• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shenjtet e krishtere te Shqiperise

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Kjo permbledhje te dhenash perqendrohet ne zhvillimin historik te kulteve
te shenjteve te krishtere qe ishin nderuar ne Shqiperi, dhe perben
njekohesisht nje perpjekje per te hedhur drite mbi disa veçori te besimit
te krishtere aty.
Kur merremi me krishterimin dhe historine e tij te gjate ne Shqiperi, eshte
e domosdoshme qe nga fillimi te bejme dallimin midis krishterimit ne trojet
shqiptare dhe krishterimit mes shqiptareve si popull. Shqiperia ka qene, ne
fakt, nje nga vendet e Europes qe u has me hershem me krishterimin dhe ka
nje histori te gjate me kete besim fetar. Dime se pergjate bregut ilir ka
patur ngulime relativisht te hershme te krishteresh. I pari qe predikoi
ungjillin ne Shqiperi mund te kete qene vete Shen Pali i cili shprehet,
"Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotesova predikimin e Ungjillit
te Krishtit" (Romakeve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka
predikuar ne Epir. Nje numer i papercaktuar te krishteresh ka jetuar ne
portin e Durresit ne vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katert deri ne
te pestin krishterimi kishte lene gjurme te dallueshme anembane vendit.
Peshkopet e krishtere nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqaret e
larte nga Shqiperia lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kane marre pjese
ne Keshillin e pare Ekumenik qe u mblodh ne Nikea ne vitin 325 te eres se
re nga Perandori Konstandin (sundoi ne 307-337 e.r.) qellimi i te cilit mes
te tjerash ishte te pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorise.
Gjithashtu, pese a gjashte peshkope nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i
Vjeter moren pjese ne Keshillin e Sardikes ne vitet 343-344 e.r.). Gjysme
shekulli me vone, ne 395, Shqiperia Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis
Perandorise Romake te Lindjes dhe asaj te Perendimit, pasi gjendej qe ne
krye te heres ne kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe
Perendimit Italian. Ajo mori dhe perfitoi nga te dyja kulturat por
njekohesisht e pesoi keqas ne shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave te
perandorise. He per he, pak te dhena kemi mbi Kishen e Krishtere te hershme
ne Shqiperi ngaqe strukturat kishtare u fshine me pushtimin dhe ngulimet
sllave te Shqiperise aty nga viti 600. Fjala angleze per Mesjeten e hershme
"Dark Ages" (Kohe te Erreta), e pershkuan me se miri erresiren e plote te
Shqipersie se asaj kohe.
Historia e shenjteve ne Shqiperi fillon me nje numer martiresh te hershem
te krishtere te cilet vepronin brenda vendit apo qe kishin ndonje fare
lidhjeje me te. Keta shenjte, sidoqofte, nuk ishin shqiptare ne kuptimin
etnik te fjales. I pari i tyre ishte Shen Asti (Astius), peshkop i Durresit
ne kohen e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjate kesaj kohe, shume
te krishtere u arratisen ne Shqiperi per t'i shpetuar perndjekjes ne Itali.
Midis tyre gjendeshin edhe shtate martire te shenjte: Peregrini, Lukiani,
Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, te cilet, me te
mberritur u arrestuan, u hodhen ne zinxhire dhe me pas u mbyten ne Detin
Adriatik. Vete Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durresit, Agrikola,
rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua per vdekje, siç duket ngaqe nuk pranoi
te adhuronte Perendine Dionis. Dita e festes se tij eshte 9 korriku. Ende
me pak e njohur eshte legjenda e Shen Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus)
nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendes ne Iliri dhe e torturuan
bashke me shokun e tij Laurin si dhe me punetoret e vet Prokulin (Proculus)
dhe Maksimin (Maximus) ngaqe kishin ndihmuar ne ndertimin e nje kishe te
krishtere. Ai u hodh ne pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dyte. Disa autore
e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta te Ulpianes, ne jug te
Prishtines. Dita e festes se tyre eshte 18 gushti. Shen Lefteri
(Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u be peshkop i Mesines dhe i
Ilirise kur ende s'kishte mbushur njezet vjeç. Duket se ka jetuar ne Vlore.
