• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shkrime mbi çështjet ortodokse shqiptare

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Shkrime mbi çështjet ortodokse shqiptare
Kryqëzim-çkryqëzim i relievit

Është nevojë shpirtërore e psikologjike e ushtruesit të besimit ortodoks për t'a ngulur veten mes disa simboleve të cilat rëndom i ka të paradhëna e jo të përzgjedhura. Bashkëvendosja e ortodoksit me simbolet hyjnore kërcënohet gjithmonë nga vetëvendosja e tij, përderisa simbolika pamore përdoret si mjet në betejën për t'u ruajtur nga vetvetja dhe nga bota. Por çfarë ndodh me ortodoksët kur këto simbole dalin nga shprehja e përdorimit privat dhe i ekspozohen botës së larmishme e të përzier nga çdo pikëpamje?

Në qoftë se të krishterët e trajtojnë botën jashtë tyre, parësisht terrenin gjeografik, si krijesë të ndërlikuar por tmerrësisht të bukur, sepse gjithçka është bërë "me urtësi", ata kanë nevojë të admirojnë e të shtangen. Çdo majë e heshtur mali, çdo shkundje e hirshme shpendësh, çdo shpengim i shtazëve, çdo detaj i krijesës lëndore, pra, shpirtëzohet dhe lidhet, që të marrë kuptim, me mikrobotën njerëzore, e bashkëqënshme kjo me simbolet e tyre fetare.

Me këto bindje, ekspozimi në një lartësi gjeografike i një kryqi, fjala bie, nuk mund të shprehë ngadhënjim të Kryqit mbi botën. Përkundrazi, një akt i tillë, sidomos në një reliev shqiptar, është nënshtrim i simbolit të tërëçmuar ndaj kësaj bote. Nga ana tjetër, çfarë nevoje ka një përmbajtje kompakte e hyjnores për t'u epërsuar me kaq ankth në një zonë të mbingarkuar me simbole?

Gjithsesi këto episode janë pasojë e një ideologjie të qartë tashmë, prandaj dhe vlejnë për t'i nxitur besimtarët ortodoksë të përpiqen vetë, të tundohen e të rizbulojnë rrënjët e tyre, qoftë me lexime, dëgjime a qoftë me intuitë. Kjo perspektivë fryme vlen shumë më tepër sesa gjithë protestat zemërore ndaj rrënimit të një objekti prej betoni...

Një religjion që i imponon botës simbolet e tij, ai bën dy të këqija: nga njëra anë dhunon botën e Zotit, ndërsa në të njëjtën kohë banalizon simbolikën hyjnore të vetë besimit në fjalë. Bartësit e kësaj mendësie shkelin porosinë e vetëvendosjes së njeriut, thelbin e lirisë, të cilin Krishti iu lëçit ortodoksëve përmes kishës: "Çdo frymë/krijesë, le të lavdërojë Zotin...". E pra çdonjeri që vë dorë mbi larmishmërinë e krijesës së Zotit, për t'i dhënë asaj trajtën e vet, edhe pse nën emrin e Tij, duhet të ndalet.

Kryqëzata e ortodoksisë zyrtare në Shqipëri nuk ka më lidhje me strategjinë fillestare të dërgatës, as me trashëgiminë tonë spirituale, por as me traditën e shëndoshë të rajonit të Ballkanit. Ortodoksia e predikuar tek ne, qoftë dhe nga misionarët e huaj të së kaluarës, duke përkujtuar shën Kozmain, për shembull, nëpër kisha a në oborre kishash, nën hije pemësh a në terren me grigjë të krishterë, ishte ortodoks vërtetësisë dhe e frymës, e modestisë fisnike dhe e përulësisë asketike, e ndriçimit përmes skamjes dhe errësirës, ishte fe e kryqeve të drunjta si shenja brendakishtare, për ngushëllim e ogurë shprese, për pendesë e shprestari, si stacione shpirtërore, pika referimi, relika, pra, e jo shkarkime ja-ku-jemi arrogance.

Ashtu si përdorimi shenjtërues i një simboli kombëtar, si p.sh. i flamurit, është idhulltari për mendësinë e krishterë, a nuk është më keq, për çdo mendësi civile, një përdorim banal i kryqit? Ka shumë gjëra që mbeten pezull por që mund të hijeshonin kalimin e misionarëve në historinë shqiptare më shumë sesa kupolat e larta bizantine, të cilat përpiqen të kaptojnë minaretë, e kryqet prej betoni, të cilët mëtojnë të nënshkruajnë universin e larmishëm shqiptar. Literatura teologjike e liturgjike ortodokse mbetet ende pronë e një elite që mund t'a shfrytëzojë vetëm në gjuhë të tjera, edhe pse njëzet vëllime të tilla, për shembull, vlejnë më shumë sesa gjithë këto ngrehina.

Nuk kemi të drejtë të mbrohemi e të ngremë këtu pretekstet e etikës. Kur institucionet fetare u predikojnë shqiptarëve që të mos jenë lakmues, kjo nuk do të thotë se institucionet në fjalë kanë të drejtë të sillen grabitqare ndaj pjesës tjetër të natyrës.

