FrymeMarrja
"Pas luftës kam shkuar në Fushë Kosovë. Me dy fëmijë dhe gruan kemi jetuar së bashku në një kamp, ku ishin edhe 300 persona të tjerë. Më pas kam shkuar në Brezovicë, në vitin 2000, ku plot 14 vjet kam punuar si korrier në shkollë. Kam ndërruar pesë banesa dhe më në fund kam vendosur të kthehem këtu. Kam dëshirë që të meremetojmë katin e parë të shtëpisë dhe kulmin, sepse dua të jetoj në vatrën time“, tregon Momçillo Spasiç, i cili rri ulur në një shtrat së bashku me dy vajzat dhe gruan e tij. Shtëpia është gjysmë e rrënuar.

Jemi kthyer në fshatin, ku kemi lindur në Bogoshevc pas kaq shumë vitesh. "Atje ku kam jetuar, nuk kam mundur të paguaj qiranë dhe t'i shkolloj fëmijët", thotë Spasiç.

Problemet me shtëpinë dhe bashkëjetesa

Bashkëshortja e tij Zhivka është e mërzitur me problemet e shumta, që ka në shtëpinë e lënë pas dore. "Nuk kemi çfarë t'i përgatisim fëmijëve. Nuk kemi ku të gatuajmë, nuk kemi kuzhinë e as banjo. Shtëpia është në gjendje të mjeruar", thotë Zhivka Spasiç.

Por problemet e tyre i zbusin raportet e mira me fqinjët dhe rikthimi në mjedisin e dikurshëm. Shumë shpesh shkojnë edhe në Prizren, i cili shtrihet 15 kilometra nga ky fshat. “Shoqërohemi me serbë dhe boshnjakë, por edhe me shqiptarë kemi raporte të mira miqësore. Në Prizren nuk kemi kurrfarë problemesh. As në fshatrat përreth, ku jetojnë boshnjakët dhe shqiptarët", tregon Momçillo Spasiç.

Vajzat e tyre Radica dhe Dragica e kanë internetin si dritaren e vetme, që i lidh me botën. Në fshat nuk mund të shikojnë as televizor, ndërsa mediumi i vetëm, që mund të shikojnë është programi boshnjak. “Përmes internetit dëgjohemi me shoqet nga Gushterica dhe Llapje Selo. Ndonjë herë edhe dalim së bashku. Ato vijnë na marrin, dalim së bashku dhe në fund na kthejnë në shtëpi", shpjegojnë Radica dhe Dragana.

"Tirana shumë e bukur"

Të rinjtë serbë në këtë pjesë të Kosovës i përshtaten shpejt kushteve të jetës. Radica ka qenë vitin e kaluar për pushime në Durrës. Ndërsa në Tiranë shkojnë shpesh për të pirë kafe, apo për të shëtitur. Deri në Tiranë u duhen rreth dy orë e gjysmë, sepse rruga është shumë e mirë. „Tirana është shumë e bukur. Ai qytet më pëlqen shumë, sepse atje ka shumë njerëz të arsimuar dhe secili i shikon punët e veta. Askush nuk të shikon se çfarë bën dhe nuk shikon në tavolinën tjetër. Mund të sillesh si të duash. Jeton jetën tënde. Kjo më pëlqen shumë", pohon Radica.

Në Shtërpce ajo ka kryer shkollën e mesme. Dëshira e saj është të bëhet police e Kosovës. "Do të doja të bëhem police, sepse e dua drejtësinë. Ky është shkaku. Shërbimi është shërbim, e shoqëria shoqëri, kështu do të veproja", thotë Radica. Në Bogoshevc aktualisht jetojnë dhjetë persona. Para luftës së Kosovës ka qenë shumë më shumë. Numri më i madh i shtëpive të ndërtuara për serbët, që duan të kthehen, ka mbetur i zbrazur. /DW/
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,544
Pikët
113
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

i besoj u duket tirana si londra pasi andej nga jetojne keta qytetet jane shume me te vogla dhe me mentalitet shume me te mbyllur. ajo qe spo kuptoj eshte se per cfare kohe behet fjale. dmth flitet per ditet e sotme apo per vite me pare pak vite pas luftes?
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

Ne Serbi paska mentalitet shume me te mbyllur?!
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,544
Pikët
113
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

jo ne serbi por ne fshatin ku keta jetojne.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,476
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

kta jetojnë në Kosovë..
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

Edhe argetimin e fundit qe kishim,lojrat e fatit e bastet na i mbyllen.
 

shoku_tanku

patriot
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
17,886
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

Ketu kemi nga te gjithe llojet e ekstremisteve duke filluar qe nga ata fetare e deri te ata nacionaliste apo antinacionaliste..
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,217
Pikët
83
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

Edhe argetimin e fundit qe kishim,lojrat e fatit e bastet na i mbyllen.
Dhe jo vetem ,por Rama na hoqi dhe vitminat qe merrnim cdo dite :p. Rrush ,qershia , kumlla ,dardha ..etj etj ``Bej_dy_pompa``
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,152
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

"Tirana shumë e bukur"

Të rinjtë serbë në këtë pjesë të Kosovës i përshtaten shpejt kushteve të jetës. Radica ka qenë vitin e kaluar për pushime në Durrës. Ndërsa në Tiranë shkojnë shpesh për të pirë kafe, apo për të shëtitur. Deri në Tiranë u duhen rreth dy orë e gjysmë, sepse rruga është shumë e mirë. „Tirana është shumë e bukur. Ai qytet më pëlqen shumë, sepse atje ka shumë njerëz të arsimuar dhe secili i shikon punët e veta. Askush nuk të shikon se çfarë bën dhe nuk shikon në tavolinën tjetër. Mund të sillesh si të duash. Jeton jetën tënde. Kjo më pëlqen shumë", pohon Radica.
po k'to si e morin guximin, te vijne ti sillen Tiranes ne k'te menyre!!! sa popull kot qe jemi!!!!
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,544
Pikët
113
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

po vijen ne tirane ata sepse e dine qe ne sjemi serbe si ata...
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Pikët
0
Përgjigje e: Serbët që vijnë për argëtim në Tiranë

Edhe Serbet kishte mangut Tirana phaa . Lloj lloj kastraveci t'shef syu verdall lol ......... OKB u ka bo Tirana e shkret
 
Top