• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shitjet e iPad thyejnë rekordet e industrisë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Disa njerëz ende kanë dyshim në shanset e tabletit iPad për sukses, por shitjet aktuale sugjerojnë që pajisja e Apple mund të renditet e para në mesin e produkteve elektronike, brenda një viti.
Siç është cekur nga analisti i Bernstein Research, Colin McGranahan, konsumatorët kanë përvetësuar tabletin iPad më shpejt se çdo pajisje tjetër elektronike ndonjëherë, duke përfshirë edhe iPhone apo DVD player-ët e dikurshëm.

"iPad nuk dukej si një pajisje e cila do të kishte kaq shumë sukses" tha McGranahan në një deklaratë të kohëve të fundit për investitorët, duke pranuar edhe kritikat e shumta për mungesën e karakteristikave të rëndësishme, menjëherë pas lansimit të saj në treg.

"Nga çdo llogari, iPad është një sukses i madh në një proporcion të pashembullt."

Shkalla e tanishme e shitjeve të iPad është afërsisht 4.5 milion njësi për një tremujor, thuuhet sipas kompanisë së hulumtimeve Bernstein.

Kjo shifër e tejkalon edhe suksesin e iPhone i cili në tremujorin e parë ishte shitur në më shumë se 1 milion njësi. /
 
Top