• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shen Valentini - Oh, kjo Dashuri - Oh L'Amour - Oh this Love !

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
``snog``

Oh L'Amour , please stay here , grow in my heart
Please don't go , don't just be here only for the ride
Once a year is the moment of truth ,time for you to shine
This day is a real battle between you and 365 days of mine.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Shen Valentini - Oh, kjo Dashuri - Oh L'Amour - Oh this Love !

Shen Valentini - Oh, kjo Dashuri - Oh L'Amour - Oh this Love !....

Kur maro festa Oh behesh telef ...Oh qekam edhe me xhapat bosh .. Oh....:p
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,680
Pikët
113
Përgjigje e: Shen Valentini - Oh, kjo Dashuri - Oh L'Amour - Oh this Love !

Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini

Dashuria dhe Romanca

Duhej te vdiste nje prift I dashuruar me nje vajze dhe miliona njerez te perpiqeshin qe ti jepnit dashurise me shume kohe me shume perkushtim dhe ta emertonin diten e saj me emrin e nje prifti kur dikur vete prifterinjte e ben tabu dashurine duke u bere murgjer.

Per muslimanet e zgjuar dhe per ato qe e pranojne llogjiken si udheheqje te tyre do iu kerkoja qe ti shikonit pak keto fjale me vemendje me te madhe.Duke I thene jo Shen Valentinit kesaj feste kur me shume ka c'nderime imoralitet etj si keto.
[
Muhamedi a.s thote
Dicka e pakte dhe e vazhdueshme eshte me e mire se dicka e shumte dhe e nderprere.

Kjo eshte fjale madheshtore qe prej saj dalin rregulla te fuqishme.

Pra njeriu ecen ne jeten e tij cdo dite dhe perpara tij ka kohen dhe mbrapa tij le gjurmet e hapave te tij qofshin keto gjurme te embelta apo te trishtuara.
Pra ne kujtesen tone ndaj te shkuares ne me shume indetifikojme kujtimet dhe hidherimet.

Tani dalim tek Shen Valentini Shume prej nesh e shpalosim ne kete dite fantazite tona shpalosim idete japim maksimalen qe kjo dite te jete sa me e bukur dhurojme dhurata falim dashuri me shume se cdo here ,Pra kjo eshte dite e cila memoria jone e ruan ne kujtimet e saj me te bukura.

Sadifaksioni qe ju vjen njerzve nga kjo dite eshte se ne kete dite njeriu jep shume me shume se cdo dite tjeter dhe kjo me vone partnereve I sjelle sadifasksion sepse ato ne jeten e perditshme marrin si shembull kete dite dhe pastaj ngelin te zhgenjyer nga ditet e tjera qe kalojne.

Muslimani i mire nuk ka nevoje per keto festa ai eshte i mire me familjen e tij ma bashkeshorten e tij dhe nenen e tij ne cdo kohe ne cdo moment dhe ne cdo vend.Materializmi ua ka mbyllur njerzve dyert e shijimit te dashurise ne jeten e perditshme dhe ato perpiqen te dalin nga kjo jete me anen nje feste .


Prandaj ketu na vjen ne ndihme hadithi I Muhamedit a.s .
“Dicka e paket por e vazhdueshme eshte me e mire se dicka e madhe dhe e nderprere”

Shume prej njerzve ngaqe nuk I japin te drejten partnerit te tyre ato ne bashkepunim me firmat e bisneseve qe ne keto dite kane rritje te ardhurash formojne dite festash te cilat ne keto dite veprojne dhe sillen ndryshe e dhe harrojne ditet e tjera .Jo vetem per Shen valentin,, po kjo gje ndodh edhe me festen e nenes.Shume prej tyre se respektojne nenen fare gjate vitit vetem kur vjen festa e saj ata japin kontributin e tyre duke u bere te mire ne kete dite.Islami e meson njeriun qe ai te jete I mire si me nenen si me partnerit ne gjithe kohen .Prandaj per ti nxjerre njerzit nga ky sadisfaksion mbas Shen valentinit dhe qe ato cdo dite ta kene dite dashurie dhe jo te ecin si popull pa llogjike dua ti mesoj disa rregulla.

