• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shaban Lajçi - artisti që mban gjallë frymën kombëtare te shqiptarët e Amerikës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Portrete artistësh shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA

New York, Maj 2010: Secili që ka ardhur në këtë shtet të demokracisë dhe të ëndrrave të mëdha sot ruan në vete historinë e ëndrrës amerikane. Kush më pak e kush më shumë ata ruajnë si kujtim të paharruar edhe peripetitë e arritjes në Amerikë, planet dhe qëllimin e ardhjes këtu, storiet e ndryshme të udhëtimit dhe deri te vendosja dhe pajisja apo jo me dokumente të shtetit amerikan.

Në këtë vend të mundësive të mëdha erdhën njerëz të thjeshtë, por edhe artistë, mjekë, shkrimtarë, inxhinierë e çka nuk erdhën. Me të arritur këtu u përballën me një realitet, ndryshe nga ai që e kishin menduar. Pa vonuar shumë fillojnë befasitë, mrekullitë, vështirësitë, sfidat, mërzia, mundi dhe vazhdimisht të shoqëron ëndrra e kthimit në atdhe.

Mirëpo, me të parë se një gjë e tillë ndoshta është e pamundur, sepse janë rrethanat tjera ato që tashmë ta imponojnë një gjë të tillë dhe njeriu detyrohet t’i kthehet vetes, t’i kthehet mundësive e pamundësive dhe, për një moment, sikur pajtohet me realitetin. Shkrimtarët, krahas punëve të rënda dhe jetës shumë dinamike amerikane, provojnë të shkruajnë libra, në faqet e të cilave ka shumë mall për atdheun. Ka shumë vaj, lot, por edhe dëshira. Artistët sendërtojnë ëndrrat e tyre në përpjekje për të kapur sukseset e dëshiruara në SHBA, apo edhe për të ruajtur dhe kultivuar në një farë mënyre vlerat kulturore dhe shpirtërore të popullit të cilit i takojnë. Në mesin e komunitetit të tyre mundohen që të ruajnë dhe të transmetojnë këto vlera. Të kujtojnë dhe të ripërtërijnë kujtimin dhe respektin për vendlindjen, për tokën e të parëve dhe për kombin që i takojnë.

Kur shpirti i artistit përballet me realitetin

Rugova është nje krahinë e njohur për kultivimin e vlerave të mirëfillta autoktone kulturore, nga e cila trevë kanë dalë një numër i konsideruar artistësh, shkrimtarësh, akorëvsh etj., të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, por edhe artistike e letrare të shqiptarëve të Kosovës. Është një plejadë e tërë e tyre të cilët sot kujtohen me pietet, ndërsa një numër i konsideruar ende janë aktivë dhe vazhdojnë të kontribuojnë në jetën kulturore shqiptare gjithandej ku flitet e shkruhet shqip. Shumë nga ta për shkaqe ekonomike, por edhe të tjera, lëshuan vendlindjen dhe sot veprimtarinë e tyre zhvillojnë nëpër botë.

Betimi në flamur: Shaban Lajçi gjate një interpretimi

Në mesin e atyre artistëve shqiptarë, i cili lëshoi vendin e tij dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe Shaban Lajçi, aktor, intepretues, instrumentist dhe recitues i talentuar. I lindur më 13 maj të vitit 1959 në fshatin Drelaj të Rugovës, ku kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë.

Duke qenë një trevë që kishte çfarë t’i jepte kulturës shqiptare, aty lindi dhe u zhvillua edhe një Ansambël i cili do të transmetonte dhe do të përçonte këto vlera. Është Ansambëli Autokton “Rugova”, në gjirin e të cilit vepruan dhe veprojnë me dekada shumë vallëtarë, instrumentistë e këngëtarë. Dhe në këtë atmosferë do të rritet edhe Shaban Lajçi i Drelajve, në shpirtin e të cilit lanë gjurmë të pashlyeshme këngët majekrahu, vallet autoktone si dhe meloditë e bukura të intepretura me instrumente popullore të trevës së Rugovës.

“Këto vlera me të cilat u rrita jam munduar që t’i prezantoj kudo që jam paraqitur, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, Amerikë e gjetiu”, shprehet me mjaft mallëngjim Shaban Lajçi dhe vazhdon: “Me aktivitetet që bëj dhe në të cilat po mundohem të kultivoj vlerat e trashëgimisë sonë kulturore autoktone, sikur po ndihem më afër atdheut. Kur shoh njerëzit që duartrokasin, që qeshin e qajnë njëkohësisht kur na shikojnë dhe na përcjellin në aktivitetet tona, sikur ndihem më mirë, ndonëse ka momente kur edhe ngushtohem dhe qeshi e qaj bashkë me ta”, thotë aktori dhe instrumentisti Shaban Lajçi, i cili që nga viti 2000 jeton dhe vepron në Nju Jork.

Në Amerikë i kultivon vlerat autoktone rugovase

Shaban Lajçi dhe të gjithë ata që e shoqërojnë atë, qoftë këngëtarë e instrumentistë nga Rugova, por edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA me prezantimet e tyre, kudo në SHBA e gjetiu prezantohen me pika të mirëfillta të folklorit kombëtar, ata paraqiten edhe me kostumet e bukura kombëtare. Këto kostume sikur i japin hijeshi dhe madhështi, por edhe ua kujtojnë të pranishmëve identitetin e tyre kombëtar, që është edhe është qëllimi i Shaban Lajçit dhe i anëtarëve të tjerë të grupit që ata përfaqësojnë në Nju Jork.

Duke folur për punën dhe angazhimin e tij si aktor, recitator, por edhe si instrumentist, Shaban Lajçi rrëfen: “Si fëmijë, duke marr pjesë nëpër festa të ndryshme, në mua lindi një dëshirë për art. Në fillim prezentohesha me ndonjë recitim, pastaj me humor, këndim dhe vallëzim, ndërsa si frymëzim i përhershëm ishte Ansambli Autokton “Rugova”, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon aktivitetin e vet në kultivimin e vlerave kulturore të krahinës së Rugovës, vlera që mundohet dhe po ia arrinë që t’i transmetojë edhe të brezat e rinj”.

Ndërkaq, kur flet për fillimet e tij në fushën e artit muzikor dhe atë skenik, ai nuk lë pa përmendur me shumë mall dhe respekt mësuesen e tij të parë, zonjën Xheve Nikqi, e cila tek ai dhe tek të gjithë nxënësit e asaj treve ka lënë mbresa të pashlyeshme për punën dhe angazhimin e saj përkushtues
 
Top