• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shkaktari i venave të zgjeruara ?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Nëse gjithnjë e më shpesh ndjeni dhimbje dhe presion në këmbë me rastin e kryerjes së aktiviteteve të përditshme, këmbët ju mpiksen, keni ngërçe në muskuj, lodheni shpejt me rastin e ecjes, u kruhet lëkura e këmbëve, paraqituni tek mjeku, sepse me siguri bëhet fjalë për venat e zgjeruara. Venat e zgjeruara mund të paraqiten në cilëndo pjesë të trupit, por më të shpeshtat dhe më të dukshmet janë në këmbë. Kjo sëmundje paraqitet për shkak të murit të dobësuar të venave, që mund të jetë e lindur apo e fituar, kur enët e gjakut rriten në mënyrë anormale, kështu që vena nuk ka drejtim të zgjerimit.

Shkaktari kryesor në dihet

Arsyeja e vërtetë dhe shkaktari i paraqitjes së venave të zgjeruara, ende nuk është zbuluar, por mendohet se faktori gjenetik në kombinim me faktorët tjerë provokues, kontribuon në zhvillimin e sëmundjes. Pra, nëse dikush nga anëtarët e afërt të familjes, posaçërisht sipas vijës femërore, vuan nga venat e zgjeruara, ekziston mundësi më e madhe që sëmundja të bartet edhe tek pasardhësit. Përveç faktorit të trashëgimit, ekzistojnë edhe një varg provokimesh që kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje. Disa prej tyre janë pesha e tepërt, vendet e punës që kërkojnë qëndrim në këmbë apo ulur në kohë të gjatë, çrregullimet hormonale, posaçërisht gjatë kohës së shtatzënisë apo menopauzë, rritja e presionit në stomak, etj.

Diagnoza

Kur pacienti të vërej disa nga simptomat e cekura më lartë dhe paraqitet tek mjeku, fillimisht duhet vlerësuar gjendjen e enëve të gjakut me kontroll klinik. Pacientit i kontrollohen në detaje të dy këmbët. Si metodë shtesë e diagnostikimit, përdoret edhe kontrolli me ultrazë. Me të mund të shihet gjendja e venave sipërfaqësore dhe të thella. Në bazë të moshës dhe gjendjes së pacientit si dhe të lëkurës, planifikohet kurimi i mëtejmë.

Kurimi

Duhet ditur se operacioni si metodë e kurimit të venave të zgjeruara, nuk mund të aplikohet tek të gjithë pacientët, siç mendohet. Përmes operacionit mund të kurohen vetëm ata pacientë tek të cilët dy apo më shumë herë në vit ka ardhur deri te paraqitja e tromboflebitisit, e kjo është ndezja e venave. Operimi është gjithashtu i arsyetuar edhe tek pacientët tek të cilët venat janë të zgjeruara në mënyrë enorme dhe tek të cilët tashmë ekzistojnë ndryshime të lëkurës. Po ashtu, edhe nëse dikush është së tepërmi i shëndoshë, mundet në operacion. Në situatat tjera, përdoren ilaçet, gelët për zbutjen e problemeve dhe bartja e çorapeve apo fashave shtrënguese. Pacientët me probleme të theksuara me venat, u përshkruhen ilaçe të caktuara, të cilat në 90 për qind të rasteve, i zbusin problemet.
 
Top