Teoria e dashurise

Te dashurosh dashurine
Te dish te dashurosh
Te dish te dashurojne

Ceshte dashuria
Dashuria dhe Romanca

-

Behu artist I marredhenies tende
Te krijosh nje lidhje dashuria eshte sfida e veshtire dhe e komplikuar

-
Ne krahasim me dashurine cdo tjeter eshte pak me e lehte.Ti mund te mesosh per atomin, mund te shkosh ne hene mund te behesh sportist por qe te behesh nje partner I mire duhet pak kohe dhe vullnet. Ateher te marrim pak nga koha jote


Romantizmin jetoje perdite

-
Mos prisni diten e shen valnetinit .Ata qe e zbulojne romantizmin e tyre ne kete dite jane persona te deshtuar ne dashuri.Ato qe e zbulojne romantizmin dhe dashurine ne aktivitet e tyre te perditshme te jetes se tyre e dine sekretin e dashurise dhe lumturise.
Nje telefonate nga puna, nje dhurate e papritur,nje mbasdite kendshme, perkedhelje te brishta.Darke ose dreke me familjen dhe femijet ne nje piknik,nje puthje e pafund etj .
Jepi partnerit tend mundesi zgjedhjeje

-
Flori apo argjend?
Tani apo me vone?
Sot apo neser?
Te kuqe apo blu?
Klasike apo moderne?
Konservatore apo liberale?
Publike apo private?
Te pasur apo te varfer?
Ketu apo atje?
Bejeni partnerit te lumtur


Dashuria nuk te meson ajo te tregon rrugen .Dashuria nuk mban fjalime ajo thjesht dashuron.

-
Mbeshtetja poZitive eshte nje teknike per te motivuar partnerin qe te jete romantiK.Ankesa sjell fyerje dhe sjell distance.Ti smund te japesh mesim per dashurine per mund te modelosh sjelljen e dashurise behu ti I pari ne rrokullisjen e sferes romantike.


Ndryshoni

-
Mbushe shtepine me gjalleri beji supriza nderoji rrobat shpesh behu tjeter ne syte e saj ose tij.
Romanca eshte procesi dashuria eshte qellimi.Romanca eshte procesi qe kremtojne dy njerez qe I beri te gjene koicidensen.

-
Si u takuat?
Ae mbani mend kohen dhe vendin?
A ishte dashuri zemre?
Romantiket e medhenj e dine qe festimet nuk duhet te jene te medha ekstravagante apo te shtrenjta.


Ciftet qe angazhohen seriozisht per te qendruar bashke pelqejne te ndryshojne se bashku.

-
Ndrysho dicka ne jeten tende ne rutinen tende te perditshme ajo mund te kete ndikim te madh ne lidhjen tende.
Zgjohu heret.Festoje uikendin diten e premte ,ndrysho mynyren e te veshurit dhe sjelljes tende .


Angazhimi kerkon riperteritje te perditshme .Nje premtim te mbajtur nje veprim te kryer e keshtu pa fund.

-
Si mund ti zbatosh premtimet e mbajtura per martese kur ti as nuk I mban mend se cilat jane ato.Nguli ne mendjen tende betimet dhe premtimet e para dhe zbatoji ato dhe mos u kenaq vetem me ato bej dhe te tjera premtime .
Qellimi I dikutimit eshte qe te marresh sa me shume qe mundesh per veten tende Ndersa synimi I kompromisit eshte te japesh po aq sa merr.

-
Te gjitha marredhniet e sukseshme perfshijne kompromisin.
Ti nuk mund te kompromentosh vetn tende apo vlerat e tua ben kompromis per qellimet sjelljet apo qendrimet.
Modeli Fitoj-Humbas mund te fuksionoje ne boten e jashtme por ai shkaton probleme ne marredhenit intime.
Kur vetem nje person ben kompromis ai humbet kur dy njerez bejne kompromis ato fitojne.


Ti s'mund ta kontrollosh nje lidhje nese nuk di ta derigjosh ate,Ti mund te kesh degjuar disa gjera se ku mund te shkoje ajo por jo te gjitha.Prandaj disa gjera zbuloji vete me fantazine tende.

