• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shiringa që i mori jetën Jackson në ankand

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Vazhdon ankandi i relikeve të Michael Jackson. Këtë herë, në shitje, shiringa me të cilën ylli i popit u injektuar me dozën vdekjeprurëse të ilaçit anestezik.


Çmimi bazë i ofertës është 5 milionë dollarë. Shiringa u mor si provë materiale gjatë hetimit të çështjes. Ankandi është caktuar në 25 qershor, në përvjetorin e vdekjes së këngëtarit.

Familjen e Jackson është duke bërë gjithçka për të bllokuar shitjen e saj, si një “fyerje” për kujtimin e këngëtarit. Hetimi tani ka vetëm një fajtor: Konrad Murray, mjekun personal të Jackson, të akuzuar për vrasje.

“Ky është një prej ankandeve më turbulluese të bëra* ndonjëherë. Shiringa nuk është më e nevojshme në procesin e Dr Murray. Por, pasojat morale janë shkatërruese”, tha një burim i Daily Mirror.

Ndërkohë, behet e ditur se pronari i shiringës është duke u konsultuar me avokatët e tij për të siguruar shitjen e saj.

“Plani është që të organizojnë një ankand në Las Vegas. Por ai mund të jetë i detyruar për të lëvizur në vendet që nuk kanë marrëveshje ligjore me Shtetet e Bashkuara, si në Brazil, për shembull, apo edhe Libi”, shkruan Daily Mirror.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top