Nuk dime shume mbi te perveç faktit qe u thirr ne Rome rreth viteve 117-120
dhe qe u martirizua bashke me te emen, Shen Anthin (Anthia) dhe
njembedhjete shoke gjate nje fushate perndjekjeje anti-te krishtere gjate
sundimit te Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festes se tij eshte 18
prilli. Shen Therini (Therinus) i ngulimit te lashte te Butrintit ne jug te
Shqiperise se sotme, u ther bashke me nje numer martiresh te tjere gjate
sundimit te Perandorit Decio (Decius, 249-250) ne shekullin e trete. Dita e
festes se tij eshte 23 prilli, e njejte me ate te Shen Gjergjit. Se fundmi,
Shen Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjate sundimit te
Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek
i shekullit te peste, Donati ka qene Peshkop i Evorese ose Eurias, qe
ndoshta mund te identifikohet me qytetin e Paramithise ne Çameri. Atij i
mvishen shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar nje pus te
helmatisur, ka shpetuar te bijen e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur te
vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shperngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne
vitin 602 per t'ia shpetuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasoje
nje çeshtje jurisdiksioni mbi te drejten e ruajtjes te relikeve te shenjta,
mosmarreveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i
Donatit u perhap shume gjate mesjetes. Dita e perkujtimit te tij eshte 30
prilli.
Historia e hershme e krishterimit nuk ka ndonje rendesi te veçante per
historine kulturore te vete popullit shqiptar, sidomos ngaqe shqiptaret nuk
kane lene gjurme te besueshme gjate kesaj periudhe dhe as gjate pese
shekujve qe pasojne. Ka patur nje numer ngulimesh te krishteresh pergjate
bregdetit shqiptar, ne Durres, Apolloni, Butrint dhe Vlore, por keta kane
qene pak te lidhur, ne mos aspak, me popullsine vendase qe jetonte ne male.
Keto ngulime qene dhe mbeten, deri para pushtimit turk, koloni te banuara
nga italiane, greke, venedikas, dalmate, sllave, çifute dhe armene, por, me
sa duket, zor se aty ka patur edhe shqiptare. Barinjet shqiptare qe
bjeshkonin me bagetine e tyre padyshim e ndjenin veten me te sigurte brenda
maleve te veta.
Siç e verejtem edhe me lart, eshte e nevojshme te behet dallimi midis
krishterimit ne Shqiperi dhe Krishtermit mes shqiptaresh, ashtu siç duhet
bere dallimi midis historise se Shqiperise dhe historise se shqiptareve.
Megjithe mirekuptimin e duhur per aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet
thene se perpjekjet e disa studiuesve shqiptare per te interpretuar se
gjithe çka i perket shekujve te kaluar ka patur nje kombesi shqiptare,
eshte vetem ne te keqen e shkences shqiptare. Ne shtypin shqiptar jane
shfaqur emra figurash historike qe kane qene "padyshim shqiptare" ose te
pakten "ndoshta shqiptare". Keta renditen nga Aleksandri i Madh deri te
Ataturku. Te thuash per Shen Astin, Shen Donatin apo Shen Therinin, ose
edhe me keq, te flasesh per Shen Jeromin, i lindur ne Stridone te
Sllovenise se sotme, ose per Shen Martinin e Tursit, i lindur ne Sabari
(Szombathely) te Hungarise, se kane qene shqiptare, do te thote te flasesh
kuturu.
Siç duket, nuk ka patur ndonje shenjt shqiptar, ne kuptimin e paster etnik
te fjales dhe kjo eshte e kuptueshme meqe si krishterimi ashtu edhe islami
ishin, si te thuash, mallra te importuara. Me mberritjen e ketyre feve te
medha erdhen edhe shenjtet. Edhe keta te importuar nga jashte. Fiset
shqiptare u konvertuan me kalimin e kohes, megjithese, me sa duket, shume
ciperisht. Afshi fetar nuk u perhap kurre mes tyre. Padyshim, murgjit dhe
misionaret italiane sollen me vete kultet e shenjteve qe tradicionalisht
adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtet françeskane per murgjit
françeskane, e te tjere. Megjithate, eshte e qarte se besimtaret, domethene
shqiptaret e konvertuar, do te parapelqenin disa nga shenjtet dhe, me
kalimin e kohes, do te benin zgjedhjet e tyre. Pernjemend, ka nje numer
shenjtesh te krishtere qe jane adhuruar ne menyre te veçante nga shqiptaret
nder shekuj, figura qe aq mire perputheshin me kllapat e besimit popullor
ne vend, saqe perfunduan te konsideroheshin vendase. Pikerisht ne kete
moment, historia e shenjteve ne Shqiperi merr nje rendesi te veçante per
shqiptaret si popull. Pse disa shenjte u adhuruan nga shqiptaret ndersa te
tjere u lane ne harrese? Pergjigjen perfundimtare kesaj pyetjeje do te mund
t'ia japin nje dite historianet e kishes dhe etnologet. Tani per tani,
mjafton te verejme cilet shenjte adhuruan ne veçanti shqiptaret.