-
Perpjekjet per te ndryshuar ose kontrolluar partnerinb tend ne fund te fundit mund te mbysin ate vecori qe ju lidhin me njeri tjetrin.Hidhi nje sy te sinqerte vetes tende dhe strategjive te kontrollirt dhe drejtimit qe I ke shpikur ne mynyre te pavetdijshme puno ti permisosh ato.Provo qe te keshillohesh me partnerit tend.
Grindjet e ashpra nuk ndihmojne.

-
Te gjitha ciftet grinden pro kjo nuk eshte beteje dhe nuk duhet te bertasesh me ze te larte.
Diskutimet e qeta sjellin zgjidhje dhe shtojne afrimitetin ndersa zenkat cojne ne ruge qorre dhe zemerim.
Mbeshtetu ne ceshtjen qe keni kontradikta
Thuaj cfare ndien sinqerisht
Perqendro te ndryshosh sjelljen tende dhe jo te njerit tjetrit.
Mos akuzo dhe arsytoje partnerin tend.


Te dashurosh do te thote te jesh krijues
Te jesh krijues do te thote te shprehesh dashuri
Ska dashuri pa fantazi

-
Nje marredhenie eshte dhe akt krijimi ose rikrijon lidhjen tende cdo dite ose ti ke mbetur ne dicka te vjeter te pamjaftueshme te merzitshme ne fund te fundit te pakenaqshme.
Shkruaj nje kartoline 5 meter te gjate lol
Bej nje poezi lol
Ai –Ajo kurre nuk kerkon ndihme

-
Mos harro dashuria eshte te japesh dhe te marresh
A keni ekuiliber te mire te dhenies dhe te marrjes ne marredheniet tuaja
Jepe kohen merre ate .Lere te dashurin te hyje ne zemren tende ne labirinthet e zemres tende ne mynyre qe mos dali dot me lol.Lere dashurine te rrjedhe si uji i burimit derisa dhe shkembin me te forte ta bej grope.


Fjalet shprehin pasion puthja e konfirmon ate

-
Te flasesh per ndjenjat e tua eshte nevojshme por kur arrin ne ate pike qe ke nevoje te thuash –une te dua me hume sesa ta shpreh me goje! Eshte casti kur goja ta shprehi kete me nje puthje te embel.lol]

Praktiko te menduarin cift.
Fillimisht shikoje veten tende si pjesetar I nje cifti."Mendo per Ne" dhe "neve" perpara se te thuash “Une” dhe “mua”

-
Kultura jone synon te vere theksin mbi individulizmin dhe nuk terhek sa duhet vemendjen mbi ndertimin e nje marredhenie dhe mynyren sesi formohen lidhjet.
Ciftet e forte mbeshtesin individe te forte “ne “ dhe neve” jemi me te forte se “ti “ ose “une” vetem.


Romantizmi I vertete eshte nje shprehje qe shkon pertej trendafilave eshte me delikat se cfaredo lloj dhurate se cdo gje .Eshte me I bute se peshperitja dhe me I qete se fjalet,

-
Intimiteti I vertete eshte me I mundur nese njeh dhe kupton partnerin tend thellesisht.Per te arritur kete duhet te degjosh me te vertet partnerin tend.
Eshte e nevojshme qe te jesh I hapur pa pargjykime elastik fleksibel.
Jepi partnerit tend nje vemendje te pandare per 10 minuta 20 minuta gjithe jeten ndoshta lol.
Romantizmi “dashuria ne veprim” eshte e perditshme ndryshuese sfiduese dehese e gjalle nje aktivitet ne zhivillim.

-
Romantizmi shpesh fillon si nje gjendje shiprterore por ai duhet te shkoje pertej mendimeve dhe qellimeve ai duhet t’I kumunikohet te dashurit tend ..permes fjaleve veprimeve dhuratave xhesteve ose nje shikimi befasues.
Fantazi ku je moj mos me braktis lol.


Romantizmi eshte nje process jo nje ngjarje.

-
Romantizmi nuk duhet te jete nje ish. Nuk eshte dicka qe eshte realizuar dhe pastaj harruar qe te fuksionoje ai duhet te jete dicka ne vazhdim nje pjese e asaj qe realizon cdo dite ne jeten tende.


