• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shfrytëzuesja më e vjetër e Facebookut është 103 vjeçe

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Lillian Lowe (103 vjeçe) nga Tenby në Pembrokshire komunikon rregullisht me ‘friends-at’ e vet duke përdorur iPad. Besohet se ajo është personi më i vjetër në botë e cila ka profil në rrjetin e popullarizuar shoqëror “Facebook”.
Lillian me ndihmën e “Facebookut” mban kontakte me miqtë e saj por edhe me shtatë nipat e mbesat dhe 13 stërnipat e stërmbesat. Gjyshja e pazakontë edhe dy muaj feston ditëlindjen e 104-të, ndërsa titullin e shfrytëzues më të vjetër në Facebook e mori prej Ivy Bean (104 vjeçe) e cila ndërroi jetë në korrik të këtij viti.

Edhe pse teknika e përparuar dhe të dhënat në “Facebook” kanë hutuar shumë njerëz të moshës së saj, Lillian nuk e ka problem ta gjejë veten. “Facebook”-un e viziton disa herë në javë duke përdorur një iPad të nipit të saj 47 vjeç, por shpejtë ka ndërmend ta blejë një për vete.

Lillian thotë se i pëlqen të shoh fotografitë e reja të familjarëve të saj dhe të mësojë lajme dhe nuk ka nevojë t’i thërras në telefon. Edhe pse i pëlqen interneti, ajo pranoi se megjithatë kjo është humbje kohe, pasi ekzistojnë mënyra më të mira për ta shfrytëzuar kohën e lirë.
 
Top