• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shakira planifikon turne ‘interaktiv’

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Shakira ka zbuluar se ajo është duke planifikuar një turne ‘interaktiv’ në Britaninë e Madhe këtë dimër, që do të mund të shohë fansat duke u lejuar të ngjiten në skenë, derisa ajo performon hitet e saj.
Krijuesja e hitit “Hips Don't Lie”, është duke punuar krahas regjisorit të teatrit Felix Barrett për turneun e saj të ardhshëm “Tour Of Earthly Delights”, dhe premton një paraqitje energjike, që mund t’i lejojë edhe fansat të lëvizin nëpër skenë.

“Do të jem në Mbretërinë e Bashkuar këtë dhjetor duke punuar me Felix. Ai është një prej atyre mendjeve të arta, andaj jam duke e dizajnuar shoun me të. Do të ketë shumë tema dhe do të ketë edhe shumë interaksion me publikun”.

“Paraqitjet do të kenë shumë të tilla, shumë vallëzim, shumë kënaqësi. Ndjej një liri të madhe në skenë. Mezi pres këto paraqitje. Dua të shoh fytyrën e çdokujt në skenë, të shoh reagimin. Normalisht, mund të shihni vetëm rreshtin e parë, për shkak të dritave”, ka thënë këngëtarja.
 
Top