Nje marredhenie eshte nje experience qe te meson.Por meso nga teoria dhe jo nga praktika ne mynyre qe te mos gabosh.
Te jesh cift eshte te mesosh nga njeri- tjetri mos harro se te mesosh do te thote zhvillim dhe fantazi te dyja mesimi kerkon kohe dhe durim dhe shpesh here mesojme me gabime por mundohu qe te mesoh prej teorise dhe jo prej gabimit.Dhe sigurisht te mesuarit ska fund.
Cfare ke mesuar per partnerin tend javen e kaluar?
Diskuto me partnerin tend dhe zbuloni tek njeri tjetri gjera te mirat dhe te rejat.


Nuk mundesh te jesh perfekt thjesht duhet te perpiqesh vazhdimidht qe te behesh shume I mire.

-
Ata qe presin prefeksionimin gjithmone ngelen te zhgenjyer.Nese pretendon qe partneri yt do te jete I perkryer ti po I kerkon atij ose asaj nje standart te pamundur te cilin as ti vete se ke arritur ndonjehere.
Brenda nje marredhenie njeriu perpiqet dhe meson qesh argetohet luan dhe prape gabon por prape ai perpiqet perderisa dhe keshtu ai ekziston duke vepruar dhe dashuron duke qene I egzistueshem.
Problemet e marredhenieve nuk jane gjithmone te rrenjosura thelle.Ndonjehere jane rruge romantike pa krye.

-
Startegji per ta prishur kete rruge pa krye gjate se ciles asnjeri nga partneret s’luan nga vetja e tij duke pritur tjetrin te ndryshoje dhe te bej ai hapin e pare.Prano qe lidhja jote nuk eshte konkurs nuk ka asgje asgje per te humbur ose fituar.
Njeri nga ju kapercen krenarine e tjetrit per nje minute dorezohet dhe cdo gje fillon te jete si me pare.Eshte e sigurte se ti do te fitosh me teper nga ky dorezim sesa nga egoja jote (lol )ose kokefortesia e te mbajturit anen tende.


Ciftet e pjekura e kuptojne dhe praktikojne ndervaresine.

-
Gjate jetes sone ne luftojme dhe ndeshemi me varesine paversine dhe ndervaresine.Varesia eshte e lidhur me papjekurine dhe mungesen e mosbesimit ke vetja pavarsia lidhet me pjekurine pa kaluar ne eksterme ndervaresia eshte shkalla me a larte e pjekurise
Dashuria zakonisht ngatarrohet me shume me varesine por ne fakt ti mund te dashurosh vetem ne raport me kapacitetin tend per pavarsi.
Kthehu tek klasiket

-
Nje trendafil I kuq
Darke ne nje restorant frances
Nje medallion me emrin tend aty.



Behu krijuese dhe fantazuese.

-
Shkruaj nje poezi nje esse nje proze nje leter.Kujdes me veshjen tende.Thuri germat ne nje leter dashurie.
Mbaj nje ditar dashurie .lol


Njerez pasive nuk jane apasionante.
Se kam kuptuar asnjehere perse ka kaq shume njerez qe bejne nje jete me pak emocione Ti o njeri meriton me shume nje jete plot emocione dhe nje marredhenie te mirefillte.Te marresh ate qe deshiron kerkon mirebesim vetevleresim pozitiv dhe gatishmeri per te marre pergjegjesi per marredhenien tende dhe jeten tende.Askush ska thene se eshte e lehte por shperblimet jane te pabesueshme!



Te dashuruarit kane nje burim te brendshem qe I con ata pertej kufijve te asaj cka nje njeri mund te arije I vetem.

-
Cmimi I intimitetit eshte I larte .Dhe rreziku eshte I madh. Cmimi je vete ti eshte nderi yt rreziku nga braktisja humbja dhe poshterimi..Keto jane pengesa te medha te kuptueshme.Por shperblimi I intimitetit ?Njerzit qe kane intimitet me partnerin e tyre dihen.Ata kane nje strehe te sigurte dhe kjo I ndihmon ato te perballen me boten ne mynyre efikase.Ata kane me teper qetesi te brenshme emocionale se njerzit e tjere.Mos harro kujdes nga humbja fito mbi humbjen me lidhje serioze e cila eshte kurorzuar me martese.
Thuaji fjalet qe I dashuri deshiron te degjoje.
Sigurisht gjitmone eshte “Te dua”

-
Por cfare fjalesh te tjera jane domethenese per te dashurin tend?
Te vras e kam zbuluar tani vone. lol
Poezi te bukura,premtime dhe betime.
Fjale te embela zemer shpirt zogu rrushi ylli lollllllll edhe ndonje te share me perkdheli lejojet lol.
Me mungon me ka marre malli te kam si shpirt (lol) secret te tjerat.