Le t'i kthehemi dhjetevjeçareve te pare te shekullit te shtatembedhjete,
periudha mu para se ciles, per arsye lehtesisht te kuptueshme, shqiptaret u
konvertuan ne numer te madh ne fene islame. Ne monografine e tij Geografia
Ecclesiastica dell'Albania, botuar ne 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu
i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi ne nje liste rreth 275 kisha
katolike qe ekzistonin ne Shqiperi aty nga midis dhjetevjeçareve te fundit
te shekullit te gjashtembedhjete dhe mesi i te shtatembedhjetit. Keto kisha
ishin emertuar sipas nje sere shenjtesh te krishtere, mbi dyzet ne teresi,
por po ta verejme me me kujdes listen, shohim se mese gjysma e kishave te
asaj periudhe mbante emrat e vetem kater shenjteve: Shen Meria (Santa Maria
Vergine), Shen Kolli (San Nicola), Shenepremte (Santa Veneranda) dhe Shen
Gjergji (San Giorgio).
Shenjti me i perhapur i te gjitheve ne Shqiperi qe Shen Meria. Kulti i
Virgjereshes Se Bekuar u ngrit ne Evropen Perendimore gjate Mesjetes se
larte kur u be e ndjeshme nevoja per te vene nje kunderpale femerore, te
themi nje perendeshe, kundruall perendise tradicionalisht mashkullore te
kishes se krishtere. Nga 275 kisha katolike te renditura nga Cordignano, 42
i kushtoheshin Shen Merise, me shume se cilitdo shenjti tjeter. Kishte
kisha historike katolike ne Ulqin (sot ne Mal te Zi), Shurdhah (Shkoder),
Deje (Shkoder) dhe Drisht (Shkoder) qe ishte capitulum ecclesie S. Marie de
Drivasto e shenuar ne 1353, Naraç (Shkoder), Hajmel (Shkoder), Renc
(Lezhe), Fishte (Lezhe), Troshan (Lezhe), Kalivaç (Lezhe), Lezhe, Mertur
(Puke), Surroj (Kukes), Shperdhaze (Mirdite), Malaj (Mirdite), Ndershene
(Mirdite), Nderfane (Mirdite), Lure (Diber), Çidhne (Diber), Gur i Bardhe
(Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Kruje), Kepi i Rodonit (Durres)
shenuar ne 1418, Brar (Tirane) qe prej shekullit te dymbedhjete, Skuterre
(Tirane), Pellumbas (Tirane), Buçimas (Tirane), Linze (Tirane), dhe Bishqem
(Peqin).
Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse perkushtuar
Virgjereshes se Bekuar midis te cileve ata ne: Berat qe nga viti 1797,
Peshtan (Berat) Elbasan qe nga viti 1833, Ardenice (Lushnje), Apolloni
(Pojan, Fier), qe nga fillimi i shekullit te trembedhjete, Dhermi (Vlore)
nga shekulli i trembedhjete te i katermbedhjeti, Dhiver (Sarande) e vitit
1604, Peca (Sarande) e vitit 1770, Piqeras (Sarande) e vitit 1672,
Nivice-Bubar (Sarande) e shekullit XVII, Malçan (Sarande) aty nga viti
1600, Marmiro prane Orikumit (Vlore) qe nga fillimi i shekullit te dhjete,
Kameno ne verilindje te Delvines, Zvernec (Vlore) nga shekujt XIII-XVIV,
Goranxi (Gjirokaster) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokaster) qe
nga viti 1622, Koshovice (Gjirokaster) qe nga viti 1669, Saraqinishte
(Gjirokaster) qe nga viti 1634, Nivan (Gjirokaster) qe nga viti 1702,
Konicka (Gjirokaster) qe nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokaster) Llongo
(Gjirokaster), Treneshishta (Gjirokaster), Vanister (Gjirokaster), Peshkepi
(Gjirokaster) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Zervat (Gjirokaster) e
hapur qe nga fillimi i i shekullit te dhjete, Labove e Kryqit (Gjirokaster)
qe nga fundi i shekullit te dhjete, Skora (Gjirokaster) qe nga viti 1773,
Sopik (Gjirokaster) qe nga viti 1770, Leusa (Permet) qe nga viti 1812,
Kosine (Permet) nga shekulli i dymbedhjete te i katermbedhjeti, Seranjperat
(Permet)nga shekulli XVII, Leskovik (Erseke), Barmash (Erseke) qe nga viti
1616, Postenan (Erseke) qe nga shekulli i shtatembedhjete te i
tetembedhjeti, Lashove (Erseke) qe nga shekulli i tetetmbedhjete, Voskopoje
(Korçe) nga viti 1712, Vithkuq (Korçe) nga shekulli i shtatembedhjete te i
tetembedhjeti, Maligrad ne Liqenin e Prespes qe nga viti 1345, Pogradec,
Niçe (Pogradec) qe nga shekulli i tetembedhjete, dhe ne Lin (Pogradec).