Sigurisht që heqja a, në pamundësi, thyerja e një kryqi publik, mbas gjithë kësaj ngarkese ateizmi të institucionalizuar në të njëjtin reliev, është mëkat për të krishterët, sakrilegj për jo të krishterët, e skandal për tingëllimën e shqipes nëpër botë. Faji nuk mund të jetë jetim, kur të tre palët janë të ndërgjegjshme për dëshirat dhe aksionet e tyre. Kush e ka fajin: grishësi, ngjizësi, apo prishësi i simbolit?

Sa për prishësin, ky është si skluptori, i cili zbaton ligjet e artit të tij; ai pjesëton e heq nga guri për të daltuar e lëmuar, për të trajtësuar shformësinë, edhe pse guri si lëndë a si gjini mund të trajtohet nga disa si simbol i mirë e i çmuar, ashtu siç është, e për të tjerë mund të jetë kult, objekt adhurimi, prapë ashtu siç është. Gdhendësi prish për të ndrequr. Ajo është ndërgjegjja e tij, "feja" e tij, fati ynë, dhe ashtu duhet respektuar, përderisa e kemi pranuar. Sepse duam që edhe ata të respektojnë e të mbrojnë ndërgjegjjen tonë, fenë tonë.

Duke medituar për situatën tonë të pashoqe në histori, më vjen ndërmend një mendimtar i krishtërimit, Augustini i Hiponit, i cili duke parë një mungesë të theksuar stabiliteti politik në Romën e shekullit V, paraqiti një kritikë gjakftohte ndaj mitit të shtetit romak. Fjalët e tij mund të përshtaten shumë lehtë në rastin tonë, me nuancat e realitetit: "Të gjitha shoqëritë tokësore duhet të përballen me problemet dhe rreziqet e jetës njerëzore. Asnjë shoqëri e tillë, madje as kisha, është ?Qyteti qiellor' i Perëndisë."

Krishti nuk na përcaktoi ndonjë model qeverisës për këtë botë, as në teori e as në aksion, prandaj dhe diçka e tillë nuk mbijetoi. Por ama na dëftoi se ne duhet të bëjmë bindje si ndaj Perëndisë, ashtu edhe ndaj Çezarit/shtetit, edhe pse këto bindje Jezui i ndau, që të mos ngatërrohen e të thuren pastaj me njëra-tjetrën. Pa dyshim, mëkati i kryqëzimit të relievit shqiptar do t'iu kthehet kryqëzuesve...
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,253
Pikët
63
Përgjigje e: Shkrime mbi çështjet ortodokse shqiptare

Urime SmiLey, paske harxhuar kohe per kete shkrim, eshte shkruar me shume ndjenje.
Problemi real qe ngre ketu eshte kundershtia jote ne vendosjen e objekteve te dukshme fetare (konkretisht te kryqeve), ne vende te dukshme si maja malesh, bregore, ..etj. Do te isha dakord me ty, nese keto objekte do te viheshin per te bere karshillek ndaj komuniteteve te tjera dhe nuk jam dakord me ty realisht, sepse venia e tyre nuk ka ate qellim. Kryqi per ne te Krishteret eshte simbol i shpetimit dhe i ngjalljes. Ne te gjithe vendet orthodhokse vendosen kudo, si p.sh. ne Greqi, etj. Ne nuk e perjetojme besimin vetem ne brendesi te shpirtit tone por edhe ne dukje. Kryqet, arkitektura, ikonografia, eshte pjese e rendesishme e adhurimit orthodhoks dhe duhet respektuar. Kryqet duhen vene ne Kishat dhe bile duhet te ngrihen lart qe te duken. Duhen vendosur edhe ne maja malesh, ku dihet qe ka patur nje Kishe, ose eshte zone tradicionalisht orthodhokse. Keto, jo vetem qe nuk e "dhunojne" natyren, por perkundrazi, i japin jete asaj. Ne nje ambjent te ngarkuara me simbole (p.sh. reklame cigaresh), Kryqi nuk barazohet me ta, sepse nuk eshte edhe thjesht nje simbol. Ai shenjterohet dhe nuk i bie aspak vlera. Duke ngritur kryqet ne nuk behemi lakmiqare ndaj nayres. Lakmiqare do te ishim, nese p.sh. do te mendonim qe ta zevendesonim Kryqin, p.sh. me nje motel, ne vend te tij.
Kryqi nuk eshte objekt imponimi. Ne nuk i imponohemi kerrkujt. Ne adhurojme Krishtin, shpirterisht, me fjale, shkrim, simbole, ikona, etj. Ndikimi protestant bie ne sy ne kete shkrim, edhe pse i fshehur dhe kjo eshte e natyrshme per jeten qe behet ne perendim, ku kane filluar te heqin Kryqet dhe t`i barazojne ato me shamite e myslimaneve dhe te ngrehin minare ne vend te tyre.
Orthodhoksia eshte tjeter gje.
 
Top