Shprehjet jane te panumurta kuptimi eshte nje ”Te dua”!

-
Nje prekje lehte nje xhest I thjeshte nje fjale embel nje shkelje syri nje dhurate nje suprize nje mbremje vetem,, nje banjo ne vakse,, nje shetitje buze detit etj shprehin vetem dicka ."Te dua"


Per shkak se momentet jane te ngarkuara me emocion ato ngacmojne kujtesen gjithe jeten.
E kaluara eshte shtepia e kujtimeve te dashurise.E kaluara eshte nje rezervuar I madh e I pasur me experience dhe mesime qe na ndihmojne per te cuar metej.Te trokiturit se bashku me te kaluaren mund te jete nje burim I fuqishem romantik.Nese respketon te kaluaren tende ti mund ta shfrytezosh ate per te ndihmuar te vleresosh te tashmen dhe te ndertosh nje te ardhme qe ploteson.A keni krijuar kujtime romantike kohet e fundit.

Ti mund te jesh romantik pa ndryshuar veten tende.
Ti mund te besh kompromise pa u vetekompromisur
Mund te ndryshosh pa humbur vecorite tua.
Mund te japesh pa humbur asgje
Mund te mos jesh dakort Por paqa eshte e nevojshme
Mund te ndjesh pa e humbur llogjiken dhe kontrollin.


Carpe diem

-
Jeto te sotmen
Bej nje liste te 10 gjerave qe I dashuri yt do ti pelqente
Zgjidh dy prej tyre per te realizuar javen e ardhme
Pastaj zgjidh nje per te realizuar javet qe vazhdojne derisa mbarojne
Po pastaj lind pyetja
Bej nje liste tjeter natyrisht. (lol)

Romanca fokuson seksualitetin drejt nje qellimi qe ka te bej me dashurine rritjen e intimitetit.

-
Pa romantizem seksi eshte thjesht joshje
Pa romatizem seksi rrezikon te jete manipulim ose shfrytezim
Pa romantizem seksi shenderrohet ne zakon te zbrazet ose detyre te merzitshme.
Me romantizem seksi lidhet me dashurine.
Me romantizem seksi do te thote te japesh por jo vetem te marresh


Behu artist I lidhjes tende

-
Dashuria eshte art kur aktoret duhet te jene artsite te shkeqyer.
Shpirti krijues vjen nga tensioni dinamik.Tensioni midis lirise dhe disiplines ,,, kaosit dhe rregullit ,,, te vjetres dhe te rese ,,pasionit dhe rutines ,, njohurive dhe besimit.
Marredhien permbajne te gjitha tensione dhe sfidat e lartepermendura.Ndryshimi midis romantikeve dhe cdo personi tjeter eshte se romantiket pranojne keto tensione si sfida krijuese ndersa te tjeret I shikojne si kercenime per lidhjen tyre.


Kujdes me pyetjet ndaj partnerit tend?
Mundohu nese do te mesosh dicka prej tij pyetjet tia besh ne mynyren me te mire duke zbuluar tek ai deshira qe ti ke ndermend tia plotesosh.Mos bej p[yetje qe pergjigja e saj do te merzisi.



Smund te mesosh per afrimitetin nga nje shkrimose liber por nga jeta.


-
Afrimiteti duhet te perjetohet dhe te eksperimentohet.Maksimumi qe mund te bej nje shkrim ose nje liber eshte qe tiu mesoj rruget,
Kujtohuni se ju jeni I vetmi pergjegjes.Ajo cka eshte e rendesihme eshte si ndihesh dhe si reagon dhe sesi te dyja keto mund te intregohen brenda nje individi te vetem I cili je ti.