Shen Meria adhurohej sidomos gjate shtegtimeve ne diten e perkujtimit te
saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes ne Qiell, e njohur ne Shqiperi si Shen
Meria e Gushtit. Per ortodokset kjo dite festohet si Fjetja e Shen Merise,
dikur e shenuar me 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani me 15 gusht
sipas kalendarit latin. Shtegtime ne nderim te Shen Merise perfshinin e dhe
ngjitjen ne male te larta, mbeturine e kulteve te hershme te
para-krishtera: ne malin e Tomorrit, ne malin e Gjalices prane Kukesit, ne
malin e Shen Lleshit prane Krujes, ne malin e Kundrevices te Kurveleshit,
ne malin Pashtrik ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Pjeter Bogdani
(rreth 1630-1689) e pershkruan festimin ne malin e fundit ne 1681 si vijon:
"E kalojne aty gjithe naten, me daulle, bilbila, duke kercyer e kenduar.
Pas mesnate fillojne nje procesion te perzier muslimanet, serbet dhe greket
me qirinj te ndezur dylli, me gjatesi te ndryshme sipas moshes se personit
qe i mban ne dore. I sillen rrotull majes se malit me te larte per tre ore
me kembet zbathur (disa nga muslimanet qe prijne jane kaleruar.)"
Ne Shqiperine qendrore, grate shterpe udhetonin per ne plazhet e Kavajes
dhe te Durresit per t'u lare ne ujerat e detit. Ky zakon, me te cilin grate
shpresonin te mbeteshin shtatzena, u ndoq ne heshtje e pa buje edhe gjate
diktatures komuniste. Ne Selte, ne zonen e Shpatit te Shqiperise qendrore,
gjate kesaj dite flijohej nje lope.
Ne fshatin e Bibajt te Rekes se Eperme (Maqedoni), shqiptaret orotodokse
festonin ne 4 dhjetor Shen Merine e Dimrit. Edhe shqiptaret ortodokse te
Shqiperise e shenojne kete feste, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes
se Shen Merise ne Tempull, duke e festuar me 21 nentor sipas kalendarit
latin. Sipas tradites, gjate kesaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej buke e
cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.
Po ne Reken e Eperme, ne fshatin e Sences kryhej festa e Shen Merise se
Vogel, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahçe St|marie N'ic) e cila
perkujton lindjen e Shen Merise me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe
tani me pergjithesisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet
edhe si Dita e Bleteve, meqe perkon me periudhen e vitit kur kryhet
shitblerja e bleteve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodres e festonin
diten e Shen Merise me 8 shator, ndersa banoret e Vuklit dhe te Nikçes e
nderonin Virgjereshen me 24 maj.
Shen Meria pernderohej ne veçanti brenda kishes katolike te Shqiperise si
Zoja e Shkodres (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe
si Zoja e Kshillit te Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes
se Shkodres shenohej nga te gjithe fiset katolike te veriut. Keshilli i
katert i peshkopeve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e
Shkodres APajtore te Shqiperise at . Zoja e Shkodres ka edhe nje legjende te
veten:
Zoja (Madonna) gjendej ne fillim ne nje kishe te vogel te Shkodres se
vjeter ne kembe te malit te Rozafes, ku katoliket e Shkodres e pernderonin
portretin e saj ne nje pikture me boje vaji. Ne 1467, kur trupat osmane e
mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te çshenjteronin kishen, piktura
u shkeput per mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin
drejt perendimit mbi detin Adriatik per ne Itali. E ndoqen dy shtegtare
shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti ne pikture i Zojes erdhi e u
preh ne qytetin e Genazzano-s prane Romes, ku u ngrit nje kishe ne nder te
saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon
Consiglio)
Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi per
katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, pernderimi i Zojes se Genazzano-s u
perhap edhe mes arbereshve te Kalabrise, ne veçanti ne San Benedetto
Ullano, fale klerikut Stefano Rodotà. Kisha e tanishme e Genazzano-s u
ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur
zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe
eshte 26 prilli.
Edhe Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone shume e pernderuar nga
katoliket shqiptare te veriut. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se
pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek
ajo. Megjithate, jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne
salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese,
kisha u rrafshua pertoke.


Botuar per here te pare ne gjuhen angleze ne "Balkanistica - University of
Missisipi", 13 (2000).
Botohet per here te pare ne gjuhen shqipe. Perkthimi ne shqip "Bota
Shqiptare" redaktuar nga vete.
 
Top