Romantizmi eshte gjuha e dashurise

-
Dashuria eshte nje ide nje koncept nje ndenje
Dashuria gjen shprehjen tek romantizmi
Gjuha eshte e dashurise merr shume forma.Disa kane formen e te folurit .Disa ate te veprimit .Disa te shikuarit.Disa te shkruarit.Disa te te krijuarit.


Shkruaj
Shkruaj “Te dua”! ne pasqyren dhomes me buzekuqin tend
Shkruaj nje leter dashurie
Ler nje leter mbi krevat.lol


Thuaj

-
Thuaj “ Te dua ne japonisht” Ai shite imasu”!
Ne rusisht “Ja ljublju tebja”!
Ne gjuhen ekzsimeze kur te jete ftohte lol “Nagligivaget”
Ne anglisht "I love you"
Ne italisht “Tiamo”
Ne shqip tingullon me bukur “TE DUA”
Mos harroni gjuhen tuaj sepse tinguj e gjuhes tuaj hyne me mire ne zemer (lol) apo jo lex.


Rregulla e arte nuk fuksionon gjithmone!
Beji dhurate te tjereve ate qe ti do kishe deshire ta benit ty.
Zbatoje kete te rregull, te arte “Bej per te tjeret ate qe ta deshirojne tu besh.Mendohu mire per kete.


Kenaquni per ngjashmerite tuaja.Respektoni ndryshimet tuaja.

-
Perse grate te cilat e kuptojne rendesine e durimit ne lindje e kane kaq te veshtire te jene te durueshme me meshkujt kur duhet te diskutojne per afrimitetin.?
Pse meshkujt e kuptojne shume mire te praktikuarit e teknikes ne sport e kane te veshtire te praktikojne tekniken ne marredheniet e tyre me femrat.
Marredheniet me te shkelqyera jane ato qe ndryshojne dhe zhvillohen.

-
Ne rastin me te mire nje marredhenie dinamike eshte perhere process ndryshimi ku dy njerez ndajne se bashku cdo gje duke filluar nga gezimet dhe hidherimet.
Nje marredhenie e sukseshme do te thote process I cili perfshin lojen e roleve te ndryshme ne kohe te ndryshme.Une jam I forte ti je I dobet ti ke besim kur une ndihem I pasigurte,


Marredheniet me te mira jane ato marredhenie qe ekuilibrohen mire.Nje ekuliber delikat jo nje ekuliber ne prehje por nje ekuiliber dinamik qe ndryshon vazhdimisht.

-
Marredhenit e mira ekuilibrohen me kohen kjo do te thote se nje moment te caktuar ne kohe marredhenia mund te duket gati e pa ekuilibruar,njeri nga partneret mund te jete I arsimuar njeri mund te jete I varfer njeri gezon mbeshtetjen financiare.Por nese te dy partneret jane te dashur dhe mirekuptohen japin dhe jane te perkushtuar atehere marredhenia mund te perballoje cfaredo lloj ngjitje dhe ulje dhe ende te jete e forte, emocionuese dhe romantike.


Dashuria nuk lendon ajo smund te lendoje eshte mungesa e dashurise ajo qe lendon

-
Dashuria smund te shfrytezohet per te lenduar.Nese nje person manipulon nje tjeter atehere egziston mungesa e saj.Ata qe qendrojne ne nje lidhje fyese per shkak te dashurise ata e mbajne ate sepse kane frike .Ata besojne se skane mundesi tjeter ose te vete vleresohen pak por harrojne se vetevleresimi me I mire mund te jete pajtimi.Dashuria sheron ajo nuk lendon sepse smundet te bej nje gje te tille.
Zgjidh mire

Romantizmi nuk eshte pergjigja e te gjitha problemeve te marredhenies tende.Romantizmi fillon mbas lidhjes.Hapat e pare I merr arsyeja jote .Njeriu romantik me bote nese lidhet me nje person te papershtatshem do behet I mjer ose shume i trishtuar dhe konfuz.Duhen dy njerez te pershatshem per njeri tjetrin per te krijuar nje marredhenie te suksshme.Me kuptoni te pershtashem jo perfekte.


Respektoje te dashurine tend besoji kujdesu per te tregoji sekretet ,diskutoni bashke, qesh me te, -------- dashuroje.------

-
Respektoje gjithmone
Ndaji fantazite
Beji supriza
Pyet per femijerine tij
Mesoji gustot veset preferencat e tij.

Njihe mire te dashuren, dashuroje ate vleresoje ate degjoje dhe fol me te.
Fol me zemer
Plotesoji pasionet dhe deshirat
Kujdes harxho kohe me te.



Keni 10 vjet experience apo nje vit eksperinece e perseritur 10 here?

-
Kujdes nga monotonia
Eksperienca nuk eshte patjeter e barabarte me zgjuarsine.
Duhet te mesosh nga gabimet qe te jesh me I mire ne te ardhmen.

Askush s’ka then se do jete e lehte!

-
Nuk mund te njohi nese nuk ia hap zemren.
Nuk mund te dashurosh pa qene I ndjeshem lol
Nuk mund te t’i ndash ndjenjat e tua ne nje ambient qe ste mbeshtet
Nuk mund te fillosh nje lidhje duke kerkuar garanci
Nuk mund te jesh kontrollues dhe spontan ne te njeten kohe.


Zgjidh shpirtin tend binjak dhe njeriun qe do te pershtatet ne jete ne principe dhe parime dhe besim.

-
Thelle ne s’jemi te gjithe njesoj
Te gjithe duam te na dashurojne te kujdesen per ne dhe te na vlersojne.
Ska rendesi nese je shofer kamioni ose student ,,,I ri apo I vjeter I pasur apo I varfer ,,,perendimor apo lindorte gjithe jemi te njejte
Emocionet tona arsyja shpirti deshirat dhe besimi nevojat jane thelbesisht te ndryshme
Variacionet dhe ndryshimet perbehen nga nje shterese e holle por e rendesishme e gjithesecilit.
Lidhjet sjane 50%-me 50% ato jane 100% me 100%

-
Te dy jeni pergjegjes per lidhjen tuaj
Kjo sdo te thote nje ekuacion 50% me 50% ekuacion I ekuilibruar ne forme te barabarte
Kjo do te thote 100% me 100% secili jep maksimumin e tij.
Kjo eshte e verteta edhe pse ti se pranon kete pergjegjesi.



Kenaqe veteveten me dashuri
Shprehe ate
Njihe ate
Duaje ate
Rreziko
Fantazo
Dhuro
Zhvillo
Kjo eshte jeta jote
Keshilla per beqaret


"Mendo si nje person I martuar"

Strategjia (1)

"Intimiteti"

-
Megjithese smund ti imponosh lidhjen ti mund te kthesh ate ne qellim.Kur mendojne per te sic mendohet per te beqaret jane afatshkurter dhe perceptojne cektas ”te shenosh” gje si pasoje sjell vetmine.
Keshtu do te ishte me mire te perqendrohesh tek suksesi I golit por kushtoji kohe kesaj.


Strategjia (2)
"Te menduarit afatgjate"
Truri konsumohet nga qellime afatshkurtra.Akam ndonje takim.Cfare do veshe etj.
Zgjohu beqare dhe beqareshka (lol)
Te adoptosh nje strukturete menduari afatgjate per lidhje serioze do ti largoje shume streset tua do te ndihmoje te jesh me teper vetvetja dhe do te jape nje prespektiv te mire te gjerave ne te ardhmen tende.


Strategjia (3)

"Komunikimi"

-
Pamja e beqarëve dhe beqareve karakterizohet nga shume poza levdata dhe ngacmime te zgjuara.Ata qe kalojne pertej ketyre gjerave kane mundesi te lidhen dhe te njohin dhe te arrijen ate qe duan. Dhe keshtu fillojne udhetimin etyre.


Strategjia (4)

"Njohja"
Perse sherben njohja .Per shume gjera por me shume improsionimi.Beqaret qe heqin masken mbrojtese shpesh shperblehen me lidhje domethenese dhe te sinqerta.


Keshilla per te martuarit

"Mendo si beqar"

Strategjia (1)

"Flirtimi"

-
Kur eshte hera e fundit qe ke flirtuar me burrin tend apo gruan tende
Ne te gjitheve na pelqen te na bindin te tjeret dhe te na kushtojne vemendje te vecante.
Mund te mesosh dicka dhe nga miqte tu beqare (lol).
Strategjia (2)

"Kenaqesia e momentit"

-
Struktura e te menduarit tek nje person e i martuar eshte afatgjate.Ana positive eshte se kjo do te thote siguri angazhim dhe qetesi.Prandaj ju keshilloj nje fejese dhe martese se sa lidhje dashurore keto te krijojne stres do me marri apo jo do me leje .Por tek te martuarat kemi dhe disa probleme si pertaci monotoni dhe mungese aktiviteti.
Nje mynyre per te luftuar anet negative eshte adoptimi I mendimeve dhe I pasioneve I nje djali beqar ose vajze beqare (lol).


Strategjia (3)

"Joshja"

-
Kur ishte hera e funit qe e joshe partnerin tend
Sa here je perpjekur te besh humor me te,,, te vishesh bukur para tij ti thuash fjale te embelta ta improsionosh,
Strategjia (4)

"Merr persiper rrezikun"

-
Siguria dhe komforti mund te cojne ne pertaci.Nuk merren me rreziqe nuk e stermundojne me veten.Nuk eshte e cuditshme qe pasioni te zhduket.Beqaret marrin me shume rreziqe emocionale sesa te martuarit jane me fantazues dhe kerkues te gjerave te bukura dhe romantike.Pak rrezik brenda marteses ka fuqi te energjizoje marredhienien tende ne mynyra te pabesueshme.


-VAZHDON ROMANCA ME KLASIKEN
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,680
Pikët
113
Përgjigje e: Shen Valentini - Oh, kjo Dashuri - Oh L'Amour - Oh this Love !

Sot është dita e të dashuruarve, Shën Valentini. Çiftet e dashuruar e konsiderojnë këtë ditë si të shënuar dhe me këtë rast ata i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Shumë dyqane dhe restorante që herët në mëngjes në kryeqytet kishin nisur zbukurimet me ngjyrën e kuqe. Gjithashtu lajmërimet shumta janë shpërndarë me rastin e kësaj feste, ku tregohen ofertat e dyqaneve dhe festat që do të organizohen nga lokalet në këtë ditë të veçantë për ta.

Por çfarë është festa e Shën Valentinit në të vërtetë? Eh, ajo është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave.
Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të "gabuar", celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën. Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku andej nga vitet '60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Nëse do të shikoni me kujdes, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.

Historia

Në fakt Shën Valentini ka ekzistuar me të vërtetë, por ai nuk ka qenë ndonjëherë shenjti i dashurisë. Këtë tezë e mbështet shkrimtari Francesco Pacifico që ka shkruar "të parën histori të vërtetë" të Shen Valentinit, ku tregon se çdo gjë që ne dimë nuk është e vërtetë, përveç marketingut. Libri ka një ton sarkastik, por është krejtësisht i dokumentuar.

"Në kohën e Valentinit, në shekullin e III-të, martesa konsiderohej si diçka jo shumë e mirë. Perandori Klaudi II nxori një dekret, që ndalonte të rinjtë të martoheshin, burrat e martuar ishin ushtarë shumë të këqij". Pra, si mund të mendohet që pikërisht në këto viteve festohej dhe "shenjti i të dashuruarve", pyet veten Pacifico. "Duhet menduar se kristianët e kësaj kohe e konsideronin si një ide pagane, madje një obsesion pagan riprodhimin dhe krijimin e një familjeje", përfundon ai. Historia dhe legjenda e Shën Valentinit, nëse flasim për festën, sigurisht që është e dobishme për shumë njerëz. Për shembull, nëse tregu i luleve vlen katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e këtyre parave, ata që kanë dyqane lulesh i fitojnë vetëm brenda një dite: në 14 shkurt. Atë ditë një në katër burra blen një diamant apo një bizhuteri. Këtë gjë e kanë filluar si të thuash anglezët, por ata që e dekretuan ishin amerikanët e viteve 1800.
Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për "një epidemi" apo për një "mani kolektive". Fëmijët u dërgonin "Valentinë" mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.

Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën, e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ia jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Në atë periudhë, 14 shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.
 
Top